TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Faqja 10 e 11 Previous  1, 2, 3 ... , 9, 10, 11  Next

Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:35 pm

227. Jasaman moj rrezja e bardhė
I: Jasaman moj rrezja e bardhė
Diēka deshta pėr me t’thanė. :I
I: Kah ke kenė qė je tuj ardhė, aman
Qė ndriēove gjithė dynjanė? :I
Nji ditė kur t’erdha n’shpi-e, aman
Me ‘i tubė vjollca nė dorė.
Ty t’i pruna pėr dashni
Ku tė kam moj luleborė?
U ba vonė, mė zuni terri, aman
Edhe dritat na janė ndalė.
Sa i pafat jam unė i mjeri, aman
Kėrkund fati s’mė ka dalė!
Bri gjergjefit kur unė rrishe, aman
Me ty vashė tuj bisedu’.
Bukurinė moj kur ta shifshe, aman
Nuk m’u bante me u largu’.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:35 pm

228. Shife vedin t’ma dish hallin (2)
O shife vedin, djalo, t’ma dish hallin
Me t’u anku’ nuk mund tė guxoj-e.
I: Kur zylyfet moj tė bin’ ballit,
Un-o i mjeri, o nuk mund durova. :I
O po tė thėrres moj o kur t’thrras’ jacia
Dil t’ma japish o nji muhabet-e!
Ty t’u njitshin namt’ e mia!
Sevdaja moj o t’u baft sebep-e.
Oh ndėr petka mė dukesh e hijshme
Me zemėr, aman, aq tė but-e.
Karajfili moj mė dalldis-e
Lum ashiku moj qi tė k’put-e!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:35 pm

229. Karajfili kuq si gjaku (3)
Karajfili kuq si gjaku
Qė shkėlqen o pėr bukuri.
I: O mu’ me ty m’ka zanė maraku
Si t’ja boj hallin se di? :I
O karajfili e zamaku
Salltanet pėr djemt e ri.
O mu’ me ty m’ka zanė maraku
Unė pa ty, aman, s’mun po rri!
O karajfili nė bardhak
Reth e qark o me hijeshi.
O unė me ty kam zanė marak-e
Si t’ja boj hallin se di!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:35 pm

230. Mbi gjithė lulet marangjyli
I: Mbi gjithė lulet marangjyli
Asht nji lule pėr sevda. :I
I: Afėr saj kur rrin bilbili. :I
I: Thotė se lulja po i ban za
Aman po i ban za, s’di me u nda. :I
Je nji lule plot me erė
E kimetin unė ta di.
Se me ty moj kurrnjiherė
Me erė tande s’di me u ngi
Aman s’di me u ngi, unė e di!
Zanin tand gjithkush ta ēmon
Ty moj lule marangjyl.
Me t’pasė afėr gjithkush t’do.
Mori hanė e mori yll
Mori yll, qė shėndritė n’pyll.
_________________________________

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:36 pm

I: Balli yt pranvera,
Ēil moj dranofille! :I
I: Kur mė del te dera, aman
Sytė o mi i ēil-e. :I
Ref.:
Ato letra tueja moj,
Nė xhep do ti ruej-e
Ato letra tueja moj,
S’ia kallxoj askuj-e!
Flok’t e gjatė e t’holla
Nuk ti zen shamia.
Fryni erė e malit moj,
Mi muer mend’t e mia.
Vaj medet pėr mue,
Pėr hallet e mia.
Kush u bo sebep e moj
Me na u shu’ dashnia.
Ref.:
Ato…
Vetė mė ke pėlqye
More fisligen-e.
Vetullėn mbi sy moj
Si lisi me gem-e.
Ref.:
Ato…
Fjalė ti mė ke ēue,
Me ta mbajtun besėn.
E mė rren pėrditė moj,
Po vi sot e nesėr!
Ref.:
Ato…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:36 pm

232. M’ka shku’ menja me u fejue
E hej, m’ka shku’ menja me u feju-e
E me marr nji ulqinajkė.
I: Aman ulqinajken s’ma don nana
Se m’ka zanė i ziu marak! :I
E hej, kur m’a ven bohēen e kuqe
Na myte me bukuri.
Oh, asaman moj buzėburbuqe
A s’ma falė synin e zi?!
E hej, si do t’jetė kjo puna verit
Edhe deti ēon tallas.
Oh, mos ja prish qefin beqarit
Se na mushe me maraz!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:36 pm

233. Kur tė pashė mor djalė
I: Kur tė pashė mor djalė
Rrugės tuj kalu’; :I
I: U mahnita e nuk fola
Se ē’m’u pre mu fjala
Se ē’m’u pre mu fjala
Hajde aman aman
Se ē’m’u pre mu fjala o nė gojė. :I
Mashallah mor djalė
Si lulja nė pranverė.
Je mbi shokėt, shok’t e tu-e
Je si mollė e ftue
Tash do t’jeshė pėr mue,
Hajde aman, aman
Kurr prej teje s’kam me u nda.
Pra gjithmonė nė zemėr
Unė do tė mbaj.
Fjal’t e tua qė m’ke thanė
O zamak i bardhė
S’bashku do ti ndajmė-e
Hajde aman, aman
Sa t’jem gjallė nė kėtė dynja.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:36 pm

234. Minire moj bijė
I: A e din moj nanė
Se unė jam sėmue? :I
I: Zemra po ma ndin moj nanė
S’kam pėr t’u shėrue! :I
Amanet moj nanė
Ēantėn me kalema.
Jepja vllaut tem moj nanė
Se m’u kėput zemra.
Amanet moj nanė
Ēantėn me fletore.
Aty i kam shkru’, moj nanė
Krejt ē’kam hjek n’kėtė botė.
Senatoriumi i Korēės
O me katėr kate.
Minire moj bij e nanės
Ti ngele nė krevat-e.
Vllaut tim iu luta
Tė mė ēojė nė Shkodėr.
S’ka kush t’ban hyzmet, moj bij-e
Minire, moj motėr!
Minire, moj bijė
Shaminė kuq e zi-e.
Hajde dalim n’bahēe moj nanė
T’hjekim pak mėrzi!
Bahēja tuj lulue
Mėrzia tuj shtue.
Jeta e Minires, moj nanė,
Veē paska mbarue!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:37 pm

235. Pranverė, pranverė
I: Pranverė, pranverė
Ti na mbushė me t’kandshmen erė. :I
I: Pranverė s’ka ma pėr mu’
Qysh se baba m’ka feju’. :I
- Oh, more babė
Me tė cilin m’ke feju’?
Nji dyzetvjeēar
M’detyron me pėrqafu’.
Mallkue kjoftė
Ai qė bani kėtė shkuesi!
Babėn lashė nė shtėpi,
Babėn gjeta pėrsėri.
A thue s’kishte
N’Shkodrėn tonė nji djalė tė ri?
Shkuet e m’dhatė pėr burrė
Atė qė quhet pleqėni.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:37 pm

236. Ti moj lule je e bukur
Ti moj lule je e bukur
Dhe dishroj me t’pasė n’saksi.
Kur mė shkon moj porsi flutur
Me krah t’lehtė e ban freski.
Pra moj lule plot me erė
N’kopsht tė bukur ke lulzu’.
Kry’t ke ēue moj si pėrherė
Sa bukur je hijeshu’.
Ti moj lule buzėqeshun
E kuqe moj der’ n’blerim.
Kur pranė vinje krejt e dehun
Unė t’vej vazo si kujtim.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:37 pm

237. Kur u vra Haliti i vogėl
Kur u vra Haliti i vogėl
Shkoj haberi der’ nė Shkodėr.
Der’ nė Shkodėr nė Tiranė
I: A s’mė kjan e zeza nanė?
Kjaj moj non-e kjaj! :I
Kur u vra Halit qyqari
Me mall gjithė po kjan pazari.
Dyqanxhi tė plaēin sytė!
Vrave Halitin o vet i dytė
Kjaj moj non-e kjaj!
Dyqanxhi tė plaēin sytė!
Vrave Halitin vetė o i dytė
Vet o i dytė, besa, vet o i tretė.
Besa besė s’e desha vet
Por mė shkretoj koburja e shkretė
Kjaj moj non-e kjaj!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:38 pm

238. Mollė e kuqe topsheqer
Mollė e kuqe topsheqer
Pse m’ke mbetė e vogėl-o?
N’paē merak nė zemėr ti,
Unė kam mbetė e vogėl-o
E jam mbetė pa u rritun-o.
A ti kjahem, kujt do ti kjahem?
Do ti kjahem babės-e
Baba s’mi din hallet-e.
S’mi maron dėshirat-e.
A ti kjahem, kujt do ti kjahem?
Do t’i kjahem nanės-e.
Nana s’mi din hallet-e
S’mi maron dėshirat-e.
A ti kjahem, kujt do ti kjahem?
E do ti kjahem motrės-e
Motra m’i din hallet-e
Mi maron dėshirat-e.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:38 pm

239. Tash sa ditė e mot
I: Tash sa ditė e mot
Qi nuk jena pa. :I
I: Drandofile e vogėl
Qe po shifna pra. :I
Ref.:
Drandofillja ime, hajde lulja ime
I: Se ke mbetė e vetun, o ke mbetė jetime. :I
Aman, aman, xhanėm aman,
I: Drandofile e vogėl, ti mė ban derman. :I
Lot’t mė shkojnė si kru’
Prej sevdasė qi m’ra.
Drandofile e vogėl
Vetėm nuk tė la.
Ref.:
Drandofillja …
Sa herė t’shof me sy
M’dridhet buza e shkretė.
Unė tė kam pėlqy-e
Se je lulja vetė.
Ref.:
Drandofillja…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:38 pm

240. Zare trandafile
I: Zare trandafile :I
Ē’na bane me hile, moj Zare
Sa e bukur je!
Zare moj, dil ke mani!
Po tė pret jarani, moj Zare
Sa e bukur je!
Zare moj, dil ke vija!
Po tė pret shoqnia, moj Zare
Sa e bukur je!
I: Zare moj, dil ke fiku! :I
Po tė pret ashiku moj Zare
Sa e e bukur je!
Zare moj, vish jelekun!
Zare vish jelekun
Shoqet po tė vesin, moj Zare
Sa e bukur je!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:38 pm

241. Zare moj e bukur je
Zare vene fesin!
Ashikėt po desin.
Zare, e kueja je?
Zare, moj e bukur je.
Zare, ma lėsho shallin!
Ashikėt po pėlcasin.
Zare moj e vogėl je
Zare moj e bukur je.
Belin nji pėlēik
Dogje t’gjithė ashikėt.
Zare, e kueja je?
Zare, e vogėl je.
Belin nji pėllambė
Dogje gjithė dynjanė.
Zare, moj e kueja je?
Zare moj e bukur je.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:39 pm

242. T’parėn herė kur jena pa
T’parėn herė kur jena pa
Se m’u mbush zemra nė ty.
I: Si ndriēon rrezja e parė
Njashtu m’erdhe ti ndėr sy :I
S’bashku jetėn me kalu’
Jeta jonė me shku e lum’
Nė njė ēerdhe me gėzu,
Si gėzon vida me pllumb.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:39 pm

243. S’pari kur tė pashė moj
I: S’pari kur tė pashė moj
Drandafilja e kuqe. :I
I: Marshallah! tė thashė moj
Ty buza burbuqe. :I
Vene shaminė e kuqe
Vene se t’ka hije.
Mori buzėburbuqe
Mori bukuri-e.
Vene moj shamin-e
O me topa ari.
More mend’t e mi moj
Mori lule alli.
Belin si unaza
Shtatin si selvia.
Vet’llat si gajtan
More mend’t e mia.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:39 pm

244. Bash zemanit tė lezetit
Bash zemanit tė lezetit
M’u fillu’ nji koll i lehtė.
I: - Ku e mora Zot iletin
Mos me rrnue njimijė vjet? :I
Gajret bana e u mundova
Mos me i shti vedit siklet.
Deri n’Trieshtė me shokun shkova
Dhe pėr mu’ heqim s’u gjet.
I papasun me shumė halle
Kur jam le e kur jam rritė.
Kur m’gjet mu kjo dergjė e madhe
Me maru’ sot e n’kėtė ditė.
Oh, po vdes more doktor
A t’rri kėtu, a t’shkoj te shpia?
A kam jetė a jam pėr vorr?
Se pėr t’gjallė po m’qan shtėpia
Kur tė bij kumona e madhe
Delni shokė se unė kam vdekė!
Tash vjen nana e mi kjan hallet
Ajo e din se ēka kam hjekė.
Arkivol shirita arit
Rreth e rreth lule mavi.
Jalla u shofsh, mori fusha e Rrmajit!
Qė na i kalbe djemt e ri.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:39 pm

245. Drandofillja ka ēel’ s’pari
Drandofillja ka ēel’ s’pari
Vajz’ e re moj ndodh’ e mjer’
Tash po dalim prej behari
E hyjmė nė stin’ tė re
Dalkadal po na vjen vjeshta
Edhe vdekja m’u afru’
Dhe doktori me sa mjeshtra
Mundohet me ma largu’.
O doktor pash’ Perėndinė
Qe sa kohė qė m’viziton.
A s’ma gjete ma ligshtinė?
Apo mu, ti s’po m’difton?
O moj nanė ty po t’baj be
Mos t’i shof syzitė me lot!
Mbasi unė po shkoj nė dhe
Mos tė shkoj ty jeta kot!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:40 pm

246. Edhe njiher du me kja hallin (2)
O edhe ‘iher’ du’ me kja hallin.
I: Prej gyrbetit erdha n’shpi, jar. :I
I: Medet paskam pasė igballin
Me ken’ gjallė me hjekun zi. :I
Nejse, kto bejte i shkrova
Me pak fjalė nuk e kam zgjat’
Shum’ telashet i sprovova
Allahu na baft’ imdat’!
Me kenė se pshtoj prej k’si hallit
Qi s’mund t’ja diftoj kėrkuj.
Kisha m’i shit’ sytė e ballit
E me pa me t’tjetėr kujt.
O pėr nė pshtofsha k’si kjameti
Do ta la nji amanet:
“Edhe peshqit n’fund tė detit
Le t’ma kjajn’ kėt’ hallin tem!”

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:40 pm

247. Pse mė le mori Servet
Me sy t’bjerrun prej vajtimi
Der’sa zemra m’pikon gjak
Po kujtoj kėtė kangė mallėngjimi
Dashuninė qė m’le marak.
Ref.:
I: Pse mė le mori Servet?
Dhe me gojė ti nuk mė flet?
Zemra ime po pėlset
Pse mė le mori Servet? :I
M’ke pas thanė se nė kėtė botė
S’kam me dashtė moj tjetėrkend.
M’ke pas thanė se zemra jote
Rreh’ pėr mue moj pėrnjimend.
Ref.:
Pse…
A t’bjen n’mend kur mė kėrkove
Gjasht’ ditė leje me shku’ n’Lezhė.
Sa me t’shpejtė ti mė harrove
N’tjetėrkend zemra t’u ndesh.
Ref.:
Pse…
Tash kaluen dy vjet dashnie
Askėrkush nuk na trazoi.
Veē yt vlla moj bukurie
Mbas do kohe n’a diktoi.
Ref.:
Pse…

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:40 pm

248. Lule t’bukura ka pranvera
I: Lule t’bukura ka pranvera
S’po gjej lule me i krahasu’ :I
I: Je ma e buk’ra ndėr lulet tjera
Vjollcė e bukur je pėr mu’. :I
Erdh pranvera, erdh pėrsėri
Dhe bylbylat po kėndojnė.
Kėtė natyrė pėr bukuri
Eja vjollcė t’a gėzojmė!
Vjollcė e bukur me shumė erė
Do tė mbjell unė nė saksi
Eja t’i shoh sytė njiherė
Se me ty kam dashuni.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:40 pm

249. Moj Xhemile zylyfet me rrema
Moj Xhemile zylyfet me rrema
I: Qysh na dogje moj ty t’u djegt’ zemra! :I
T’u djegt’ zemra t’u baft’ hi
Po ē’na i sose, moj ti pleq e t’ri-e.
Kjo Xhemilja k’cei prej gardhit
Gjet tė dashnin-o tuj ra kavallit.
Kjo Xhemilja duel nė shpat-e
Sheh tė dashnin o tuj lujtė me at-e.
Kjo Xhemilja duel te kodra
Gjet tė dashnin-o tuj lu’jtė me gogla.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sat May 17, 2008 4:41 pm

250. Tė dielen nadje, n’gjashtė sahati
Tė dielėn nadje, n’gjashtė sahati
Aman, janė mbledhė shokt’ me ba ‘heng.
Dalin vajzat nė penxhere
Prej merakut u banė verem.
Ref.:
Hajde mori lule, peja mori lule
Zemrėn time s’e ē’ma shkule.
N’zemėr time ke zanė vend-e
Aman e s’mė len me ba derman.
Largou djal’ e hiqu meje
S’e m’i more mend prej kreje.
Ref.: Hajde…
Branaveket me fije t’arit
Aman, edhe beli si selvi.
Largou djal’ mos m’u avit
Se ma shtine t’ziun verem.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Musafir prej Sun May 18, 2008 1:48 pm

Age shkruajti:249. Moj Xhemile zylyfet me rrema
Moj Xhemile zylyfet me rrema
I: Qysh na dogje moj ty t’u djegt’ zemra! :I
T’u djegt’ zemra t’u baft’ hi
Po ē’na i sose, moj ti pleq e t’ri-e.
Kjo Xhemilja k’cei prej gardhit
Gjet tė dashnin-o tuj ra kavallit.
Kjo Xhemilja duel nė shpat-e
Sheh tė dashnin o tuj lujtė me at-e.
Kjo Xhemilja duel te kodra
Gjet tė dashnin-o tuj lu’jtė me gogla.


Dale mangadalė moj Age dale mangadal
se kjo kanga e Xhemiles atje nuk o gjallė

kur ta marrish njė punė ta bėjsh bene me saktėsi
mos i pėrzi lamshat lule se tė del turshi!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: TEKSTE KĖNGĖ SHKODRANE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 10 e 11 Previous  1, 2, 3 ... , 9, 10, 11  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi