Dashuri, e cuditeshme...(tregim)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

default Dashuri, e cuditeshme...(tregim)

Mesazh nga Musafir prej Tue May 13, 2008 5:41 am

"Pa u lidhur me te,pa shkembyer asnje fjale,pa e prekur me dore, tek shikonte te tjeret qe kishin nga nje te tille pas vetes, behej xheloz,i hipte nje nervozizem qe as vete s'e kuptonte...

Rrufiste kafene ekspreso me dert, trokiste gishtat pa ritem te caktuar mbi tavoline,pastaj bente copa-copa piceten prej letre qe ishte aty pa ndonje qellim te caktuar(thua s'e fajin i'a kishte ajo) i hidhte copezat ne tavllen pothuajse bosh,dhe porosiste me nje ze te dobet nje kafe tjeter...

-Pse -mendonte- te mos kem dhe une nje..? -Kur ka Taqka qe i mbahet goja si akrepi i ores pa bateri,e do nje shekull te nxjerre nje fjali nga goja...Po mua c'me mungon...? -Po ai qurashi nga Librazhdi,qe me kapardiset me te,sikur te kete mbaruar tre universitete..? Pa le por kur bisedon me te, gati peshperin,sikur ka zbuluar ndonje planet te ri...

-Te gjithe kane nga nje ...Pse une jo..? Kjo pyetje e mundonte Laqin sa here shihte shoket qe ishin te ''plotesuar''... Qe diten qe u lidh me nje si te shokeve nuk e leshonte nga dora...E ledhatonte,dhe e veshtronte si i perhumbur...

Bashke me te ne shtepi,ne kafene,ne pazarin e frutave,ne therrtore e kudo qe ndodhej...Tani i dukej sikur ne bote gjithcka shkonte persembari... -E mo Taqke gagaci -i vinte t'ia perplaste tjetrit-Me te bukur s'e ty e kam..Ndrit si margaritar.Apo s'me ka nje ze melodioz qe i'a kalon dhe bilbilit me te ''dehur'' te fshatit tend...Epo si kembet e dhise s'do behemi de...

Ja keshtu i vinte t'i thoshte Taqkes por kurre nuk guxoi te nxirrte fjalegoje... Kaluan ditet dhe muajt,por ai vazhdonte te kujdesej per te si diten e pare.Shtratit shtrire po mos e kishte afer,i dukej vetja gjysem...Tregonte nje kujdes dhe dashuri te tille per te,sikur te ishte nje vazo qelqi e do thyej copash po qe se ai vemendjen do t'a kishte diku tjeter...Shkoi deri aty sa filloi t'a fshinte e ta pastronte si nje femije te vogel...

Tregonin qe nje dite per pak u mbyt i shkreti kur padashur ''dashuria'' e tij ra ne ujin e nje pishine...U hodh si i cakerdisur brenda e nxorri jashte pas disa sekondash,e mbuloi me peshqirin e stermadh,e mbajti disa caste ashtu shtrenguar mes pellembeve,dhe kur e zbuloi fytyra i ndriti si diamant,kur vuri re se ''dashuria'' e tij ende merrte ''fryme''... Nje shoku i tij thone se i kishte thene me shaka:

-O Laqi,si lum ajo vajze qe do kete fatin te lidhet me ty...Per nje celular pothuajse u mbyte,per ate besoj do besh dhe me shume....!? Laqi s'ia vuri veshin tjetrit,por duke formuar nje numer,provoi te shijonte kthimin ne jete te ''dashurise''... me respekt per celularin...ilir borova ''Puthja eshte provokim ne veri, per te sulmuar ne jug''...

Shkruar nga Ilir Borova

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi