Generali shqiptar qė Selanikun ua dha grekėve!

Shko poshtė

default Generali shqiptar qė Selanikun ua dha grekėve!

Mesazh nga bledikorcari prej Sat May 24, 2008 3:42 pm

Generali shqiptar qė nėnėshkroi aktin historik, Selanikun ua dha grekėve

Nga Athina, AGIM JAZAJ



Mė 26 Tetor tė vitit 1912, Hasan Tahsin Pasha, gjenerali turk, me origjinė shqiptare para 94 vjetėve formuloi dhe nėnėshkroi aktin pėr dorėzimin e qytetit tė Selanikut grekeve dhe jo bullgarėve, tė cilėt nuk lan mjet pa pėrdorur, tė kalonte kėtė qytet nėn juridiksionin e tyre.

* * *
Nė ditėt e para kur sapo kisha shkelur ne Athine, Aleks Ēillaku, nga Vlora njohės i mire me ne, i greqishtes dhe vendit na shetiti me makinėn e tij deri nė periferi tė Athinės. Mbajtėm kėmbėt nė zemėr tė kryeqytetit ku flisnin shqip banorėt vendas. Kujtova se ishin emigrant, por dalangadale nga shqiptimi kuptova se nuk ishin tė tillė. Jemi Arvanitas, shqiptarė tė vjetėr tha, Margarita dhe Panajoti nė Thivė, familje aq bujare dhe na ftoi nė drekėn e thjeshtė me fasule si tė kuzhinės shqiptare. Thiva, (jo vetėm ajo) qytet e gjitha shqipfolėse, arvanitas. Kur emigrantėt e par shkelen nė Greqi, i’u hapėn dyertė, sikur pėr gjithė kėta njerėz nuk ekzistonte edhe aso kohe, “Ligji i Luftes”, mes dy vėndeve. Mes tė tjerash, nėpėr faqet e historisė u njohėm dhe me njė fakt i cili shkon pa vemendje tashmė pas 94 vjeteve, si i “vjeteruar”: Selaniku i sotėm, qyteti i rėndėsishėm, i dyti pas Athinės, nyja lidhėse e dy kontinenteve, kryeqėndra ballkanike ėshtė pjesėz e kėtij vendi edhe pėr meritėn e Komandantit tė Selanikut, me origjinė shqiptare i cili nėnėshkroi atėhere, kur pėrcaktoheshin sinoret, AKTIN HISTORIK, tė ishte pjesė e Greqisė. Kėtė akt e ka formuluar dhe nėnėshkruar: Gjenerali, Hasan Tahsin Pasha, komandanti turk me origjinė shqiptare, pa ju dridhur qerpiku nga presionet, dhe pa u joshur nga ēeqet marramėndėse tė servirura! Po qe se do tė kishte bėrė ndryshe, pa dyshim edhe rrjedhat do tė ishin ndryshe, e pėr pasojė edhe marrėdhėniet...Ky mesazh vjen i gjallė edhe nė ditėt e sotėme, kur kėtė pjesė tė historisė e rikujtonte nė gazetėn mė tė madhe,“Eleferotipia” ndėr gazetat e skalionit tė parė tė shtypi grek, para 13 vjeteve, (i vėnė edhe nė disponibilitetin e lexuesve emigrant shqiptar, “GA”) gazetari i mirėnjohur grek, Viktor Neta, edhe pėr lexuesit shqiptar, e sjell tė afėrt historinė, nė shkrimin e titullur:



“BABAI IM NUK I’U NĖNĖSHTRUA BULLGARĖVE”...

“Mot pas moti nė vitet ’50-tė dhe nė fillim tė viteve’60-tė, nė prag tė veprimtarive festive pėr ēlirimin e Selanikut, njė burrė shtatė lartė, rreth tė 70-tave, vinte nė redaksi. Kishte pamjen e aristokratit dhe tė intelektualit, kjo dukej nė ecjen, lėvizjet dhe veshjet e tij. Me njė karton tė mbledhur rrrutullame nėn sqetull, shkonte nė zyrėn e kryeredaktorit, e hapte dhe ja tregonte. Ishte nje pikturė me akuerel qė, pasqyronte njė moment nga ēlirimi i Selanikut, me 26 Tetor 1912, dhe do tė botohej nė ballinėn jubilare tė gazetės.

Ai burrė, shtatin impresionues tė tė cilit e kam parasysh sikur tė ishte dje, ishte Qenan Meseraja, i biri i gjeneral Hasan Tahsin Pashės, komandantit turk te Selanikut. Hasan Tahsin Pasha ishte gjenerali qė vendosi t’ia dorezonte Selanikun ushtrise greke.



PINJOLLI I GJENERALIT

Qenan Meseraja studioi ne institutin francez tė Gallatasarajit, nė Stamboll, u rreshtua nė ushtrinė turke dhe shėrbeu si adjutant i tė jatit. Njėkohėsisht ushtroi dhe talentin e tij nė pikturė. Ky talent e afirmoi si njerin prej ikonografėve mė tė rėndėsishėm, ndofta mė tė rėndėsishmin, e ēlirimit tė Selanikut, eveniment qė e pėrjetoi ēast pas ēasti pranė tė jatit gjeneral. Pikturat e tij gjenden nė shtabin e armatės sė tretė tė ushtrise, nė klubin e oficereve tė Selanikut, nė Janinė, si dhe nė koleksionet private. Disa nga pikturat e tij qė i sillte nė gazetė, i kisha tė ruajtura nė njė dollap. Por gjatė shpėrnguljeve tė zyrave humbėn. Nuk e di sa piktor i mirė ishte Qenan Mesareja, por gjithėsesi tablot e tij kanė vlerė tė madhe historike.



RIGJETJA E FAMILJES SĖ GJENERALIT

Nė tetor 1984, kur po pėrgatitja njė emision nė ERT-1 pėr ēlirimin e Selanikut, m’u kujtua Qenan Mesareja. Duke marrė parasysh moshėn e tij, mendova se ishte e pa mundur qė ai tė jetonte. Mirpo nuk pėrjashtova mundėsinė qė pasardhės tė tij tė gjenden nė Greqi; e dija se ai jetonte nė Janinė, prej nga vinte ē’do vit pėr festėn e Selanikut.

Me kėtė shpresė shfletova numėratorin telefonik dhe gjeta emrin Mesere K.Shahin, arkitekt. Telefonova me njė herė dhe dėgjova njė zė tė predispozuar e miqėsor, qė mė konfirmoi se po, ishte i biri i Qenan Mesarese dhe nipi i Hasan Tahsin Pashės. Ju luta tė merrte pjesė nė emision, tė fliste pėr gjyshin e tė jatin e tij dhe pėr rolin e tyre nė dorėzimin e Selanikut. Me shumė xhentilesė m’u pėrgjigj se nuk donte tė fliste pėr ngjarje qė nuk i kishte pėrjetuar, por u tregua i gatshėm tė mė jepte kujtimet e pabotuara tė gjyshit, tė cilat i kishte pėrkėthyer i biri.



GJENERALIT I ĖSHTĖ ZHDUKUR VARRI

Kujtimet e Hasan Tahsin Pashės janė njė dokument historik. Pjesė tė tyre i pėrdora tek dokumentari, ndėrsa fragmente tė zgjedhura i botova tek; “Eleferotipia” nė tetor 1994. Perveē kujtimeve tė pa botuara Shahin Mesareja mė dha dhe informacione interesante pėr familjen e tij me origjinė SHQIPTARE. Hasan Tahsin Pasha, myslyman shqiptar, bėri njė karrierė te shkėlqyer nė ushtrinė turke. Pas dorezimit tė Selanikut qėndroi pėr pak nė qytet dhe pastaj u vendos nė Zvicėr, ku vdiq me 1918; mirpo trupi i tij u varros nė varrin familjar, nė vorrezėn shqiptare qe ishte nė Triandria tė Selanikut.

Varreza shqiptare sot nuk ekziston dhe nipi po kėrkon akoma pėr njė metėr tokė qė i takon gjyshit dhe tė jatit tė tij, ku vdiq mė 1965, afėr tė 86...Kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn ftohen tė japin zgjidhje ministri i Maqedonisė dhe Thrakės dhe kryetari i Bashkisė sė Selanikut. Selaniku u’a ka borxh kėtė.



QĖNDRESA PĖR NJĖ FIRĖM

Dhe ja sepse: Nė njė artikull qė botoi nė gazetėn e Selanikut; ”Elinkos Vorras”, mė 26 tetor 1960, Qenan Mesareja bėri njė zbulim tė rėndėsishėm dhe historik pėr dorėzimin e Selanikut grekėve dhe synimet e bullgareve. Shkruante ndėr tė tjera Mesareja: ”Gjithė ata qė duan tė gjykojnė me ndėrgjegje dhe me paanėsi atė periudhė, duhet t’i rikthehen situatės mė 27 tetor, kur tė dėrguarit e kryegjeneralit tė forcave bullgare, Teodorov, duke mbajtur flamur tė bardhe, vizituan tim atė atė mbrėmje nė godinėn e Guvernės. Njė kolonel i artilerisė, kapiteni i kavalerisė Standiev (me pas ambasador i Bullgarise ne Paris) dhe dy oficer tė tjerė tė shtabit. Pas pėrshėndetjeve tė rastit, zoti Standiev e mori fjalėn dhe shprehu befasinė dhe pa kėnaqesinė e pėrligjur pėr dorėzimin e Selanikut grekėve, pasi sē tha ushtria bullgare kishte hyre duke luftuar vazhdimisht dhe me sakrifica tė mėdha nė Selanik, prandaj gėzonte tė drejtėn qė ta merrte nė dorėzim nė emėr tė nalmadhnisė sė tij Carit tė Bullgarisė.

U kujtuam zotėrinjėve se armata qe komandohej nga im atė kishte pasur si kundėrshtar tė vetėm ushtrinė greke, kundėr sė cilės edhe lutuan; nga Elosana deri nė Selanik, u bėnė luftime tė ashpėra nė vende tė ndryshme, ku nuk pati asnjė kėmbė bullgari. Sa pėr ēėshtjen e dorėzimit ajo i pėrkiste vetėm atij (Komandantit Shqiptar tė Turqise, Hasan Tahsin Pasha, shėn im) dhe nuk i jepte llogari kurrkujt. Shefi i misionit bullgar u pėrgjigj me tėrbim e me zė gjėmues se dhe ata para pak orėsh trupat bullgar qenė ndodhur nėn zjarrin e dendur tė armėve tė ushtrisė turke, (njė pretendim i gėnjeshtėrt, pasi trupat tona qenė ēarmatosur ndėrkaq nė masė tė madhe), dhe se prandaj kishin edhe ata tė drejtė tė njėjtė pėr pushtet mbi qytetin. Ai kėrkoi qė me njė herė tė hartohej njė protokoll i posaēėm, ku tė shkruhej se qyteti u dorezohet bullgarėve.

Me gjakftohtėsi tė madhe dhe i pa tundur, babai im shprehu habinė pėr pretendimin dhe mendjelehtėsinė e propozimeve.

Zotėria kolonel shfrynte me kėmbė e me duar, e ngriti dhe mė shumė zerin dhe kėrcenoi se; nėse ne insistonim nė qėndrimin tonė, trupat bullgare do tė hynin me forcė nė Selanik. Ndonėse i mundur dhe tashmė i pa fuqishėm, babai im qėndroi kryelartė dhe tha: JO. Atėhere hyri me diplomaci zoti Standiev pėr tė neutralizuar pėrshtypjen e keqe qė kishte shkaktuar koloneli dhe njėkohėsisht pėr tė tentuar qė tė shkėpuste qoftė dhe njė premtim tė thjeshtė, i cili sipas zotit ambasador do tė vlerėsohej siē duhej nga ana e fronit bullgar, si dhe nga kryegjenerali Todorov, qe priste me pa durim njė pėrgjigje pozitive.

Pa mundur, megjithėse u pėrpoq plot dy orė qė tė na bindėte, zoti Standov, pasi foli pėr pak me kolegėt e tij shprehu dėshirėn tė mė fliste veēmas. Kaluam nė sallėn e madhe tė pritjes, ku nuk kishte asnjė njeri tjetėr. Zotėria ambasador mė vėshtroi i heshtur e i tronditur pėr disa sekonda, pastaj nxorri nga ēanta e vet njė ēek tė njė banke londineze me njė shumė marramendėse, qė ma dha me levizje tė kontraktuara dhe duke pėshpėritur, mė dha tė kuptoj se ai ēek ishte shpėrblim pėr njė firmė tė thjeshtė tė tim eti. Mbeta si tė me kishte goditur rrufeja, dridhesha i tėri dhe me hapa tė ngadalta u ktheva nė zyre. Erdhi dhe ambasadori me ēehre tė zbehtė .Tė tjerėt nuk kishin nevojė pėr spjegime. Pasi iu mbuash mėndja se as kėrcėnimet as sharjet nuk do tė nxirrnin gjė nė dritēė, na u lutėn t’u pėrgatitnim njė kopje tė protokollit ē’ka u bė me njė here. (Protokoll i nėnėnshruar me grekėt pėr qytetin e Selanik



KOKA NĖ SHQIPĖRI TRUPI NĖ GREQI

Hasan Tahsin Pasha pati 7 fėmijė, prej tė cilėve jetuan tre, dy djem dhe njė vajzė. Njė djalė i tij ishte ambasador i Shqipėrisė nė Athinė para Luftės sė Dytė Botėrore. Nė kohėn e luftės shkoi nė Lindjen e Mesme, u kthye pas luftės dhe u vendos nė Athinė, ku u martua me njė athiniote den babaden nga Kolonaqi. Vdiq me 1968. Vajza u martua nė Turqi dhe pati njė djalė. Fėmija i tretė, Qenan Mesareja pas luftės sė Parė Botėrore erdhi nga Zvicėra nė Greqi, ku kishte mjaft miq grek, punoi si anėtar i komisionit pėr caktimin e kufijve. Nė Selanikun e viteve 20-30-tė ishte i njohur pėr jetėn e vet bohemiane dhe aventurat erotike me artistėt e teatrit. Mė vonė u vendos nė Janinė, ku u martua me njė shqiptare, Vajzėn e Mustafa Pashės, qė kishte pasuri tė madhe nė Epir.

Qenan Mesareja bėri 2 djem, qė u rritėn nė Janinė dhe studiuan nė “Ziosimea”. I pari, Shahini, studioi pėr arkitekturė nė Itali dhe punon nė Athinė. Djali i dytė ėshtė inxhinier elektrik dhe sot jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Shahin Mesareja, i njohur mė shume si Ini, pati njė veprimtari tė dendur aktive politike nė radhėt e tė majtės, shumė mė pėrpara vendosjes sė juntės sė klonelėve (me 1967)-sot ėshtė 57 vjeē, por edhe pas pėrmbysjes sė juntės nė fushėn sindikaliste. Gjatė juntės u vetsyrgjenos nė Itali. Kur regjimi i kolonelėve dha shėnja “zbutjeje” vendosi u kthye nė Athinė.

Nuk mund t’i shmangej “fteses” pėr t’u paraqitur tek shefi i Asfalisė (policisė), duke pasur me vete dhe pasaporten dhe e lexoi: Shahin Mesareja i Qenanit. Pyeti me ton tė egėr: Ēfar je ti re? Ēifut?- Jo, jam shqiptar. -Shqiptar?.. I qerratait, Enver Hoxhės? Mori vrull shefi dhe lau Shahinin me gjithė epitetet qė pėrmbante libri grek i sharjeve kundėr Shqipėrisė dhe Enver Hoxhės.

Ēfar t’i thoshte Ini Mesareja? Pėr GJYSHIN dhe pėr BABAIN e vet ? Pėr SELANIKUN?

E ēfar do tė kuptonte antikomunisti injorant?

Ini proferoi tė mos thoshte absolutisht gjė, mori pasaportėn dhe iku”...
avatar
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti :
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi