Maqedoni: Muzeu i lirise, 123 vjet sakrifice dhe histori

Shko poshtė

default Maqedoni: Muzeu i lirise, 123 vjet sakrifice dhe histori

Mesazh nga Musafir prej Fri May 09, 2008 5:41 am

06.05.2008
nga Laura Papraniku
Historia e lavdishme e shqiptarėve, sakrifica e tyre pėr liri si dhe synimi pėr t’i ekspozuar opinionit historinė liridashėse, nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri tė UĒ. Kombėtare (2001), janė bashkuar nė njė vend.

Ėshtė pikėrisht shtėpia e Jashar bej Kumbarės, prefektit tė parė tė qytetit tė Shkupit qė tani e tutje do tė mbajė emrin “Muzeu i lirisė”. Fillimi i punėve pėr rikonstruimin e Muzeut, tė hėnėn mė 5 Maj, pra nė Ditėn e dėshmorėve tė kombit, pa dyshim se i jep njė theks tė veēantė kėtij projekti, qė financohet nga Komuna e Ēairit. Kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti, ka falėnderuar kryetarin e Ēairit, pėr kujdesin dhe angazhimin qė ka treguar. “Ky muze do tė nderojė gjithė historinė dhe sakrificat e brezave tė tėrė, nė luftėn pėr liri, barazi dhe drejtėsi”, u shpreh Ahmeti. Nė kėtė datė tė rėndėsishme kur po shėnojmė Ditėn e dėshmorėve, pohoi mė tej ai, po shėnojmė edhe fillimin e punėve pėr ndėrtimin e Muzeut tė lirisė, duke filluar qė nga Lidhja e Prizrenit e deri te historia mė e re e ndryshimeve tė shqiptarėve tė Maqedonisė, pra deri te Lufta e vitit 2001. Themelimi i kėtij muzeu, ishte njė prej premtimeve tė BDI-sė, tė zgjedhjeve tė kaluara parlamentare, ndėrsa u iniciua si kėrkesė e Shoqatės sė historianėve Shqiptarė dhe LQ “Zgjohu” pėr tė shpėtuar prej shkatėrrimit shtėpinė e Kumbarajve, njėrės prej familjes me virtyte tė larta patriotike tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Nga gjiri i saj, mjafton tė pėrmendim se dolėn prefekti i parė i Shkupit, Jashar beu, delegati i Kongresit tė Manastirit, Emin beu, apo edhe para tyre Imeri dhe motra e tij (tė cilės historiografia shqiptare i ka pėr borxh t’ia zbulojė emrin, pasi ka financuar kryengritjen e Dervish Carės (1844)). Historiani Skėnder Asani, pohon se ka dokumente qė tregojnė se kjo burrneshė ishte nga derė e Kumbarave tė Shkupit.“Dy djemtė e saj, Havzi dhe Adurahman pashėn, sulltani i preu nė besė. I thirri, nė Stamboll, gjoja pėr konsultime, mirėpo i helmoi”, thotė Asani, sipas tė cilit edhe shkrirja e gjithė pasurisė sė saj pėr tė financuar kryengritjen e Dervish Carės ėshtė e motivuar nga pezmatimi dhe dėshira pėr t’ju hakmerr Portės sė lartė. Mirėpo, tradita e lindjes sė pinjollėve nga dera e Kumbarave, nuk u ndėrpre, as kėtu e as nė vitin 1962 kur vdiq Emin beu. Dhjetė vite mė vonė, mbesa e tij, Olivera do tė bėhet mbėshtetja akademike pėr themelimin e Katedrės sė Gjuhės dhe Letėrsisė Shqiptare, nė Shkup, duke pranuar t’i mbajė tri lėndė, pėr tė cilėt kishte mungesė tė kuadrove me tituj shkencor

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi