Edi Rama: Kryeministri mburoja publike dhe politike e te akuzuarit per vrasje

Shko poshtė

default Edi Rama: Kryeministri mburoja publike dhe politike e te akuzuarit per vrasje

Mesazh nga Musafir prej Fri May 16, 2008 11:20 pm

Edi Rama: Kryeministri mburoja publike dhe politike e te akuzuarit per vrasje



Jam thellėsisht i shqetėsuar dhe janė tė shqetėsuar tė gjithė qytetaret e qytetarėt e ndershėm tė kėtij vendi, socialistė e demokratė, pėr qėndrimin e pajustifikueshėm tė Kryeministrit tė Shqipėrisė, i cili edhe pas vendimit tė drejtėsisė pėr sigurimin nė arrest shtėpie tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Tatimeve, vazhdon tė jetė mburoja e kėtij personazhi, i cili ėshtė me siguri i pari njeri nė historinė e botės qė qėndron nė njė detyrė tė lartė shtetėrore duke qenė i arrestuar.



Ky qėndrim nė kundėrshtim flagrant me etikėn shtetėrore e qeverisėse hedh njė hije shumė shqetėsuese dyshimi mbi arsyet qė ka Kryeministri i Shqipėrisė pėr t'u bėrė mburoja e njė njeriu tė akuzuar pėr pjesėmarrje nė njė krim tė organizuar nga shteti nė kohėn kur Sali Berisha ishte President i Republikės.



Kapja e kryetarit tė qeverisė pas historisė sė errėt tė mosdėnimit nė tė shkuarėn tė kėtij personazhi pėr tė mos e shkarkuar atė sot edhe pasi gjykata ka dhėnė masėn e arrestit shtėpiak, a thua se zotėrinė e inkriminuar nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda e ka emėruar gjykata drejtor tė tatimeve dhe mund tė shkarkojė vetėm ajo, ėshtė nė rastin mė tė mirė papėrgjegjshmėri e plotė dhe nė rastin mė tė keq abuzim i vetėdijshėm i Sali Berishės me mandatin kryeministror, pėr tė ndikuar politikisht mbi procesin gjyqėsor duke u bėrė publikisht mburojė e njė tė arrestuari.



Nė tė dyja rastet kemi tė bėjmė me njė shembull rrėnqethės tė shkallės sė degradimit moral e politik tė qeverisjes sė kėtij vendi, tė kthimit tė punėve tė shtetit nė allishverishe tė njė tribuje qė nėn sqetullėn kryeministrore sillet me pushtetin si me njė tė drejtė natyrore pėr shpėrdorim tė detyrave e funksioneve publike, tė maskaradės sė premtimeve pėr duar tė pastra e qeveri tė shėrbimit e tė shėrbesave.



Detyra dhe funksioni publik i Kryeministrit ėshtė tė jetė nė anėn e atyre qė luftojnė krimin dhe jo nė anėn e krimit. Nė emėr tė kėsaj detyre e tė kėtij funksioni i bėj thirrje kryetarit tė qeverisė tė kryejė njė orė e mė parė aktin formal tė shkarkimit tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Tatimeve si edhe tė distancohet publikisht nga vrasja e tė ndjerit Remzi Hoxha dhe po publikisht tė inkurajojė zbardhjen deri nė fund tė kėsaj enigme qė rėndon nė ndėrgjegjen e shtetit shqiptar.



Shqipėria qė ka kapėrcyer pragun e NATO-s dhe qė po troket nė portat e BE-sė s'mund tė pajtohet me njė Shqipėri tribale qė mban nė krye tė sistemit tė tatimeve njė tė arrestuar pėr vrasje.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi