9 Maji, pesime dhe mesime

Shko poshtė

default 9 Maji, pesime dhe mesime

Mesazh nga nardlushnja prej Sat May 10, 2008 11:53 pm

9 Maji, pesime dhe mesime

Nga dr. Jorgji Kote
E Shtune, 10 Maj 2008



Data 9 Maj 1945, kur sundimi 12-vjecar mizor nazifashist u shemb, si rrjedhoje e rezistences, lufterave dhe perpjekjeve titanike te popujve liridashes e antifashiste, shenon perfundimin e njerit prej kapitujve me te erret ne historine boterore. Ndaj, jehona e tij, vazhdon e do te vijoje te ndihet edhe me tej, natyrisht e pasuruar me te dhena, analiza e sidomos perfundime cilesisht me te plota, pas permbysjes se komunizmit ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore, kur dhe e verteta po del gjithnje e me mire sheshit.

1. Ruzvelti dhe Curcilli

Ndryshe nga sa ishte predikuar ne vendet e Lindjes, zhvillimi i mevonshem i ngjarjeve, fitorja e demokracise dhe clirimi i historise nga vargonjte ideologjike te se kaluares, po e qartesojne gjithnje e me mire se Stalini dhe ish-BS-ja ishin vetem kundershtare te perkohshem ushtarake te Hitlerit. Kjo pasi sistemi ideologjik stalinian ishte serish totalitar, edhe pse me nje emer tjeter. Koha dhe realiteti treguan se ish-BS-ja nuk pati alternative me te mire, por thjesht kerkonte zevendesimin e nazizmit me nje totalitarizem te ri. Sigurisht qe kontributi i madh i Ushtrise se Kuqe nuk mohohet; perkundrazi, ai vleresohet lart bashke me gjakun dhe sakrificat e panumerta te popujve te tjere qe u ngriten me arme ne dore kunder nazizmit, perfshire dhe popullin shqiptar. Vecse kundershtaret e vertete politike, ideologjike dhe ushtarake te nazifashizmit ishin Rusvelti dhe Curcilli, keta dy perfaqesues gjigande te demokracise liberale te SHBA-se dhe Britanise se Madhe. Sikurse ne Gjermanine e asaj kohe kundershtaret e vertete te regjimit tiranik te Hitlerit nuk ishin komunistet e udhehequr nga UIbrihti dhe Honekeri, edhe pse ata luftuan kunder tij dhe u burgosen. Por ishin kancelaret e ardhshem demokrate gjermane, Konrad Adenaur, Ludvig Erhard, Vili Brandt etj.

2. Po Shqiperia?

Pa dashur te hyjme ne analiza shteruese te fakteve e dukurive tashme te njohura, rreshtimi i vendit tone krahas koalicionit te madh antifashist mbetet nje fakt madhor pozitiv. Por, t'i veme pikat mbi "i" e te jemi te sinqerte. Vete diktatori e kishte shpallur se vertet ne ishim rreshtuar me koalicionin antifashist, porse ndermjet tre aleateve kryesore, ishte zgjedhur qartazi BS-ja, pasi dy te tjeret kishin, sipas tij, sisteme borgjezo-kapitaliste. Vec kesaj, komunistet shqiptare kur erdhen ne pushtet u distancuan prej demokracise liberale, duke perqafuar aleancen me ish-BS. Ketu qendron shkaku kryesor i privimit te Shqiperise nga perfshirja e tij ne sistemin e vlerave perendimore demokratike. Ketu qendron dhe rendesia epokale e aktit historik te rivendosjes se marredhenieve me SHBA dhe Britanine e Madhe menjehere pas zhvendosjes se demokracise pluraliste ne vendin tone, ne fillim te viteve '90.

3. Perendimi - Pesime dhe Mesime

Dihet tashme se Gjermania Perendimore dhe komuniteti nderkombetar nxoren ne vazhdimesi mesimet e duhura nga pesimet tragjike te nazizmit. Ata nuk perseriten precedentin e gabuar te Versajes pas Luftes I Boterore per ndeshkimin kolektiv dhe te pa diferencuar te popullit gjerman. Kreret naziste dhe fajtoret e tjere te medhenj dolen dhe moren denimet e merituara ne Gjyqin e famshem te Nyrenbergut. Nderkohe, fale Planit Marshall te SHBA-se dhe ndihmave te tjera, u sigurua mbeshtetje e fuqishme per rimekembjen e Gjermanise se rrenuar. Fale ketyre masave, punes se vete gjermaneve dhe politikaneve te tij vizionare, brenda pak viteve lindi "mrekullia ekonomike gjermane". Bashke me miqte dhe armiqte e saj tradicionale me 1957, Gjermania u be bashkethemeluese dhe mbeshtetese aktive e BE-se dhe organizmave te tjera te rendesishme nderkombetare. Ndjesa kolektive, sidomos ndaj hebrenjve eshte kthyer ne nje ritual domethenes per te gjithe politiken gjermane dhe me gjere. Krahas te tjerash, e botes ne pergjithesi. Gjermania eshte tashme nder donatoret me te medhenj te botes. Krahas SHBA-se dhe vendeve te tjera aleate, ajo eshte sot kampione e paqes, bashkepunimit dhe demokracise ne Evrope dhe bote.

Mesime te dobishme kane nxjerre edhe vende te tjera perendimore qe kane lenguar nen diktaturat fashiste e sot jane ne familjen e madhe evropiane.

4. Absurdi lindor

Krejt e kunderta ndodhi me ish-kampin socialist. Fakte te shumta deshmojne se ai vetem se e instrumentalizoi kontributin e popujve te tyre kunder nazizmit per te mbuluar politiken e tij kriminale. Ndryshe nga pjesa perendimore, pas montimit te Perdes se Hekurt, regjimet lindore zbatuan intensivisht politiken e bllokadave, embargove, shantazheve, deri ato berthamore dhe atomike, ngritjen e Mureve famekeqe te Berlinit, shtypjen e te drejtave njerezore, etj per te gjithe ata qe kerkonin liri dhe drejtesi shoqerore dhe qe i kishin kthyer syte nga perendimi. Pa dyshim qe regjimi komunist ne Shqiperi perben rekord me vete ne kete drejtim. Mjaft te kujtojme burgjet apo kampet e internimeve ne Spac, Reps, Burrel etj., dhe qindra mijera viktima te tiranise moniste. Se cili ishte socializmi real qe pretendonte Lindja te ndertonte, tashme per kedo eshte e qarte. Sidomos pas botimit te Librit te Zi te Komunizmit po qartesohet gjithnje e me shume se te dy keta sisteme perfaqesojne dy ane te se njejtes medalje totalitare.

5. "Hitleri" i Ballkanit

Kur pas shembjes se komunizmit po mendohej se totalitarizmat ne Evrope kishin marre fund, ne Serbi u shfaq "Hitleri" i Ballkanit per te treguar te kunderten. Kater dekada pas renies se nazizmit, Milloshevici ndermori 4 luftera te pergjakshme, te shoqeruara me krime masive dhe monstruoze qe edhe Hitleri do t'i kishte pasur zili, sidomos ndaj popullit martir te Kosoves. Pavaresisht nga fundi i palavdishem ne Hage, ithtaret e tij ende nuk e kane mesuar se i jane futur ne nje rruge pa krye, kur kercenojne komunitetin nderkombetar dhe Kosoven me bllokada, embargo, shantazhe, lufte, apo ndarje te reja! Nderkohe, qe Srebenica, Racaku, Perkazi i Adem Jasharit, e plot vende te tjera ne ato zona deshmojne fare qarte se cmenduria politike dhe krimimaliteti monstruoz i ithtareve dhe pasuesve te Hitlerit e Miloshevicit ne Ballkan nuk njeh kufij. Vecse ai nuk ka te ardhme. 9 Maji, qe per koincidence fatlume perkon me perfundimin e Javes Evropiane e deshmon me se miri kete te vertete te madhe. Ndersa Shqiperia dhe Kosova, krah per krah me komunitetin progresiv nderkombetar dhe miqte e aleatet e shumte po japin ndihmesen e tyre historike per triumfin perfundimtar te demokracise dhe vlerave perendimore mbi totalitarizmat e cdo lloji.
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 49
Shteti : 9 Maji, pesime dhe mesime N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi