EDHE NJĖ PATURPĖSI E CARLA DEL PONTE!

Shko poshtė

default EDHE NJĖ PATURPĖSI E CARLA DEL PONTE!

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 7:51 pm

Nė fokus



EDHE NJĖ PATURPĖSI E CARLA DEL PONTE!



Shkruan: Sejdi VESELI

Prishtinė, 08. 05. 2008



Edhe pėr popullin shqiptar, emri Carla del Ponte apo siē quhej ndryshe edhe Zonja e "hekurt"e Evropės demokratike, u bė i njohur, qė prej kohės kur u publikua lajmi, se nga OKB ishte ngarkuar me njė detyrė me pėrgjegjėsi tė madhe, Prokurore Kryesore e Gjykatės Ndėrkombėtare, me seli nė Hagė. Detyra kryesore kėsaj zonje ishte, organizimi i punėve operative pėr hulumtimin e krimeve tė luftės, mbledhja e fakteve tė nevojshme dhe tė qėndrueshme pėr ngritjen e aktakuzave kundėr urdhėruesve dhe kryerėsit e tyre. Kompetencat e saj shtriheshin nė terė territorin e ish RSFJ-sė ku ishin zhvilluar luftime, tė cilat nga analistėt ushtarak konsiderohen me tė drejtė, si nga mė tė pėrgjakshmet nė truallin e Evropės, pas Luftės sė Dytė Botėrore.



Popujt tė cilėt ishin larė nė gjak, djegė e pėrvėluar nga ushtria, policia dhe paramilitarėt serbo-ēetnik, shpresonin se mė nė fund drejtėsia ndėrkombėtare, do tė zbulonte kriminelėt gjakatar dhe nė pėrputhje me peshėn e veprave tė tyre barbare edhe do t’i dėnonte. Por, me kalimin e kohės, veprimet e "pamatura" dhe nė vazhdimėsi tė zonjės kolerike Carla del Ponte, ndikuan qė ky inkurajim tė zėvendėsohej gradualisht me dyshime tė bazuara, se kjo farė prokurore, s`ėshtė ajo qė shpresohej, por njė vallėzuese besnike e kompozimeve tė disa qarqeve tradicionalisht proserbe.



Shqiptarėt (pėrjashtuar disa mjeranė tė vetėquajtur, herė pacifistė e herė kozmopolitė), i brente dyshimi se nga vizitat e shpeshta tė kėsaj zonje nė Beograd, do tė pjellė ndonjė prapėsi alla serbo-sllave.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: EDHE NJĖ PATURPĖSI E CARLA DEL PONTE!

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 7:51 pm

Kėshtu dhe ndodhi.

Me urdhėresė tė Prokurorisė sė Tribunalit tė Hagės u arrestuan ish drejtues tė UĒK-sė, tė akuzuar pėr krime (tė pabėra) tė luftės, nė bazė tė njė akti tė firmosur nga Carla del Ponte, tė sajuar nė bazė tė kėrkesave dhe tė "dėshmive" tė atyre qė vėrtet ushtruan gjenocid ndaj popullatės civile shqiptare dhe tė disa tradhtarėve tė paguar shqipfolės. Kėto arrestime tė atdhetarėve tė dėshmuar, ish pjesėtarė tė Famėmadhes Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, ishte dėshmia mė eklatante se dyshimi i shqiptarėve ishte i bazuar. Nga Prokuroria e Tribunalit tė Hagės e drejtuar nga kjo e pėrzgjedhur nga “drejtėsia” ndėrkombėtare u arrestuan shumė ēlirimtar kroatė, boshnjakė dhe shqiptar, tė akuzuar pėr krime lufte, ndėrsa himlerat, gebelsat, mengelat, hitlerjungashėt dhe gjovanifashistėt serbo-ēetnik, shėtisnin dhe vazhdojnė tė shėtisin lirshėm, si dhe tė shfrytėzojnė pa u penguar nga askush, pasurinė pėrrallore tė plaēkitur, nga viktimat e tyre.



Sipas praktikės qė u ndoq nga institucioni i drejtuar nga Kryeprokurorja Carla Del Ponte, pa u kundėrshtuar as edhe njėherė nga ata qė e emėruan nė kėtė post, qenka dashtė qė edhe nga kolegėt e saj tė mė hershėm, ata tė Gjyqit tė Nyrenbergut, tė arrestoheshin edhe pjesėtarėt e koalicionit antifashist, nė krye me Stalinin, Ruzveltin dhe Ēerqillin, tė akuzuar sepse gjatė drejtimit tė njė lufte titanike pėr shpėtimin e njerėzimit nga terrori nazi-fashist paskan bėrė krime lufte.



Sipas kėsaj praktike, kolegėt e kėsaj “zonje”, prokuroret e Gjyqit tė Nyrenbergut, paskan bėrė “gabim” njerėzor dhe profesional, qė nuk arrestuan dhe dėnuan mbrojtėsit e Londrės, Parisit, Varshavės, Moskės, Stalingradit, Athinės, Tiranės..., ashtu akuzohen dhe dėnohen sot nga Tribunali i Hagės, shumė nga mbrojtėsit e Vukovarit, Sarajevės, Mostarit, Srebrenicės, Prekazit, Likoshanit, Junikut, Smolicės, Krushės sė Vogėl, Llapushnikut, Llapit dhe Gollakut, ndėrsa ata qė i lanė kėto vendbanime me gjakun e banorėve tė tyre dhe qė i dogjėn nė flakė, shėtisin lirshėm, bile edhe tė pėrcjellur nga policia e UNMIK-ut dhe KFOR-it.



Para do ditėsh kjo plakė italo-zvicerane, nė bashkėpunim me ish gazetarin (me prejardhje sllave) e Njujork Tajmsit, Chack Sudetic ( sllavisht Sudetiq), nxori nė shitje njė libėr, tė titulluar italisht “La Caccia”- nė shqip “Gjuetia” dhe tė botuar nga shtėpia botuese italiane, Feltrinelli. Ndėrsa, versioni nė anglisht i kėtij, libri pritet tė del nė shitje nė fillim tė vitit 2009.



Ky libėr pėr nga pėrmbajtja nuk mund tė cilėsohet ndryshe pos si njė pamflet politik, si pjesė pėrbėrėse e propagandės kundrashqiptare tė shovinizmit agresiv serbomadh. Mjerisht, ambasadorja aktuale nė Argjentinė, e njė shteti mik tė Kosovės, duke u shėrbye me rrena tė formėsuara nė libėr, fyen shumė rėndė pjesėtarėt e UĒK-sė, invalidėt e luftės, viktimat civile, jetimėt e dėshmorėve dhe martirėve, nėnėloket shqiptare tė cilave para syve tė tyre tė pėrlotur, nga vandalėt serbo-ēetnik dhe mercenarėt rusė, ju masakruan burrat, fėmijėt dhe nipėrit e tyre, mijėra femra shqiptare (shumica tė mitura) tė cilat pėrjetuan tmerret e pėrdhunimeve serike nga vandalėt serbo-ēetnik dhe aleatėt e tyre rusė, rumunė, belorusė...qindra mijė shqiptar tė cilėt u dėbuan dhunshėm nga vatrat e tyre.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: EDHE NJĖ PATURPĖSI E CARLA DEL PONTE!

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 7:52 pm



Kjo nuk ishte ndonjė befasi, sepse nga ekzekutorja zellshme e planeve kundra shqiptare, gjithēka mund tė pritet, sepse, punėt e tilla edhe paguhen mirė. Mund tė dyshohet, se kjo zonjė, si pasojė e ndryshimeve hormonale tė zakonshme pėr moshėn e saj, ka pėsuar edhe ndryshime tė pakthyeshme shpirtėrore, andaj edhe nuk mund tė pajtohet me dėshtimet jetėsore nė pėrgjithėsi dhe ato profesionale nė veēanti. Ajo tanimė e bindur, se dėshtuan turpshėm tė gjitha ato pėrpjekje e saj pėr ta paraqitur Ushtrinė Ēlirimtare, si njė bandė terroriste dhe kriminale, pėr ēka ishte zotuar para Kreut serbomadh tė Beogradit, me siguri ėshtė goditur rėndė nga pasojat e dėshpėrimit tė thellė. Andaj edhe lėshohet nė kėtė aventurė tė turpshme, duke publikuar njė shpifje kaq ofenduese ndaj shqiptarėve nė tėrėsi, epilogu i tė cilės do ta shumėzojė me zero terė karrierėn e saj.



Padyshim edhe kjo paturpėsi e Carla Del Ponte, ėshtė cytur dhe mbėshtetet nga Kreu serbomadh i Beogradit dhe nga qarqe evropiane tradicionalisht prosllave dhe Rusia, me shpresė se edhe kjo shpifje akuzuese ndaj shqiptarėve, do tė shfrytėzohej prej tyre si “argument” nė pazarllėqet rreth tė ardhmes sė Kosovės, ashtu siē u shfrytėzuan ato tė mėparmet nga Marti Ahtisari, pėr hartimin e Pakos sė tij, shumė tė dėmshme pėr interesat e ligjshme tė shqiptarėve. Pėr zbėrthimin dhe vlerėsimin e kėsaj akuze kaq tė rėndė, mjafton qė t’i referohemi logjikės sė shėndosh, natyrisht pa paragjykime dhe do tė vėrejmė, se diēka nuk ėshtė nė rregull me ata qė e bėjnė atė. Sepse tė akuzosh njė popull tė tėrė, si terrorist ėshtė njė akt i dėnueshėm. Diēka tė tillė, ka mund tė prodhoj vetėm mendėsia fashiste dhe raciste.



Njė akuzė e tillė mund tė besohet vetėm nga krimineli, i cili nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė dallimin e rrėnjėsor tė mendėsisė sė tij, nga normat etike dhe morale tė njerėzimit.

Sė pari, shqiptarėt gjatė historisė sė tyre mija vjeēare nuk kanė bėrė kurrė njė veprim tė tillė. Jo pse shumė herė gjatė historisė nuk kanė pas njė mundėsi tė tillė dhe pse janė qyqarė, por, sepse sipas kodeve tė tyre morale dhe zakonore, tė kultivuara me fanatizėm brez pas brezi, sidomos krimi ndaj njerėzimit ėshtė i dėnueshėm, bile edhe tė mendohet.

Sė dyti, ky popull i lashtė, i dėshmuar pėr trimėri dhe sjellje tė njerėzishme, po tė kishte dashtė tė bėj njė vepėr tė tillė kaq tė turpshme, ai ka pas mundėsi e mundėsi qė ta bėj, para se tė invadohej vendi i tij, nga forcat paqėsore tė aleancės mė tė fuqishme ushtarake tė kohės! Por, tė supozojmė, se nėse vėrtetė, qenka krye nga shqiptarėt njė krim kaq monstruoz ndaj civilėt minoritar serb e malazias, kjo paska pas ndodhur para hundėve tė forcave tė KFOR-it dhe policisė sė UNMIK-ut. Atėherė edhe kjo “pėrgjegjėsi”, nuk mund t’u adresohet vetėm shqiptarėve, sepse ajo “qenka” e pėrbashkėt me forcat e KFOR-it dhe UNPOL-it, sepse nė bazė tė Marrėveshjes sė Kumanovės dhe Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė, dihen pėrgjegjėsit e kėtyre forcave, sepse ato janė tė definuara shumė qartė.



Njėri prej qėllimeve tė kėsaj vepre tė ligė tė kėsaj pėrfaqėsueseje tė “kremės” sė “drejtėsisė” ndėrkombėtare ėshtė bindja e opinionit botėror, se gjoja ajo paska pasur fakte, se pjesėtarėt e UĒK-sė paskan pas njė qendėr nė fshatin Gurrės nė rrethin e Matit, nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, ku i “paskan” dėrguar 300 minoritar serbė tė kidnapuar, ku pasi ju merrnin organet vitale i vrisnin. Se gjoja kėto organe i shisnin nevojtarėve nėpėr Evropė.

Po tė ishte kėshtu, akuzė shumė e rėndė kjo!

Por, realiteti qėndron ndryshe!


Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: EDHE NJĖ PATURPĖSI E CARLA DEL PONTE!

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 7:53 pm

Kėtė e dėshmojnė:

1.Ish bashkėpunėtorja e Carla del Ponte, Florence Harman, pėr gazetėn zvicerane Le Temps, nė lidhje me akuzat shumė fyese ndaj shqiptarėve, ne mes tjerash deklaron, se ato janė “... tė papėrgjegjshme dhe jodinitoze...ka prezantuar gjėra mbi tė cilat ishte e pamundshme qė me prova tė krijoheshin faktet... se mbajtja e organeve nė temperaturė pėrkatėse dhe "mungesa e kapaciteteve adekuate sanitare e bėnė kėtė praktikė ekstremisht tė vėshtirė”

2.Ndėrkohė “as Prokurorėt e Tribunalit tė Hagės pėr Krime tė Luftės nuk kanė gjetur prova se shqiptarėt e Kosovės kanė trafikuar organet e serbėve gjatė Luftės nė Kosovė”, “Zyra e prokurorit dhe Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė kanė zhvilluar hetime preliminare dhe kanė vizituar terrenin nė veri tė Shqipėrisė, qė ndėrlidhet me akuzat”, tha zonja Kavran dhe shtoi se “pėrkundėr kėtyre pėrpjekjeve zyra e prokurorit nuk mundi t’i provojė akuzat e tilla dhe nuk ka bazė pėr vazhdim tė mėtejmė sa i pėrket juridiksionit tonė”, tha me 22 prill 2008, zėdhėnėsja Olga Kavran. (hermesnews 22 Prill 2008)

3. Ministria e Jashtme e Zvicrės ka vendosur tė ndaloi promovimin e librit “Gjuetia - unė dhe kriminelėt e luftės” shkruar nga ish-prokurorja e Gjykatės pėr krime tė luftės nė ish-Jugosllavi (ICTY), Carla del Ponte.

4.Kjo shpifje e kėsaj plake nxjerr nė shesh edhe injorancėn e saj, sepse sot edhe pėr njė njeri me arsimim fillor ėshtė e njohur se pėr veprime tilla, ēfarė i adreson nė adresė tė UĒK dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi, duhen ekspert kulminant tė lėmive tė ndryshme mjekėsore, ambient dhe pajisje supermoderrne, si dhe mjete tė transportit tė shpejtė ajror. Kėto nuk i posedonin atėherė dhe as qė i posedojnė sot!



Pėrveē kėsaj, vendi ku shpifė Carla del Ponte, se gjoja qenkan krye kėto krime monstruoze, ėshtė njė pjesė ndėr mė tė pazhvilluarat e territorit, jo vetėm tė Krahinės sė Matit, por tė Republikės sė Shqipėrisė. Andaj kur merret kjo parasysh, shpifjet e kėsaj plake idhnake, mund tė kualifikohen edhe si produkt i sallatės sė tė menduarit!

“Zonja” del Ponte, edhe pse njihet si finoke e madhe, kėsaj radhe i ka bėrė hesapet keq. Me siguri, ajo ka menduar se duke akuzuar kaq rėnd UĒK-nė, pra shqiptarėt nė pėrgjithėsi, do tė mbulojė krimet e vėllezėrve tė saj shpirtėror serbo-ēetnik. Por, si duket nuk e ka menduar fare, se me kėtė diarre tė saj po pranon dėshtimin e saj, me siguri tė qėllimshėm, sepse ajo ka qenė obliguar, qė me pėrpjekjet e saj tė paanshme tė hetoj dhe zbuloj kriminelėt e luftės, tė cilėsdo anė qofshin ata.



Nga vetė fakti se ka qenė e obliguar tė organizojė hetime e hetime pėr t’i zbuluar autorėt e kėtyre krimeve kaq tė rėnda, ky pamflet mund tė merret lirisht si akuzė ndaj saj. Kėtė duhet ta ketė parasysh “drejtėsia” ndėrkombėtare dhe nėse nuk qėndron prapa saj, ajo duhet ta prangosė kėtė “zonjė” dhe ta nxjerrė para drejtėsisė, nėn akuzėn: pėr shpifje dhe fyerje tė rėndė ndaj popullit shqiptar, i cili ishte viktimė e krimeve mė monstruoze. Nėse pėr asgjė tjetėr, kjo “zonjė” duhet tė nxirret dhe tė pėrgjigjet para drejtėsisė pėr mosveprimin e saj, pėr tė zbuluar dhe nxjerr para drejtėsisė kriminelėt e vėrtetė, ata qė kidnapuan, internuan dhe torturuan deri nė vdekje disa mijė shqiptarė, pa dallim moshe dhe gjinie.



Dihet botėrisht, se civilėt shqiptarė tė tė gjitha moshave dhe gjinive, tė cilėt kidnapuan nga vandalėt serbo-ēetnik dhe pasi u torturuan barbarisht, u pėrzgjodhėn disa mijėra prej tyre dhe u internuan nėpėr auschvitz-at, anė e kėnd Serbosllavisė, e qė pėr tė cilėt edhe sot pas dhjetė vjetėsh nuk dihet gjė zyrtarisht. Andaj, po tė ishte nė nivel tė detyrės, po tė ishte e paanshme dhe po mos tė ishte pro-sllave, ne vend se ta bėnte edhe kėtė paturpėsi tė radhės, kaq fyese ndaj shqiptarėve, ajo do tė kishte zhvilluar hetimet e plota, pėr tė zbuluar se ēfarė ndodhi me shqiptarėt e kidnapuar nga forcat serbo-ēetnike.



Ka qenė nė mandatin e Carla Del Ponte, qė tė organizojė tė gjitha veprimet e nevojshme, pėr t’i zbuluar dhe pėr t’i nxjerrė para drejtėsisė, tė gjithė ata qė urdhėruan kėto kidnapime, si dhe ata qė i ekzekutuan ato. Ka qenė nė pėrgjegjėsinė e saj, qė tė zbulojė vendet ku u internuan kėta civil shqiptar, ēfarė torturave iu ekspozuan nga neogestapo-ja ēetnike dhe mos iu ekspozuan pėr sė gjalli edhe eksperimenteve tė ndryshme nga neomengelat e medicinės ushtarake tė ultrashovenizmit serbomadh; mos kėtyre viktimave u nxirrej gjaku, sikurse mė parė kroatėve dhe boshnjakėve tė internuar, pėr plotėsimin e nevojave emergjente tė transfuzionit, nėpėr spitalet serbe nė pėrgjithėsi dhe ato ushtarake nė veēanti dhe mos me organet vitale tė kėtyre robėrve tė luftės bėhej tregti shumė profitabile, me rrjetėn kriminale tė trafikantėve ndėrkombėtar me kėtė “mall” tė ndaluar, pėr ēka edhe mund tė dyshohet me bazė.



Ky dyshim mund tė bazohet, nė sjelljet dhe barbaritė e shumta tė forcave militare dhe paramilitare serbo-ēetnike gjatė luftės, sidomos ndaj boshnjakėve dhe shqiptarėve, si nė tė kaluarėn ashtu dhe nė luftėn e fundit, si p.sh. copėtimi me motosharrė tė prindit para fėmijėve tė mitur, dhunimet e vajzave tė mitura para prindėrve, djegėja e njerėzve tė pambrojtur nėpėr shtėpitė e tyre, mbushja e autofrigoriferėve me shqiptar nė Kosovė dhe fundosja e tyre nė liqenet e Serbisė dhe nė Danubi...Kėtė dyshim e pėrforcojnė edhe veprime tjera tė Beogradit zyrtar, si p.sh. dorėzimi i tė mbeturave nga trupat e viktimave, vetėm pas putrefikimit dhe denatyralizimit tė plotė tė tyre ( kur u ka mbetur vetėm skeleti, edhe ai i gjymtuar), pa u krye veprimet e nevojshme laboratorike pėr pėrcaktimin e identitetit tė tyre, ku pėr pasojė shumė familje shqiptare i varrosen mbetje tjera, tė mashtruara se po i varrosnin mbetjet e tė afėrmve tė tyre. S’ka si tė mendohet ndryshe, ky marifet nga zyrtarėt ultrashovenist serbijan, me siguri nuk bėhet nga mosdija e tyre, por pėrkundrazi, me qėllim tė mbulimit tė krimeve tė tyre tė cilat u ushtruan ndaj viktimave, nga neomengelat serbo-ēetnike tė cilat drejtoheshin prej tyre.


Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: EDHE NJĖ PATURPĖSI E CARLA DEL PONTE!

Mesazh nga bledikorcari prej Thu May 08, 2008 7:57 pm

znj:karla del ponte abuzoi me besimin dhe dashamiresine qe i treguan asaj shqiptaret dhe mbasi mbaroi punen e saj si gjykatese e gjyqit nderkombetar e nxori librin,nqse i kishte faktet pse si nxirte me pare faktet dhe te kerkonte gjykimin e fjatoreve sipas saj.kjo eshte absurde
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : EDHE NJĖ PATURPĖSI E CARLA DEL PONTE! N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: EDHE NJĖ PATURPĖSI E CARLA DEL PONTE!

Mesazh nga Musafir prej Thu May 08, 2008 8:30 pm

Kushedi a ka shkruar ajo ndonjė fjali. Gjithė libri i saj ėshtė shkruar nga ekipe serbe!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: EDHE NJĖ PATURPĖSI E CARLA DEL PONTE!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi