TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Faqja 3 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:57 am

51. Pushka e parė qė bani bam
Pushka e parė qė boni bam-e
Nanė e Halilit du’l nė xham.
Du’l nė xham nė penxhere
Pyet se ē’ashtė kjo poter-e
Qaj moj nan-e qaj!
Kur u vra Halil Gėrēari
Me lot qan i gjithė pazari.
Dyqanxhi tė plaēin sytė!
Vrave Halilin vet i dytė
Qaj moj nan-e qaj!
Kur u vra Halili i vogėl
Shkoi haberi der’ nė Shkodėr.
Der’ nė Shkodėr nė Tironė
Mos mė qaj e zeza nanė!
Qaj moj nan-e qaj!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:57 am

52. Erdhi, erdhi e bardha vera
Erdhi erdhi e bardha vera
Edhe lisat kan lulu’.
I: Kjo syzeza shkon me shqerra
Nė livadhe moj tuj kėndu. :I
Kjo pranvera qi ēelė sivjet-e
Ma e bukur se ēdo herė.
Edhe shpirtin o po m’a therrė
Kjo syzeza moj si pėrherė.
Sytė e zi faqet me pika
Edhe gusha bardh si borė
Ma e bardhė gusha se k’misha
Lum kush ka me t’prekė me dorė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:58 am

53. Erdh pranvera me jeshile
Erdh pranvera me jeshile
I rashė bashqes pėr midis.
I: Kėputa nji trandafile
Nji dhuratė tė dashunisė. :I
Jasemin tė vinte era
Kur t’i putha tė dy sytė.
Asaj nate mun ke dera
Nė krahnor ma vune kryet.
Rreth e qark lule tė kuqe
Karajfilat nė saksi.
S’tė ka kush moj buzėburbuqe
Sikur unė s’tė don njeri.
Mė buzqesh njėher’ me shend-e
Mė jep zemėr tė qėndroj
Tė lutem moj mos mė len-e
Se pa ty nuk mund tė rroj!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:58 am

54. Ke ēeshmja e kishės
Ke ēeshmja e kishės
Oh lal kam dalė tė pres.
E ē’ja heq gocės
O lal shaminė e kresė.
E jarnanina,
Si e gėzojshe beqarin.
Se punėt tona
O lal s’ju qasin.
E dashunia o lalė
Qė m’zu me ty-e.
E ta pres vet’llėn lala
Me gjithė sy-e.
O sylarushe e lalės
Vetllat ly me bojė.
O ē’ke moj gocė
Qė s’m’flet o me gojė?
Qysh s’mi dole fjalės
Qysh s’mi dole fjalės?
E hajde
Ec ke shpirt i lalės-e!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:58 am

55. Ke selvitė e Namarxhasė
Ke selvitė e Namarxhas-e
Rreth e qark o ē’e kan’ hijeshu’
I: O bani hise moj fukaras-e
Kujto Zotin e fol me mu’, aman! :I
Mora rrugat pėr Qafė Krrabė:
- Udhė e mbarė o djal i ri!
O mos qėndo o ma shumė se ‘i javė
Unė pa ty djalo s’mund tė rri – aman!
Ftyra jote si rreze dielli
Jeretisė moj prej Perėndisė.
O ku ta gjej unė nji bojė tė zezė
T’i shkru’j harfet o tė bukurisė, aman!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:59 am

56. Mun ke arra ke lajthia
Mun ke arra, moj, ke lajthia
I: Se ē’m’i more, gocė, mend’t e mia! :I
Mun ke arra, moj, ke lajthia
Po na vinte, moj, shoqėria.
Mun ke arra, moj, ke qershia
Sa hije qė t’ka, gocė, shamia!
Mun ke arra, moj, ke tėrshona
Prite lalėn, gocė, nesėr mroma!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:59 am

57. Nė bash qefit tė muhabetit
O n’ bash qefit tė muhabetit
Se ē’jam bo’ o marak nė ty.
I: O cilėn deshe njate tė pruna
Mė shiko, gocė, njiher’ me sy! :I
O du’rt e tua moj si hakiku
Edhe gishtat si qelibar.
O shum hallet qi i ka ashiku
Kur mendon se del behar.
O floku jot o si pendl’ e korbit
Qė s’peshohet me derhem.
O natė e ditė po i lutem zotit
Tė ma hjek o merakun tem.
Kur erdha n’mahallėn ton’e
Pėr me vu dashni me ty.
O ti kujton se unė u plaka
Jam akoma djal i ri.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 8:59 am

58. Tė hanėn kur topi krisi
Tė hanėn kur topi krisi, aman-e
Ja dha kalasė anė pėr anė, aman-e
O mbreti pashallar’t i nisi
Mbi vezir Ali Pashanė, aman-e!
Ali Pasha i ngrat-e, luftoi ditė e natė
Ali Pasha i mjer-e, ē’u ba muhasere
Bini gegė e bini se ju trima jini!
Bini toskė e gegė, fishek ju jap vetė!
O dyzetekatėr o pashallarė, aman – e
O du’n me i hy o kalasė pėrmrena, aman – e
O Ali Pasha del i parė, more Ali Pashė
Ali Pashė Tepelena, aman –e!
Ali Pashė Berati ē’po t’luftonte ati!
Ali Pashė Terhalla, ē’po t’shkėlqente palla!
Bini gegė e bini, se ju trima jini!
Bini toskė e gegė, fishek ju jap vetė!
O duron top, duro havan-e, aman-e
O moj kalaja me bedena, aman-e
O ē’po ban luftė-o me padishah-e more Ali Pashė
Ali Pasha Tepelena, aman-e!
Ali Pasha i jonė, ban si e ke zakon-e.
Ali Pasha i ngratė-e lufton ditė e natė-e.
Ali Pashė Terhalla ē’po t’shkėlqente palla
Ali Pashė trimi, nga goja t’del tymi.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:00 am

59. Dritės sate xhevahir
Dritės sate xhevahir
S’ka njeri t’i vej kimet.
Si Isufi nė Misir
Prej bukurisė u ba mret.
Je si hana pesėmbėdhjet’
I jep lules bojėn e vet.
Nat’n e errėt ē’e ban dritė
Dhe skėterrėn e ban xhenet.
Elbasani nji gjylzar
Me trandafila i lulzu’m.
Ah Isuf, more budall’
Pije, pije nji kup pėr mu’!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:00 am

60. Hajde, hajde moj selvi
Hajde, hajde moj selvie
Je si yll o i bukurisė.
I: O xhamadani gocė tė paska hije, aman
Ju thafshin gishtat terzisė! :I
Xhamadanin qep prej ari
A s’ma falė mori selvi?
I: Oh ta fėrkon me lot beqari, aman
E ta ruen pėr dashuri. :I
Hajde, hajde lule behari
Gjithnji f’tyra moj po tė qeshė
I: O knaqja shpirtin kėtij beqari- aman
Se ia ēove zemrėn peshė. :I

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:00 am

61. Se dit’n e enjte
O se dit’n e enjte
O djal, nė gjashtė sahati.
O se dil moj Tinė
O lalė, tė pres ke rrapi!
Refreni:
E jarnanina,
Ē’do t’i themi nanės?
Se mė vjen ēuni,
Natėn n’rreze t’hanės.
O dhe jalla u djegsh-o
O lalė me gjithė kasoll-e!
Refreni:
O jarnanina…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:00 am

62. Merak t’u bana i mjeri
Marak t’u bana i mjeri
Atij syu t’zi.
I: Po vij qark porsi skifteri
Me u taku’ me ty.:I
Aman shpirt mos ik prej meje
Se unė tjetėr s’du’.
Ke me u plakė moj gocė e re
Dhe ke me u pendu’.
Unė ndėr shoqe ty tė zgjodha
Pėr njat bukuri.
Dy faqet kuq, kuq si molla
Ru’ja djalit t’ri.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:01 am

63. Nėn hije unė pashė
I: Nėn hije unė pashė
Njė lule tė blertė. :I
I: Si ylli ndritte
Ishte plot me erė. :I
Me k’putė unė deshta
Kah unė ajo u kthy’:
- Qė unė tė vyshkem
Po don me mė shky?
Me rranjė e nxora
E vuna nė gji.
Nė kopsht e ēova
Nė t’buk’rėn shtėpi.
I: O kur tė pashė moj drandofille :I
I: O zemrėn teme se ē’ma shkrive :I
I: O je gojamėl dhe syzezė :I
I: Zemrėn teme ē’ma ke ndezė :I
I: Shumė gonxhe t’bukra moj ke ēil-e :I
I: Dhe m’shndritė si hanė e di’ll-e :I

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:01 am

64. Mori vajzė e re
Mori vajzė e re
Yll i bukurisė.
Se ē’tė ndrisin ata sy
Sikur inxhi.
Floku jot i zi
Mbi sup e ke lėshu’.
Vetllat hark-e si gajtan
Ballin ta kanė shkru’.
Mė shiko njiherė
Pa mė tjetėr s’du.
Dashnia qė kam n’shpirt
S’ka kurr pėr t’m’u shu’.
___________________________________
inxhi -margaritar, perla, rruaza tė shkėlqyeshme pėr zbukurim

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:02 am

65. Qenke veshun me tė bardha
I: O qenke veshun-o me tė bardha
Hajde ‘ja ke lala-e! :I
I: O mu’ me ty mė zu sevdaja
Hajde ‘ja ke lala-e! :I
Re.
I: Hajde, ‘ja ke lala-e
Dal lala pėrpara-e! :I
O qenke veshun-o me tė kuqe
Hajde ‘ja ke lala-e!
O m’a ke buzėn si burbuqe
Hajde, ’ja ke lala-e!
Ref.:
Hajde…
O qenke veshur me jeshile
Hajde ‘ja ke lala-e!
O m’a ke zanin si bilbil-e
Hajde ‘ja ke lala-e!
Ref.:
Hajde…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:02 am

66. Ē’u dėshru’sh me tė pa ty
Ē’u dėshru’sh me tė pa ty
Ftyrėn tande mre xhanan.
I: U ban shumė qi s’jemi pa
Kaqė kohė e kaq zeman. :I
Fati im me ty asht lidhė
Pėrveē teje tjetėr s’du’.
Pėr ty menoj ditė e natė
Vetėm ti qenke pėr mu’.
Do t’bashkohemi dhe njėherė
Se ti besėn ma ke dhonė.
Po tė them mori mollė
Ne tė dy tė shtimė kunorė.
Ē’asht nji dritė n’Elbasan
E shėndriste gjithė kėtė jetė.
Myzyr, mos u ban pishman!
Dylber tjetėr ma s’do t’ketė.
_____________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:02 am

67. Qan lulja pėr lulen
Qan lulja pėr lulen, o bo bo!
Qan lulja pėr lulen o.
Lulen qė kėpusin, o bo bo!
Lulen qė kėpusin-o.
Qė kėpusin gocat, o bo bo!
Qė kėpusin gocat- o.
Qė lahen si rosat-o bo bo!
Qė lahen si rosat-o.
Qan lulja pėr lulen, o bo bo!
Qan lulja pėr lulen o
Lulen q’e kėpusin, o bo bo!
Lulen q’e kėpusin-o.
Qė kėpusin ēunat o bo bo!
Qė kėpusin ēunat-o.
Ēunat gush’pėllumbat o bo bo!
Ēunat gush’pėllumbat-o.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:03 am

68. Mun ke sheshi ke Bezistani
Mun ke sheshi ke Bezistani
Gocė e vogėl moj tuj kalu’.
I: M’ka ndi zemra n’Elbasan
N’tjetėr vend o nuk du’ me rrnu’. :I
Nė dritare moj mė ke dalė
Po mė shkon o me gojė s’mė flet.
Pėr at nishan qė m’ke nė ballė
Kujtim i bukur moj t’paska metė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:03 am

69. Ē’mė ke dalė nė penxhere
O ē’mė ke dalė nė penxhere
Ke zgjatė kokėn si pata?
I: Se ē’ma ban me isharet
Me ato leshrat e gjata. :I
O jarnana opa,
I: Se ē’ma ban me isharet
Me ato leshrat e gjata. :I
O goca me shaminė e kuqe
Kishte vetllat si gajtan.
Goca me buzėn e kuqe
Lala t’u bofsha kurban!
Jarnana opa,
Goca me buzėn e kuqe
Lala t’u bofsha kurban.
O, goca me naze ē’po vike
Shtati i saj moj si selvi.
Nė mes faqes ka dy pika
Se ē’mi lujti mend’t e mij’.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:04 am

70. Ke ēeshmja nė kala
I: Ke ēeshmja nė kala
Unė kam dal se du’ me t’pa. :I
I: Du’ me t’pa njiherė me sy
Se m’ka marrė malli pėr ty. :I
O bre djal, o bre djal
Tė vjen era portokall
Djal i Elbasanit –e,
Bashkė t’a lidhim jetėn

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:04 am

71. O ju fusha e ju male
O ju fusha e ju male
Pritni sot nji musafir.
I: O kush e ka gushėn e bardhė?
Ka ai djali, ai bandill. :I
Ref.:
I: O qafė pėr qafė,
O i miri bylbyl.
Nga sevda e jote shpirt-o
Ēeli drandofill. :I
Shkova rashė nė njė bahēe
Me zymbyla zbukuru’
O ni nishan ma ka nė faqe
Ai xhanan qė mė don mu’.
Ref…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:04 am

72. Mori kullė, e mjera kullė
Mori kullė, e mjera kullė
I: Po vjen turku me na zanė. :I
Me na zanė me na robnue
Tokėn tonė me na shkretnue.
Me na zanė me na robnue
T’gjithė nizam don me na ēue.
Mori Shkodėr moj mizore
Pak na u duke shumė na dole.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:05 am

73. O ju hyje, ju hyjnesha
Ju o hyje ju hyjnesha
Mbushni qiellin me ndriēim.
I: Ju o goca pėllumbesha
Mbushni vehten me gėzim. :I
O ju lulet plot burbuqe
Po i ēilni nė pranverė.
Sa jeshile, sa tė kuqe
Gonxhe t’buk’ra plot me erė.
Lulja rritet zbukurohet
Do ta keshė gjithmonė kujdes.
Dashuria e parė s’harrohet
Bashkė me zemrėn len e vdes!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:05 am

74. Kėngė pėr Sulė Mustafėn
Mun ke ura bre biro,
N’kry’ t’pazarit
Na u vra Sula, mre biro,
Bash i djalit.
- Ē’bone ti o mre djalo,
Mre i zi?
- Kam vra, Sulėn o babo,
Me pahir.
Gjithė Kavaja bre biro
Zunė me qa-e.
Qajnė pėr Sulėn bre biro
Qė u vra-e.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Musafir prej Thu May 15, 2008 9:05 am

75. Nė mėngjes lava sytė e zez
I: E nė mėngjes,
Lava sytė e zez
O nė sabah,
Dola n’namazgja. :I
Ref.:
I: Mos mė vra mu’,
Ti moj Hafife!
E mos bon naze
Se ashik mė ke! :I
Mbas kafazit
O tė penxheresė.
Pashė sytė e zezė
O tė Hafifesė.
Ref.:
Mos mė vra mu’….
Vish jelekun,
Goce kadife!
E pėr shtat qefe
Lala moj ta ka pre.
Ref.:
Mos…
______________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖSH TĖ SHQIPĖRISĖ SĖ MESME

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi