E drejta nė informim

Shko poshtė

default E drejta nė informim

Mesazh nga Musafir prej Tue May 13, 2008 5:52 pm

Nėse dėshiron tė njihesh me kulturėn e njė

populli, shikoja mediat



Shkruan: Skėnder LIMANI / 12. 05. 2008



E drejta nė informim varet nė njė dozė tė madhe nga sistemi politik i rregullimit tė vendit. Pasi Kosova vazhdimisht promovon paqen dhe demokracinė nė vend (por edhe mė gjerė) e drejta nė informim as qė ka nevojė tė pėrmendet.


Pėrkundėr njė pranie tė ēuditshme amerikane, Kosova duket tė ketė probleme serioze me rregullimin e kanaleve dhe formave tė informimit publik. Pėr tė anashkaluar kushtet normale tė rregullimit medial, e qė Kosova ende ėshtė larg tė cilėsimit tė tillė nė cilindo kuadėr tė mundshėm, hapėsira mediale kosovare duhet tė parasheh njė kanal televiziv shtetėror-qeverisės dhe disa tė tjera (biznese private ose kompani) qė i referohen publikut. Edhe qeveritarėt kėtu hyjnė nė kuadrin e publikut.


Kosova ka nevojė pėr shumė kanale televizive. Kosova duhet tė ketė qasje nė sportin ndėrkombėtar por edhe vendor (pėrmes kanaleve tė posaēme), Kosova duhet tė ketė qasje nė kulturėn ndėrkombėtare dhe vendore (pėrmes kanaleve mediale muzikore, filmike, etj.), Kosova ka nevojė pėr qasje politike, pra, tė dijė se ēfarė po ndodhė nė vend, nė rajon dhe nė botė. E kėshtu me radhė.


Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: E drejta nė informim

Mesazh nga Musafir prej Tue May 13, 2008 5:52 pm

Personalisht, do tė dėshiroja qė Kosova tė shfrytėzoj modelin e mediave Shqiptare (tė Shqipėrisė) pėr tė rregulluar hapėsirėn dhe tregun e vet medial. Pėr tė shkurtuar, po tė mos ishte Partia Socialiste e Shqipėrisė (PS) vėshtirė qė nė Shqipėri do tė kishim kėtė llojshmėri dhe pasuri tė shumtė mediale (ka marr frekuenca mediale kushdo qė ka pasur pak para) e cila, pėrveē shumė tė tjerash, ka bėrė revolucion kulturor jo vetėm brenda nė Shqipėri por edhe nė Kosovė. Sa pėr ilustrim, ekziston njė thėnie qė pėrshtatet mjaft mirė nė kėtė rast: “Nėse dėshiron tė njihesh me kulturėn e njė populli, shikoja mediat”. Sipas kėtij pėrkufizimi, kosovarėt dalin tė jenė kanibal kulturor.


Tashti, nė radhė vjen konkurrenca. Prapė, ilustrimi nga Shqipėria. Televizioni “Klan”, nė fillet e saj, ishte televizioni mė i shikuar nė Shqipėri. Por, aq shumė e ka pėrkrahur Partinė Demokratike tė Shqipėrisė (PDSH tė Sali Berishės) saqė e humbi besimin dhe rrjedhimisht, shikueshmėrinė dhe ndikimin. Kėshtu, krejt “Klani” (frekuencat pėr dokumentar, muzikė, film e sport) bien nė duart e kompanisė tjetėr mediale “Top Channel”. Kėshtu, e njėjta duhet tė vlej edhe pėr Kosovėn: marrja e frekuencės pėr emetim nuk do tė thotė qė tashti bizneset, qeveria dhe qytetarėt duhet ta paguajnė pėr transmetim. Kjo ėshtė absurde dhe kundėr parimit tė demokracisė. Shkurt, nėse je i zoti atėherė informo, argėto, mbijeto dhe fito, ndryshe, provo ndonjė biznes tjetėr.


Parapagimi i 3.5 Eurove pėr RTK-nė ka qenė jashtė ēdo rendi ligjor-demokratik ndėrsa cilėsimi i KTV dhe RTV21 si media private mbetet shtrembėrim i fakteve. Sė fundi, krejt aparatura mediale me tė cilėn shėrbehet RTK-ja ka ardhur si formė e donacionit pėr Kosovėn. Donacionet pėr Kosovėn kanė mundėsuar edhe hapjen e dy kanaleve tė tjera televizive (KTV dhe RTV21). Pra, kėto dy kanale nuk janė private por janė themeluar nga donacionet pėr zhvillimin e demokracisė nė Kosovė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: E drejta nė informim

Mesazh nga Musafir prej Tue May 13, 2008 5:53 pm

E realiteti ėshtė qė asnjėra nga kėto tri televizione nuk ka informuar publikun deri nė fund. Pėr mė tepėr, ka ndaluar qarkullimin e lirė tė informatės (gjėnė kryesore tė rolit tė medias). Dhe kėshtu, nė vend tė demokracisė, kėto televizione mė shumė kanė ofruar monarkinė mediale-politike. Shkurt, edhe RTK edhe KTV edhe RTV21, ishin dhe mbeten dėshtime klasike-totale nė ēdo aspekt. Pėr mė tepėr, RTK ka siguruar qė sidomos asnjė gazetė ditore tė mos publikojė asnjė shkrim kritik pėr kėtė televizion. Kėshtu, Agim Zatriqi, nėse jo redaktorėt direkt atėherė botuesit e kėtyre gazetave, duket t’i ketė nė listėn e pagave.


Sido qė tė jetė, ndalimi i rritjes dhe kushtėzimi i hapėsirės mediale nė Kosovė nė vetėm tri (praktikisht nė dy) televizione ėshtė sikurse tė mundohesh dhe tė ja ndalosh rritėn fėmijės sė sapolindur. Kėshtu, mė mirė tė mos lindej ai fėmijė fare.


Kosova mbetet xhuxh kur ėshtė puna e informimit. Tek e fundit, me hyrjen e kanaleve shqiptare nė hapėsirėn mediale tė Kosovės, publiku i Kosovės ka pasur mundėsinė tė dalloj sė ēfarė ėshtė mirė e ēfarė ėshtė keq. Publiku e ka parė, dėgjuar e lexuar se atij i shėrbehen (servohen) lajme e programe televizive sipas diktaturės e jo nevojės dhe respektimit tė tė drejtės sė lirisė sė njeriut pėr informim.


Sido qė tė jetė, televizioni (por edhe gazetat, radiot dhe mjetet tjera tė informimit) duhet tė cilėsohet si biznes, tek e fundit, si minimarket. Media duhet t’i pėrshtatet rendit ligjor tė tregut tė punės (biznesit). Ata qė njohin hapėsirėn mediale Amerikane, e dinė se pėr ēfarė ėshtė fjala. Nuk ka qeveri e organizim tė ēfarėdoshėm politik qė mund tė kushtėzoj ndonjė media se ēfarė tė informojė e ēfarė jo, sidomos kur ėshtė fjala pėr politikėn e brendshme tė vendit. Politika e jashtme ėshtė tjetėr ēėshtje, tjetėr muhabet.



· Autori ėshtė specialist i komunikimeve.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: E drejta nė informim

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi