LuftĖ e pandalur kunĖr korrupcionit

Shko poshtė

default LuftĖ e pandalur kunĖr korrupcionit

Mesazh nga Musafir prej Tue Apr 22, 2008 6:03 pm

***

Tė gjithė e dimė se shumėēka nga ato gjėra qė po ia ndėrrojnė faqen me shpejtėsi kėtij vendit tonė, shpesh duke shkatėrruar natyrėn, bregdetin apo vlerat historike, janė rezultat i kėtyre pareve tė ardhura nga ky "kompeticion". Ka shumė sot qė e bekojnė drogėn dhe trafiqet kur shohin "zhvillimin" e madh tė Shqipėrisė, me tė cilin na u habitkan edhe tė huajt. Ndėrkaq, pikėrisht pėr shkak tė komplicitetit tė pėrmendur mė lart, pėrveē njė dėnimi abstrakt e fals tė nxitur nga qėllime politike apo zilia e atyre qė nuk mund tė pasurohen kėsisoj, reagimi mė i thellė ndaj kėsaj "industrie tė krimit" ka qenė indiferenca, nė mos aprovimi. Sikur shoqėria tė ishte vėrtet e ndjeshme ndaj trafiqeve, do tė mjaftonte krimi i tmerrshėm i trafikimit tė vajzave shqiptare pėr prostitucion nė Itali pėr t'i ngritur intelektualė e politikanė e njerėz tė thjeshtė mė kėmbė pėr tė bėrė njė demonstrim nė breg tė Vlorės ku, tė kapur dorė pėr dore, tė krijonin njė gardh nė tė cilin tė shkruhej: "nuk duam qė vajzat shqiptare tė nisen prej kėtej pėr t'u bėrė prostituta nė Itali" e tė qėndrohej ashtu, nė mėnyrė demonstrative, njė natė e njė ditė. Nė fakt ne shkojmė e hamė e pimė rehat nė restorantet e ngritura me kėto trafiqe duke shkėmbyer me pronarin e mirėsjellshėm pėrshėndetje, pa e kaluar as nėpėrmend se detyra mė minimale qytetare ėshtė t'i bojkotojmė ato. Ėshtė tronditėse kur sheh se i vetmi rast kur rinia shqiptare del pėr tė demonstruar ėshtė pse nuk i jepen viza pėr tė ikur nga Shqipėria.
***

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi