"GERDECI" PRESIDENTI SHKARKON 2 GJENERALE.

Shko poshtė

default "GERDECI" PRESIDENTI SHKARKON 2 GJENERALE.

Mesazh nga bledikorcari prej Sat May 10, 2008 10:39 am

Gerdeci”, Presidenti shkarkon 2 ushtarake te larte

--------------------------------------------------------------------------------

Sot dy gjenerale te FA jane shkarkuar nga detyra. Presidenti dekretoi shkarkimin me kerkese te Ministrit te Mbrojtjes. Arsyet e lirimit nga detyra te gjeneraleve, te cilet kane deshmuar kohet e fundit ne prokurori per tragjedine e Gerdecit, lidhen pikerisht me ngjarjen e rende. Ministri Oketa e konfirmoi kete pas dekretimit te shkarkimit qe u be nga Presidenti Topi
Pas doreheqjes te Fatmir Mediut nga Minister i Mbrojtjes, tragjedia e Gerdecit "pret koka" te tjera
ne dikasterin e mbrojtjes. 2 gjenerale te Forcave te Armatosura jane liruar nga detyra, pasi akuzohen nga Ministri i Mbrojtjes si persona qe kishin te benin direkt me fabriken e cmontimit te armeve ne Gerdec dhe se nuk moren asnje mase per te parandaluar, tragjedine qe u mori jeten 26 persona me 15 mars te ketij viti

Shkarkimi, Oketa sqaron arsyet: Neglizhenca e tyre, solli tragjedine e Gerdecit

Ora 19:25-Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa sqaron arsyet e shkarkimit te dy gjenelareve nga detyra. Oketa ka bere te ditur se “kanė shkelur aktet normative nė fuqi dhe nuk kanė ushtruar me pėrpikmėri dhe pėrgjegjėsi detyrat e ngarkuara mbi funksionin qė ata kryenin, gjė qė solli dhe tragjedinė e Gėrdecit”.
Zyra e shtypit pranė Ministrisė sė Mbrojtjes, bėri tė ditur se “kėto masa merren nė vijim tė analizės sė thellė tė ndėrmarrė nė Ministrinė e Mbrojtjes pėr evidentimin e shkaqeve, piketimin e pėrgjegjėsive administrative dhe marrjen e masave pėr tė gjithė ato persona, ushtarakė apo civilė, tė cilėt, nėse do tė kishin ushtruar me pėrpikmėri dhe pėrgjegjėsi detyrat e ngarkuara nga aktet normative nė fuqi, mund dhe duhet tė kishin parandaluar ngjarjen tragjike nė fshatin Gėrdec, tė Bashkisė Vorė, me 15 mars 2008”.

“Gerdeci”, Presidenti shkarkon nga posti 2 ushtarake te larte

Ora 17:20-Kreu i shtetit ka shkarkuar nga posti dy ushtarake te larte te Forcave te Armatosura, emrat e te cileve jane thirrur me shume se njehere ne Prokurori ku jane pyetur per tragjedine e Gerdecit. Me propozimin e bere nga Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, Presidenti Topi dekretoi shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen ne lirim te Gjeneral Major Shpetim Spahiu dhe te Gjeneral Brigade Zija Bahja. Lajmi behet i ditur sot nga faqja zyrtare e Presidentit. Sipas te njejtave burime, Topi dekretoi shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen ne lirim te Gjeneral Major Shpetim Spahiu, deri tani me detyre Komandant i Forces se Bashkuar dhe te Gjeneral Brigade Zija Bahja, deri tani me detyre Komandant i Komandes Mbeshtetese ne Gerdec. Ne njoftimin e presidences thuhet se shkarkimet kane ardhur pas propozimeve te Ministrit te Mbrojtjes, por nuk jepen te ditura arsyet dhe motivet e shkarkimit.
Mesohet se Spahiu dhe Bahja kane deshmuar me shume se nje here ne prokurori per ngjarjen e 15 Marsit ne Gerdec te Vores ku shpertheu fabrika e demontimit te armeve. Burime nga presidenca i lidhin shkarkimet me tragjedine e Gerdecit, por nuk percaktojne pergjegjesine e zyrtareve te shkarkuar. Si pasoje e shperthimit ne Gerdec humben jeten 26 persona, u plagosen mbi 300 te tjere si dhe u shkaterruan qindra banesa dhe dhjetra biznese.
Lidhur me ngjarjen, ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka deklaruar publikisht se shefi i shtabit te pergjithshem dhe forcat e armatosura ishin ato qe kishin ne varesi fabrikat e demontimit te armeve, ndersa ministri i mbrojtjes nuk vihej ne dijeni per detajet rreth tyre.

Balkanweb
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : "GERDECI" PRESIDENTI SHKARKON 2 GJENERALE. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi