Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Do tė shtrosh rrugė nė Kroaci? Duhet tė dish 5 gjuhė tė huaja

Shko poshtė

Do tė shtrosh rrugė nė Kroaci? Duhet tė dish 5 gjuhė tė huaja Empty Do tė shtrosh rrugė nė Kroaci? Duhet tė dish 5 gjuhė tė huaja

Mesazh nga bledikorcari Sat May 31, 2008 8:57 am

Pas incidentit me Ilian, USAID pezullon ndihmėn pėr Matin

Pėr tė shtruar asfalt nė rrugėt e Kroacisė duhet tė kesh mbaruar njė universitet, tė zotėrosh pesė gjuhė tė huaja, tė kesh kuti postare e shumė kushte tė tjera.

Kėto janė disa nga kushtet qė duhet tė plotėsojnė aplikantėt e papunė dhe qė duan tė punėsohen si punėtorė krahu nė Kroaci. Kėta formularė u janė shpėrndarė punėtorėve, qė dalin ēdo ditė pėr tė kėrkuar punė nė sheshin e "Ushtarit tė Panjohur".

Disa ditė mė parė, pranė sheshit tė ashtuquajtur ‘tė tė papunėve‘, ėshtė paraqitur pėrfaqėsuesi i njė firme kroate, qė merret me shtrimin e rrugėve dhe ka dorėzuar rreth pesėdhjetė formularė. Absurditeti qėndron nė pyetjet e kėtij formulari, pasi nė tė kėrkohej qė tė papunėt tė shėnonin se nė cilin kolegj kanė studiuar, ē‘kod postar kanė, adresėn e e-mail-it, nivelin e njohjes se pesė gjuhėve tė huaja, si anglisht, serbisht, gjermanisht, frėngjisht etj. Ndėr tė tjera, kėrkohej edhe njė letėr shoqėruese nga ish-punėdhėnėsi, si dhe shumė tė dhėna tė tjera, qė dukeshin sikur i drejtoheshin ndonjė docenti apo doktori shkencash dhe jo ndonjė personi tė papunė qė, nė rastin mė tė mirė, ka tetė klasė shkollė. Pra, qė tė shtrosh rrugėt me asfalt nė Kroaci duhet tė kesh mbrojtur disa tituj shkencorė dhe tė jesh poliglot.

SHLYERJA E DETYRIMEVE

Shlyerja e detyrimeve ndaj shtetit ėshtė kthyer nė njė makth pėr tė gjithė administratorėt e bizneseve tė vogla.

Borderotė e biznesit, qė plotėsohen njė herė nė tre muaj janė torturuese, pėr shkak tė radhėve tė gjata qė krijohen nė zyrat e tatim-taksave. E gjithė kjo rrėmujė krijohet, pėr shkak tė formularėve qė mungojnė, ndaj dhe pėrpara kėtyre zyrave ka lulėzuar tregu i zi, ku sekserė tė shumtė shesin formularė apo siē i quajnė ata, bordero.

Nė sportelet e zyrave shtetėrore kėta formularė i merr falas, ndėrsa te sekserėt ēmimi i tyre varion nga 200 deri nė 300 lekė tė reja. Drejtuesit e degės sė tatim-taksave nė Tiranė shpjegojnė se kjo situatė ndodh pėr faktin se formularėt u shpėrndahen biznesmenėve vetėm njė herė, nė fillim tė vitit. Ata duhet ta ruajnė kėtė letėr, ta shumėfishojnė dhe ta plotėsojnė sa herė qė paraqiten pėr tė shlyer detyrimet ndaj shtetit.

Ndėrsa vetė biznesmenėt shprehen se janė shumė tė shqetėsuar qė u duhet tė presin orė tė tėra vetėm pėr njė bordero, duke humbur kėshtu ditėt e punės. Ata e konsiderojnė tė patolerueshėm faktin qė sekserėt shesin borderotė para degės sė tatim-taksave tė Tiranės, ndaj kėrkojnė qė vetė drejtuesit e kėtij institucioni tė bėjnė tė mundur qė ēdo biznesmen tė ketė mundėsi tė gjejė formularin nė zyrat e shtetit dhe jo nė tregun e zi.


BISEDA

E gazetarit tė "Fiksit"

me sekserėt e borderove


Fiksi: Punon kėtu ti? Mua mė thanė t‘i marr vetėm brenda...

Sekseri: Jo, o burrė jo.

Fiksi: Prit tė pyes njė herė. Sa bėjnė?

Sekseri: 2 mijė lekė 3 copė. Tė gjitha 10 mijė.

Fiksi: Prit, mor prit, mos e plotėso. Kėto nuk plotėsohen brenda?

Sekseri: Jo.

Fiksi: Se mua mė thanė sikur ka tė drejtė vetėm ajo t‘i japė. Se mos i marr kot unė pastaj...

Sekseri: Jo o burrė. Po nuk t‘i pranoi hajde se shkoj unė. Jam duke hyrė tash 3 vjet kėtu.

Fiksi: Prit te pyes njė herė. O zonjė, ku merren bordero.

Punonjėsja: I bėn vetė. Ku do t‘i marrėsh?

Fiksi: Se mua mė thanė qė duhet t‘i marr te zyra e tatimeve.

Punonjėsja: Kjo letra? Tek inspektorėt. Ja, kjo merret tek inspektorėt.

Fiksi: Ato qė shesin jashtė nuk i jep zyra?

Punonjėsja: Nuk bėjnė ato. Ata janė karrocierė. Ē‘punė ke me ato.

Fiksi: Nuk bėjnė, thotė ajo. Nuk bėjnė, thotė, letrat e tua, janė letra kot. Ky ėshtė roje kėtu?

Sekseri: Po.

Fiksi: O zotėri!

Sekseri: A bėjnė kėto letra me pagu? A janė kėto borderotė?

Roja: Po, po borderotė.

Fiksi: Kėto janė borderotė?

Roja: Po, borderotė. Tre copė bashkė. 3 muaj...

Fiksi: A nuk merren kėtu brenda kėto?

Roja: Jo, vetėm letrat merren kėtu, por pa dorėzuar ato, jo.

Sekseri: Ē‘tė tė them unė ty? Ti po do, bėje, po do, lėre se s‘je vetėm ti.

Fiksi: Faleminderit.

Sekseri: (qytetarit tjetėr) Ndonjė bordero zotėri?



Pezullohet asistenca pėr Gjykatėn e Matit


Vendimi i USAID, pas incidentit tė gjyqtarit me gazetarin e "Fiks"-it


Incidenti i shėmtuar i gjyqtarit tė Gjykatės sė Rrethit Burrel, Murat Lleshi, me gazetarin e emisionit investigativ "Fiks Fare", Ksenofon ka rezultuar me pasoja edhe pėr vetė institucionin e gjykatės. Agjencia e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) ka vendosur tė ndėrpresė pėrkohėsisht financimin e saj pėr projektet qė ka pasur pėr modernizimin e Gjykatės sė Matit. Lajmi ėshtė konfirmuar nėpėrmjet njė njoftimi zyrtar tė shpėrndarė dje pėr median nga zyrat e kėsaj agjencie. "USAID-i ka vendosur tė pezullojė asistencėn ndaj kėsaj gjykate, duke filluar nga dita e sotme, derisa Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė tė pėrfundojė hetimin e tij nė proces kundrejt gjykatės dhe derisa gjykata tė dalė e pastėr nga ky hetim", thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė agjencisė amerikane.

Zyrtarėt e USAID janė motivuar pėr marrjen e kėtij vendimi ekstrem edhe nga akuzat qė janė bėrė ndaj gjyqtarit Murat Lleshi pėr moslejimin e ngritjes sė njė ure qė do tė ndihmonte banorėt e fshatit Urakė. Bashkėpunimi midis Gjykatės sė Matit dhe USAID ishte institucionalizuar vetėm njė muaj e gjysmė mė parė, kur tė dyja palėt kishin nėnshkruar njė marrėveshje qė synonte nė rritjen e efikasitetit tė gjykatės. "Mė 18 prill 2008, Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) nėnshkroi njė marrėveshje me Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Mat pėr tė mbėshtetur pėrmirėsimin e efikasitetit dhe tė pėrgjegjshmėrisė sė gjykatės, pjesė e projektit trevjeēar pėr shtetin ligjor", thuhet nė njoftimin pėr shtyp qė ka shpėrndarė USAID. Nė kėtė mėnyrė, bashkėpunimi dypalėsh duket i kompromentuar keqas jo vetėm nga incidenti qė gjyqtari Murat Lleshi dhe vėllai i tij shkaktuan me gazetarin Ksenofon Ilia, por edhe nga akuzat qė kanė ngritur banorėt e fshatit Urakė dhe pėr tė cilat gazetari po hetonte.

Njė javė mė parė, gazetari i emisionit "Fiks Fare", Ksenofon Ilia, kishte shkuar me njė grup xhirimi nė Gjykatėn e Rrethit tė Matit pėr tė pyetur gjyqtarin Murat Lleshi, lidhur me akuzat e banorėve tė fshatit Urakė. Banorėt kishin thėnė se gjyqtari kishte bllokuar ndėrtimin e urės qė do tė lidhte fshatin me rrugėn nacionale. Sipas projektit, fondi i vėnė nė dispozicion nga Ministria e Brendshme pėr fazėn e parė tė ndėrtimit ishte 240 milionė lekė. Faza e parė duhet tė pėrfundonte nė fund tė muajit qershor 2008. Por, gjyqtari Murat Lleshi kishte pezulluar punimet me pretendimin se ėshtė pronar i tokės.

Reagimi i gjyqtarit ndaj grupit tė xhirimit ka qenė brutal. Ai ka nxituar pėr t‘i shpėtuar gazetarit Ilia dhe ka hipur nė furgonin e tė vėllait e mė pas tė dy janė larguar me shpejtėsi, duke marrė zvarrė gazetarin qė pėrpiqej tė pyeste gjyqtarin. Vetė Ilia deklaroi pas ngjarjes se nė njė moment tė dy vėllezėrit Lleshi e kishin kėrcėnuar edhe me armė. Pasi mori ndihmėn mjekėsore nė spitalin rajonal, gazetari i "Fiks Fare" ka bėrė edhe njė kallėzim penal nė prokurori.

Pėr kėtė ngjarje tė rėndė janė prononcuar drejtuesit e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, si dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, tė cilėt e kanė dėnuar veprimin e gjyqtarit Lleshi, ndėrsa ministri i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, ka urdhėruar Drejtorinė e Inspektimit tė kontrollojė nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Mat dhe tė nxjerrė pėrgjegjėsitė pėrkatėse. Vendimi i USAID pėr tė pezulluar ndihmėn pėr Gjykatėn e Rrethit tė Matit, vjen nė njė moment kur ky institucion ka mė shumė nevojė pėr modernizim dhe investime.

gazeta-shqip
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Do tė shtrosh rrugė nė Kroaci? Duhet tė dish 5 gjuhė tė huaja N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi