Alarmi, 15 mijė shqiptarė me skizofreni

Shko poshtė

default Alarmi, 15 mijė shqiptarė me skizofreni

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 8:18 pm

Alarmi, 15 mijė shqiptarė me skizofreni

Njė punėtor 24 vjeē masakroi tė martėn, nė sy tė dhjetėra njerėzve, njė burrė 72-vjeēar nga Himara. Pirro Bollano, 72 vjecc gjeti vdekjen nga 24 vjeccari, Bledi Xhaferri, pėr tė cilin policia tha se ishte i sėmurė mendor. Pasi e qėlloi dy herė me gurė nė kokė, banorėt treguan se autori ka futur gishtėrinjtė nė kafkėn e plakut, duke nxjerrė prej andej trutė. Ka vazhduar monstra duke nxjerrė nga xhepi njė thikė dhe i ka prerė barkun Bollanos, duke hapur organet e brendshme tė tij. Ai ėshtė ulur para trupit tė masakruar dhe nisė tė bėrtasė me tė madhe: "Krishti u ngjall!". Kjo ėshtė mė e frikshme se vetė frika. Ky njeri i sėmurė ėshtė ndodhur afėr gjithkujt e kudo. U mor nga plaku qė tė punojė dhe tė fitojė disa para, por sapo diccka nuk funksionoi, pėrfundon nė duar vrasėse.

500 mijė shqiptarė vuajnė nga sėmundje mendore, 15 mijė skizofrenė

Alarmi vjen nga Psikiatria e Qendrės Spitalore. Rreth 500 mijė shqiptarė vuajnė nga sėmundjet mendore. Midis tyre ka skizofrenė, maniakė depresivė, depresivė, etj. Problemet ekonomike dhe sociale janė faktorėt kryesorė qė kanė ndikuar negativisht nė shėndetin mendor. Nisur nga dy shkaqet e lartėpėrmendura, numri i depresivėve dhe i skizofrenėve gjatė viteve tė fundit ka qenė gjithnjė e nė rritje. Nė studimin e shėrbimit spikiatrik nė Tiranė, besohet se rreth 15 mijė shqiptarė vuajnė nga skizofrenia. Aktualisht janė rreth 1200 me mjekim spitalor nė Tiranė, Elbasan, Shkodėr, Vlorė.

Nė raportin Botėror tė Shėndetėsisė, rreth 450 milion njerėz vuajnė nga ccrregullimet mendore dhe neurologjike, ose nga problemet psikosociale, tė lidhura me abuzimin me drogė dhe alkool.

Vetėvrasjet

Njė 44-vjeccar nga fshati Shullaz, i rrethit tė Kurbinit, tre ditė mė parė tentoi vetėvrasjen. Nė mėngjes herėt, pikėrisht nė orėn kur depresionistėt rrezikohen tė dėmtojnė veten, Lefter Basha u ngjit nė njė oxhak tė lartė rreth 50 metra dhe tentonte tė hidhej nė tokė. Rojet kishin njoftuar policinė, e cila shpejtoi tė mbėrrinte nė vendngjarje. Basha nuk pranonte tė negocionte me shefat e policisė, tė cilėt i luteshin tė ulej. Ai kthente herė pas here shishen me benzine, duke spėrkatur trupin dhe duke bėrtitur me tė madhe se do tė vetėvritej, pas padrejtėsisė qė i ėshte bėrė. "Nėse do tė afroheni, do tė hidhem", bėrtiste 44-vjecari, i cili shfaqte shenja tė disekuilibrit mendor. Sipas tij, gjė e cila nuk u pranua nga autoritetet e ligjit, shkak ishin presionet e shumta, kėrcėnimet qė kishte marrė dhe sė fundi, dėnimi me dhjetė vjet burgim pėr vrasjen e biznesmenit, Remzi Hoxha. Pas pesė orė bisedimesh me drejtues tė policisė, Basha u bind pėr t’u ulur. Mė pas, ai ėshtė drejtuar tek psikiatri pėr t’u konsultuar rreth gjendjes sė krijuar.







Statistikat e fundit



Vetėvrasjet, 33% mė shumė se para vitit 2001



Gjatė 17 muajve tė fundit, numri i vetėvrasjeve nė Shqipėri ėshtė shtuar me njė tė tretėn krahasuar me periudhėn pėrpara vitit 2001. Psikologėt dhe analistėt fajėsojnė pėr kėtė rritje kryesisht problemet ekonomike. Nė ministrinė e Brendshme mėsohet se nė Tiranė gjatė vitit tė kaluar ka pasur mbi 300 vetėvrasje e po kaq edhe ngjarje nė tentativė. Vetėm ditėt e para tė majit, numri i vetėvrasjeve shkoi nė 10 persona. Varfėria dhe konfliktet ndėrmjet familjes, po pėrmenden si njė shkak i mundshėm i vetėvrasjeve. Stresi familjar, veēanėrisht nė rradhėt e atyre tė cilėt duhet tė bėjnė mė tepėr se njė punė pėr tė pėrballuar jetesėn, mund tė jetė veēanėrisht i vėshtirė pėr t'u pėrballuar nga femijet."Marredhėniet e ashpra, konfliktuale ndėrmjet fėmijėve dhe prindėrve, tė afėrmve, shokėve dhe kolegėve i rėndojnė tė gjitha kėto kriza", thonė mjekėt e shendetit mendorė.

Instituti i Shėndetit Publik publikoi vetėm pak ditė mė parė shifra nė pėrqindje nė pėr rininė depressive. Studimi u bė me 1 mijė nxėnės tė shkollave tė mesme nė Tiranė. Konkulzioni ishte se mė shumė se 23 pėr qind e tė anketuarve janė pėrgjigjur se: "Janė ndjerė tė pashpresė ēdo ditė pėr mė shumė se dy javė rresht". Sipas mjekėve psikiatėr, zgjatja e njė gjendjeje tė tillė ėshtė fillimi dhe simptoma e parė e depresionit. Tendenca pėr tė pasur njė gjendje tė zgjatur dhe tė vėshtirė emocionale vihet re mė shumė te femrat sesa te meshkujt. Ndėrkohė qė shumė pak nga tė anketuarit kanė pranuar se kanė kėrkuar ndihmėn e duhur pėr kėto shqetėsime. Njė raport i kohėve tė fundit i pėrgatitur nga shėrbimi spitalor i psiqiatrisė nė Tiranė, ka arritur nė pėrfundimin se vetėvrasjet janė shkaku i tretė me i zakonshėm pėr vdekjen nė rradhėt e tė rinjve ndėrmjet moshės 15 dhe 24 vjeccare.





Epidermiologjia

Suicidi ėshtė shkaku i nėntė kryesor i vdekjes nė mbarė botėn



-Njė nė ēdo dhjetė persona nė popullsinė e pėrgjithshme, ka nė njė periudhė kohe tė caktuar mendime suicidale, tė cilat personi nė fjalė do t’i quante serioze.

-Mė shqetėsues ėshtė fakti se pėr ēdo suicid tė pėrfunduar, kryhen 10-40 tentativa, dhe njė pjesė tė pėrpjekjeve tė tilla nuk njoftohen kurrė.

-Rreth 11 persona nė ēdo 100 000 njerėz vrasin veten ēdo vit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kjo shifėr ėshtė gati e qėndrueshme pėr rreth gjysmė shekulli.

-Numri i Pėrgjithshėm i suicideve pėr ēdo vit nė Amerikė varion nga 25 mijė deri nė 55 mijė vetė, dhe njė pjesė e madhe e tyre nuk janė provuar kurrė, por kanė mbetur nė kuadėr tė dyshimeve



E Shtune, 10 Maj 2008

Gazeta Agon

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi