Ronaldo, perėndimi i njė kampioni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

default Ronaldo, perėndimi i njė kampioni

Mesazh nga Musafir prej Sat May 10, 2008 10:46 pm

Njė natė e shfrenuar si shumė tė tjera nė Rio de Zhaneiro, njė mėngjes i dėshpėruar. Nė komisariatin e policisė sė qytetit, Ronaldo, me duart e vendosura mbi kokė, pėrpiqet me ēdo kusht tė justifikohet. "Nuk e meritoja kėtė, nuk kam pirė kurrė kokainė. Unė i kam fituar tė gjitha betejat e mia nė jetė, por ky mund tė jetė fundi i karrierės sime". Nė sfond, Andre Luiz Albertino, i quajtur ndryshe "Andreia Albertino", transvestiti 21-vjeēar, me dy miqtė e tij njėlloj si ai, qė punojnė nė lagjen "Barra da Tijuca", ku ėshtė shumė e lehtė tė gjesh prostituta. Makina e sulmuesit, moteli "Papillon" dhe njė video nė You Tube, njė rast i tjetėr i sikletshėm mbi rikuperimin e vėshtirė tė "ish-fenomenit", siē e quajnė tani nė Brazil. Ngjarja mori dhenė, ndėrsa policia nisi hetimet pėr tė parė nėse Ronaldo e kishte kėrcėnuar vėrtet Andreia-n apo kishte rėnė viktimė e njė zhvatjeje. Nga Milani, deklaratat nuk munguan: "Janė ēėshtje personale qė shoqėria nuk ka ndėr mend t‘i komentojė". Sot, pasi kanė kaluar disa ditė nga ngjarja, kampioni duket i penduar dhe nė pritje tė faljes. Duket se Ronaldo nuk po gjen paqe pas asaj qė ndodhi. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr televizion brazilian "Globo" ka treguar me detaje versionin e tij pėr ngjarjen. Pasi e ka braktisur e fejuara dhe shumė sponsorė janė bėrė gati pėr tė prishur kontratat me tė, Roni i kalon ditėt pa dalė nga shtėpia, nė apartamentin e tė ėmės nė Angra dos Rois. Disa prej familjarėve tė tij tregojnė se kampioni e kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės duke lexuar Biblėn, duke evituar edhe zhytjet nė det. "Ka qenė njė moment dramatik, - ka treguar Roni nė intervistėn ku ka rrėfyer - pėr tė cilat do tė pendohem gjithė jetėn. Ėshtė njėlloj sikur tė kishe ndėrtuar njė shtėpi dhe njė uragan tė shkatėrrojė gjithēka". Por veē asaj qė dukej, sulmuesi i Milanit e pranoi se gabimi i tij mė i madh ishte dėshira pėr tė kaluar njė mbrėmje me prostituta: "Nuk bėra asgjė, sepse e kuptova se nuk ishte ajo qė unė dėshiroja. Nuk e kam menduar kurrė se mund tė ishin transeksualė". Ylli brazilian u mundua tė sqaronte gjithashtu, shijet e tij seksuale. "Unė jam heteroseksual dhe pėr kėtė nuk kam asnjė dyshim. Me sa duket, tani nė jetėn e tij nuk ka mė vend as pėr hakmarrje: nė fakt, Ronaldo ka shpjeguar se nuk dėshiron tė denoncojė tre transeksualėt nėn pretekstin "po mendoj vetėm pėr veten, pėr atė qė kam bėrė, pėr budallallėkun qė kreva nė fund tė njė mbrėmjeje kur po kthehesha nė shtėpi". Pėr sa i pėrket jetės sė tij sentimentale, Ronaldo duket se ka shumė besim se do t‘i zgjidhė gjėrat shumė shpejt me shoqen e tij, Maria Beatriz Anthony: "Ėshtė e vėrtetė qė kam bėrė fjalė - ka pranuar - por ka qenė njė zėnkė e kotė. Nė fillim mendoi tė mė ofendonte pastaj mė ofroi tė gjithė mbėshtetjen e saj. Pėr tė nuk do tė jetė e lehtė tė mė falė dhe ende nuk e dimė se ēdo tė ndodhė". Edhe pse disa ditė mė parė Tim deklaroi se do tė prishte kontratėn si sponsor, fenomeni ėshtė i sigurt se e gjitha kjo nuk do tė ketė asnjė pasojė nė karrierėn e tij. "Kjo gjė nuk ka tė bėjė me jetėn time personale dhe as do tė pengojė karrierėn time. Shoqėritė me tė cilat kam kontrata e kanė interpretuar kėtė episod si njė fakt tė izoluar". Por njė tjetėr goditje ka ardhur edhe nga UNICEF, pėr tė cilin Ronaldo kishte besim tė plotė se do tė vazhdonin bashkėpunimin. Nė njė komunikatė pėr shtyp, UNICEF ka komunikuar se "fenomeni" nuk ėshtė mė ambasadori ynė, duke shpjeguar se emri i tij nuk ėshtė i pranishėm nė sajtin e Kombeve tė Bashkuara ku janė tė pranishėm tė gjithė ambasadorėt zyrtarė tė organizmave tė ndryshėm tė OKB-sė, nga Fao tek UNESCO. Njė tjetėr pikė e rėndėsishme ėshtė e ardhmja si futbollist dhe raporti me Milanin, e lidhur me rikuperimin pas dėmtimit nė gju: "Kontrata ime me Milanin pėrfundon nė qershor. Pas kėsaj do tė jem i lirė pėr tė nisur bisedimet me klubet e tjera, por nė kėtė moment nuk dua qė tė nis asnjė tratativė, pasi mė parė dua tė njoh kushtet e mia fizike". I vetmi qė doli i fituar nga ky skandal ishte njėri nga transeksualėt, Junior Carla Tamini qė ka pranuar se nuk i kanė munguar ofertat pėr tė xhiruar filma pornografikė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi