Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Faqja 3 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:38 am



50-Dashuria e Vertete ne Pleqeri (!!!)



Thone se dashuria e ciftit bashkeshortor vjen e shtohet shume ne moshen e pleqerise, kjo ndoshta nga qe ata ndihen te braktisur nga te tjeret apo thjeshte sepse nje jete e tere bashkeshortore i ka bere ata qe te afrohen kaq shume! Une nuk jam shume ne gjendje ti jap nje pergjogje te sakte pse ndodh kjo gje. Nese dikush ka ndonje mendim, do ti lutesha te ndihej i lire te me dergonte mendimin e tij pa asnje hezitim. Ndoshta kjo histori e shkurter e nje cifti te vjeter, qe une do te tregoj me poshte, ka nje kuptim te vertete sesa e thelle eshte dashuria ne kete moshe. (!)

Nje tetedhjetevjecare u arrestua ne nje dyqan ndersa vodhi. Kur ajo u ndodh perpara gjykatesit, ai e pyeti, "Cfar ju vodhet?" Plaka ju pergjegj: - Vodha nje kanace me pjeshke. - Gjykatesi me pas e pyeti perse ju vidheni ne kete moshe qe jo vetem eshte turp por edhe qe tregon se ju do te keni vjedhur tere jeten. Pergjegja e plakes ishte sepse ajo ndihej shume e uritur ate dite. Atehere gjykatesi e pyeti se, sa pjeshke ishin ne kanace dhe gruaja e vjeter i tha se ishin vetem 6 pjeshke. Gjykatesi ngriti zerin duke bertitur, "Atehere shkoni gjashte dite ne burg!"

Duhet thene, perpara se gjykatesi te shpallte vendimin per gjashte dite burg dhe te largohej nga salla e gjyqit, burri i plakes i kerkoji leje atij qe te mund te thoshte dy fjale. Gjykatesi sigurisht i dha leje. Burri duke ju drejtuare gruas i tha, "Ti e dashur ke vjedhur edhe nje kanace me oriz, te kujtohet?"

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:38 am



51- Martesa e djalit 6 vjecar!



Nje djale i vogel 6 vjecar i thote te jatit, "babi, une kam rene ne dashuri
me cupen qe e ka shtepine perballe nesh dhe te dy duame te martohemi. Ne e
biseduame kete gje sot dhe rame dakort te pyesim njehere prinderit. Si thua
babi, do te me japesh leje te martohem me Mozen?"

I jati, nje njeri me kulture te larte dhe shume i edukuar mendohet pak dhe i
pergjigjet, "mire biri im, po a e keni menduar gjate kete pune?" Djali nuk
priti dhe ja ktheu, "ne kemi nje vit qe flasim vetem per martesen tone."

Babai i zene ngusht mendohet te gjeje argumenta qe djali i tij te mos
mendoje per kete pune. Me ne fund i bie nderment qe ata s'kane shtepi, s'kane para
dhe s'mund te jetojne bashke. Ja thote keto gjera djalit por ai pergjigjet
shpejt, "ne more babi e kemi menduar dhe kete gje, nje jave do te rrime ne
dhomen time dhe nje jave ne dhomen e saj!" I jati u vu ne mendime, pasi nuk po
gjente dot nje srgument qe ti mbushte mendjen djalit te hiqte dore nga ky
mendim, me ne fund i shkrepi ne mendje nje ide, "dakort biri im por nese une dhe
mami bejme nje vella apo moter vitin tjeter, dhoma jote na duhet per bebin?"
- Ateher ne do te rrime ne dhomen e Mozes, - ja pret menjehere djali.
- Po sikur dhe nena e Mozes te linde? - e pyeti babi.
- E kemi menduar dhe kete gje. Ne do te rrisim femijet tuaj.
- Po mire, po sikur ju te lindi femije? Si do behet me femijet tane?
- Eh more babi, po une nuk jam budalla, sa here ta shikoj Mozen te rrije mbi
veze, do t'ja thyej vezet dhe ne s'do te kemi femije derisa te rritemi dhe
ca!

Ketu babi u dorzua dhe filloi te qeshe me te madhe.
- Ju qofte per hajer martesa!


Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:39 am



52-Martesa e dy pleqeve...


Halimi 90 vjec dhe Fatimja 82 jane shume te entusiazmuare rreth marteses se tyre.Ata te dy shkuane te diskutojne bashke se si do ta organizojne dasmen.

- Le ta fillojme nga farmacia,- qe prpozimi i Fatimes.
- Shume mire zemra ime.

Hyne ne nje farmaci dhe Halimi kerkoi pronarin:
- Ju ini pronari?
- Po,une jam.
- A kini ilace per zemren?
- Sigurisht qe kemi.
- Po per reomatizem?
- Nga te gjitha llojet qe ka bota.
- Po viagra?
- Kemi nga me te fuqishmet qe edhe te vdekurit ja ngrene.
- Ndonje ilac per kujtesen?
- Sigurisht qe kemi nga me te mirat.
- Po vitamina?
- Te te gjitha llojeve.
- Ilace gjumi?
- Kemi qe nga ato te lehtat deri nga ato qe edhe elefantin e vene ne gjume.

Halimi u kthye nga Fatimja duke i thene:
- Shpirti im,Le ta bejme celebrimin ketu ne farmaci dhe dhe bashke me celebrimin edhe dhuratat farmaceutike per njeri tjetrin.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:39 am

53-Njė Alegori pėr Disa Njerėz nė njė forum shqiptar

Tregojne, nje here e nje kohe, ne nje fshat qe kishte vetem nje burim uje, vjen nje magjistare nga nje fshat tjeter armik dhe ben magji qe kushdo, i cili do te pinte uje ne ate burim, te cmendej! U cmenden fshataret e pare dhe nuk e moren dot vesh sesi. Me pas te gjithe qe pine ate uje vazhdonin te cmendeshin.

Nje plak, qe mbahej me i zgjuari i fshatit, e kuptoi kete gje dhe e porositi plaken qe te mos mbushte uje ne ate burim po te mblidhte ujen e shiut dhe ta rezervonte per te pire dhe gatuare. Plaka ashtu beri. Kur tere fshati u cmend, familja e plakut te mencur i shpetoi cmendurise. Por ketu fillojne edhe vujtjet e familjes se plakut qe jane me te tmerrshme se cmeduria vet. Te gjithe te cmendurit e fshatit ndiheshin te lumtur pasi nuk kishin me anje preokupacion. Plaku me familjen e tij vuante pa mase pasi gjendeshin ne mesin e budallenjve pa qene te tille. C'te benin?

Duruan sa duruan dhe nje dite plaku e thirri plaken dhe e urdheroi, "Shko dhe na sill uje nga Burimi i Cmendurise, le te behemi edhe ne si te tjeret qe te mos vujame me!"

Plaku i Mencur nuk u tregua i zgjuare, ai se bashku me familjen e tij duhet te largoheshin nga ai vend i helmatisur.

Mesa po shikoj une, edhe "pleqte e mencur" te ketij forumi shkencor, ne vend qe ti largohen te keqes se cmendurise po behen pjesmarres ne te.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:40 am

54-Shumė e Nxehtė...

Nje cift i vjeter ishte ulur si zakonisht ne tavolinen e ngrenies dhe po hanin mengjezin. Plaka i drjetohet burrit, "I dashur, te kujtohet kur ishim te rinj, para 50 vjetesh? Ne ishim ulur ja ketu, ne te njejtin vend sic jemi sot dhe te dy, ne vend te hanim mengjezin ferkoheshim pasi ishim dhe lakuriq...Ti me thoshe se isha shume e nxehte dhe me thithje cicat si bebush i pangopur. Edhe une ta thithja ty i dashur." Plaku psheretiu pasi solli ne mendje ato vite te lavdishme dhe shtoi, "Si nuk me kujtohet! Ne ishim si dy zogj pylli qe nuk ngopeshim me embelsine e dashurise. O tempora, o mores!

Plaka e vazhdoi me tej biseden, "I dashur, pse nuk i provon edhe nje here cicat e mija? Ato jane po aq te nxehta si dikur!" Plaku e peti i cuditur, "C'do te thuash me kete, qe ne te zvishemi lakuriq?!" Plaka qeshi butesisht, "Une nuk e thashe ate por,... nese ti i dashur, pelqen te zvishemi, pse jo..."

Te dy pleqte ndihmuane njeri tjetrin per ti hequr rrobat dhe me pas plaku e mori plaken ne peqi dhe filloi tja thithe cicat.

"A nuk jane po aq te nxehta si dikur?" Pyeti plaka.

"Po jane te nxehta cfar ke sjelle ne tavoline; njera eshte kafeja dhe tjetra eshte supa. Iku vapa me gushtin plakeeeeeeee!"

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:41 am

55-Kurrė s'mund ta nėnvleftėsosh fuqinė e gruas.

Nje cift vendosi qe te shkoje me pushime larg shtepise se tyre, ne nje breg
liqeni te Minnesotes. Burri qe ishte qefli peshkimi, mori te gjitha paisjet
per peshkim dhe gruaja mori me vehete disa libra per ti lexuar. U vendosen
ne vendin e caktaur dhe pasi ngriten cadren dhe rregulluane gjithecka qe ju
duhej, burri shkoi ne breg dhe beri gadi varken e peshkimit, gruaja shtroi nje
batanije ne barin buze liqenit dhe filloi te lexoje.
Ate dite burri gjuajti gjate tere dites dhe i lodhur u kthye ne breg tek
gruaja e vet. Pasi ishte shume i lodhur i tha gruas qe te shtrihej per te marre
nje sy gjume dhe keshtu beri, gruaja nga ana e saj, per te shmpire kembet
vendosi te beje nje xhiro me varken e burrit. Pasi ndezi motorrin, voziti per
nje kohe te gjate dhe diku u ndal, fiku motorrin dhe filloi te sodiste
liqenin. Pa pritur, nje oficer i patrulles se liqenit erdhi prane saj dhe ndali.

- Njatjeta zonje e nderuare.. C'far jeni duke bere?
- Azgje z. oficer. Ja, po sodit bukurite e liqenit.
- Jo. Ju ini duke peshkuare..
- Ju ini i verber z. oficer, a nuk me shikon qe po rri e veshtroj?!
- Ju shoh mire madam, por, ne varken tende ndodhen tere ato paisje peshkimi
dhe ato nuk jane kot atje. Ti mund te fillosh te peshkosh nga momenti ne
moment dhe ketu eshte i ndaluare peshkimi, prandaj une do te arrestoj.
- Nese ju e beni ate gje, une do t'ju akuzoj juve per perdhunim.
- Po une s'ju kam prekur fare zonje!
- Nuk me keni prekur por, ju i keni me vehte te gjitha paisjet qe ta kryeni
ate ne c'do moment.
"Have a nice day ma'am", tha polici dhe u largua.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:42 am

56-A e dini ju se kur quheni plak?...



1) Kur ju dhe dhembet tuaj nuk flene bashke.

2) Kur ju s'mund te vishni dot corapet tuaja.

3) Kur ju jeni duke ngrene dhe dremisni.

4) Kur shpirti jauje bredh neper "lendina" te blerta me femra por bytha juaje qendron ne shtepi.

5) Kur zgjoheni ne mengjez dhe keni pamjen e fotografise ne patenten e shoferit.

6) Kur provoni te ngriheni nga kolltuka dhe nuk e beni dot.

7) Kur provoni te urinoni dhe s'mundeni dot.

Cool Kur koha juaje me e lumtur eshte "nje sy gjume".

9) Kur ju jeni me pushime ne nje vend te bukur dhe ju lene fuqite duke e patur akoma xhepin plot.

10) Kur ju drejtoheni femijeve tuaj me ato fjale qe ju thoshte nena juaj dhe qe ju i urrenit.

11) Kur ju festoni ditelindjen tuaj, gjeja me e rendesishme per ju eshte qe te mos jua permendin moshen.

12) Kur ju dilni ne rruge she e keqyrni mire rrugen ne se ajo eshte atje...

13) Kur ideja juaj e ngritjes se peshave eshte vetem nje fantazi.

14) Kur ju pushoni aq shume sa lodheni ose ju dhemb bytha.

15) Kur ne librin e adresave tuaj keni vetem emera doktoresh dhe ilacesh.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:43 am

57-Besnikėria e Gruas

Nje here e nje kohe ne nje fshat jetonte nje gjahtar me familjen e tij. Ai
shpesh shkonte per gjah ne pyllin afer dhe me vehte merrte dy qente e tij te
gjahut. Nje dite teksa po ecte mes pyllit, degjoi nje renkim. Me intuiten e
nje gjahatari te sprovuare e kuptoi nga i vinte ai renkim njeriu dhe pa vonuare
vrapoi drejt zerit vajtues. Pas pak minutash mbriti atje. Nje djale i ri dhe
i pashem gjendej i shtrire poshte nje trungu peme dhe perpelitej me kot qe
te dilte nga gracka vdekjeprurese. Gjahtari pa humbur kohe, ja preu deget
pemes per ta bere me te lehte levizjen e saj dhe i tha djalit te plagosur te mos
levizte. Ai me shume mund me ne fund e levizi pemen e copetuar dhe e pyeti djaloshin
nese ishte plagosur. Per fat ai ishte shendoshe e mire pasi vendi ku e kishte
rrezuare pema, ishte nje grope e vogel qe e mbrojti nga goditja vdekjeprurese.
Gjahtari i dha doren dhe e ngriti djalin i cili e falenderoj me fjalet me
superlative qe kishte fjalori i tij dhe e ftoi ne shtepi qe nuk ishte shume larg
nga vendi i takimit; nje kasolle e bukur rrethuare me peme te medha. Atje
djaloshi ju lut qe te vinte nje dite tjeter per gosti dhe me vehte te merrte me
besnikun e jetes se tij. E gostiti me shalqi dhe arra me mjalte dhe i dha me
vehte edhe nje lepur te eger qe e kishte vrare ate dite.
Gjahtari iku shume i kenaqur ne shtepi ku se bashku me gruan e gatuan mishin
e lepurit dhe pine edhe raki duke falenderuare fatin dhe djaloshin e pyllit.

Pasi kaloi ca kohe, nje dite gjahtarit i ra ndermend per djalin dhe kerkesen
e tij qe ti vinte nje dite per gosti. Ju kujtua dhe porosia qe i kishte
thene ai se duhet te vinte me mė besnikun e tij. U mendua per gje kohe te gjate
te gjente ke kishte me besnik ne jete dhe ra dakort qe te vinte me graun pasi
ai mendonte se vetem gruaja eshte qenia me besnike e burrit. Keshtu ata te dy
u nisen drejt kasolles se djaloshit sigurisht duke bere edhe disa dhurata te
vogla. Gruaja ndenje gati dy ore para paqsyres duke u lyrer dhe rregulluar
sa me bukur. Qente, qe e ndoqen pas, sic benin sa here burri dilte nga shtepi,
i perzuri.

Pasi ecen disa ore me ne fund arriten tek kasollja e djaloshit. Dera e kasolles ishte hapur dhe gjahtari pasi thirri nje here per te zotin e shtepise, nuk mori pergjigje dhe te dy hyne brenda. Kasollja ishte bosh. Pane rreth e rrotull por nuk dukej askund njeri. Me ne fund vendosen qe te presin pak. Ata u ulen ne dy frona druri dhe po dremisnin. Burri i tha gruas qe po shtrihet pak se i vinte gjume dhe nese do te vinte i zoti shtepise, ajo ta zgjonte. Gjahtarin e zuri gjumi sa kaq. Pas pak nje drite verbuese u duk tek hyrja e kasolles dhe ne porte u shfaq djaloshi i veshur ne ar dhe argjend dhe i pashem si nje engjell. Gruas filloi ti rrahe zemra vertik dhe gjaku i mbulloi fytyren e fryma po i zihej nga nje epsh dhe dalldisje dhe pa e kontrolluare vehten, ju sul ne krahe me te puthura.
Ne ate kohe kur ajo po e shterngonte ne krahe, burri i saj u zgjua dhe i pa ata ashtu te perqafuar. Djaloshi e shtyri pak gruan e gjahtarit dhe ju drejtua atij, "Te thashe i dashur mik qe te me vish me mė besnikun qe ti ke dhe jo me kete tradhetare. Nuk mund te te pranoj ne gosti me gruan e pabese. Shko
dhe nje dite tjeter hajde sic te kam thene.

Burri i fyere shume qe kishte menduare se gruan e kishte njeriun me besnik ne jete, nje dite e la ate vetem ne shtepi dhe u nis i vetem tek djaloshi i pyllit, te cilit do ti thoshte se ai nuk ka asnje njeri besnik ne jete dhe kjo ishte aresyeja qe po i shkonte i vetem.

U nis vetem. Qeni i tij i gjahut qe ishte mesuare ta ndiqte pas kur ai dilte vetem, nuk ju nda megjithese ai disa here e perzuri. Kur mberriti tek kasollja, gjeti te njejten situate, kasollja ishte bosh. Gjahtari e perzuri perseri qenin dhe vete hyri brenda ne kasolle. Priti sa priti dhe me ne fund i erdhi gjumi dhe u shtri. Filloi te gerhase. Ne kete kohe vjen djaloshi dhe merr nje gur te madh dhe i matet ti bjere me te ne koke por qeni i gjahtarit vertik ju sul dhe i kapi krahun me dhembe. Gjahtari u zgjua nga ulurima e qenit dhe pa skenen, djaloshi me nje gur te madh ne dore dhe qeni qe i kishte mberthyre njerin krah!
- Largoje qenin! - I bertiti djaloshi. - Mos ki frike se nuk te vras. Vetem bera nje prove per te treguare ty se sa besnike e ke kete kafshe fisnike!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:43 am

58-Duke luajtur si bashkeshorte...



Nje burre dhe nje grua qe kurre nuk ishin njohur me pare, rasti ua solli qe
te takohen ne nje tren nderkombetar dhe te kene te njejten dhome gjumi, bile
te njejtin krevat dysh; gruaja ne pjesen e poshteme dhe burri ne ate te
sipermen. Te dy kishin qelluar te turpshem dhe nga qe ishin edhe te lodhur rane te
flene secili ne vend te vet.
Aty nga ora 2 e nates burri zgjohet pasi kishte ngrire dhe instikti i
mashkullit e beri qe ti flase gruas: "Zonje, ka mundesi te zgjatesh doren dhe te
marresh nje batanie tek sirtari afer teje? Ngordha se ftohti." Gruaja qe u zgjua
me njehere, e kuptoi dredhine mashkullore dhe me zgjuaresi ju pergjegj: "Ne
as jemi pare dhe as do te na vije rati qe te shihemi perseri, a bejme lojen
sikur jemi bashkeshorte sa per sonte? Edhe une kam shume ftohte." "Kjo eshte
fantasike! Ti qenke tamam grua." Bertiti burri shume i entusjazmuar. "Atehre,
- vazhdoi gruaja, - sherbeji gruas tende dhe vehetes, zbrit e merr dy
batanie!"

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:44 am



59-Si rrojne bashke burre e grua?



Krijuesi harxhoi te gjitha materialet kur beri burrin dhe po mendohej se me
c'far ta gatuaje gruan.Pernjehere i erdhi ne mendje nje ide e bukur,ta beje
gruan sa me te kendeshme ne syte e burrit dhe per kenaqesine e tij mori
rrotullimin e henes,tundjen e llastarit,dredhjen e dredhzes,hollesine e
kallamit,celjen e luleve,shkelqimin e djellit,embelsine e mjaltit,lotet e reve,padurimin
e eres,butesine e qengjit dhe te maces,friken e lepurit,mbreterine e
tigrit,ngrohetsine e zjarrit,ftohtesine e debores,gugatjen e guguceve,imitimin e
papagallit,ndrrimin e reve dhe qendresen e maleve dhe me te gjitha keto, beri
gruan dhe ja dha burrit.

Nuk kaloi asnje jave dhe burri erdhi tek Krijusi dhe i tha:
-Krijues i dashur, ajo qe me ke dhene ishhte e mire vetem naten e pare
pastaj ma ka nxire jeten.. Te lutem merre prape,nuk e dua me.
-Pse c'far te ka bere?
-Me gacmon shume,flet pa pushim,kerkon shume salltanet e
perkujdesje,pothuajse me ha te gjithe kohen me gjera se koti dhe cirret ore e cast.
-Dakort.Une do ta marr por mos hajde ta kerkosh prape.
-Jo,- tha burri dhe pasi ja dha u larguaa.
Nuk kaloi asnje jave dhe burri erdhi perseri te Krijuesi dhe i thote:
-Te lutem o Ate me fal.Nuk mund te rroj dot pa te.Vertete eshte shume e
bezdishme por ama s'me le shkrete dhe une engledisem nga pak dhe kenaqem shume
kur shkojme te fleme...Ishte kaq e embel sa...S'di si te them..Ajo qeshte
shume,luante me mua,me puthte si askush,ishte shume e bukur per tu pare dhe e bute
per tu prekur...
-Dakort! Ti do ta marresh por mos hajde tek une perseri !
Zori e mbajti burrin te mos e kthente qe naten e dyte por pas tre javesh nuk
duroi dot dhe shkoi ta dorzoje njehere e pergjithemone:
-O Zot,nuk mundem te rroj dot me te.Ma nnxiu jeten.Nuk e dua kurre ! Merre
per fare!
-Jashte prej meje o njeri se edhe ti u bere i padurushem tek une ! Mbaje
gruan se vete me the qe se sjell me ...
-Thashe se eshte e mire dhe s'rroj dot pa te por edhe nuk rroj dot me te...
-Shume mire.Shko ne shtepi dhe keto gjerra zgjidhini bashke...Kur te duhet
mbaje dhe dhe kur te merzitet ndaje.Ketu mos e sill me! Kuptove?

Qe atehere ka ngelur qe te gjithe burrat i ndajne dhe i marrin sa here te
duane grate.Sepse s'mund te rrojne dot me GRUAN por as qe mund te rrine dot pa
GRUAN

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:45 am

60-Njė Pyetje e Djallėzuar e Grave



Na del qė Nastradini kishte dy gra. Njė ditė ato tė dyja erdhėn
nė njė kohė tek Nastradini dhe filluan t'i bien mė qafė atij:
"Cilėn do ti mė shumė, mua apo atė?" Nastradini i gjorė u zu
ngushtė; duke iu shmangur pėrgjigjes, ai tha ca fjalė boshe e
pa kuptim si: "Tė dyja". Por ato nuk u kėnaqėn me aq dhe gjithmonė
e ngacmonin. Midis tė tjerave, gruaja mė e re i tha: "Po ja,
ta zėmė se ne tė dyja vozisim nėpėr liqenin e Akshehirit: varka
jonė pėrmbyset dhe ne tė dyja biem nė ujė, kurse ti nė kėtė kohė
ndodhesh nė breg. Cilėn nga ne tė dyja do tė shpėtoje mė parė?".
Nastradini, i dėshpėruar nga pamja dramatike qė pėrfytyroi,
u trondit shumė dhe, duke iu drejtuar gruas mė tė vjetėr, tha:
"Dėgjo, po ti mė duket se di pak not, apo jo?"

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:45 am

61-Plaku i mencur


Ne nje klub nate te rinjte pane te hynte atje nje plak dhe nje vajze e re
bionde. Vajza ishte rreth te 20-25-tat dhe shume e bukur. Te gjitheve ju ra ne
koke bukuria e saj dhe te tere ishin shume te cuditur se si ky plak 60-70 vjec
te kishte nje te dashur te tille!
Ju afruane rreth e rrotull dhe nga padurimi filluane pyetjet, sapo vajza u
largua pak nga plaku: "Si keni mundur xhaxha qe ta shtini ne dore kete zoge?"
Plaku krojti fytin dhe i qete tha:" Ajo nuk eshte nje dashnorke e rendomte por
gruaja ime."
Rinia pa vehten ne fytyre dhe vazhdoi hetimet:" Po si mundet qe ta benit
gruan tuaj xhaxha?"
"Shume thjeshte, - u pergjegj xhaxhai, - duke e genjyre per moshen."
Rinia e paduruare e pyeti perseri: "Ju i thate asaj se ini 40-50 vjec?"
"Jo. Une i thashe se jam 90 vjec."

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:46 am

Humor Fetar



62-Edhe ju Engjej genjeni?



Me nje mik te vjeter u ulem ne nje bar te pime nga nje birre. Miku im shquhet shume per barsaleta dhe humor te kendshem. Pa zene mire vend ai filloi nga tregimet e tija te zakoneshme.



"Lindjen edhe mund ta ndalesh por vdekjen kursesi.Ti si thua?" Me pyeti mua. Une hapa me shume syte dhe mblodha buzet si per ti thene se ti i di mire keto pune. Pastaj ai sikur te me lexonte nje Bibel me tha: " Mos e provoko Zotin. Mos e kerko vdekjen me zor. Mos bej sikur je i pavdekshem kur ti je nje vdekatar si te gjithe ne."

Une qesha dhe ai me tha pse duhet te qeshja kur duhet te qaja!!



- Shpetim, - ju drejtova, - te lutem me trego ndonje histori nga ato qe di ti por jo banale sesa te me mbash me keto morale. Nuk me pelqejne keto moralizime.



- Okay, okay miku im. - Filloi tregimin e radhes Shpetimi te cilin une po e ndaj sot em ju.



Nje here nje grua e re pati nje atak zemere dhe ne gjendje te rende u shtrua ne spital. Atje i bene shpejt nje operacion per ta shpetuare. Nderkohe qe gruaja ishte ne gjendje kome dhe afer vdekjes, pa qe po shkonte drejt dhe tek engjelli roje i te vdekurve i cili nxorri nje liste te gjate dhe pasi e pyeti gruan per emrin pa listen, ne fund u kthye nga nje engjell tjeter dhe i tha, "kjo zonje nuk e ka radhen sot por pas 40 vjetesh, gabimisht ne e kemi thirrur dhe duhet ta leme te kthehet prape tek te gjallet." Engjelli tjeter i beri shenje ta linte zonjen te shkonte. Pas pak kohe zonja e re u permend dhe e pa vehten ne spital mes mjekeve dhe te dashureve te saj. Te gjithe ishin te pikelluare dhe prisnin me shprese qe ajo te ndihej mire dhe te fliste. Gruaja e re u buzeqeshi dhe duke kujtuare fjalet e engjellit qe tha se ajo ka dhe 40 vjet te tjera jete, ju drejtua atyre, "Mos u beni hic merak, une nuk do te jem mes jush per nje kohe te gjate dhe jam shume mire, bile nese doktoret do te pranojne, une po dal qe tani nga spitali!"



Doktoret e mbajten edhe nje jave dhe pasi gruaja u be shume mire e lane te dali nga spitali. Ajo eci me kembet e veta. Bile u tha shoqeruesve te vet qe rrugen per ne shtepi, e cila nuk ishte shume larg, ta benin ne kembe dhe ashtu bene.

Tere rruges gruaja shiste mend dhe i dukej vehtja e pavdekshme, bile ne disa raste provokonte makinat duke u dale perpara tere tangerllek dhe drejtueseve te tyre u nxirrte gjuhen si femije. Aty afer po vinte me shpejtesi edhe nje ambulance qe kishte nje urgjence te nguteshme. Gruaja i doli perpara abulances dhe e provokoi shoferin me nje gryke shishe te gjate qe e fuste dhe e nxirrte ne goje...Shoferi u mundua te devijoje por nga shpejtesia e madhe ndeshi ne gruan e cuditeshme dhe e perplasi 20 m tutje. Gruaja vdiq ne vend.



Perseri ajo e pa vehten te shkonte ne te njejtin vend tek egjejt rojtare, pasi e njohu ate qe i tha se do te rronte edhe 40 vjet te tjere ju drejtua me terbim: "Po edhe ju engjejt genjeni si ne ne toke?"

Engjelli ju afrua ngadale dhe pasi i vuri doren mbi floke i tha: "Merre ngadale zonje. Une nuk jam genjeshtar por radhen e pare te ngaterrova ty me nje tjeter dhe na u desh te benim verifikimin e duhur dhe te thirrem perseri."



Dying is easy. Comedy is difficult.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:47 am

63-Njeqindevjecari dhe Zoti

Nje plak i mocem i cili nuk mungonte kurre ne sinagogen e tij, nje dite kur ai mbushi 105 vjec, ndaloi te shkoi ne sinagoge. Te gjithe besimtaret e sinagoges u shqetesuane pasi ai tere jeten e vet kurre nuk kishte munguare.
Rabbi (drejtuesi i sinagoges) shkoi ne shtepine e 105 vjecarit per te pare se c'far kishte ndodhur. Kur mberrin atje pa se plaku ishte shendoshe e mire. I ēuditur Rabbi e pyeti:
- Si eshte e mundur qe ti je shendosh e mire dhe nuk erdhe ne sinagoge te lutesh e falesh?
- I dashur Rabbi, mos e shqtesoni fare per mua se une nuk vij me te lutem e falem.
- Pse, cfar ka ndodhur?!
- Zoti eshte shume i zene me pune dhe nuk me degjon mua, sado qe te lutem e falem...- Ju pergjegj plaku.
- C'po thua keshtu i dashur?! A nuk ke qene ti qe na thoshe se Zoti eshte i pranishem kudo dhe ne c'do kohe?!
- Isha, isha por, tani e shoh qe Zoti nuk ka kohe te merret me mua...Ja degjo. Kur une mbusha 90 vjec ju luta Zotit per here te pare qe te me merrte dhe ai nuk me degjoi, pastaj u luta perseri ne moshen 95 e me pas ne 100 e tani u bera 105 dhe vazhdoj te lutem per dite qe Zoti te me marre por Ai s'me degjon hic. Une mendoj se Zoti do te jete shume i zene prandaj nuk po vij as ne sinagoge pasi Ai s'ka kohe te me degjoje mua.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:47 am

64-Nje Histori e Mrekullueshme



Njehere e nje kohe, nje grua e mire kishte qendruare prapa shtepise ne kopshtin e vet. Jashte kopshtit ulur ne bar qendronin tre pleq mjekerbardhe dhe bisedonin. Gruaja i pershendeti me miresjellje dhe duke menduare se mund te kene nevoje te pine a te hane dicka u tha: "Ju lutem hajdeni brenda ne shtepine time tu bej nje caj te ngrohe ose te hani dicka." Pleqte pane njeri tjetrin dhe njeri prej tyre ju drejtua gruas: "Faleminderit o grua e mire por me pare le te prezantohemi; une quhem Pasuri, ky ketu quhet Suksesi dhe ky tjetri eshte Dashuri, neve nuk mund te vijme kurre te tre bashke ne shtepine tuaj por vetem njeri dhe tani na thuaj a eshte burri jot ne shtepi qe njeri prej nesh te vije?"
"Jo nuk eshte por do te vije shume shpejt po ju ejani brenda." - Tha gruaja.
Ata kundershtuane dhe zonja shkoi ne shtepi. Kur burri i saj erdhi ajo i tregoi historine, burri pa pritur qe ajo te mbaroje i thote: "Shko me vrap dhe ftoje Pasurine te behemi te pasur." Por gruaja e kundershtoi duke i thene se me Suksesin vijne te gjitha te tjerat, se nje komshija e tyre i thote se jane shume te sukseseshem dhe duke qene te tille kane para e c'do gje te mire ne jete. Nusja e djalit qe i degjonte me ne fund u tha: "Vetem dashuria eshte gjeja me e mire e kesaj bote, te gjitha shkojne e vijne por pa dashuri asgje nuk gezohet." Diskutuane edhe nje cop here dhe me ne fund vendosen te ftojne Dashurine.

Shkon gruaja tek vendi i pleqeve dhe ata i gjen atje, ne te njejtin vend.
"Burri im, - tha gruaja, - vendosi te ftoi Dashurine." Ata u cuane te tre ne kembe dhe e ndoqen gruan nga pas. Gruaja e cuditur u tha:" Ju me thate te ftoja vetem njerin prej jush e tani po vini te tre?! Shumė mirė, hajdeni tė tre."
Njeri prej tyre hapi gojen duke thene: "Nese ti do te ftoje Pasurine, do te vinte vetem Pasuria, nese ti do te ftoje Suksesin, do te vinte vetem Suksesi por nese ti do te ftoje Dashurine sic edhe bere, ne do te vijme te tre pasi ne nuk mund te rrojme dot pa ate. Vetėm dashuria na mban tė bashkuarė."


Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:48 am

65-Vizita e Pastorit


Nė njė qytet shkoi njė pastor i ri pėr tė punuar. Tė premten e parė nė mbrėmje ai vendosi qė tė shkojė ti takojė besimtarėt nė shtepitė e tyre. Dikur ai u ndodh nė shtėpinė e njė besimtari tė mirė, trokiti atje disa herė por dera nuk ju hap. Pastori i mėrzitur nxorri nga xhepi njė pusulle e nė te shkrojti, "Zbulesa 3:20" dhe e ngjiti nė derėn qė nuk ju hap.

Ditėn tjetėr, tė shtunė, ai shkoi pėrsėri tek besimtari qė nuk i hapi derėn. Pusullen e tij e gjeti atje nė derė, poshtė shkrimit tė tij ishte shėnuar, "Zanafilla 3:10."


Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:49 am

Humor Policor



71-Polici i zgjuar


Nje burre po ngiste me shpejtesi makinen ne nje autostrade.Te gjitha makinat e tjera rreth tij shkonin me te njejten shpejtesi sikur te ishin ne gare.Ne kete kohe ai parakaloi nje nga maknat e policise qe kane interceptoret e radareve te cilet kontollojne rrugen.Policia menjehere u vu ne ndjekje te burrit ne fjale dhe pasi e arriti i beri shenje qe te ndaloje jashte rruges ne nje xhep anesor.Burri ndaloi.Nje polic ju afrua,nderkohe burri i foli policit: "Z.oficer e di qe isha shume shpejt por te betohem qe kisha te njejten shpejtesi me nja 20 a me shume makina,une jam shume shofer i zoti dhe nuk paraqes asnje rrezikshmeri dhe s'mund te shkoja me ngadale se te tjeret.Pse ju me ndalet vetem mua?"
- Shkoni ndnjehere per peshkim? - E pyeti polici.
- Po shkoj.
- Hem,ju kur gjuani peshq,a mos valle i kapni te gjithe peshqit?

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:49 am

72-Polici "Sheme"



Njė burrė i vjetėr nga Vlora por me origjinė korēare qė kishte punuarė pėr Fitim Gėrxhalliun tek Gjallica, bleu me paratė e vjedhura njė makinė tė re tip Mercedes. Njė ditė ai mori rrugėn pėr Tiranė me njė shpejtėsi prej 70 km/orė. Makina ka pjesėn e sipėrme tė lėvizshme dhe plaku qefli e lėvizi mbrapa atė duke lėnė erėn qė ti merte ato pak flokė tė thinjura e t'ja valėviste si dikur kur ai ishte i ri dhe ngiste biēikletėn me shpejtėsi sidomos kur vlonjatkat e bukura e shikonin vjedhur.

"Qėnka mrekullia vetė," mendoi plaku duke hyrė nė Fier. Mbas Fierit rruga qe mė e mirė dhe plaku shtypi mė shumė pedalen e gazit duke arritur nė 120 km/orė, nė tė hyrė tė autostradės nė Rrogozhinė- Durrės, plaku e shtoi akoma mė shumė shpejtėsinė duke arritur nė 140 km/orė.

Hedh sytė nė pasqyrėn qė shikon mbrapa dhe pa se njė makinė policie po e ndiqte me sirenėn dhe dritat e alarmit tė hapura. "Do t'ja dhjes policit tė Salės," mendoi plakushi dhe e shtoi akoma mė shumė shpejtėsinė e makinės duke e lėnė policin shumė mbrapa. I parakaloi tė gjitha makinat e rrugės duke fėrshėllyerė si kapadai dhe duke i habitur shumė djemtė e rinj qė guidonin shpejt! Shpejt e mblodhi mendjen dhe i tha vehtes, "Or hajvan, s'ke bythė ti tė matesh me djemkat por ule shpejtėsinė se do hash kokėn dhe dorzoju tek polici mbase ai ėshtė polic i Tosit!"

E uli shumė shpejtėsinė dhe mė nė fund e nxorri nė njė xhep tė rrugės duke pritur policin. Polici si i marrė fluturonte qė tė kapte plakun dhe nuk e pa qė ai kishte ndaluar, por plaku i zgjuarė e ndoqi nga prapa derisa e arriti dhe i doli nė krah duke i thėnė, "O sheme! Ku vete mor derzi? Nuk mė shikon mua? Ja ku jam." Tė dy bėnė mėnjanė rrugės dhe filluanė tė debatojnė.

"Pse guidove me aq shumė shpejtėsi kur ajo e lejuara ėshtė jo mė shumė se 80 km/orė?" E pyeti polici, "Nuk e shikon qė je plak dhe mund tė hash kokėn? Ligji tė dėnon rėndė pėr kėtė."

"I dashur polic. Nuk tė jap asnjė pėrgjigje por nuk mu betove se do tė mė pėrgjigjesh me sinqeritet se i kujt je, i Salės apo Tosit?"

Polici qė ishte njė socialist i tėrbuarė u zu ngushtė, nėse do ti thoshte se qe i Tosit, pensionisti mund tė qe njė njeri me peshė tek pushtetarėt e sotėm tė cilėt mund ta linin pa punė, prandaj vendosi tė gėnjejė e ti thotė policit se ėshtė i Saliut.

"Me qė qėnke i Salės, unė stė jap asnjė pėrgjigje dhe ti bėj ēfar tė duash me mua. Po tė ishe i Tosit ne do tė ndaheshim si miq."

"Ti qėnke i Tosit?! Po ti qėnke miku im! Tė them si burrė s'ma mbajti tė tregoja tė vėrtetėn. Fol or mik, pse ke ecur aq shpejt dhe ke rrezikuarė vehten dhe tė tjerėt?"

"Me qė jemi tė njė ideje po tė tregoj. Sa herė qė unė ngas makinėn duke hyrė nė zonėn e Durrėsit dhe shikoj policė, unė iki me shpejtėsi. Prandaj dhe kam blerė njė makinė tė re dhe tė shpejtė qė t'ju fshihem policėve durrsakė. Sot u tremba nga shpejtėsia shumė e madhe prandaj dhe u dorzova tek ty se kurrė nuk u dorzohem gjallė policėve durrsakė."

"Po ēfar ke me policėt durrsakė?" e pyeti polici.

"E shikon kėtė makinė, e kam blerė me paratė e shumė policėve nga Durrėsi qė i kishin depozituarė tek piloti Fitim Gėrxhalliu ku unė punoja."

Polici e puthi nė ballė duke i thėnė, "Mirė ua ke berė! Makinėn ta gėzosh dhe mė ler tė tė shoqėroj deri nė hyrje tė zonės sė Tiranės."

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:50 am



73-Polici Tamam Polic



Nje polic ndali njė makine ne ane te rruges per shpejtesi. Polici ju drejtua shoferit, "Ju ishit me shpejtesi mbi 140 km/ore, zotri."

Shoferi ju pėrgjegj, "Zoti oficer, unė e kam patur nen kontroll shpejtesine dhe ajo nuk ka qene me shume se 80 km/ore, ju lutem ndreqni radarin tuaj se nuk eshte ne rregull."

Gruaja e shoferit qė dėgjonte, i drejtohet burrit, "I dashur mos u bėj budalla, makina jonė nuk ka njė kontrollues shpejtėsie."

Ndersa polici ishte duke plotesuare njė flet-gjobe, burri i drejtohet gruas, "As nuk mund ta qepesh ate goje te pakten vetem ne kete rast?"

Gruaja buzeqeshi idhshem dhe tha, "Ti duhet te jesh me shume falenderues dedektorit te radarit tend qe ishte mbyllur kur duhet te ishte hapur dhe qe ste punon kurre."

Polici pasi mbushi flet-gjoben e pare ja nisi te plotesoje nje flet gjobe tjeter, nderkohe burri i drejtohet gruas perseri, "Mbylle sqepin tė thashe! Se prej teje po hame gjoben tjeter."

Polici i vrenjtur tha, "Unė pashe se ju nuk keni vene as rripin e sigurimit zoteri dhe merrni direkt nje gjobe tjeter prej 100.000 lekesh te vjetra."

Shoferi ja kthen, "I dashur oficer, une e kisha rrypin vene por kur ju me ndalet e hoqa qe te marr dokumentat pasi me rryp vene smund ta nxirrja dot nga kroskota."

Gruaja llafazane dhe budallaqe i drejtohet perseri burrit, "I dashur pse genjen, a nuk kemi thene qe nuk do genjejme kurre?! Ti nuk e vendos asnjehere rrypin e siguruimit, mund te genjesh policin por jo mua."

"Plaē gomare!" burri i tha gruas i revoltuar.

Polici nxorri tė mbushe flet-gjoben e trete duke ju drejtuare pėrseri burrit, "Perse ju fyeni gruan ndersa une kryej detyren? Ajo eshte duke ndihmuare drejtesine."

Pasi e pa mire e mire gruan, polici ju drejtua, "Me thoni zonje, gjithmone burri ju flet ne kete menyre?"

"Jo zoti oficer! Burri im flet ne kete menyre vetem kur ka kthyere ca gota nė klub."

Polici beri gati prangat....

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:51 am



74-Humor Amerikan



Nė njė qytet tė vogėl njė djalė i ri ecte me shpejtėsi me njė motorēiklete.
Njė polic rrugor e pa dhe ju qep pas, pasi e arriti dhe e ndali i kėrkoi
dokumentat. Djali i tha: "Tė lutem Z.Oficer, mė ler tė shpegohem pse ecja me
shpejtėsi..." Polici ju pėrgjegj se po e hape mė gojėn do tė fut nė burg. Djali
pėrsėri i lutet tė shpegohet por polici qėlloi shumė i sertė dhe pa e zgjatur e
arrestoi dhe e futi nė burg. Tė nesėrmen polici shkoi ta shohė djalin dhe i
tha: "Ti do dalėsh nga burgu kur tė vijė nga dasma shefi im i cili martoi
ēupėn dje dhe nga qė ėshtė nė qef, ma thotė mėndja qė do tė liroi shpejt." Djali
ju lut pėrsėri qė tė shpegohet dhe polici tėrė qef i dha lejėn tė fliste.
"Unė,- tha djali, - jam dhėndėrri i shefit tėnd!"

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:52 am

ZBAVITJE

75-Problem per tu zbavitur.



Sa zogj jane dhe sa dege ka pema?

Ne nje peme jane disa zogj. Kur zogjte hypin neper deget e pemes dy e nga dy, nje dege ngelet pa zogj. Kur zogjte hypin neper dege nje e nga nga nje, nje zog ngelet ne toke. Sa zogj jane dhe sa dege ka pema?

Zgjidhja

Pamvaresisht nga numerat e vogjel une e zgjidha me kete ekuacion:


Shenojme nr. e zogjve me X dhe nr e degeve te pemes me Y.
Kur zogjte hypen nje nga nje nje zog ngel ne toke d.m. th, se kemi nje zog me shume se nr degeve, atehere:


X = Y + 1
kur hypin dy nga dy, nje dege ngelet bosh, atehere:


2(Y - 1) = X duke zhvilluar kete ekuacion del:


2(Y - 1) = Y+1
2Y - 2 = Y + 1
2Y - Y = 2 + 1
Y = 3
X = 3 + 1= 4


Pra 4 zogj dhe 3 dege.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:52 am

76-Phone Number Trick"

1) Merr nje kalkulator dhe shtyp tre numurat e pare te telefonit tend (pa
prefiksin)

2) Kete numur shumezohe me 80.

3) Shto 1.

4) shumzohe me 250.

5) Shto kater numurat e fundit te telefonit tend.

6) Shto perseri kater numurat e fundit te telefonit tend.

7) Hiq 250.

Cool Pjestohe me 2.

Ju doli numuri juaje i telefonit?
Now, what crazy (genius?) person had the time to think of this?!?

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:53 am

77-Loje llogjike



Kemi dy qirinj te cilet mund te ndizen nga te dyja anet e tyre! Keta kane
forme shume te crregullt (dmth nuk mund te themi qe kur njeri prej tyre eshte
shkrire deri ne mesin gjeometrik ka kaluar gjysem ore), e vetmja gje qe dihet
eshte se secili prej tyre kur ndizet nga nje ane duron 1 ore para se te
shkrihet i teri. Problemi eshte: Si mund te masin nje interval prej 45 minutash me ane te shkrirjes se ketyre qirinjve?

____________________________________

Per qirinjte zgjidhja eshte kjo:

Qiririn e pare e ndezim nga te dyja anet kurse qiririn e dyte e ndezim vetem
nga njera ane dhe i leme te digjen.
Kur qiriri i pare qe ishte i ndezur nga te dyja anet do te shkrihet
plotesisht atehere dime qe kane kaluar tridhjete minuta! Tamam ne ate moment ndezim qiririn tjeter dhe nga ana tjeter. Pra kur qiriri tjeter te harxhohet
plotesisht dihet se kane kaluar 45 minuta fiks.


Qiriri i dyte kishte harxhuar 30 min duke u djegur kete e dime eshte independente nga gjeometria e qiririt. Pra dime se po ta leme duke u djegur vetem nga njera ane perseri sic ishte me pare do te arrije dhe 30 min me shume por kur i veme flaken nga ana tjeter kjo do te thote qe koha pergjysmohet pra behet 15min!. Keshtu qe rezultati eshte 45 min.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:54 am

78-Gjeometria eshte nje shkence apo nje loje?


Te gjithe e dime nga gjeometria se, katrori i hipotenuzes, ne nje trekendesh
kend drejte, eshte i barabarte me shumen e kateroreve te dy kateteve.


C2 = a2 + b2
Por ja qe mundet te jete edhe ndryshe!!
ku,
C2 = a + b !!!
Nuk e besoni?
Le ta shpjegojme:
(C2 = a2 + b2) <=> (C2 = a + b) ?
ku, katrori i hipoetenuzes eshte i barabarte me shumen e dy kateteve!!
Qe ta besoni, ndiqeni kete ushtrim vertetimi:
Shenojme me “C” hipotenuzen, me “a” katetin vertikal dhe dhe me “b”
katetin horizontal. E marrim “a” te barabarte me 0.4 cm, marrim “b” te barabarte
me 1.2 cm dhe bejme zevendesimet ne formule sipas rregullit gjeometrik, do te
kemi pra;
C2 = 0.4 (2) + 1.2 (2)
<Ne kllapa eshte katrori i numurit>
nga kjo formule do te kemi:
C2 = 0.16 + 1.44, pra C2 = 1.6
Pra, C2 do te jete baraz me 1.6 cm
Por edhe shume a + b eshte e barabarte me 1.6
a + b = 1.6
sepse
0.4 + 1.2 = 1.6
Konkluzioni:
C2 = a + b = 1.6
dhe
C2 = a2 + b2 = 1.6
Pra, perfundimi:
C2 = a2 + b2 eshte e barabarte me C2 = a + b !!


A nuk eshte befasuese?! A ka ndonje gabim ne kete shprehje gjeometrike? Nese
jo, gjeometria eshte nje loje apo nje shkence?!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 12:55 am

79-The Stupid Test!
*

*
OK. Perqendrohu.

Ketu eshte nje test shume i thjeshte perfshire kater pyetje te lehta qe
percaktojne nivelin tuaj intelektual.

Pergjigjet tuaja duhet te jene spontane dhe te menjehereshme, paparamendim
ose kerkim kohe shtese.


Fillojme?


1: Ju ini konkurent ne nje gare vrapi dhe kaloni vrapuesin qe eshte ne vend
te dyte.

Ēfar vendi kini zene ju?
Pergjigja: Nese ju thoni se ini ne vendin e pare,
ju ini gabim!
Ju parakaluate vrapuesin e vendit te dyte d.m.th. zute vendin e tij, prandaj
ju ini ne vendin e dyte.
Per pyetjen tjeter provoni te mos ini kaq i dobet. Dakort?

2: Nese ju parakaloni vrapuesin e fundit, ne cfar pozicioni ju do te ini?

Pergjigja: Nese ju do te thoni se ini i dyti nga fundi, ju perseri ini
gabim.
Pa mendohuni pak...
Si mundet ju qe ta parakaloni personin e fundit duke qene vet i fundit?!
Ju ini prapa te gjitheve,asnje s'mund te jete i fundit pervec jush.
Deri tani ju ini shume i dobet, por le te vazhdojme...

Sidoqofte ne kemi nje pyetje tjeter per t'u dhene rastin qe ju te
permiresoni imazhin e nje njeriu idiot. Provoni te mos ini i tille.
Ju lutem mos merrni shenime, mos pyetni njeri dhe mos mbani ndonje
kalkulator me vehte sepse atehere ju e keni shpallur tamam se nuk ini gje tjeter
vecese nje idiot kalibri.

Ju kujtojme edhe njehere se pergjigjet tuaja duhet te jene te castit.

3: Merr 1000. Shto 40. Shto akoma 1000.
Shto 30. 1000 perseri. Plus 20.
Plus 1000. Shto edhe 10.
Sa eshte totali?
Pergjigja: 5000?
Perseri Gabim!
Pergjigja e sakte eshte 4100.

Provoni edhe nje here me nje kalkulator te mire.
*
Sic duket sot nuk eshte dita juaj
por sidoqofte le tju japim rastin e fundit
qe ju ti pergjigjeni drejt...


4: Babai i Maries ka 5 cupa:
1. Ēaēa
2. Ēeēe
3. Ēiēi
4. Ēoēo
5. ????
Pyetje: Cili do te jete emeri i vajzes se peste?
Mendoni shpejt...ju do ta gjeni pergjigjen me poshte..

Pėrgjigja juaj: Ēuēu?
GABIM!
Do te jete 100% Marie!
Lexoni pyetjet sic duhen miku im.
*
You are clearly the weakest link.[b]

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Nje Shoqeri Pa Humor, Ka Vecse Zi e Merzi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi