Si lindi NATO

Shko poshtė

default Si lindi NATO

Mesazh nga Musafir prej Sun May 11, 2008 2:22 am

Firmosja e Paktit tė Atlantikut tė Veriut (North Atlantic Treaty Organization) apo NATO-s, nė Washington D.C., mė 4 prill 1949, shėnoi hedhjen e gurit tė parė themelor e mė tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet euro-amerikane. Nėnshkrimi i tij u bė saktėsisht njė vit pas prezantimit tė Planit “Marshall” (prill 1948), e teksa ky i fundit pati njė funksion ekonomik, Pakti i Atlantikut tė Veriut pati njė funksion totalisht ushtarak. Objektivat kryesor tė tyre gėrshetonin e kompletonin programet e secilit, duke u pėrqendruar nė njė emėrues tė pėrbashkėt, qė qe forcimi i mirėqenies, i stabilitetit e i lirisė sė shteteve anėtare me anė tė njė sistemi sigurie kolektive

Firmosja e Paktit tė Atlantikut tė Veriut (North Atlantic Treaty Organization) apo NATO-s, nė Washington D.C., mė 4 prill 1949, shėnoi hedhjen e gurit tė parė themelor e mė tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet euro-amerikane. Nėnshkrimi i tij u bė saktėsisht njė vit pas prezantimit tė Planit “Marshall” (prill 1948), e teksa ky i fundit pati njė funksion ekonomik, Pakti i Atlantikut tė Veriut pati njė funksion totalisht ushtarak. Objektivat kryesor tė tyre gėrshetonin e kompletonin programet e secilit, duke u pėrqendruar nė njė emėrues tė pėrbashkėt, qė qe forcimi i mirėqenies, i stabilitetit e i lirisė sė shteteve anėtare me anė tė njė sistemi sigurie kolektive. Pakti i Atlantikut ėshtė njė simbol i qartė i faktit se siguria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėrcaktohet nga ajo ē’ka ndodh jashtė kufijve tė tyre e mbi tė gjitha nga ngjarjet nė territorin evropian, ku kėrkohet vazhdimisht njė bashkėpunim i madh si nė planin ushtarak, ashtu dhe nė atė politik. Evropa pas Luftės sė Dytė Botėrore e sidomos gjatė 1945 i njohur nė historinė e saj si “viti zero”, paraqitej nė njė gjendje tė rrėnuar, miliona ishin tė vdekurit e pafund qenė dėmet ekonomike. Hegjemonia e kolonizimit kishte marrė fund.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Si lindi NATO

Mesazh nga Musafir prej Sun May 11, 2008 2:23 am

Evropa nuk qe mė nė qendėr tė botės, e shtetet e vjetra koloniale nuk ishin mė nė gjendje tė unifikonin nėn njė flamur tė pėrbashkėt tėrė territorin e imperit tė tyre. Kėto shtete shpejt e kuptuan se fati i tyre varej tashmė nga SHBA, pėrkrahja e tė cilave u afirmua nga fjalėt e Presidentit Truman mė 1946, i cili rikonfirmojė po ato ideale tė larta qė i ēuan tė merrnin pjesė nė Luftėn e Dytė Botėrore: “…Besojmė se tė gjithė njerėzit kanė tė drejtė pėr njė drejtėsi tė barabartė, si dhe pėr mundėsi tė barabarta nė ndarjen e tė mirės sė pėrgjithshme. Ne besojmė se tė gjithė njerėzit kanė tė drejtė pėr njė liri shprehje e mendimi... populli amerikan dėshiron e ėshtė i vendosur tė punojė pėr njė botė ku tė gjithė shtetet e tė gjithė njerėzit janė tė lirė tė vetėqeverisen... Tė gjithė njerėzit tanė janė tė vendosur pėr tė sjellė paqen nė tokė, njė paqe pafund...”.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Bashkimi Sovjetik, paraqitej mjaft i vendosur pėr tė vėnė hegjemoninė e tij dhe nė territoret e Evropės Perėndimore e sinjal i kėsaj dėshire qe krijimi i COMINFORM mė 1947. Evropa nuk mund t’i bėnte dot ballė kėtij presioni, pasi paraqitej ekstremisht e dobėt si nė planin ekonomiko-ushtarak ashtu dhe nė atė psikologjik.

Eksperienca e dy Luftėrave Botėrore, SHBA i kish bėrė tė kuptojė se luftėrat nga ky moment e mė pas do tė kishin njė karakter global e pjesėmarrja e tyre nė to do tė ishte e paevitueshme.

Motivi zyrtar i ngritjes sė kėtij organi qe pikėrisht krijimi i njė ambienti sigurie pėr tė gjithė shtetet demokratike pjesėmarrėse nė tė. SHBA ishin tė gatshme tė pėrdornin tė gjitha mjetet nė dispozicion, pėr tė ndalur ēdo tentativė agresioni ndaj kujtdo qė kėrcėnonte lirinė.

Solucioni i problemit tė sigurimit tė Evropės qe krijimi i njė lidhjeje midis fuqisė nukleare tė SHBA e Evropės, nėn formėn e njė traktati. Krijimi i Paktit tė Atlantikut tė Veriut kishte nė bazė dy qėllime, nga njėra anė tė kontrollonte sigurinė dhe marrėdhėniet diplomatike mė B.S., e nga ana tjetėr tė siguronte njė bashkėpunim strategjik midis SHBA e aleatėve tė saj evropianė. Dy qenė ngjarjet mė tė rėndėsishme politike qė nxitėn SHBA-tė tė reagonin mė konkretisht ndaj Evropės, i pari qe grushti i shtetit nė Ēekosllovaki gjatė tė cilit qeveria demokratike e udhėhequr nga Benes u zėvendėsua nga qeveria komuniste e Gottwald, e, i dyti

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Si lindi NATO

Mesazh nga Musafir prej Sun May 11, 2008 2:23 am

qe blloku i Berlinit (24 qershor 1948- maj 1949) gjatė tė cilit B.S. bllokoi tė gjitha hyrjet rrugore e hekurudhore nė Berlinin e Perėndimit. Ideja e krijimit tė njė komuniteti me njė mbrojtje tė heshtur kishte marrė formė qysh me Traktatin e Brukselit nė 1948, shtetet pjesėmarrėse tė sė cilės sė bashku me Kanadanė e SHBA ftuan dhe shtetet e tjera (Danimarka, Norvegjia, Portugalia, Italia e Islanda) tė uleshin mė 4 prill 1949 nė Uashington rreth njė tavoline tė pėrbashkėt, pėr t’i dhėnė jetėgjatėsi projektit tė tyre mbrojtės.

Termi “atlantik” nuk u zgjodh rastėsisht, nėnkuptonte praninė konstante tė SHBA-sė nė territorin evropian, njė element mjaft i rėndėsishėm pėr stabilitetin e mjaft i kėrkuar nga politikėbėrėsit. Rregulli themelor i Paktit tė Atlantik tė Veriut shprehet qartė nė nenin 5 tė tij: “Anėtarėt konkludojnė se njė sulm i armatosur kundėr njėrit apo mė shumė prej tyre si nė Evropė apo dhe nė Amerikėn e Veriut duhet tė konsiderohet si njė sulm kundėr ēdonjėrit prej tyre, duke asistuar individualisht apo dhe bashkėrisht nė mbrojtje tė palės prekėse me tė gjitha aksionet qė konsiderojnė tė nevojshme, pėrfshirė dhe pėrdorimin e forcave tė armatosura. “Kjo aleancė multilaterale nė mbrojtje tė Evropės perėndimore kundėr njė ekspansioni sovjetik do tė bėhej njė nga aleancat me jetėgjatėsinė mė tė madhe nė historinė moderne, duke u transformuar brenda 3-4 vitesh nė njė Organizatė Aleance. Rruga qė e ktheu atė nga Aleancė nė NATO kaloi pėrmes eksperimenteve tė organeve e funksioneve brenda strukturės sė saj, tė cilat jo pak herė iu nėnshtruan dhe faktorit tė jashtėm, si qe rasti i Luftės sė Koresė. Kjo e fundit ēoi nė transformimin e strukturave ushtarake e politike tė Aleancės, e cila tashmė u kthye nga tė gjitha efektet nė NATO. Nė shekullin XXI, NATO e ka humbur armikun e saj tradicional Rusinė, dhe ėshtė pėrqendruar nė zonėn qė mė parė pėrmblidhte vendet e Traktatit tė Varshavės. Paktit tė Atlantikut tė Veriut sot i duhet tė bashkėpunojė me organizma internacionale e rajonale me kompetenca tė gjėra nė administrimin e krizave politike, ushtarake, ekonomike e sociale.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Si lindi NATO

Mesazh nga Musafir prej Sun May 11, 2008 2:24 am

Organizma tė tilla si ONU e OSCE duhet tė gjejnė tė NATO bazėn operative mbėshtetėse pėr rindėrtimin politik, ekonomik, ushtarak e social pėr tė cilėn ato kanė nevojė, duke marrė pėrherė nė konsideratė ndjenjat e interesat e ēdo njėrit vend anėtarė. Sot, NATO ka 26 anėtarė 24 prej tė cilave janė pjesė e Bashkimit Evropian dhe objektivi parėsor i saj ėshtė ruajtja e sigurisė e lirisė sė shteteve anėtarėsuese me anė tė mjeteve politiko-ushtarake gjithmonė nė pėrputhje me idealet e SHBA-sė.



Kronologjia e ngjarjeve mė tė rėndėsishme nė historinė e NATO-s

-4 prill 1949 nėnshkrimi i Paktit tė Atlantikut tė Veriut e mė 24 gusht tė po kėtij viti ratifikimi i kėtij traktati.

-Romė 27 maj-22 tetor 1951, firmosja e protokollit tė hyrjes nė NATO tė Greqisė e Turqisė.

-23 tetor 1954, Gjermanisė Federale iu bė thirrje pėr tė hyrė nė NATO.

- 16-19 dhjetor 1957, Takimi i dytė i rėndėsishėm i NATO-s pas atij tė 1949, ku kryetarėt e shteteve tė drejtuar nga presidenti amerikan Eisenhauer vendosin tė shkarkojnė nė Evropė armatime nukleare.

-4 mars 1966, Franca braktis strukturėn ushtarake tė NATO-s edhe pse vazhdon tė jetė anėtare.

-13-14 dhjetor 1967, pėrkufizimi i detyrave kryesore tė kėsaj aleance, ritheksohet funksioni i mbajtjes sė forcės ushtarake e propozohen marrėdhėnie mė tė qėndrueshme pėr zgjidhjen e ēėshtjeve politike.

-24 qershor 1974, takimi i tretė i NATO-s.

-1 gusht 1975, me aktin e Helsinkit dekretohen kufijtė e pėrcaktuara nga Lufta e Dytė Botėrore.

-10 dhjetor 1981, protokolli i hyrjes sė Spanjės.

-11 dhjetor 1987, NATO e Pakti i Varshavės firmosin “INF” pėr reduktimin e misilėve.

-2-3 mars 1988, NATO vendos tė diskutojė me Paktin e Varshavės mbi reduktimin e forcave konvencionale nė Evropė.

-5-6 korrik 1990, nė takimin e Londrės u hapet rrugė marrėdhėnieve diplomatike me vendet e Paktit tė Varshavės.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Si lindi NATO

Mesazh nga Musafir prej Sun May 11, 2008 2:24 am

-7-8 nėntor 1991, firmoset “Deklarata e Romės” qė i hap rrugė bashkėpunimit tė rregullt me B.S.

-10 janar 1994, nė Bruksel dekretohet “Partnershipi pėr paqen” me vendet e ish-bllokut sovjetik.

-16 dhjetor 1995, NATO i hap rrugė misionit tė parė tė paqes nė Bosnjė me forcat IFOR.

-27 maj 1997, firmoset nė Paris akti themelor i marrėdhėnieve midis NATO-s e Rusisė.

-16 dhjetor 1997, hyrja nė NATO tė Republikės Ēeke, Hungaria e Polonia.

-24 mars 1999, NATO fillon misionin e saj tė parė ushtarak jashtė kufijve tė saj me sulmin ndaj ish-Jugosllavisė.

-4 tetor 2001, pas ngjarjes sė 11 shtatorit riaktivizohet artikulli 5 i Paktit tė Atlantikut tė Veriut, i cili mobilizonte tė gjithė anėtarėt nė rast sulmi kundrejt njė vendi aleatė.

-14 maj 2002 ministrat e Jashtėm tė NATO-s i japin rrugė tė lirė kėshillit tė ri NATO–Rusi.

-28 maj 2002, takimi NATO-Rusi nė Pratica di Mare, njė nga aeroportet mė tė rėndėsishme militare italiane.

-16 prill 2003, NATO pranon tė marrė nė dorė udhėheqjen e ISAF (International Security Assistence Force) nė Afganistan

-29 mars 2004 hyrja nė NATO e Bullgarisė, Letoni, Lituani, Estoni, Rumani, Sllovaki e Slloveni.

-2-4 prill 2008, Samiti i Bukureshtit i jep ftesėn pėr hyrjen nė NATO, vendit tonė, Shqipėrisė dhe Kroacisė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Si lindi NATO

Mesazh nga Musafir prej Sun May 11, 2008 2:25 am

NATO-Foto nga nėnshkrimi i Traktatit tė NATO-s, mė 4 prill 1949

NATO1-Foto nga nėnshkrimi i Traktatit tė NATO-s, mė 4 prill 1949

NATO3- Holandezi Jaap de Hoop Scheffer (Jakob Gijsbert de Hoop Scheffer) nga janari i 2004-s ėshtė sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s

NATO4-Kufijtė e NATO-s (blu) e kufijtė e shteteve tė Traktatit tė Varshavės (e kuqe)

NATO5-Presidenti i Amerikės me kryeministrat e 7 anėtareve tė ri tė NATO-s mė 2004

NATO6- NATO me 1973

NATO7- Samit i NATO-s nė Pragė, 2002

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Si lindi NATO

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi