Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si tė pėrballosh sindromėn e ndėrrimit tė stinėve.

Shko poshtė

Si tė pėrballosh sindromėn e ndėrrimit tė stinėve. Empty Si tė pėrballosh sindromėn e ndėrrimit tė stinėve.

Mesazh nga Musafir Thu May 08, 2008 11:41 am

Si tė pėrballosh “sindromėn e ndėrrimit tė stinėve”

• Lodhje, vėshtirėsi pėr t’u ngritur nė mėngjes apo probleme me pagjumėsinė, vėshtirėsi pėr t’u pėrqendruar dhe irritim.


Janė tė gjitha simptoma tė “ndėrrimit tė orės diellore”. Ndonėse nuk pėrbėn problem serioz pėr shėndetin, mjekėt neurologė tėrheqin vėmendjen qė nėse problemet me gjumin zgjasin nė kohė, duhet bėrė konsultė me mjekun specialist. Nė njė intervistė pėr “Panorama” mjeku neurolog, Agron Islamaj, shpjegon, se cilėt janė kontingjenti mė i predispozuar tė shfaqin probleme, dhe si mund tė kalohet sa mė shpejt ky problem:
Doktor, ėshtė e vėrtetė qė ndėrrimi i orės shoqėrohet me ndryshime nė sferėn psikoemotive?
Ndodh qė me ardhjen e vjeshtės dhe ndėrrimin e orės, disa persona tė shfaqin probleme me humorin, gjumin, aktivitetin e tyre tė pėrditshėm intelektual. Shkaqet lidhen me faktorė tė jashtėm atmosferikė dhe orėt me dritėn qė ndikojnė nė prodhimin e njė hormoni: serotoninės. Mungesa e kėtij hormoni shfaq ndryshime nė ekuilibrin kimik, biologjik tė organizmit, qė manifestohen nė tru.
Si shfaqen kėto probleme dhe ku shfaqen mė tepėr?
Jo tė gjithė njerėzit preken nga “sindroma e ndėrrimit tė stinėve” dhe jo tė gjithė reagojnė nė tė njėjtėn mėnyrė. Mė shumė probleme shfaqin: tė moshuarit, personat e ndjeshėm dhe ankthcioz. Pėrsa i pėrket seksit, shfaqet mė tepėr te gratė, gjė qė lidhet me profilin e tyre hormonal dhe biologjik, qė i bėn mė tė ndjeshme ndaj kėtyre ndryshimeve. Ndėrsa pėrsa i pėrket simptomave janė tė ndryshme, por mė tė shpeshtat janė: probleme me gjumin, irritim, humor i keq, vėshtirėsi nė pėrqendrim, lodhje, kėputje trupore, etj.
Si mund tė kalohet lehtė ky problem?
Nė pėrgjithėsi, kėto probleme kalojnė lehtė, me pėrshtatjen e organizmit me oraret e reja. Gjithsesi rekomandohet fototerapia, ndjekja e njė higjiene tė mirė tė gjumit, respektimi i njė stili jete tė shėndetshme. Nėse kėto probleme zgjasin nė kohė, atėherė duhet konsultuar me njė mjek specialist, sepse duhet marrė njė mendim i specializuar dhe vendosur njė diagnozė pėr ta trajtuar.

Ushqyerja

Natyrisht me ardhjen e vjeshtės dhe ndėrrimin e orareve, duhet tė respektohet njė regjim ushqimor i balancuar dhe i pasur me vitamina, kripėra minerale dhe proteina. Vetėm nė kėtė mėnyrė organizmi mund tė marrė energjitė e nevojshme pėr tė pėrballuar sa mė lehtė dhe kaluar gjendjen e apatisė, qė shoqėron vjeshtėn. Rekomandohen ushqime me shumė kalori, sepse nė kėtė mėnyrė mund tė pėrballohen me mirė ndryshimet klimaterike.

STUDIMI

Llafet tė bėjnė mė inteligjent


Llafet nuk duket se janė fukarallėk, por ndihmojnė trurin, pėrmirėsojnė memorien dhe tė ndihmojnė tė japėsh maksimumin nė testet e inteligjencės. Tė paktėn ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer nga studiuesit e Universitetit tė Miēhiganit (USA). “Nga studimet tona ka rezultuar se socializimi rezulton mjaft efikas kur kryhen veprimtari mendore pėr tė pėrmirėsuar memorien dhe rendimentin intelektual”, ka shpjeguar Oscar Ybarra, psikolog i Institutit tė Kėrkimeve Sociale. Nė studim kanė marrė pjesė 3.610 persona, me moshė nga 24 deri 96 vjeē. Pjesėmarrėsve nė studim u ėshtė kėrkuar tė tregojnė se sa herė nė javė u telefononin dhe takonin miq, apo persona tė tjerė. Studiuesit kanė zbuluar njė lidhje mes frekuencės sė kontakteve sociale dhe rezultateve tė testit. Sa mė tė shoqėrueshėm qė ishin, aq mė tė aftė intelektualisht. Kjo vlente pėr tė gjithė grupmoshat, qė nga tė rinjtė e deri te tė moshuarit.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi