TUNELET E STALINIT POSHTE MOSKES.

Shko poshtė

default TUNELET E STALINIT POSHTE MOSKES.

Mesazh nga bledikorcari prej Sat May 24, 2008 10:23 am

Tunelet e Stalinit

--------------------------------------------------------------------------------

Tunelet e Stalinit

Pėr njė Moskė tė dytė, qindra metra poshtė sė parės,nė tė vėrtetė ėshtė folur prej
kohėsh. Kanė folur pėr kėtė ekspertė, njerėz qė kishin dėgjuar diēka, por edhe tė tjerė, tė cilėt nuk e kishin idenė fare. Nė fakt, jo mė kot thuhet se rusėt i adhurojnė misteret. Faktikisht, nja njėzet vjet mė parė bėri bujė tė madhe njė artikull i shfaqur nė tė pėrjavshmen popullore "Argumente dhe Fakte". Pėr herė tė parė, drejtori i saj, Starkov, vendosi tė publikojė njė pėrmbledhje pėr veprėn misterioze tė regjimit. Nė tregim, qyteti antiatomik dukej njė treg i madh i mbuluar, ku ishte shumė e thjeshtė tė krijoje ato kontakte njerėzore qė nė Moskėn e hierarkizuar nė sipėrfaqe nuk do tė ishin kurrė tė mundura: pėr shembull tė kalonte afėr balerina mė e mirė e Bolshoj-it, madje edhe tė buzėqeshte, nė dyqanet e saj, si nė ndonjė aeroport ndėrkombėtar, shiteshin xhinse, vodka konsumohej me dėshirė dhe pa limit, madje njė shitėse e vogėl, nė njė cep tė kėtij qyteti tė "vdekur", tė ofronte me xhentilesė edhe banane. Pikėrisht aty mund tė pėrshėndesje dhe shumė akademikė e njerėz tė shquar, sikur tė ishin shokėt e t'u prej kohėsh. Me pak fjalė, tė gjithė vėllezėr me njėri-tjetrin, nė fatin e tyre tė pėrbashkėt nė qytetin e fshehtė tė librit. Drejtori i revistės kishte qenė shumė i matur nė tregimin e tij, nuk pėrshkruante as atmosferėn, as pllakat dhe as ngjyrėn e kaltėr tė qiellit tė "improvizuar", por, megjithatė, jepte lajmin e madh. Qyteti ekzistonte. Ajo qė tė bėnte pėrshtypje nė rrėfimin e tij ishte dimensioni i bunkerit, i aftė qė tė mbante 120 mijė persona. Tregimi tė sugjeronte, edhe pse nė mėnyrė indirekte, njė hipotezė politike qė pėrbėnte skandal, se qyteti i varrosur nė zemėr tė Moskės mund tė pėrdorej vetėm nė rast tė ndonjė sulmi tė mundshėm sovjetik kundėr Amerikės. Por, po ta mendosh mirė, ishte vėrtet diēka e pamundur, sepse ata qė do tė arrinin tė shpėtonin do tė ishin vetėm zyrtarėt e lartė tė Kremlinit. Me pak fjalė, do tė ishte pamundur tė mblidheshin 100 mijė persona pėr 20 minuta nga alarmi i "mbėrritjes" sė raketave, ndaj ata qė do tė pėrfitonin do tė ishin drejtuesit e shtetit, tė cilėt mund tė zbrisnin nė bunkerin e "vogėl" poshtė Sheshit tė Kuq, duke marrė metronė private dhe duke u strehuar nė qytetin sekret. Populli, si gjithmonė... Sigurisht qė sekreti nuk mund t'i tregohej para kohe mijėra njerėzve. Tregimi i "Argumente dhe Fakte" shtronte njė sėrė pyetjesh, sa interesante aq edhe tė rrezikshme, sa drejtori i saj nga shumė veta u cilėsua si njė i ēmendur pėr guximin e tepruar. Shumė i kėrkonin adresėn e qytetit sekret, ndėrsa ai pėrgjigjej si ndonjė fėmijė, qė nuk i kishte mėsuar akoma fjalėt. Ndoshta e kishte kuptuar se i ishte futur njė loje tė rrezikshme. Artikulli ngjalli kureshtje aq tė madhe, sa shumica e njerėzve filluan tė mendonin se qyteti tjetėr gjendej nė njė hapėsirė tė stėrmadhe brenda Universitetit tė Moskės, i kufizuar nga Akademia e KGB-sė dhe nga njė bllok shtėpish popullore, ku thuhej se banonin funksionarėt e tė njėjtės organizatė. Tė gjithė moskovitėt mendonin njė qytet-fantazmė me banesa luksoze, kinema, restorante, salla lojėrash, rrugė, stalla, varreza dhe depozita tė mėdha me veshje e ushqime, ku mund tė jetoje pa problem pėr njė ēerekshekull. Thuhej se aty kishte intelektualė dhe shkencėtarė. Pėr tė gjitha kėto flitej 20 vjet mė parė, por meqė nuk u gjet asnjė gjurmė nga qyteti tjetėr, tė gjitha argumentet u braktisėn dhe ideja pėr ekzistencėn e tij u harrua. Tani ėshtė e qartė se qyteti mister nuk ishte gjė tjetėr veēse njė bunker normal antibėrthamor, nė shėrbim tė nxėnėsve tė shkollės sė KGB-sė.

Bunkeri

Po, po bunkeri fantazmė ekzistonte vėrtet. Ai ishte qyteti i fshehtė, ishte misteri i regjimit komunist, ishte protagonisti i fshehur i asaj kohe. Askush nuk e kishte parė, askush nuk e dinte qė ekzistonte 60 metra nėn dhe. Dikur, kėtu poshtė, kjo hapėsirė ishte e destinuar pėr mekanizmat e luftės elektronike, pėr aparaturat e sofistikuara nė gjendje tė individualizonin ēdo lėvizje nė sipėrfaqen e tokės. Me pak fjalė, njė shtėpi pėr raketa dhe bomba H. Nė sallonet mė tė gjera, mbi mure gjendeshin tabela tė mėdha, ku shpjegohej me hollėsi skema pėr operacionet e rėndėsishme ushtarake nė rast konflikti. Drita ishte e zbehtė, ndėrsa ajri i ndotur, njė zhurmė e fortė pėrhapej me shpejtėsi nė gjithė bunkerin. Ėshtė metroja qė kalon po aty. "Po frenon para se tė mbėrrijė nė stacionin e Taganka-s. Jo rastėsisht ky bunker ėshtė ndėrtuar nė tė njėjtin nivel me atė tė metrosė. U shfrytėzuan tė njėjtat teknologji, tė njėjtat materiale, tė njėjtėt punėtorė. Vetėm se ata nuk e dinin destinacion final tė punės sė gėrmimeve. Atyre u ishte thėnė se bėhej fjalė pėr disa deviacione nė transportin publik", shpjegon Olga Arkharova, njė zonjė dyzetvjeēare me njė shprehje tė vendosur nė fytyrė. Ajo tregon diēka rreth kėtij bunkeri pa fund. Nė shumė tunele tė tij nuk lejohet hyrja. Olga mban veshur njė xhaketė ngjyrė portokalli dhe tregon se punon pėr njė shoqėri ish-ushtarakėsh "Novik-Service". Njė vit mė parė, kjo ndėrmarrje bleu nė ankand njė bazė nėntokėsore, pėr tė cilėn, madje, edhe banorėt sipėr saj nuk kishin dyshuar kurrė pėr ekzistencėn e tij deri nė atė moment, pėrveē njerėzve tė KGB-sė, tė cilėve u ishte besuar siguria e projektit, specialistėt e komunikimeve ushtarake qė duhej ta pėrdornin, drejtuesit e BRSS-sė qė e kishin kėrkuar, teknikėt qė e kishin ndėrtuar e pastaj drejtuar dhe sigurisht Stalini, qė e kishte dashur me ēdo kusht. Kjo ėshtė njė nga sekretet e padepėrtueshme qė Moska e mbajti brenda vetes pėr shumė vjet, e qė vetėm tani ka filluar tė zbulohet, edhe pse pjesėrisht. Le ta fillojmė nga vendndodhja e tij. Pika e komandės mbrojtėse e Taganka-s ishte njė nga bazat mbrojtėse tė Bashkimit Sovjetik. Vendi kryesor i pajisjeve ushtarake, nė rast rreziku bėrthamor. Njė nga rifuxhot ekstreme pėr tė organizuar kundėrsulmin, kur testet atomike ishin bėrė njė lloj gare mes SHBA-sė dhe BRSS-sė. Domethėnė, bunkeri qė shėrbente pėr t'i fshehur nė vende qė tė mos shiheshin nga armiku, pėr t'i mbrojtur nga shkatėrrimi. Ndaj, e vetmja alternativė ishin vendet e padukshme si ky bunker 60 metra nėn tokė, i ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė edhe personeli dhe njerėzit mė tė besuar tė mbėrrinin aty mes mėnyrave tė ndryshme, rrugėve tė fshehta, madje duke pėrdorur edhe metronė. Njė nga hyrjet e tij, i vetmi i bėrė publik, gjendet nė rrugicėn popullore "Kotelnicheskij Pereulok 11", nė lagjen historike "Taganka" nė juglindje tė Moskės. Nė pamje tė parė, njė adresė e zakonshme. Numri ėshtė shėnuar nė krahun e njė pallati tė vjetėr tė viteve 1800, i mbijetuar nga flakėt, nga bombardimet gjermane dhe mbi tė gjitha planeve rregulluese sovjetike. Megjithatė, nė tė vėrtetė hyrja nuk ėshtė pikėrisht aty. Ajo ėshtė nė krahun e djathtė tė njė banese tė braktisur, qė nuk tė shkon mendja se mund tė tė ēojė diku. Pasi futesh, njė zile qė nuk punon dhe njė yll i madh i kuq janė ato qė tė bien nė sy nė qendėr tė njė porte metalike. Megjithatė, kur Stalini nė vitin 1950 urdhėroi qė tė ndėrtohej gjiganti "ZKP Taganskij", ose ndryshe bunkerin GO42, ku ishte vendosur komanda strategjike e komunikimeve ushtarake, nuk kishte asnjė yll. Pėrkundrazi, nuk kishte asgjė qė shėrbente pėr tė identifikuar vendin e strukturės top-sekret. Projektuesi i njohur kishte ndėrtuar njė lloj qyteti tė blinduar, nė gjendje qė tė pėrballonte sulmet atomike mė tė fuqishme tė epokės. 7 mijė metra katrorė sipėrfaqe tė ajrosura dhe tė mbrojtura nga panele speciale e tė veshur me ēimento; 300 lokale, rrugė, galeri, tunele kryesore, me diametėr rreth 90 metra, ku punuan rreth 2500 persona, e qė nė rast tė ndonjė sulmi bėrthamor mund tė qėndronin aty pėr rreth 90 ditė rresht. "Nuk duam t'i zbulojmė tė gjitha sekretet e tij. Duam tė ndėrtojmė ambientet origjinale, tė rikuperojmė atė ēka ka ngelur nga magazinat ushtarake dhe ta shndėrrojmė kėtė ish-bazė ushtarake nė njė "laborator" historik, ku mund tė tregosh dhe pėrshkruash atė ēka ndodhte gjatė viteve tė Luftės sė Ftohtė, me dokumentarė, materiale tė asaj kohe, madje edhe atmosferė. Kemi menduar qė kėtu sipėr tė hapim edhe njė restorant, sepse vizita poshtė nė bunker pėr tė gjithė do tė hajė shumė kohė. Mendoj se iniciativa jonė do tė ketė shumė sukses. Brezat e rinj as qė e imagjinojnė se ēdo tė thotė tė jetosh me ankthin e njė konflikti atomik". Pėr tė krijuar atmosferėn e saj tė mjaftojnė propagandat e ndryshme tė shkruara nėpėr mure. Si tė montosh dhe ēmontosh pushkė, pistoleta d.m.th., si tė pėrballosh armikun. Aty gjen edhe Leninin e Stalinin, qė tė "mėsojnė", se si nė "emėr tė komunizmit", tė "gjuash mirė". Pėrveē hyrjeve, daljet janė gjashtė: pesė tė ndaluara. Jashtė, asnjė kalimtar nuk e ka idenė se nga mund tė hysh dhe nga mund tė dalėsh nga bunkeri. Shtėpia e vjetėr ishte njė "maskim" perfekt pėr qytetin e fshehur, vetėm fasada dhe mure. Pas saj, zyrat e burokratėve dhe ato tė spiunazhit. Po ashtu, edhe njė pishinė qė e bėnte akoma mė tė fshehtė pozicionin. Dy hapa larg, njė pallat shumė i lartė, si pėr ironi tė fatit, po aq thellė sa gjendet bunkeri. "Dikush nga katet e larta mund tė kishte zbuluar se shtėpia nė rrugicėn "Kotelnicheskij 11", nuk banohej nga askush. Olga nuk e thotė, ndoshta as nuk e di se atje lart kanė jetuar "njerėzit e besuar", banorėt sekretė tė bunkerit. Dhe e gjitha kjo, vetėm pėr tė ruajtur me fanatizėm simbolin e komunizmit.

Metroja e Stalinit, misteri i fundit i regjimit sovjetik

Askush nuk e ka parė. Por tė gjithė e dinė qė ekziston. Quhet "Metro-2" dhe ėshtė metroja sekrete e Kremlinit. Misteri i fundit i regjimit sovjetik. Ajo u ndėrtua me urdhėr tė Stalinit dhe shėrbente pėr tė evakuuar nomenklaturėn nė rast rreziku. Megjithatė, njė herė e kreu funksionin e saj, mė 6 nėntor tė vitit 1941, kur fati i Moskės varej nė njė fije peri, pasi trupat gjermane tė gjeneralit Guderian ishin vetėm 30 kilometra larg kryeqytetit rus. Por Stalini donte tė organizonte njė mbledhje solemne me rastin e pėrvjetorit tė 24 tė revolucionit, pikėrisht nė stacionin Majakovskaja, ndoshta mė i bukuri dhe mė i famshmi i rrjetit tė metrosė moskovite. Kėtė e bėri pėr t'i treguar popullit tė tij qė qeveria sovjetike nuk e kishte braktisur Moskėn. Nė tė vėrtetė, vetėm pak e dinin se nė Majokovskaja Stalini kishte mbėrritur nga njė rrjet i fshehtė i metrosė, duke u shfaqur papritur, pa dalė nga zyrat ku tė gjithė e kishin parė vetėm pak orė mė parė. Nga kishte mbėrritur aty? Pyetje e gabuar. Metroja sekrete e Moskės gjithmonė ka qenė njė tabu. I pari qė kishte guxuar tė fliste rreth saj kishte qenė Vladimir Gonik nė romanin e tij "Mbretėria e territ" nė vitin 1992. Por ai pati probleme me inteligjencėn ruse, se si i dinte tė gjithė kėto gjėra? Nė tė vėrtetė, ai ishte njė mjek ushtarak dhe kishte shėrbyer nė njė spital tė posaēėm tė Ministrisė sė Brendshme. Mes pacientėve kishte pasur persona vėrtet interesantė, qė e kishin ndihmuar tė zbulonte shumė gjėra. Shumė prej tyre i kishin treguar pėr punėn qė kishin bėrė nėn tokė. Ato tunele pa emėr, stacionet e padukshme. Ato stacione, tė njohura vetėm nga departamentet speciale tė KGB-sė, do tė jenė nė shėrbim tė publikut, se metroja e Moskės nuk mban mė, sepse qyteti rus prej kohėsh ėshtė nė njė krizė transporti. Drejtuesit mė tė lartė tė qytetit mendojnė se nėse nuk do tė pėrdoren, atėherė do tė jenė tė kota dhe tė panevojshme. Ēdo linjė e metrosė tė ēonte nė zona tė rėndėsishme, jashtė dhe brenda qytetit. Ēdo anėtar i Byrosė Politike kishte bunkerin e tij, i cili ishte njė apartament luksoz: tė paktėn 180 metra katrorė, me studio, dhomė ndenjjeje, kuzhinė dhe dhomė gjumi. Madje, apartamenti i Brezhnjevit ishte "binjak" me zyrėn e tij nė Kremlin. Pėrveē kėtyre, rrjeti i metrosė kishte edhe njė linjė qė lidhte Kremlinin me aeroportin e qeverisė.
__________________
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : TUNELET E STALINIT POSHTE MOSKES. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi