Arrestohet pėr kontrabandė doganieri i Qafėthanės

Shko poshtė

default Arrestohet pėr kontrabandė doganieri i Qafėthanės

Mesazh nga Musafir prej Fri May 09, 2008 6:35 pm

Njė doganier ėshtė vėnė nė pranga pėr veprėn penale tė kontrabandės. Doganieri me detyrė nė pikėn e kalimit kufitar tė Qafėthanės ėshtė arrestuar nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, ndėrsa bashkė me tė policia ka vėnė nė pranga edhe njė tregtar nga qyteti i Pogradecit. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, konfirmohet se doganieri nga Korēa, Sokol Bala, kishte favorizuar nė kalimin pa shlyer detyrimet doganore tė njė mjeti tė ngarkuar me mall. Nga kontrollet ėshtė verifikuar se mjeti kishte mundur tė hynte nė territorin e Shqipėrisė pa asnjė dokument shoqėrues pėr mallin dhe pa kaluar procedurat doganore. Ndėrsa ėshtė kapur sė pari tregtari nga qyteti i Pogradecit, Renato Jashari, ėshtė marrė nė pyetje doganieri qė ishte nė detyrė nė kohėn kur kishte kaluar makina e ngarkuar nė Maqedoni. Nė makinė, policia tha se u gjetėn 8 kuintalė arra tė qėruara. Makina me mallin e pazhdoganuar ėshtė kapur rreth orės 1:30 tė mėngjesit, pasi kishte lėnė pas Qafėthanėn dhe po i afrohej qytetit tė Pogradecit. Policia tha se ėshtė konfirmuar se doganieri Sokol Bala ka favorizuar kalimin e mallrave kontrabandė dhe ndaj tij ėshtė marrė masa e arrestit dje nė mesditė. Ndaj Balės rėndon akuza pėr kontrabandė nga punonjės qė lidhen me veprimtari doganore.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi