Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ylli I Pashuar Bajram Bahtiri

Shko poshtė

Ylli I Pashuar Bajram Bahtiri Empty Ylli I Pashuar Bajram Bahtiri

Mesazh nga Musafir Fri May 09, 2008 4:24 pm

Me rastin e 24 vjetorit tė rėnjes sė dėshmorit Bajram Bahtir

YLLI I PASHUAR BAJRAM BAHTIRI

Foto: Bajram Bahtiri 1961 – 1984


· “Biro, Nėna ka pritur qė tė pėrcjell dhėndėr, por tani po tė pėrcjellė pėr nė Pėrjetėsi. Bajram bir, nėna nuk po derdh lot, sepse Ti e nderove veten, familjen, shokėt e idealit dhe kombin qė aq shumė e deshe. Hallall tė qoftė gjiri qė tė dhashė!” ( Nėnė Nailja )



Shkruan: Sejdi VESELI

Prishtinė, 08 shkurt 2008

Amaneti i yjeve tė pashuar - obligim pėr ne – Ribashkimi i Shqipėrisė

Natyrale ėshėt amaneti i tyre!



Edhe 8 shkurti ėshtė njėri prej pėrvjetorėve tė qėndresės dhe heroizmave tė Yjeve tė Pashuar, nė terė hapėsirėn e Shqipėrisė Natyrale, tė cilėt me shėmbėlltyrėn e tyre e pasuruan, e bėnė tė pakontestueshėm dhe e pėrjetėsuan Kalendarin e krenarisė e tė lavdisė tonė njerėzore e kombėtare.

8 shkurti 2008 ėshtė njėzet e katėr vjetori i rėnies heroike, nė lulen e rinisė, tė njėrit nga dėshmorėt e shumtė tė kombit shqiptar, Bajram Hajrush Bahtiri – Besniku!

Njėzet e katėr vjet mė parė, nė Kodrėn e Trimave tė Prishtinės, ende pa u mbushur njė muaj pas qėndresės heroike tė dy bijve tė Shqipėrisė Natyrale, Rexhep Malės e Nuhi Berishės, gjatė njė pėrballje luftarake me hordhitė gjakpirėse serbo-ēetnike, serish po rezistohej. ( Foto: Rexhep Mala e Nuhi Berisha )

Me 08 shkurt 1984, veriu i kėsaj lagjeje tė Kryeqendrės sė Kosovės, ende me plagė tė freskėta qė mori nė natėn e 11 dhe orėt e hershme tė 12 janarit dhe ato qė iu shkaktuan nga sjelljet vandale tė njėsive tė specializuara tė milicisė serbe gjatė valės sė arrestimeve tė djemve dhe vashave tė saj, u trondit serish nga uturima e automjeteve tė blinduara, breshėritė e armėve dhe shpėrthimet e bombave kimike.

Pėr kėtė Vatėr tė qėndresės shqiptare, nuk ishte ndonjė risi, sepse ajo ishte mėsuar me sjellje tė tilla vandale tė milicisė serbo-ēetnike dhe tė kėlyshėve tė saj shqipfolės. Shpejt u morr vesh, se nė pjesėn veriore tė kėsaj lagjeje ishte bllokuar lėvizja e qytetarėve. Arsyeja: gjatė tentimit pėr arrestimin edhe tė njė veprimtari tė ēėshtjes kombėtare, milicia serbo-ēetnike kishte hasur nė rezistencė tė armatosur.

Epilogu edhe i kėtij vandalizmi serbo-ēetnik dihej. Ishte kjo edhe njė betejė e dėshtuar e kriminelėve, pėr ta mposhtur edhe njė luftėtar tė vendosur pėr ēlirimin dhe ribashkimin e Shqipėrisė Natyrale. U dėshmua katėrēipėrisht, se ashtu dhe doli!

Ngjarja ndodhi kėshtu:

Pasi qė e kishin vėnė nėn njė rrethim shtėpinė e Bacė Hajrush Bahtirit, sigurimsat e pushtuesit kishin tentuar tė futeshin brenda ( siē e kishin bėrė shprehi) pėr ta kapur dhe arrestuar Bajramin, vėllain dhe bashkėluftėtarin mė tė ri tė atėmemėdhetarit tė dėshmuar Rahman Bahtirit, i cili gjendej i burgosur dhe po u qėndronte me stoicizėm persekutimeve, tė cilat ushtroheshin ndaj tij nga, bishat e sigurimit serb. Por, edhe kėsaj radhe, kėto bisha i kishin bėrė hesapet pa hanxhiun. Falė shkathtėsisė sė tij prej luftėtarit tė lirisė, Bajrami, nė vend se tė hutohej ai ndėrmori veprimet pėrkatėse pėr rrethanat e krijuara.

Me shpejtėsi tė rrufeshme ai hidhet nė kundėrveprim pėr ta qarė rrethimin.

Qė nė hapin e parė, me Staier-in e tij tė vjetėr, trashėgim nga babagjyshi, e palosi pėr tokė survejuesin shqipfolės tė armikut dhe ēau rrethin e parė me forcėn e armės sė tij. Tėrhiqet drejt vendit tė quajtur Majdeni i Sali Bullakut, qė gjendet jo larg shtėpisė sė tij. Por, aty pėrballet me rrethin e dytė tė forcave armike, tė cilat pa paralajmėrim hapen breshėri zjarri tė kryqėzuar drejt pozicionimit tė tij. Nė pamundėsi pėr ta ndėrruar vendin e pozicionimit, Bajrami kishte vendosur pėr tė rezistuar, deri nė fishekun e fundit.

Kriminelėt, tė bindur se nuk mund tė pėrparojnė nė drejtim tė tij, pa e paguar me jetėt e tyre, pėrnjėherė e ndėrpresin zjarrin dhe i referohen taktikės tjetėr. Ata nėpėrmjet megafonave i kėrkojnė Bajramit qė tė dorėzohej. Kohėzgjatja e kėsaj taktike ishte parallogaritur, qė tė jetė e mjaftueshme pėr tė pozicionuar snajperėt e tyre tė etshėm pėr gjak shqiptari, tė ardhur nga qendra e tyre nė Hajvali. Ashtu, sikur e Rexhepit dhe e Nuhiut, ishte pėrgjigja e Bajramit!

Predhat e Staier-it tė shoqėruara me tingujt e kėngės “Ja vdekje ja liri”, drejt pozicioneve armike, deri nė momentin kur predhat e snajperėve e goditėn pėr vdekje, ishin pėrgjigja e Yllit tė Pashuar! Trupin e Bajramit e varrosi familja e tij e ngushtė, nėn rrethimin e hekurt tė forcave tė shumta tė sigurimit tė pushtuesit.

Nė ballė tė kortezhit tė pėrmortshėm qėndruan me stoicizėm Babė Hajrushi dhe Lokemadhja Nailja.

Para se t’ia dorėzonin Tokės nėnė, birin e saj besnik, Lokemadhja e puthi nė ballė djalin dhe iu drejtua me kėto fjalė:

“Biro, Nėna ka pritur qė tė pėrcjell dhėndėr, por tani po tė pėrcjellė pėr nė Pėrjetėsi. Bajram bir, nėna nuk po derdh lot, sepse Ti e nderove veten, familjen, shokėt e idealit dhe kombin qė aq shumė e deshe. Hallall tė qoftė gjiri qė tė dhashė!”

Ishim nėpėr qelitė e kazamateve dhe, me vonesė e morėm lajmin e hidhur pėr rėnien e Bajram Bahtirit-Besnikut, njeriut tė shtrenjtė tė zemrave tona, bashkėluftėtarit tonė tė dashur, pjesėtarit besnik tė Frontit Nacional-Ēlirimtar tė Kosovės.

E shkurtėr ishte jeta fizike e Bajram Bahtirit, por veprimtaria e tij e pasur patriotike, deri nė sakrificėn mė tė lartė, do tė mbetėn shembull i ndritur, jo vetėm pėr bashkėluftėtarėt e tij, por edhe pėr tė gjithė njerėzit tanė. Bajrami pėr nga mosha ishte i ri, por ai dinte tė mendonte dhe vepronte si burrė i pjekur, sepse Ai ishte i edukuar drejt dhe mirė, nė frymėn e shėndoshė, atė kombėtare.

Bajrami ishte nga ata nxėnės tė shkollės sė mesme, qė nė ditėt e para tė Pranverės 81, u bashkua me rininė studentore dhe punėtorėt shqiptar, tė cilėt nėpėr sheshet dhe rrugėt e qyteteve tė Kosovės, me grushte tė ngritur lart brohorisnin parullat “Republikė, Kushtetutė, ja me hatėr ja me luftė”, “Trepēa ėshtė jona”, “Ne jemi shqiptar, jo jugosllav”..., pa u trembur fare nga policia e Herleviqit dhe zagarėt e tij shqipfolės.

Bajramin e burgosi dy herė armiku, e torturoi rėnd. Trupin e tij tė njomė e lanė me gjak, por ai qėndroi i pathyer. Sapo dilte nga burgu ende me plagė nė trup e vazhdonte punėn patriotike. Pėr Bajramin, jeta pa luftė, pa pėrpjekje pėr t’u ēliruar dhe pa rreziqe, pėrderisa populli shqiptar ishte i robėruar nuk kishte kuptim.

Lufta e Bajramit dhe pėrpjekjet e tij, brenda radhėve tė organizuara u bėnė model edhe pėr brezat qė erdhėn e qė do tė vijnė pas tij.

Nėpėr shtigjet qė hapi Bajrami me shokė, duke e shkrirė jetėn e tyre tė re, marshojnė njė rini e terė, njė rini e shėndoshė dhe e pastėr, pėr tė arritur nė cakun e ėndėrruar shekullor tė popullit qė i lindi.

Kur u dha kushtrimi nga Famėmadhja Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, shėmbėlltyra e Dėshmorėve tė Kombit ishte shtizė e Flamurit tonė kombėtar, pėr tė valuar krenar nėpėr beteja!

Kujtimi pėr Bajramin dhe yjet tjerė tė pashuar, do tė jetė i pavdekshėm. Do t’u jap forcė, vullnet dhe zemėr tė gjithė atyre tė cilėt janė tė vendosur pėr t’i mbajtur tė papėrlyera frytet e luftės ēlirimtare. Ai mbetet obligim i atyre tė cilėt, jo vetėm pėr asnjė ēmim nuk do tė shkelin mbi gjakun e shokėve tė rėnė, por qė janė tė vendosur pėr tė sakrifikuar ē’ėshtė e domosdoshme qė amanetin e Bajramit dhe tė yjeve tjerė tė pashuar, ta pėrmbushin plotėsisht.

Vetėm atėherė kur do ta bėjmė Atėmemėdheun tonė, ashtu siē e deshėn yjet e pashuar tė kombit, tė lirė, tė ribashkuar dhe demokratik, mund tė themi se e kemi pėrmbushė kėtė Amanet, plotėsisht dhe me besnikėri!



PĖRJETĖSISHT - LAVDI I QOFTĖ!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi