Grindjet tė dobishme nė njė lidhje, pa to nuk ka martesė

Shko poshtė

default Grindjet tė dobishme nė njė lidhje, pa to nuk ka martesė

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 11:47 am

Grindjet tė dobishme nė njė lidhje, pa to nuk ka martesė

Qė martesa nuk ėshtė e bazuar vetėm nė dashuri kėtė e kanė tė qartė, edhe romantikėt mė tė mėdhenj. Prej fijeve plot ngjyra e deri tek ato tė padukshmet ndėrtohet “petku martesor” dhe vetėm prej kujdesit tė dyanshėm varet ajo nėse ajo do tė vazhdojė apo do tė ndėrpritet nė mes. Njėra prej problematikave kryesore ėshtė edhe natyra e lidhjes martesore. Mė konkretisht fjala ėshtė pėr tė ashtuquajturat martesa tė stilit “Zoti i shtėpisė jam unė” apo ato tė bashkėsive tė barabarta. Nė kėtė kontekst pėrveē nė rastet e despotizmit martesor, ėshtė e natyrshme qė njėri nga partnerėt tė mbajė nė dorė frerėt dhe tė sjellė vendime me rėndėsi jetike pėr veten dhe partnerin. Nėse ėshtė fjala pėr lidhjen nė martesė tė dy personave me natyrė dominante, ai do tė funksionojė ashtu qė partnerėt pėrherė do tė tentojnė ta marrin rolin udhėheqės pėr vete, qoftė kjo nė mėnyrė direkte apo indirekte. Thėnė mė globalisht lidhja e dy personave me ambicie dominuese paraqet pothuaj se pėrherė lidhje tė keqe. Por ekzistojnė edhe persona qė nuk dėshirojnė pėr asnjė moment tė jenė dominues dhe pėrherė i ikin kėsaj, kurse nė anėn tjetėr partneri i cili pėrherė ėshtė dashur tė sjellė vendime jetike, njė ditė thjesht mund tė deklaroj se nuk dėshiron mė ta luaj atė rol dhe pėrherė tė mbaj pėrgjegjėsi. Rastet e tilla paraqiten, sidomos atėherė kur pasiviteti i partnerit tjetėr kalon nė forma tė depresionit dhe tek partneri dominues akumulohet pakėnaqėsia dhe dėshira pėr ndėrrim. E tėrė kjo manifestohet mė lėnien pas dore tė rolit qė mė herėt ka pasur nė lidhje. Nė kėso raste psikoterapia ėshtė e domosdoshme pėr tė dy partnerėt ose martesa ėshtė paraprakisht e pėrcaktuar pėr dėshtim. Me atė rast fitojmė dy persona diametralisht mė bindje tė fituara tė kundėrta, qė tė dy tė pėrvuajtur nė vetvete.


Kur nė martesė takohen dy karaktere tė njėjta
Realisht nuk ėshtė mirė qė nė lidhje tė gjenden dy persona me struktura tė njėjta tė personalitetit. Sepse lidhja e dy tipave depresivė ėshtė katastrofė e vėrtetė. Paramendoni vetėm se si njėri pėrherė ankohet se jeta nuk ėshtė e lehtė, kurse tjetri ankohet se jeta ėshtė e rėndė. Personit depresiv mė tepėr i pėrshtatet tipi histerik i cili e nxjerr prej krizės shpirtėrore. Nė anėn tjetėr, depresivi i ndihmon histerikut, qė madje vetėm pėr njėherė tė qėndroj mbi tokė, duke marrė parasysh atė se tipat e tillė e kanė zakon qė tė “fluturojnė” pėrherė diku. Variacionet dhe kombinacionet me kėtė rast janė ta pafundme dhe ėshtė e vėshtirė qė tė shpjegohen tė gjitha, por ėshtė mė se e qartė se bashkimi i dy karaktereve tė ndryshme paraqet betejėn e parė prej sė cilės mund tė varet edhe e tėrė e ardhmja e lidhjes martesore.


Grindjet nė ēift
Grindjet janė pasojė e moskuptimit, por edhe janė tė mirėpritura nė lidhje. Grindja paraqet, nė shumicėn e rasteve, njė dukuri konstruktive dhe tė mirė pėr martesėn. Kur nė lidhje nuk ka grindje, atėherė, kjo ėshtė shenjė se e tėra zhvillohet nė njė sistem autoritar, ku njėri partner i dėgjon dhe i zbaton urdhrat e tjetrit. Mė konkretisht pa grindje tė vogla dhe ndonjėherė edhe tė mėdha nuk ka martesė reale. Njė gjė e tillė thjesht ėshtė fiziologjikisht e kushtėzuar dhe nuk ėshtė mirė qė pėr gjithēka partnerėt tė kanė mendime tė njėjta.


Kur dy persona gjejnė njėri-tjetrin
Teoria e plotėsimit, pra tė qenit ēift, shpeshherė kundėrshtohet dhe nga faktet qė shumė persona mund tė kenė parė dikė dhe pėr shkak tė aftėsisė sė tij tė kujtesės, apo tė gjendjes sė tij emocionale, ai e “kyē” atė deri nė momentin nė fjalė. Tė jetė e vėrtetė? Nėse bėhet fjalė pėr ata persona “kujtesa” e tė cilėve ėshtė “shumė e mirė”, atėherė kjo teori bie. Ēfarė mund tė jenė vallė kėto ndjesi nė tė cilat personi ndihet krejtėsisht i hutuar, i shpėrqendruar, i emocionuar dhe shpesh drithėrima tė vazhdueshme pėrshkojnė trupin ndėrsa ėshtė nė pamje vizive apo nė afėrsi tė personit nė fjalė? Pėrse pikėrisht ky person dhe jo njė tjetėr qė ėshtė mė tej? Pėrse sot dhe jo njė ditė tjetėr? Pėrse nė atė moment dhe jo nė njė moment tjetėr? Pėrse nė atė vend, atė ēast, atė ditė? Astrologėt do tė thonė se yjet janė pozicionuar nė njė trajektore tė tillė qė kanė krijuar momentin ideal qė kėta dy persona tė gjenin njėri-tjetrin.


Kur zhduket xhelozia dhe dyshimi
Gjithēka ėshtė e shkruar nė yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalėt e tyre shpesh janė "tepėr tė pabindshme" pėr dikė, i cili nuk beson tek fati, nuk beson nė Zot, nuk beson nė fenomene hyjnore, apo tė pashpjegueshme. Njeriu ėshtė qenia me e "pabindur", qė duke u mbėshtetur nė kapacitetin e tij tė tė konceptuarit tė gjėrave, dyshon nė ēdo gjė qė thuhet apo shkruhet. Ndonjėherė themi "Pėrse duhet tė besoj nė teorira tė tilla, pėrse duhet tė mendoj se pėr mua qenka e shkruar qė do tė lidhem me dikė dhe qė ai/ajo plotėson boshllėkun tim?" Pyetje kjo qė e gjen pėrgjigjen nė gjithsecilin prej jush. Jam e lumtur, mund tė thotė dikush, kam gjetur personin ideal pėr mua, kam gjetur zemrėn apo shpirtin tim, jam pranė partnerit tė jetės. Po nėse ėshtė kjo gjė e vėrtetė, nėse vėrtet ke gjetur shpirtin tėnd binjak, atėherė pėrse gjithė ai dyshim nė zemrėn e tuaj? Nė momentin e pėrputhjes me partnerin e duhur ēdo ndjenjė e tillė zhduket.


“Tė dua” deri tek “Po tė lė”
Qė nga “tė dua” deri te “po tė lė”, gjithēka ėshtė thėnė me vetėm 200 fraza. Nė fillim tė viteve 1900, zbulimi i pavullnetshėm nga ana e Sigmund Freud nxori nė plan tė parė dashurinė seksuale. Nėse nervat shkaktoheshin nga tėrheqja seksuale apo ndjenja kalimtare, pėr t‘i shėruar ato duhej tė ēliroheshin nga ēdo lloj tabuje. Ėshtė pak a shumė si nė librin “I dashuri i Lady Chatterley”, i shkrimtarit anglez David H. Laurence (1885-1930), i publikuar nė Firence nė vitin 1928 dhe nė vitin 1960 edhe nė Angli. Historia ėshtė shumė e thjeshtė: Costance Chatterley ka njė histori seksuale me ndihmėsgjahtarin e bashkėshortit tė saj. Pas shpėrthimit tė kėnaqėsisė dhe njė gjuhe eksplicite ėshtė dhe sulmi i shoqėrisė hipokrite e tė paramenduar pėr institucionin e martesės.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Grindjet tė dobishme nė njė lidhje, pa to nuk ka martesė

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 11:49 am

Duajuni te perballoni c'do gje,
normal asnjeri nuk eshte perfekt ne kete bote.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi