Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa kėshilla tė ekspertėve pėr tė shmangur stresin

Shko poshtė

Disa kėshilla tė ekspertėve pėr tė shmangur stresin Empty Disa kėshilla tė ekspertėve pėr tė shmangur stresin

Mesazh nga Musafir Thu May 08, 2008 11:57 am

Disa kėshilla tė ekspertėve pėr tė shmangur stresin

Fillimi i javės mund t’iu gjejė tė lodhur e tė stresuar. Ideja qė do tė riktheheni mes rrėmujės sė zyrės, zhurmave dhe urdhrave, ju bėn qė tė mbuloheni dhe tė mos dėshironi asgjė mė shumė se ngrohtėsinė e shtratit tuaj. E rėndėsishme ėshtė qė tė shmangni stresin dhe tė ndiqni disa kėshilla tė ekspertėve. Rregulli kryesor ėshtė tė evitoni parregullsinė nė tavolinėn tuaj tė punės. E dobishme do tė ishte tė kishit gjithmonė diēka tė kuqe, ngjyrė e energjisė. Sė dyti ėshtė mirė qė tė shkėputeni ēdo njė orė pesė minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojė qė tė rinisni gjithēka me mė shumė energji. Ndiqni disa rregulla shumė tė thjeshta pėr tė luftuar atė qė ekspertėt kanė filluar ta klasifikojnė si njė sindromė tė vėrtetė. Dhe shfaqja e stresit mund tė sjellė edhe probleme tė tjera shėndetėsore dhe psikologjike.


Simptomat dhe shkaktarėt

Simptomat janė disa duke filluar nga dhimbja e kokės, dhimbja e mesit, nė lodhje kronike dhe pėr shumicėn vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarėt janė tė shumtė, duke filluar qė nga gjendja psikologjike, punė e rėndė deri te marrėdhėniet e tendosura me kolegėt. Ekspertėt japin disa kėshilla.
1- Kujdesuni pėr zyrėn apo pėr vendin e punės si pėr dhomėn tuaj tė gjumit. Tė dobishme do tė ishin vazot me lule ngjyrė tė kuqe, e cila ėshtė shumė energjike.
2- Krijoni marrėdhėnie tė mira me kolegėt dhe me shefat. Mundohuni tė flisni ngadalė dhe mė pak, nė tė kundėrt do tė krijoni shumė antipati nė ambientin e punės.
3- Mėsoni artin e “shkėputjes”: t’i lejosh vetes pesė minuta pushim pas ēdo njė ore pune, kjo do t’ju ndihmojė shumė qė tė rifreskoni trurin dhe tė rinisni punėn me mė shumė energji. Tė bėsh njė shėtitje, njė telefonatė ndonjė shoku apo shoqeje, tė dėgjoni pak muzikė etj. Dobia e pushimit mes punės ėshtė vėrtetuar nga shumė studime nė kėtė fushė.
4- Mėsohuni tė thoni Jo, nuk bėhet fjalė qė tė refuzoni tė punoni, por nėse keni shumė punė, duhet tė vendosni se cilat gjėra janė primare.
5- Duhet tė lėvizni shumė shpesh, nė mėnyrė qė tė mos rrini pėr shumė kohė nė tė njėjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bėni pak sport, shtrini qafėn, kėmbėt dhe pas punės mėsohuni tė dilni dhe tė argėtoheni me aktivitete qė pėrfshijnė edhe fizikun.
6- Mėsoni tė qeshni dhe tė bėni shaka nė punė. Tregoni ndonjė barcaletė, dėrgoni dhe merrni e-mail nga shokėt tuaj.
7- Duhet tė mendoheni pėrpara se tė thoni diēka tė rėndėsishme qė mund tė ofendojė njė nga kolegėt tuaj. Kur ndodheni nė situatė tė sikletshme, arma mė e mirė ėshtė heshtja.
8- Nėse nuk keni njė lloj veshjeje tė pėrcaktuar nga vendi i punės, tė veshėsh rroba tė rehatshme do t’ju ndihmonte shumė. Nuk ėshtė e thėnė qė tė rrini tėrė kohės tė krekosur, apo dhe nė majė tė takave, kjo do t’ju shkaktonte shumė siklete.
9- Gjatė punės tuaj mundohuni tė bėni dhe ndonjė punė tė lehtė fizike, kjo do t’ju ndihmojė qė tė mbani trupin tuaj nė formė.
10- Mbani gjithnjė njė krem pėr duart, pėr tė bėrė njė masazh tė thjeshtė. Do tė shikoni se do tė ndjeheni shumė mė tė lehtėsuar.

Disa kėshilla tė ekspertėve pėr tė shmangur stresin nė punė

1- Kujdesuni pėr zyrėn apo pėr vendin e punės
2- Krijoni marrėdhėnie tė mira me kolegėt dhe me shefat
3- Lejoji vetes pesė minuta pushim pas ēdo njė ore pune
4- Vendosni se cilat gjėra janė primare nė punė
5- Mos rrini pėr shumė kohė nė tė njėjtin pozicion
6- Mėsoni tė qeshni dhe tė bėni shaka nė punė
7- Vishni rroba tė rehatshme dhe tė pėrshtatshme
8- Mbani gjithnjė njė krem pėr duart

Migrena, sėmundja neurologjike mė e pėrhapur

Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia genetike dhe faktorė tė tjerė socialė kanė njė ndikim tė rėndėsishėm. Kryesisht preken moshat 20 deri nė 50 vjeē, veēanėrisht femrat. Tė rinjtė, vajzat dhe djemtė ndikohen nga shumė simptoma paralajmėruese deri nė kėtė moshė. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena pėr shkak tė ndryshimeve hormonale Femrat janė veēanėrisht tė prekura gjatė ditėve tė paraardhjes sė menstruacioneve si dhe gjatė tre muajve tė parė tė shtatzėnisė apo menopauzės. Nuk ka njė kurė tė pėrcaktuar por vendoset njė trajtim mjekėsor qė ndihmon.

Lodhja dhe stresi shkak pėr pagjumėsi

Pagjumėsia fillon nga mendimet e tepėrta pėr tė nesėrmen, probleme, mosfunksionimi nė punė, lodhje, dobėsi, depresion etj., dhe kjo mėnyrė e vazhdueshme e tė menduarit shkakton ērregullimet e gjumit. Si pasojė e kėtyre trysnive, personi fillon tė obsesojė mbas gjumit deri sa kthehet nė njė pamundėsi, ankth dhe se fundi nė njė fobi. Nga ana e tyre ērregullimet e gjumit pėrfshijnė disomnite dhe parasomnite. Nė disomnite, siē janė insomnia (pagjumėsia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore ėshtė ērregullimi i sasisė dhe cilėsisė sė gjumit tė bėrė. Nė parasomnitė, siē janė tmerrimi nė gjumė, urinimi nė shtrat dhe tė ecurit nė gjumė, simptoma kryesore ėshtė njė ngjarje e pazakontė qė ērregullon gjumin. Prandaj kėshilla e parė ėshtė tė relaksoheni dhe tė jeni tė qetė.

Aktiviteti fizik menaxhues i stresit

Aktiviteti i rregullt fizik ėshtė njė nga teknikat mė efektive tė menaxhimit tė stresit. Nė njė rast tjetėr shkruaj diēka qė tė bėn tė rrėfesh tė fshehtat e tua. Janė veprime normale pėr tė qenė pastaj i qetė. Kjo mund t’iu ndihmojė tė relaksoheni. Punėt vullnetare nė shėrbim tė tė tjerėve do ju ndihmojnė tė dobėsoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku pėrfshihen, ushtrime pėr frymėmarrjen, ushtrime pėr qetėsimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janė edhe disa aktivitete qė njihen pak, si tė mėsosh si tė qetėsosh trupin tėnd pėrmes vetėhipnotizimit, tė meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dėgjo muzikė qetėsuese dhe shoqėrohu me njerėz qė dinė tė bėjnė humor. E rėndėsishme ėshtė tė reduktoni sasinė e stresit nė jetėn tuaj.

Stresi godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut

Stresi mund tė ketė njė ndikim serioz nė shėndetin tuaj, sidomos nėse ai bėhet kronik. Ai godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atė imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrėsh, ankth e vėshtirėsi nė tė kuptuar. Tė gjitha kėto shkaktojnė probleme tė dobėsimit tė arterieve tė gjakut, diabetit, astmės, probleme nė marrėdhėniet me njerėzit dhe sjellje e vakėt nė shkollė apo punė. Kur ju jeni tė stresuar, trupi juaj ēliron hormone qė shpeshtojnė frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės, dhe japin njė vėrshim energjish. I gjithė trupi pėrgatitet tė pėrballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta pėr luftė”, reagimi nė gjendje stresi. Ky reagim nė fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet nė gjendjen e tij normale.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi