RAIKONEN, RIVALI IM KRYESOR!

Shko poshtė

default RAIKONEN, RIVALI IM KRYESOR!

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 8:38 pm

MASA: RAIKONEN, RIVALI IM KRYESOR!

10-05-2008
Thua Stamboll dhe mendon pėr Felipe Masėn, por gjithnjė nėse e ka parasysh "Librin e artė" tė Formulės 1. Piloti brazilian i Ferrarit ka arritur dy "pole positon" dhe dy fitore nė dy edicionet e fundit tė Ēmimit tė Madh tė Turqisė. Suksesi i parė ishte i paharrueshėm, sepse ishte fitorja e parė pėr Masėn nė karrierė. Ferraristi nuk harron, pėrkundrazi: "Bėhet pėr njė pistė shumė speciale pėr mua. Kėsisoj, mendoj se nuk ka asnjėherė dy pa tre nga pas!".

LUFTA ME KIMIN - Mjafton kjo, pėr tė kuptuar se objektivi i brazilianit nuk ėshtė qė ta mbyllė garėn edhe njė herė tjetėr pas shpinės sė Raikonenit, siē ndodhi nė Spanjė. "Nuk ka nevojė tė fantazosh shumė, pėr tė kuptuar se cilat janė synimet e mia pėr fundjavėn e ardhshme, - shtoi Masa. - Dua tė arrij fitoren e tretė radhazi nė Turqi. Vitin e kaluar arrita tė fitoj, edhe pse pas xhiros sė parė e gjeta veten nė vendin e tretė, nė njė pistė ku nuk bėhen shumė parakalime. Pėr momentin, Kimi Raikonen ėshtė rivali im kryesor nė luftėn pėr titull. Gjithsesi, ky ėshtė njė rivalitet qė i bėn mirė Ferrarit. Nė Spanjė u pajtova me vendin e dytė, ndėrsa tė dielėn do tė garoj pėr tė fituar.

MOTORI DHE KAMBIO - Pista e Stambollit nuk e lodh shumė motorin dhe pėr F2008-n e Masės do tė jetė gara e dytė me propulsorin pėrpara, ndėrsa kambioja e re do tė bėjė provėn e parė, nga katėr tė parashikuarat. "Nuk duhet tė pėrbėjė ndonjė problem, duke qenė se rregullorja e Formulės 1 i parashikon ndryshimet teknike gjatė harkut tė kampionatit, - tha Masa. - Mendoj se kemi njė "paketė" tė shkėlqyer pėr F2008-n. Nė Stamboll garohet nė anėn e kundėrt tė akrepave tė orės, por ka disa kthesa tė shpejta dhe disa tė tjera pėr t'u marrė me njė shpejtėsi mesatare, ndėrsa sektori i fundit ėshtė shumė i ngadaltė dhe paraqit vėshtirėsi. Kėsisoj, kemi nevojė pėr shumė ngarkesė aerodinamike."

TEMPERATURAT - "Eshtė e rėndėsishme tė gjejmė balancėn e veturės, -pėrfundon braziliani, - qė do tė thotė tė arrijmė ekuilibrin e duhur gjatė provave tė lira, pėr tė qenė tė gatshėm pėr fundjavėn. Nė kthesat e gjata gomat mund tė konsumohen, sidomos ato tė pėrparmet, por, duke qenė se Bridgestone ėshtė furnizuesi i vetėm, atėherė tė gjithė do tė kenė mundėsi tė garojnė nė kushte tė barabarta." Gara e Turqisė do tė zhvillohet mė shpejt se zakonisht, dhe kjo do t'u ofrojė kushte mė tė mira klimaterike pilotėve dhe skuderive.



Kovalainen, gati pėr nė Stamboll

Nga Stambolli vjen lajmi se komisioni mjekėsor i Formulės 1 ia ka hapur dritėn jeshile Heki Kovalainenin pėr tė garuar nė Ēmimin e Madh tė Turqisė. Ndėrkohė, McLareni ka bėrė tė ditur shkaqet e incidentit tė pilotit finlandez nė pistėn e Spanjės, dy javė mė parė. Sipas versionit tė Norbet Hogut, problemi ka ardhur nga disku i gomės sė pėrparme nga e majta, i cili ėshtė thyer si pasojė e njė defekti nė prodhim. Pėrgjegjėsi i Mercedesit sqaron: "Proceset e fabrikimit tė pjesėve pėr nė Formulėn 1 janė shumė tė komplikuara dhe kėrkojnė impenjim maksimal. Ndoshta nė realizimin e diskut diēka nuk ka shkuar ashtu siē duhet". Disqet e McLarenit janė tė firmės japoneze "Enkei". Gjithsesi, Kovalainen ėshtė shumė pranė rikthimit dhe dje pohoi: "Jam nė 100% tė formės fizike dhe logjikisht jam i kėnaqur qė mjekėt mė dhanė leje pėr tė gatuar. Unė ndihem shumė mirė dhe do tė ishte absurde tė qėndroja nė shtėpi.

Ēmimi i Madh i Turqisė

Renditja e provave tė lira

1.Masa(Ferrari)1'27"323

2.Kovalainen(McLaren)1'27"456

3.Raikonen(Ferrari)1'27"543

4.Hamilton(McLaren)1'27"579

5.Kulthard(Red Bull)1'27"763

6.Alonso(Renault)1'28"284

7.Nakaxhima(Williams)1'28"664

8.Barrikelo(Honda)1'28"817

9.Baton(Honda)1'28"826

10.Glok(Toyota)1'28"849

11.Rozberg(Williams)1'28"907

12.Fizikela(Force India)1'29"008

13.Heidfeld(Bmw)1'29"024

14.Pike(Renault)1'29"082

15.Truli(Toyota) 1'29"329

16.Kubika(Bmw)1'29"330

17.Vetel(Toro Rosso)1'29"462

18.Burdis(Toro Rosso)1'29"630

19.Veber(Red Bull)1'29"633

20.Sutil(Force India)1'29"756

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi