NGJYRAT - ndikimi i tyre ne gjendjen emocionale te njeriut!!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

default NGJYRAT - ndikimi i tyre ne gjendjen emocionale te njeriut!!!

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 11:38 am

Njerėzit kanė akses ndaj ngjyrės

Nje vėzhgim mbi arkitekturėn si art utilitar; prirjet e sotme dhe modelet qė po aplikohen pėr t`a mbajtur tė pacėnuar magjinė e kėtij arti, i quajtur ndryshe dhe si "Muzika e ngrirė", ose "Arti i heshtur"


E sotmja postmoderniste, a si tė doni quajeni, karakterizohet tėrėsisht nga binomi prodhim-treg. Shfrytėzimi me agresivitet i gjithēkaje qė sjell fitim lė mėnjanė me mospėrfillje natyrėn, mjedisin, artin, madje dhe vetė njeriun, pra vetveten. Ky ėshtė realiteti ku jemi tė destinuar tė ndodhemi. E sotmja imponon trysni dhe stres nėpėrmjet produktit virtual qė pėrcjell nonstop teknologjia dixhitale. Falė kėsaj, pėrthithim informacion mbi gjithēka, nga tė gjitha skajet. Por nė kėtė hapėsirė tė pafundme informacioni serviret gjithashtu me mjaft abuzivitet. Ne funksionojmė nė mėnyrė manuale, pra ndjejmė tė nevojshme tė njohim e tė kėmbejmė eksperiencat. Globalizmi kjo strukturė gjigande organizimi, pėrbėn njė tjetėr rėndesė qė ushtrohet ndaj shoqėrisė sė konsumit, ndaj individit, ndaj artistit, duke vėnė nė rrezik identitetin dhe kualitetin e artit. Mė lejoni tė pohoj se, produkti mė inteligjent mbetet sėrish arti. Kurrsesi ai nuk mund tė ndjekė ritmet marramendėse tė teknologjisė sė sotme tė sofistikuar, e cila pėrllogaritjet i bėn prodhim/minutė. Kontakti i parė i kėtij prodhimi me tregun ėshtė reklama. Nė shėrbim tė saj janė vėnė tė gjitha artet, nė mėnyrė tė veēantė artet vizive, madje dhe arkitektura, duke sakrifikuar vėllime dhe hapėsira tė tėra urbane nė shėrbim tė kėsaj propagande tė ethshme. Konstatoj jo pa keqardhje se ka mungesė vėmendjeje ndaj artit, se ka rėnie tė fluksit nėpėr muze, galeri, ekspozita etj. Si pėr ironi edhe sponsorizimet pėr "zhvillimin", "stimulimin", s‘janė veēse slogane, qė mė sė shumti konvertohen sėrish nė pėrfitime nė favor tė biznesit. Arkitektura: "Muzika e heshtur" apo "Arti i ngrirė", dikur nėna e arteve, mbetet mė koherente. Nė saj tė shfrytėzimit tė teknologjisė moderne janė shkurtuar sė tepėrmi afatet nė zbatim, madje janė arritur "rekorde" duke ulur kėshtu koston. Arkitektura ėshtė dhe do tė mbetet utilitare, ky ėshtė privilegj. Arti nė vetvete nuk mbart funksion tė mirėfilltė. Arti ėshtė luks. Qėllimi i tij ėshtė tė sensibilizojė emocionalisht hapėsirat e ndėrgjegjes. Misioni i tij mbetet human. Artit tė modelimit nėpėrmjet vėllimeve (arkitekturės) i vjen nė shėrbim dizajni me mundėsitė qė ai ka pėr tė shfrytėzuar produkte industriale gjysmė tė gatshme materialesh tė larmishme si: xhami, elementėt metalikė, fibrat plastike etj. Dizajni me imazhet kromatike i jep interierit apo eksterierit frymėmarrje dhe ekstravagancė. Ngushtohet gjithnjė e mė shumė prania e arteve plastike, qofshin figurative apo dekorative. Njerėzit kanė akses ndaj ngjyrės, ritmit nė pėrgjithėsi, ndaj efekteve vizuale. Ata i konsumojnė kudo nė jetėn e pėrditshme. Po ju sjell njė shembull nga Tirana, kryeqyteti i vendit nga unė vij. Kur nė krye tė bashkisė erdhi njė piktor, ambicia e tij ishte ta ndryshonte atė. Projekti qė kryebashkiaku propozoi, ishte transformimi nėpėrmjet ngjyrės, pa marrė nė konsideratė se ēfarė servirte arkitektura ekzistuese. Tė gjitha fasadat u manipuluan me ngjyra intensive, duke tjetėrsuar totalisht pamjen e varfėr e tė rėndomtė ekzistuese. Pėrshtypja e parė ishte e mirė. Hera herės interesante e pse jo dhe sugjestive. Sigurisht qė njė sipėrmarrje e tillė, do tė thosha tejet e guximshme, nuk mund tė kalonte pa polemika. Njerėzit janė tė ndjeshėm ndaj mjedisit ku banojnė. Situata nuk mund tė anashkalohej. Pati reagime nga qytetarė tė ndryshėm, por dhe nga specialistė. Sidoqoftė kjo mbarte nė vetvete ndryshimin. Tashmė shihet pozitivisht nga shumica e komunitetit. Por problematika mbetet sėrish komplekse, urbanistika ėshtė nė kolaps tė plotė, pėr pasojė dhe arkitektura. Ndonėse ndesh aty-kėtu ndonjė projekt apo objekt interesant, ato prezantohen te veēuara. Sa pėr vepra arti, as qė bėhet fjalė. Secili prej nesh ėshtė dėshmitar se si nė metropole, qendra tė rėndėsishme urbane, fasada, mure, trotuare e kudo ndeshemi me lloj-lloj imazhesh, linjash e ngjyrash, me atė qė quhet grafiti (teknikė qė realizohet me bojėra spraj). Kam bindjen se kemi tė bėjmė me abuzim, papėrgjegjshmėri, mungesė profesionalizmi e rutinė. Krahas profesionistėve, kushdo mund tė kontribuojė e tė jetė bashkautor. Publiku ndeshet pėrditė e ngado me kėtė skematizėm vulgar. Me dashje, apo pa dashje, ėshtė i detyruar ta konsumojė. Njerėzit kanė akses ndaj ngjyrės. Nė veprimtarinė e pėrditshme brenda nesh, por edhe mė gjerė, fshihen shumė dilema si: qėndrimi ndaj traditės, mjeshtėrisė, shkollimit, lirisė sė shprehjes, identitetit, tė qenit elitė, tė mbijetesės nė treg etj., etj. Modernizmi tashmė ėshtė traditė. Postmodernizmi mbart krizė apo pėrbėn risi?! ...Artistėt kudo e ngado qofshin ndiejnė domosdoshmėrinė pėr tė qenė bashkė nėpėr shoqata, koloni, bienale, simpoziume, ekspozita etj. Nė kėtė vazhdė zhvillohet dhe ky takim, tė cilin sinqerisht e pėrshėndes. Pėr ne ėshtė e nevojshme tė ballafaqojmė pikėpamjet, pėr tė zbutur sadopak dilemat. Problematika mbetet sėrish tejet e gjerė. Shumė ēėshtje janė tė karakterit konceptual. Ato nuk mund tė marrin pėrgjigje nė njė apo dy ditė. Tematika le tė mbetet e hapur me shpresė se do tė gjejė shtrirje mė tė gjerė. Kjo mendoj se ėshtė mėnyra mė e mirė dhe alternativa qė mund tė na orientojė drejt tė vėrtetės.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: NGJYRAT - ndikimi i tyre ne gjendjen emocionale te njeriut!!!

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 11:38 am


Mistika e ngjyrave!


Ngjyrat vėrtet kanė njė ndikim tė pamohueshėm nė gjendjen tonė emocionale, atė mund ta ndjeni edhe vetė. Humori juaj fare nuk do tė jetė i njėjtė nė njė ambient ku dominon ngjyra e kuqe dhe aty ku do tė dominojė ndonjė ngjyrė tjetėr mė e ēiltėr. Pėr kėtė qėllim edhe arkitektėt e enterierit tė hapėsirave publike dhe banesore, gjithnjė pėrkujdesen qė dhomat dhe ambientet me dedikime tė ndryshme, tė kenė ngjyra tė caktuara. E njėjta gjė ėshtė edhe me rrobat qė ne i veshim. Edhe kėtu, ngjyrat e kanė rolin e tyre vendimtar, si nė shkaktimin e gjendjes sė humorit tek ne, ashtu edhe te krijimi i efekteve tė caktuara tek tė tjerėt.

Qė nga koha e Babilonisė sė vjetėr, astrologėt kanė besuar se ēdo planeti i takon njė ngjyrė e caktuar dhe ajo, nė mesin e shumė elementeve tjera, luan njė rol tė rėndėsishėm nė komentimin parathėnės pėr shenjėn e caktuar. P.sh. Diellit, i ka takuar e verdha e arit dhe e portokallta; Hėnės, ngjyra e bardhė; Marsit, e kuqja e mbylltė; Merkurit, tonet neutrale dhe jeshil e ēelėt; Venerės, jeshil e mbylltė dhe e kaltra; Jupiterit, e kaltra dhe ngjyra vjollcė; Merkurit, edhe ngjyra e zezė dhe e kaltra e mbylltė.
Pėrveē astrologjisė, urtėsia e lashtė ēifute Kaballeja, manipulon shumė me ritualin e ngjyrave. Sipas saj, vizualizimi mental i ngjyrės sė caktuar dhe paralelisht shqiptimi i fjalėkalimit adekuat verbal, arrihet nė gjendje transi, gjatė sė cilės mund tė kontaktohet me nivele tė lartėsuara hyjnore. Edhe urtėsitė tjera tė lashta, sikurse janė: magjia, hermetizmi, okultizmi, alkimia etj., tė gjitha ritualet e veta i mbėshtesin nė veprimin e domethėnies sė simbolikės sė ngjyrave. Ndikimet e ngjyrave nė hapėsira tė caktuara dhe nė gjendjen e pėrgjithshme emocionale tė njeriut, ata kanė pėrpiluar tabela tė veēanta tė klasifikimit tė tyre, tė cilat i ruanin si fshehtėsi. Nė pėrgjithėsi, popujt e lashtė ngjyrat i kanė klasifikuar si: ngjyra me ndikime pozitive, dhe ato qė kanė ndikim negative.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: NGJYRAT - ndikimi i tyre ne gjendjen emocionale te njeriut!!!

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 11:39 am

Edhe ditėt e javės i kishin ngjyrat e tyre:

E hėna ishte me ngjyrė tė bardhė
E marta me ngjyrė tė kuqe,
E mėrkura kishte ngjyrė jeshile;
E enjtja mbante ngjyrėn e purpurt;
E premtja identifikohej me tė kaltrėn;
E shtuna me tė kaltrėn e mbylltė
E diela kishte ngjyrė portokalli.

Ngjyrat qė mė sė shumti pėrmenden nė mitologjitė dhe besėtytnitė popullore janė: e bardha, e zeza, e kuqja, e kaltra, jeshilja dhe e verdha. Filozofi i lashtė Filioni nga Alaksandria, konsideronte se i tėrė universi ėshtė i ndėrtuar nga katėr ngjyrat qė i simbolizojnė tė katėr elementet: e bardha, tokėn; e jeshilja, ujin; ngjyra vjollcė, ajrin, dhe e kuqja, zjarrin. Ndėrsa, tė shtatė ngjyrat tjera qė pasojnė, sipas Filionit, kanė pėrputhshmėri numerike dhe harmoninė e shtatė ditėve tė javės, shtatė notave muzikore, shtatė qiejve, shtatė planetėve etj.
Edhe psikiatri bashkėkohor Karl Gustav Jungu ka konstatuar se nė koncepcionin e psikanalizės, ngjyrat shpalosin funksionet themelore psikike tė njeriut.

Nė vazhdim do ta paraqesim domethėnien simbolike tė gjashtė ngjyrave mė tė rėndėsishme qė konsiderohen si bazė e formimit tė shumė nuancave tjera kolorite:

NGJYRA E BARDHĖ - Edhe pse nė Kinė dhe Japoni ngjyra e bardhė simbolizon zinė dhe vdekjen, ajo nė besimet e popujve tjerė tė botės, ka domethėnien ngjyrės sė dritės. Ėshtė ngjyrė qė simbolizon pastėrtinė dhe kthjelltėsinė, gjendje humori, festėn, gėzimin dhe harenė, pafajėsinė dhe virgjėrinė femėrore, sinqeritetin etj. Por, tek disa popuj ekziston besėtytnia qė prania e disa llojeve tė luleve tė bardha nė shtėpi nuk sjellin fat.

NGJYRA E ZEZĖ - Zakonisht ėshtė negative dhe ka tė bėjė me: terrin, vdekjen, varfėrinė, kobin, kaosin... Ngjyra e zezė ėshtė ngjyra e sotonės, e djajve, shtrigave dhe e demonėve. Gjithmonė kjo ngjyrė shprehet si manifestim i sė keqes. Nė letrat e fatit Tarot, ka domethėnien e vdekjes.
Tek shumė popuj besohet se vezėt e zeza kanė fuqi magjike, ndėrsa pula me ngjyrė tė zezė parathonė varfėrinė. Nėse buqetėn e luleve e lidhim me fjongo tė zezė, kjo parathotė vdekjen. Nė hieroglifėt egjiptiane, pėllumbi i zi ka qenė simboli i femrės, e cila gjatė tėrė jetės ka mbetur e ve. Ndėrsa, Kalorėsi i Apokalipsės (paralajmėruesi i shkatėrrimit tė botės), tregohet se kalėron nė kali tė zezė. Edhe te ne shqiptarėt besohet se, nėse ju prehet rruga nga macja e zezė, nuk do tė keni fat, ndėrsa romakėt e vjetėr ditėn e "pafat" e kanė shėnjuar me gur tė zi. Nė Bibėl thuhet se Juda qė e tradhtoi Jezusin ėshtė i mbuluar me tė zezė. Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk pėrdorej nė kontestin negativ. Ta zėmė, nėse me vete mbani dhėmbin e qenit tė zi, atėherė kurrė nuk do tė sulmoheni dhe as tė kafshoheni nga qentė tjerė. Ose, nė kulturat e pasura tradicionale tė shumė popujve, lidhja e shiritit tė zi ėshtė pėrdorur pėr largimin e zėnies sė frymės, dhimbjes sė kokės dhe dhimbjeve tė dhėmbėve.

NGJYRA E KUQE - Ngjyra e kuqe ėshtė njėra ndėr ngjyrat mė tė rėndėsishme tė simbolikės rituale okulistike. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist tė tė urtėve qė nė vete mban vulėn e shenjės sė diellit. Ėshtė ngjyrė e shpirtit tė shenjtė, e viktimizmit, zjarreve hyjnore, bukurisė, begatisė dhe dashurisė. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrė e luftės, gjakut, shqetėsimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes.
Jo vetėm kaq!
Mė tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrė e shpirtit, epshit (libidosė), e zrmės, dijenisė, menēurisė si dhe urtėsisė ezoterike. Tė gjithė magjistarėt, gjatė ritualeve tė tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrė tė kuqe. Edhe sipas mėsimeve biblike, gjatė krijimit tė njeriut tė parė (Ademit) ėshtė pėrdorur dheu i kuq. Nė Japoni, e kuqja ėshtė ngjyra e sinqeritetit dhe besnikėrisė. Atje, zakonisht, nė veshjet e tyre tradicionale, tė kuqen e bartin femrat.
Nė Romėn e lashtė, ngjyra e kuqe ka qenė ngjyrė e fisnikėve, gjeneralėve dhe shtresės elite tė patricėve.
Nė Kinė dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte tė gjitha riteve popullore e veēanėrisht atyre qė i kushtohen pranverės, fejesės dhe lindjes - pjellshmėrisė.
Pėr fėmijėt e shėndoshė, thuhet se ėshtė i kuq si gjaku. E, nėse e ėndėrron tė kuqen, do tė thotė fat nė dashuri.

NGJYRA JESHILĖ - Nė besimet e popujve qė nga lashtėsia dhe nė kohėrat e sotme, ngjyra e gjelbėr simbolizon fuqinė, besimin, ringjalljen, natyrėn, qetėsinė shpirtėrore dhe mirėqenien nė pėrgjithėsi, andaj edhe jo rastėsisht ėshtė pėrvetėsuar si ngjyra bazė e besimit mysliman. Nga ana tjetėr, ekzistojnė edhe popuj tė tjerė qė kėtė ngjyrė e konsiderojnė si tė pafat dhe ngjyrė e njerėzve tė vegjėl, "e vegjėlisė". Nė kėto besime, ajo konsiderohet se ėshtė e pafat, veēanėrisht tek tė dashuruarit kur ata me vete mbajnė eventualisht ndonjė veshje apo send qė ka kėtė ngjyrė. Nė Anglinė e vjetėr, ngjyra e jeshilėt simbolizonte pranverėn, rilindjen dhe shėndetin e mirė. Tė dhuruarit dikujt nė mėngjes ndonjė send me ngjyrė jeshile ėshtė konsideruar si fatsjellėse.


NGJYRA E KALTĖR- Kjo ngjyrė konsiderohet si ngjyra e qiellit dhe e shpirtit. Nė planin psikik, e kaltra ėshtė ngjyra e mendimeve, ndėrsa e kndėrta nė orientin e lashtė, kjo ngjyrė simbolizonte brengėn dhe dhembshurinė, ndėrsa nė besimet e disa popujve tjerė ajo shpreh sinqeritetin dhe aftėsinė kreative. Po ashtu, ėshtė shumė i pėrhapur besimi se ngjyra e kaltėr sjell fat dhe na mbron nga ndikimet negative psikike dhe shpirtrat e ligė. Tė veshėsh veshje me ngjyrė tė kaltėr nė ditėn e parė tė martesės ėshtė besuar se bashkėshortėve tė ardhshėm nė jetėn e pėrbashkėt bashkėshortore do t'iu sjellė fat, harmoni dhe lumturi. Po ashtu, duhet pėrmendur edhe njė besim qė ėshtė tejet i pėrhapur edhe nė kohėn e sotme dhe ka tė bėjė me bartjen e zinxhirit apo qafores me guralacė tė kaltėr rreth qafe, se ato na ruajnė nga gripi, ftohjet dhe inflamacionet e ndryshme.

NGJYRA E VERDHĖ - Ėshtė ngjyra e arit, dritės diellore dhe inteligjencės kreative. Nė besimet e popujve tė lindjes, kjo ngjyrė simbolizon dobėsinė dhe sėmundjen. Ndėrsa, zakonisht konsiderohet se veshjet me ngjyrė tė verdhė, nė veēanti femrave u sjellin magnetizmin, tėrheqjen, gėzimin dhe harenė. Nė marketingun bashkėkohor, ngjyra e verdhė konsiderohet si ngjyrė qė mė sė shumti e tėrheq vėmendjen e tė tjerėve, andaj edhe shumė punime publicistike pėr qėllime tė reklamimeve tė ndryshme, gjithnjė krijohen nga ngjyra e verdhė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: NGJYRAT - ndikimi i tyre ne gjendjen emocionale te njeriut!!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi