E lė e dashura, studenti helmon veten

Shko poshtė

default E lė e dashura, studenti helmon veten

Mesazh nga bledikorcari prej Thu May 15, 2008 3:58 pm

Fejesa e tė dashurės ka ēuar njė student nga Maqedonia drejt vetėflijimit. Vullnet Diko, 19-vjeē, student i vitit tė parė nė Informatikėi ka dhėnė fund jetės duke u vetėhelmuar, nė njė apartament tė marrė me qera nė Tiranė.


Njė student i Informatikės nga Struga vetėhelmohet nė apartamentin me qira nė Tiranė, pas fejesės sė tė dashurės

Letra e lamtumirės: Iu kėrkoj falje prindėrve pėr dhimbjen qė do t'iu shkaktoj, por s'mund tė jetoj mė

TIRANĖ- Fejesa e tė dashurės ka ēuar njė student nga Maqedonia drejt vetėflijimit. Vullnet Diko, 19-vjeē, student i vitit tė parė nė Informatikėi ka dhėnė fund jetės duke u vetėhelmuar, nė njė apartament tė marrė me qera nė Tiranė. Shkak pėr kėtė ngjarje dyshohet se ėshtė bėrė gjendja depresive, pasi ka mėsuar se e dashura e tij ėshtė fejuar pak ditė mė parė. Studenti ka tentuar tė pėrballojė ndarjen pėr disa ditė, por nė orėt e vona tė mbrėmjes sė tė martės ėshtė dorėzuar, duke pirė njė sasi helmi qė i shkaktoi vdekjen e menjėhershme. Para se tė kryente veprimin fatal, 19-vjeēari nga Struga i cili studionte nė fakultetin e Tiranės ka shpjeguar motivin e vetėflijimit, duke lėnė njė dokument tė shkruar nė kompjuterin e tij "lap- top", nė rreth tri faqe kompjuterike. Oficerėt e policisė, tė cilėt kanė lexuar rreshtat e shkruara nga Vullneti nė momentet e fundit tė jetėssqarojnė se gjithēka ka ndodhur pasi e dashura e tij ishte fejuar nė Strugė, ku edhe jeton. Burime nga policia thanė se kanė sekuestruar kompjuterin e studentit si dhe njė kuti cilindrike me disa ilaēe, qė u gjet pranė trupit tė tij.

Vetėflijimi

Prej tetorit tė vitit tė kaluar, Vullnet Diko nga Struga jetonte nė Tiranė nė njė banesė me qira nė rrugėn "Ali Demi", pasi ndiqte studimet e larta nė degėn e Informatikės. Mėsohet se gjatė shkollės sė mesme, ai ishte lidhur me njė vajzė po nga Struga. Pavarėsisht se 19-vjeēarit i doli e drejta e studimit nė Tiranė, dy tė rinjtė nuk e kanė ndėrprerė lidhjen e tyre, gjė e cila ka zgjatur deri njė javė mė parė. Vullnet Diko ka mėsuar se vajza qė ai dashuronte ishte fejuar me njė tjetėr. Fejesa e tė dashurės ka qenė njė goditje e fortė emocionale pėr Dikon, i cili ka qėndruar i mbyllur nė banesėn e tij nė Tiranė, ku jetonte i vetėm. Doza e dėshpėrimit ėshtė rritur dy netė mė parė, duke e ēuar studentin drejt vetėflijimit. Por para se tė kapėrdinte helmin, 19-vjeēari ka lėnė njė letėr lamtumire pėr prindėrit e tij, duke iu kėrkuar edhe falje atyre pėr dhimbjen qė do t'iu shkaktonte. Pasi ka shkruar rreth tre faqe kompjuterike, Vullnet Diko ka pirė helmin dhe brenda pak minutash ka gjetur vdekjen. Ka qenė njė fqinje e tij,e cila ka gjetur trupin e pa jetė tė studentit. Ajo ka lajmėruar menjėherė policinė e cila mbėrriti nė vendin e ngjarjes pėr tė zbardhur rrethanat e vetėflijimit.

Policia

"Ju kėrkoj falje pėr dhimbjen qė do t'ju shkaktoj, por jam shumė i mėrzitur dhe nuk dua tė jetoj mė", -thuhej nė letrėn e lamtumirės qė Vullnet Diko ua dedikonte prindėrve. Mė pas, ai ka sqaruar hollėsisht motivin qė e detyroi tė vetėhelmohej. Efektivat e komisariatit tė policisė nr.1, tė cilėt kanė nė juridiksion zonėn ku banonte studenti, mbėrritėn nė banesėn e tij pėr tė bėrė kėqyrjen e provave. Policia nuk e ka pasur tė vėshtirė tė klasifikojė ngjarjen si vetėvrasje dhe tė zbardhė motivin e saj, pasi 19-vjeēari nga Struga kishte sqaruar gjithēka me dorėn e tij, para se tė vdiste. Burime nga policia thanė se trupi i pa jetė i Dikos u transportua nė morgun e spitalit pėr ekzaminime tė mėtejshme, ndėrsa nė vendin e ngjarjes u administruan tė gjitha provat. Policia sekuestroi nė cilėsinė e provės materiale kompjuterin dhe njė sasi ilaēesh qė u gjetėn pranė viktimės. Ndėrkohė qė tė njėjtat burime policore thanė se pritet tė merren nė pyetje edhe familjarėt e studentit, pėr tė sqaruar me saktėsi motivin qė e detyroi atė t'i jepte fund jetės. Trupi i 19-vjeēarit ėshtė nisur dje drejt Strugės, ku do tė zhvillohet edhe ceremonia mortore.

E lė e dashura, studenti helmon veten Img_ph10
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : E lė e dashura, studenti helmon veten N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi