Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Heshtja mbi Entela Hyskon,vajzen ne makinen e Tanit te Topit

Shko poshtė

Heshtja mbi Entela Hyskon,vajzen ne makinen e Tanit te Topit Empty Heshtja mbi Entela Hyskon,vajzen ne makinen e Tanit te Topit

Mesazh nga Vizitor Wed May 28, 2008 2:00 am

Sot ne gazeten 55 ishte ky botim:


Kėtė temė dhe shkrim e mora pėrsipėr, si shkrimtar, gazetar e qytetar. Pėr sa i pėrket qėndrimit nė fushėn e politikės, nuk e kam ndėrprerė asnjėherė komunikimin dhe bashkėpunimin me televizionin Top Channel, edhe kur kolegė tė tjerė nuk e kanė mbajtur kėtė qendrim. Homazhi i gazetės tonė pėr vdekjen e presidentit tė Top Channel-it iu bashkua homazhit tė pėrgjithshėm tė medias, sigurisht me ato specifika qė gjithnjė e dallojnė gazetėn “55”. Nuk i heqim ndonjė fjalė dhe nuk kemi asnjė tė drejtė tė gjykojmė reagimin e tė tjerėve pėr kėtė ngjarje tragjike. Por sigurisht, kemi ndjenjėn e qytetarisė qė tė jemi gjakftohtė dhe tė themi ndonjė mendim pėr ta emancipuar, kulturuar e qytetėruar qėndrimet ndaj kėsaj ngjarjeje.
Pėrse u hesht pėr zonjushėn Entela Hysko qė ndodhej nė kėtė makinė dhe humbi jetėn nė mėnyrė po kaq tragjike? Entela ishte pjesė e rėndėsishme, aktive dhe shpirtėrore e frymėzimit, pėr Top Channelin. Sigurisht, ajo ishte njė lidhje konfidenciale e atij niveli qė veēanėrisht pas njė ngjarjeje tė tillė, fiton legjitimitet. Dhe nė kėtė rast, ke njė arsye mė shumė, qė nė homazhin pėr pronarin e Top Medias tė ishte edhe homazhi pėr Entelėn. Ajo ishte njė vajzė e ēmuar, ajo ishte njeri - dhe mbulimi me heshtje ėshtė njė primitivizėm barbar. Pse heshtėn shumė media pėr Entelėn? Janė tė shumta arsyet.
Nė njė rast tjetėr, i ngjashėm pėr nga fundi tragjik, pėr njė politikan, kryesisht mediat qė heshtėn, nė ēdo sekondė nuk merreshin me politikanin, deputetin qė vdiq, por me zonjėn qė kishte humbur jetėn me tė. Dhe kjo bėhej me cinizėm politik. Absolutisht, mendoj se fshehjet, nė kėto raste, dhe krijimi i enigmave, ėshtė i gabuar. Njeriu ka njė jetė dhe kur e humb atė, gjithēka tjetėr nuk e ka kurrė mė vlerėn nė tregun e moralit apo interesave qė i pėrcaktojnė batakēinjtė dhe thithlopat e lekut e tė gjakut. Nė botė kanė ndodhur shumė ngjarje si kjo qė ndodhi para 2-3 ditėsh: Dajana ishte njė princeshė, me njė rrezatim politik ofensiv, por nuk u pėrpoq njeri qė tė heshtej pėr Dodi al Fajedin - e pastaj tė mos bėhej fare homazh pėr tė. Por jo vetėm ky rast, por shumė politikanėve e vip-ave, tė politikės a tė fushave tė tjera, u kanė ndodhur ngjarje tė tilla dhe shoqėria ka mbajtur njė qendrim korrekt. Dhe jo njė qendrim barbar, si ky ndaj Entelės. Pėrse e bėnė kėtė, pėr tė bėrė strucin? Ajo nuk ishte njė leckė, ajo nuk ishte njė asgjė. Tė gjithė miqtė, shumė bashkėpunėtorė, shumė shokė tė vetė presidentit tė Top Medias, ia dinin faktin e lidhjes me Entelėn, qysh nė ngjallje. Dhe tani, ajo shumėzohet me zero. Dhe tė parėt hipokritė janė ata politikanė si Edi Rama, i cili, edhe pse nuk ka asnjė sensor qė funksionon pėr raste vdekjesh, dhe qė mendon vetėm se nė dorė tė kujt do tė bjerė Top Channel-i, e teatron hidhėrimin vetėm pėr njėrėn anė tė tragjedisė. Po ti more zotėri, je kryetar i socialistėve, tė cilėt gjithashtu kanė sy e veshė, tė ndjeshėm realisht, edhe pėr njė bijė nėne, njė vajzė babai, qė humbi jetėn. Dhe e humbi nė dashuri!
Kjo tregon se shoqėria shqiptare, dhe veēanėrisht kėta birbot e politikės dhe zarbot e gazetave janė aq tė palexuar, aq tė pagdhendur, aq kriminalė dhe interesaxhinj, sa mund ta rivrasin tė vrarėn, dhe tė bėjnė burrin e kanunit, qė i bie kėtė radhė, sipas kėtij modeli, tė hidhet nga shkėmbi pėr tė ruajtur nderin, qė s’e kanė pasur kurrė. Nuk duhet tė harrojmė kurrė qė kjo vajzė, qė vjen nga kultura e artit, ka pasur njė guxim tė madh me kėtė lidhje, dhe ka prerė biletėn e njė rreziku tė pėrhershėm, qė gjithashtu tė gjithė nė e dimė se pse.
Ajo mungon nė shtėpinė e saj qė prej dy netėsh. Ajo mungon nė sytė e shoqeve dhe miqve tė saj qė prej dy netėsh. Ajo u shndėrrua nė eter nga heshtja servile, barbare, primitive dhe ndėrkaq, tė gjithė ata, qė e shkaktuan kėtė, e duan njė Entelė dhe e kanė njė tė tillė nė sediljen e pasme apo tė pėrparme. Paēka se duke gogėsitur bėjnė sikur i kanė tė zbrazėta sediljet. Nė kėtė rast, dua ta mbyll kėtė shėnim me dėshirėn e mirė dhe me thėnien e famshme tė njė gruaje, e cila i tha dikur njė mikeshe tė tė shoqit: je e mirėpritur nė shtėpinė time, sepse ti e ke dashur tim shoq, se jo rrallė nė kėtė shtėpi ka qėlluar qė kemi pritur edhe njerėz qė e kanė urryer.
Pra, tė mos i futim kėto segmente tė dhimbshme tė jetės, kėto kulminacione tragjike tė ndjenjave nė mokrat blonjėse tė interesaxhinjve, hipokritėve, njerėzve pa shpirt, tė njerėzve vetėm makina dhe kryesisht tė atyre qė gjithnjė mashtrojnė pa fund, pa fund, opinionin publik. Dhe shoqėria shqiptare nė kėto momente ėshtė absolutisht nėn presionin e njė mashtrimi tė fortė mediatik.
Por gjithnjė do tė gjendet dikush qė e ēan terrin, e kupton dhe e thotė tė vėrtetėn, dhe e vėrteta nuk ėshtė minorancė parlamentare, as tirazh gazetash komuniste, qė u drejtohen dokerėve, fshatarėve, por ėshtė njė levė Arkimedi qė do vetėm njė pikė mbėshtetjeje.
Fahri Balliu

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi