TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Faqja 5 e 11 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9, 10, 11  Next

Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 3:58 pm

101. O bylbyl o i buk’ri shpendve (2)
I: O bylbyl o i buk’ri shpendve
Ēka ke n’dimėn qė m’gjėmon? :I
Aman, aman
I: T’gjithė dashnorve shnoshjau zemrėn, aman
Hiqjau dertin qė i mundon. :I
Nė kafaz bylbyl qi rri-e
Prej k’tij moti me kalu’, aman, aman!
Zemra ime mbush dashni-e, aman
Pret pranverėn me gjelbru

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 3:59 pm

102. Metelikun ta kam dhanė
Metelikun ta kam dhanė
Bej, aman, aman!
Ti hala se ke harxhu’.
Aman, aman, aman-e!
I: Blej kalem e mereqep-e
Sy e vetlla me ti shkru’
E sa e bukur je! :I
Tė kam thirrė nji natė me bujt-e,
Bej aman, aman!
Ma don hatri pėr me m’ardhė.
Aman, aman, aman-e!
Mos kujto se du’ me lujt-e
Maraku nė ty m’ka zanė
E sa e bukur je!
N’atė dekik qi t’dalin hana,
Bej aman aman!
Dalim bashkė e rrimė nė fresk,
Aman, aman, aman-e!
Dru’ qyqja se m’dikton nana
T’baj me dit’ me guralec
E sa e bukur je!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 3:59 pm

103. Kėnga e Kalasė sė Shkodrės
I: O se ē’po punojshin tre vllazėn! :I
Murin e qytetit tonė!
Ja, ja, ja-re.
O vjen njė plak o aty pari:
- Puna e mbarė o ustallarė!
Ja, ja ,ja –re.
- O ēfar tė mbare ti po shef?
Gjithė ditėn punojmė
Gjithė natėn rr’xohet!
Ja, ja ja-re.
A din plak me na diftue?
Ēka kalaja qė s’man?
Ja, ja, ja-re.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 3:59 pm

104. Me kėtė kangė du’ me fillue
Me kėtė kangė du’ me fillu’
Zemra jeme asht ndezė flakė.
I: Nuk kam mujtė me ta tregu’, aman!
Tash sa kohė qi jam tuj t’dashtė. :I
Ref.:
Moj fėllanzė e malit, e malit, e malit
Banja qefin djalit, e djalit, e djalit!
Moj fėllanzė e fushės, e fushės
Unė tė du’ pėr nuse, e nuse, e nuse!
Ka me t’ra ndėrmend pėr mu’
E me vedi ke me thanė:
- Veē atė djalė unė do ta due, aman!
Edhe besėn du’ me ia dhanė!
Ref.:
Moj…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 3:59 pm

105. Shegė e amėl, shegė e butė
I: Shegė e amėl, shegė e butė
Mė shkoj vera pa t’kėputė! :I
Shegė e amėl, shegė Ulqini
Nuk tė ndrroj pėr tur florini!
Shegė e amėl, shegė Tivari
Nuk tė ndrroj pėr sytė e ballit!
Shegė e amėl, moj shegė e amėl
Paske pas njat zemėr t’amėl!
Zemėr t’amėl o si sheqeri
Hajde t’rrimė ku rrin skyfteri!
Rrin skyfteri njato rranxa
Hajde t’shkojmė ku rrin fėllanxa!
Shegė e amėl, ku je shej-e?
Se me ty moj du’ me ndej-e!
Shegė e amėl, ku je rrit-e?
Se me ty do t’shkoj tė rit-e!
Shegė e amėl, ku je pjekė?
Se me ty moj du’ me vdekė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:00 pm

106. Knon bilbili poshtė te zalli
Knon bilbili poshtė te zalli
Edhe hana sipėr ndritė.
I: Vashė e dashur pėr ty malli
Ajo shteg don natė e ditė. :I
O moj hanė qė mbi qiell ndritė,
Mallin ti mu’ po ma shton.
Shumė kujtime mė ke qitė
Jetėn time po m’shkurton.
Praj bilbil pra mos vajto!
Mos mė le nė kėtė mjerim!
Nė dritare t’vashės shko!
Vaj ti kjajma hallin tim!
Thuej ti vashės se unė t’ du’.
Kurr prej teje s’kam me u nda!
I: Bukurinė tuj ta kujtue
Oh, me lot tash kam me e kja. :I

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:00 pm

107. Knon bylbyli nėr njat bahēe
I: O knon bylbyli nėr njat bahēe
Hajde nė bahēe. :I
I: O ty t’puthsha sy e faqe
Hajde sy, faqe! :I
Knon bilbili nė bahēe
Hajde nė bahēe
Oh se nė zemėr ē’mė knaqe!
Hajde ē’mė knaqe!
O knon bilbili nėr at mollė
Hajde nėr at mollė.
O ai kėndon kangėn e vet
Hajde kangėn e vet.
K’no nėr mollė e k’no nėr’ ftu’
Ti ma din marakun mu’!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:00 pm

108. Iptida du’ me fillue
Iptida du’ me fillue
I: O se m’ka zanė i ziu marak-e. :I
I: O nė ma daē moj hatrin mue
Tjetėr kend s’shiqon aspak. :I
Ref.:
S’ma din kush hallin qi kam
Unė u dogja pėr sė gjallė.
U shkrina si bora n’shkamb
Begenis fole nji fjalė.
Xhamadanin qep me ar
Ma gėzofsh moj kur e vesh
Iptida dora ju thaftė!
O terzisė qi ta ka qepė.
Edhe unė moj s’jam kujtue
O se m’ka marr moj vesht jot amė.
M’ēove fjalė se je idhnue
Oh po ta qes o nji kėtė kangė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:00 pm

109. Ja na erdhi sot pranvera
I: Ja na erdhi sot pranvera
E natyra ēili. :I
I: Pėrmbi t’gjitha lulet tjera
Ēili karajfili. :I
Ref.:
I: Zemrėn se ē’ma more
Shpirtin ma qetėsove
K’naqem kur t’shikoj-e
O, hajde! :I
N’bahēen tande kur t’kalon
Shoqet t’kan zili-e.
Rritu lule, ēilu gonxhe
Ti pėr bukuri.
Ref.:
Zemrėn…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:00 pm

110. Jare tė du’ mori tė du’
Jare, tė du’ mori tė du’
Jare tė du’ mori pėr mbi gjithkend.
Jar, mos kqyr me ma ba keq mu’
Jare, tė pasha n’hall tem!
Ref.:
S’ke gjynah ti me m’mundue
Ti Allahut s’i ke dro’n.
I: Tue ditė se unė tė due
Me nji fjalė ti mė kujto! :I
Mė kujto!
Jare, jar tė nama e ē’u pendova
E s’po di moj se ku jam.
E, jare, ma fal fajin se gabova!
Jare, e gjithmonė nė zemėr t’kam.
Ref.:
Zemra jeme ē’asht tuj hjekun
E m’asht ba moj copė e grimė
I: Ke me m’lypė me m’pamun t’dekun
Veē se Zoti m’u baft ndihmė! :I
M’u baft ndihmė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:01 pm

111. Dola nė penxhere
I: Dola n’penxhere,
Qirova mollėn-e. :I
I: Mė shpėtoi sajaku, gocė
Preva dorėn-e. :I
Ref.:
O nė daē mė duej,
Nė daē mos mė duej
O jam jabanxhi,
Moj gocė, nė dhe’ tė huej!
Mė shpėtoi sajaku
Preva gishtin-e.
Mos ma djeg,
Ma pėrvlove shpirtin-e!
Ref.:
O nė daē mė duej
Nė daē mos mė duej
O jam jabanxhi,
Moj gocė, nė dhe tė huej!
_____________________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:01 pm

I: Oh, ē’u kėputa lale unė e mjera! :I
I: Oh, tue tė pritun djalė ty te dera. :I
Ref.:
Lule na po ndahem-o
Bej aman, aman!
Shpirt-o del e piqena!
O piqena me gojė nuk flasim,
Bej aman, aman!
Shumė durojmė e nuk pėlcasim-e.
Oh, ē’u kėputa lale unė e ngrata
Oh tue tė prit djal-o unė te dardha.
Ref.:
Lule…
Oh, ē’u kėputa unė e zeshkta
Oh tue tė pritė djal-o ty te pjeshka.
Ref.:
Lule,…
Oh, ē’u kėputa, lale unė e holla
Oh tue tė pritė djal-o unė te molla.
Ref.:
Lule…
Oh , ē’u kėputa unė kėrcuna
Oh tue tė pritė djal-o ty te kum’lla.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:02 pm

113. Moj e vogėl tash sa vjet
Moj e vogėl tash sa vjet
Mirė e din se unė tė du’, aman, aman
Mirė e din se unė tė du’.
Hajde t’bajmė pak muhabet
Tė k’naqna tuj bisedu’, aman, aman
Tė k’naqna tuj bisedu’.
Njato flok’tė zezė, tė tu
Kur t’i hjedhė era mbi sy, aman, aman
Kur ti hjedhė era mbi sy.
Po tė them ty mori dushė,
Unė ty t’i kam pėlqy’, aman, aman
Unė ty t’i kam pėlqy’.
Po ndigjo ti mori vashė
Ndigjo zemrėn se ē’tė thotė, aman, aman!
Ndigjo zemrėn se ē’tė thotė!
Edhe besėn ty ta dhashė
Tjetėr s’du’ veē ty n’kėtė botė, aman, aman
Tjetėr s’du’ veē ty n’kėtė botė.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:03 pm

114. Karajfilat qė i ka Shkodra
I: Karajfilat qė i ka Shkodra
Medet sa t’bukur janė. :I
I: Gonxhe t’mdhaja, gonxhe t’vogla
Me erė mbushin’ dynjanė,
Aman, aman. :I
Karajfili lypte hije
Medet-o pėr me ēilė.
Gjeth’t i dalin fije, fije
Aman sa erė tė mirė,
Aman, aman.
Marangjyli kaq i bukur
Medet por s’paska erė.
Me ia prek gjethin me pupul
Medet ē’i bjen menjiherė.
Aman, aman.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:03 pm

115. Sa tė du’ moj s’kam guxim
I: O sa tė du’ moj s’kam guxim
E jam ba si dru.
Zemrėn time mirė ma din
Se ē’ma ke shtrėngu’. :I
Oh syni yt porsi magnet
Mė ban rreze mu’.
Ma dogje zemrėn e shkretė
Plasa tuj t’shikju’.
O ku t’ka ra kjo bukuri
Si dielli n’prendim.
M’asht m’ush zemra me dashni
E s’mund baj durim.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:03 pm

116. Ani ma ven dorėn pėrmbi dorė
Ani ma ven dorė, hajde pėrmbi dorė-e
Aman,aman-e!
Oh se me ty do t’thurr kunore-e
Ashiku ka sevda, vaj, vaj, vaj
Qaj me lot si fukara.
Ref.:
Ika, ika i mora malet-e
Bashkė me lalėn, lala t’i kjan hallet–e
Ika, ika i mora fushat-e
Bashkė me lalėn, lala t’i puth gushat-e.
Ani ma ven dorė aman pėrmbi kry-e,
Aman,aman-e!
O se m’ka zanė o sevdaja nė ty-e
Ashiku ka sevda
Qaj me lot si fukara.
Ref.:
Ika…
Ani ma ven dorėn, hajde pėrmbi faqe
Aman, aman – e!
O mashallah flutur nė bahēe
Ashiku ka sevda, hej, hej, hej!
Qaj me lot si fukara.
Ref.:
Ika…
Ani ma ven dorėn hajde pėrmbi ball-e
Aman, aman-e!
O si hana kur ban o me dale.
Ashiku ka sevda
Qaj me lot si fukara.
Ref.:
Ika …
______________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:03 pm

117. Pėr mu’ paska kenė kismet
Jar, pėr mu’ paska kenun kismet
Me kenė ti e tjera kujt.
I: Mbasi t’du’, ban merhamet!
Jar edhe ti moj prap mė du’j! :I
O tė vegova e m’ra terri.
Hupa krejt e s’qesh insanė
E shof mirė se s’mund t’dal aēik
Jar, ty moj zojė e randė!
Kah tė shof sytė s’mund t’i daj
E prej gojet nuk tė lėshoj.
Por po m’mbushen sytė me vaj
Jar mor si s’mbaroj!?

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:04 pm

118. Dy vjet qė ndejtėm bashk
Dy vjet qė ndejtėm bashk
Du’ me i kujtu’.
Dashninė qi kena’ pasė
Mos me harru’.
Ref.:
I: Mos mė qesh mahallė e re
Se qes flokun n’lule t’ballit.
Kam dy burra, s’jam e vejė
Kam jaranin me kitar. :I
Shka m’rrin mori zonjushė
Tuj m’u shikju nė xham
T’puth faqe e gushė
Dashnori i yt unė jam!
Ref.:

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:04 pm

119. Kjo dashnia kjoft mallkue
Kjo dashnia kjoft mallkue
Qi s’po m’len me ndej rehat.
I: Ty moj lule pa t’i shkrue,
S’paku dy tri fjalė. :I
Ref.:
I: Ah, malli yt s’mė len derman,
Aman! :I
I: T’kisha krah i mjeri
T’vij nė prehnin tand! :!
Ty moj lule njiherė t’zgjodha
E nė zemėr tė mbaj ndry’.
Ndonse larg prej teje ndodha
Mendjen e kam n’ty!
Ref.:
Oh t’shkretėn zemėr
Ē’ma ke therrė, aman!
I: Drue po vdes i mjeri,
Pa tė marrun erė! :I
Sytė prej lot’ve rrinė pa u terun
Loti i jem’ n’ty pikoftė!
Ēka t’i tham kėsaj zemre t’therrun
Kurr hallall mos t’kjoftė!
Oh n’andėrr m’vjen
E mė trazon, aman!
Zemrėn teme tė ngratėn
N’vaj pėrher m’a ēon!
___________________________________________________
derman = shėrim, shėndoshje, zgjidhje e njė nevoje ose ngatėrrese
hallall = diēka e fituar me mund, me djersė

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:04 pm

120. Vaj si kenka ba dynjaja
Vaj si qenka ba dynjaja!
Me tu ba mos me kenė gjallė.
I: I mjeri unė fukaraja
Paskam ndodhun i pa ikball!:I
Gjithė prej hallit tė sikletit
M’u ba borxh me dalė, me tretė.
Mora rrugat e gurbetit
Selametin pėr me gjetė.
Rrugėn mbarė me lot ē’e lava
Dersa mbrrina jabanxhi.
Zemra m’thot gjithmonė pse qava
Qysh i vogėl e der’ n’pleqni.
Me taman kenka thanė motit
Vendit t’ hu’j mjerė kush i shkel.
Paska qenė o shkru’ prej Zotit
Me mbaru’mun o me siklet!
M’u rrit mjekrra m’u bo grrathė, grrathė
I mjeri unė o pėr t’ri tam!
Shkoj nėr shokė s’ma bajnė nji vend
T’ju diftoj dertin qi kam.
___________________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:05 pm

121. Nė sabah tė parė
Nė sabah tė parė
Kur kėndon bylbyli
I: Nga sevdaja jeme, aman!
Ēeli drandofilli :I
M’i ke flok’t e gjata
Nuk ti zen shamia.
Fryni erė e malit, aman!
M’i mu’r mend’t e mia.
Kur m’i bjen sokakut
Me putina n’dorė.
Ēa t’i baj marakut
Moj vetullkunorė?!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:05 pm

122. T’gjitha shoqet t’kanė zili
I: Shoqet t’kan zili
Se ti je e bukur. :I
I: Ato le t’pėlcasin
Der’sa unė tė du’. :I
Ref.:
I: Hajde moj, eja moj
Eja lule je shebojė! :I
Moj gonxhe e bukur
E bukur lulzim.
Nuk tė gjindet shoqja
Veē nė kopshtin tim
Ref.:
Hajde…
Era yte e kandshme
Mė mbushė plot gazėllim.
Ti gonxhe je futun
Thellė nė shpirtin tim.
Ref.:
Hajde moj…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:05 pm

123. Ju dallėndyshe kah po shkoni
Ju dallėndyshe kah po shkoni
Do t’ju jap nji porosi.
I: N’sheher timin kur t’kaloni
Thoni: - Vdiq o nji djal i ri! :I
Djal i ri nė bash tė vaktit
Pėr pa i mbushun njizet vjet.
Paska qenė takdir prej zotit
Me shku’ ymrin nė kurbet.
Lamtumirė o fushė e male!
Lamtumirė o shoqni!
Se pa vdekė nuk qenka qare
Tash po mbylli sytė e mi.
Tash po bjen kambanė e madhe:
- Dil moj nanė se kush ka vdekė!
Nė past’ vdekė ai qi m’ka dashtė mue
I ka plasun zemra e shkretė!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:05 pm

124. Shkoj e vij flutrim si zogu
Shkoj e vij flutrim si zogu tuj mendu’
Ndalem n’at’ dritare vasho me t’shikju’
I: O shpirt sa tė du’, del njiher e fol me mu’1
Jeta ime pėr mbas teje ka mbaru’. :I
Si u shkrina e s’tė pashė moj bukuri?
Nėn dritare tueja, po kjaj si fėmi.
Kjaj se m’ke hutu’ e s’po di se kah me shku’
Zemra jeme pėr mbas teje ka mbaru’!
Ti moj vashė n’atė dritare, ēfar mendon?
Mue prej gjumit, ēfarė kėrkove, pse mė zgjon?
A e din se kam mbaru’, ma nuk mundem me duru’
Jeta jeme pėr mas teje krejt u shu’?

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:06 pm

125. Midis ballit ma ke nji pikė
Midis ballit ma ke nji pikė
Shtatin moj si selvi, hej, hej!
Foli e qeshi ashikut moj dritė
Kur mė del moj si pehrri.
Mbret i luleve drandofili
Mbi te nuk ka tė shamė.
Shumė telashet i hjekė bylbyli
Kur mendon se del behar.
Zoti ty ta dhasht laikun
Qi more t’rijt tem, hej!
Jam ba borxh me dalė me ikun
E me tretė n’tjetėr vend.
Behari vjen tuj u zbukurue
Po na vjen sivjet, hej, hej
Ndigjo ti moj bukuri
Mu ke pusi dal e t’pres!
T’gjithė dit’t qi i ka motmoti
Tė gjitha shkojnė tuj kja.
Ty tė raftė nji pikė prej Zotit!
Sa kjofsh gjallė nė kėtė dynja!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 5 e 11 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9, 10, 11  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi