Heroinė nė autobusin e linjės Tiranė-Vlorė

Shko poshtė

default Heroinė nė autobusin e linjės Tiranė-Vlorė

Mesazh nga Musafir prej Mon May 12, 2008 2:06 am

Heroinė nė autobusin e linjės Tiranė-Vlorė

Policia arreston 24-vjeēarin qė transportonte 2.5 kg drogė

Njė tjetėr korrier droge bie nė pranga. Njė sasi prej 2 kilogramė e 496 gramė heroine ėshtė gjetur dhe sekuestruar gjatė njė kontrolli policor rutinė nė njė autobus tė linjave interurbane qė lidhin kryeqytetin me qytetet e jugut. Pikėrisht nė tregun e kėtyre qyteteve dyshohet tė ishte destinacioni i sasisė sė drogės sė kapur. Nė orėn 01:45 tė sė shtunės, agjentėt e antidrogės kanė bėrė arrestimin nė flagrancė tė Sajmir Asllanit, 24 vjeē, lindur nė Tepelenė dhe banues nė Vlorė. Pas kapjes dhe sekuestrimit tė lėndės narkotike qė dyshohet tė jetė e llojit heroinė, i arrestuari nuk ka dhėnė shumė informacion pėr grupin hetimor. Ai ėshtė treguar tejet i rezervuar, siē ndodh rėndom me rastet e kapjes sė sasive tė lėndės narkotike dhe arrestimet e personave qė i kishin nė dorėzim. Hetimet pėrgjithėsisht mbeten te personi i arrestuar, pa kaluar dot nė emra tė personave tė tjerė tė implikuar nė rrjetin e shpėrndarjes dhe zotėruesve tė mallit nė dorėn e parė. Sajmir Asllani, nga verifikimet e bėra, nuk rezulton si person me precedentė penalė. Ėshtė hera e parė qė ai bie nė duart e policisė pėr njė vepėr tė rėndė penale, siē ėshtė akuza e ngritur ndaj tij pas kapjes nė flagrancė, pėr prodhim dhe shitje tė lėndėve narkotike. Droga ėshtė sekuestruar gjatė natės mes tė premtes dhe tė shtunės, gjatė njė kontrolli tė ushtruar nė autobusin e linjės interurbane, qė nė ato ēaste po kalonte nė territorin e Durrėsit. Burime tė ndryshme policore ndajnė informacione tė ndryshme mbi arsyen e kontrollit tė autobusit. Deklarohet se autobusi u ndalua pėr njė kontroll rutinė nga forcat e grupit tė gatshėm tė policisė, tė tjera burime thonė se agjentėt antidrogė kanė pasur njė informacion paraprak pėr praninė e drogės nė bagazhet e Asllanit dhe mė pas kanė pėrgatitur "kontrollin rutinė". I rėndėsishėm mbetet rezultati. Kontrolli ndaj mjetit transportues tė linjės Tiranė-Vlorė u bė nė zonėn mes sektorit tė Plepave dhe Shkėmbit tė Kavajės. Ndėrsa Asllani dhe bagazhet e tij janė zbritur nga autobusi, udhėtarėt e tjerė janė lėnė tė lirė tė vazhdojnė rrugėn pėr nė destinacionin pėrfundimtar. Ndėrkohė, zotėruesi i drogės ėshtė dėrguar nė ambientet e Komisariatit tė Policisė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi