Princėrit dhe princeshat mė tė famshme tė botės

Shko poshtė

default Princėrit dhe princeshat mė tė famshme tė botės

Mesazh nga bledikorcari prej Tue Jun 03, 2008 11:15 am

Edhe pse princi William ka lindur me tė drejtėn e posaēme pėr tė qenė i famshėm e i pasur, atij i duhej tė priste 25 vite pėr tė marrė njė titull tjetėr. Atė tė princit mė tė rėndėsishėm dhe mė tė famshėm nė arenėn e pincėrve e princeshave tė botės. Vėmendja e pakushtėzuar e medias ndaj princit anglez, e ka renditur atė nė vendin e parė tė listės sė revistės "Forbes" pėr tė princėrit e princeshat mė tė famshėm tė botės.

Djali i madh i princeshės Diana dhe i trashėgimtarit tė fronit, princit Charles ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sė medias dhe pėr lidhjen e tij me Kate Middleton, e cila konsiderohet si mbretėresha e ardhshme e mundshme e Anglisė. Pėrsa i pėrket princit Harry, ėshtė pak a shumė e njėjta histori, pėrveē se ai ėshtė modeli i princit plangprishės, i dhėnė pas festave, alkolit e duhanit. Pėr tė formuluar listėn, revista "Forbes" ka llogaritur numrin e prezencave mediatike nė shtypin e shkruar dhe atė elektronik, tė secilit prej princėrve ose princeshave. Tė 20 anėtarėt e familjeve mbretėrore nė listė pėrfaqėsojnė thuajse 60 miliardė dollarė pasuri. Ndėrkohė qė disa prej tyre kanė dhe operojnė bizneset e tyre, pjesa tjetėr e elitės mbretėrore tė botės janė studentė ose janė tė pėrfshirė nė shėrbimin ndaj vendeve tė tyre, si diplomaci, atletikė ose shėrbim ushtarak.

1. Princi William
Djali 25-vjeēar i princit Charles dhe sė ndjerės princesha Diana, renditet i pari nė listėn e fėmijėve mbretėrore mė tė famshėm. Kjo pėr shkak tė popullaritet qė ka shtyp. Lidhja e tij me moshataren e tij Kate Midletton e ka vėnė atė nė qendėr tė spekulimeve pėr njė martesė tė mundshme.

2. Princi Harry
Princi Harry, ashtu si dhe nė moshė, ėshtė gjithnjė njė hap pas vėllait tė tij, edhe nė renditjet e famės. Harry ėshtė njė prej atyre pjesėtarėve tė familjes mbretėrore qė i pėlqen tė zbavitet dhe tė mos e vrasė mendjen shumė pėr imazhin. Ai ėshtė i lidhur me trashėgimtaren afrikano-jugore, Chelsy Davy.

3. Zara Phillips
Zara Phillips ėshtė princeshė nga gjaku dhe jo nga titulli. Nėna e saj, princesha Anne, vajza e mbretėreshės sė Anglisė, donte qė fėmijėt e saj tė jetonin pa tituj formalė, nė mėnyrė qė t'ua lehtėsonte jetesėn. Zara ėshtė njė kalorėse e shquar dhe ka fituar medaljen e artė nė vitin 2006.

4. Princesha Beatrice
Beatrice ėshtė vajza e dukeshės sė Jorkut, Sarah dhe dukės sė Jorkut, Andrew, i cili ėshtė vėllai i princit Charles tė Anglisė. Ajo ėshtė gjithashtu njė anėtare e rregullt e jetės sė natės nė Londėr dhe gazetat botojnė shpesh foto tė saj, teksa del e dehur nga lokalet.

5. Charlotte Casiraghi
Charlotte ėshtė njė prej atyre vajzave tė famshme, por gjithashtu ka dhe gjak blu. Ajo njihet pėr shijen e saj nė veshje dhe pamjen fotozhenike, tė cilėn ia atribuojnė gjyshes sė saj, Grace Kelly dhe mamasė, princeshės Caroline tė Monakos. Edhe pse ka lindur nė Francė, ajo mbetet e katėrta nė vijėn e fronit tė Monakos.

6. Princi Sheikh Hamdan i Emirateve tė Bashkuara Arabe
Sheikh Hamdam ėshtė djali i Sheikh Mohammed bin Rashid al Moktoum, kryeministėr dhe zv/president i Emirateve tė Bashkuara Arabe. Sheiku ka marrė titullin princ i kurorės sė Dubait nė shkurt tė vitit 2008, me anė tė dekretit tė babait tė tij.

7. Princesha Victoria
Princesha Victoria e Suedisė ėshtė aktualisht femra e vetme nė botė trashėgimtare e fronit. Princesha 30-vjeēare jeton me tė dashurin e saj, pronarin e njė palestre, Daniel Westling. Ajo ėshtė pėrgatitur pėr jetėn diplomatike qė prej diplomimit nė universitetin "Yale" nė vitin 1998.

8. Princi Azim
Princi Azim ėshtė i katėrti nė linjėn e fronit shumė tė pasur tė Bruneit. Aktualisht nė fron ėshtė Hassanal Bolkiah Muizzaddin Waddaulah, i cili ka njė pasuri prej 22 miliardė dollarėsh. Azim ėshtė i preferuari i paparacėve, pėr shkak tė lidhjes sė tij me modele dhe se shpesh ai paguan njerėzit e famshėm qė tė jenė tė pranishėm nė festat e tij.

9. Princi Carl Philip
Princi Carl Philip ėshtė i dyti nė linjė pėr fronin e Suedisė, pas motrės sė tij tė madhe, Victoria. Princi i pashėm ėshtė diplomuar pėr "Dizajn Grafik" nė shkollėn "Forsberg School" nė vitin 2006. Qė prej asaj kohe ai ka udhėtuar nė shumė vende duke bėrė dokumentarė.

10. Andrea Casiraghi
Andrea ėshtė djali i madh i princeshės Caroline tė Monakos. Ai ėshtė i dyti nė linjė pėr fronin pas mamasė sė tij, edhe pse kjo mund tė ndryshojė, nėse zėrat pėr mundėsinė e martesės sė princit Albert rezultojnė tė vėrteta. Andrea ėshtė i famshėm pėr paraqitjen e tij dhe marrėdhėniet me femrat.

11. Princi Albert
Princi gjerman, Albert von Thurn und Taxis ka qenė dikur miliarderi mė i ri nė listėn e revistės "Forbes". Tani, nė moshėn 25-vjeēare ai ka njė pasuri prej dy miliardė dollarėsh. Kjo pasuri vjen mė shumė nga asetet e tij nė pronat e paluajtshme dhe biznesi.

12. Princesha Madeline
Princesha Madeline e Suedisė, e njohur si "Len" nga miqtė e saj, ėshtė me e reja nga fėmijėt e familjes mbretėrore. Ajo ka shkaktuar habi tė madhe pėr trasgresionin e saj tė pėrkohshėm adoleshent dhe veshjen shumė mė pak se konservatore. Ajo ėshtė aktualisht lidhur me njė asistent avokat nė Stokholm.

13. Princesha Theodora
Princesha Theodora e Greqisė dhe Danimarkės ėshtė njė princeshė pa pallat. Babai i saj, mbreti Constantine i Greqisė u dėbua nga pallati i tij nė vitin 1967. Princesha e ka ruajtur titullin e saj mbretėror dhe i pėrket linjės sė fronit grek dhe atij britanik.

14. Princi Wenzeslaus
Princi 33-vjeēar i Lihtenshtajnit ka marrė titullin "Princi Wence" nga media. Ai njihet mė sė shumti pėr lidhjen e tij publike me supermodelen, Adriana Lima, edhe pse ato janė ndarė tashmė. Njė arsye tjetėr pse ai ėshtė i famshėm ėshtė se familja mbretėrore e Lihtenshtajnit ėshtė njė ndėr mė tė pasurat nė Evropė.

15. Princesha Tsuguko
Princesha Tsukugo e Takamados ėshtė kushėrira 22-vjeēare e perandorit tė Japonisė dhe vajza mė e madhe e princit Takamado. Ajo nuk shfaqet shumė nė shtyp, pėr shkak tė tabusė qė nuk lejon qė tė ketė raportim tė familjes mbretėrore, pėrveē atij qė del nga zyra mbretėrore e shtypit.

16. Princesha Sirivannavari
Princesha Sirivannavari ėshtė vajza e princit tė kurorės, Maha Vajiralongkorn tė Tajlandės. Ajo e ka arritur famėn e saj nė vend si stiliste. Ajo ėshtė gjithashtu njė lojtare ndėrkombėtare badminton dhe ka fituar njė medalje ari nė lojėrat e Azisė Juglindore 2006.

17. Sheikha Maitha
Nė moshėn 27-vjeēare, princesha e Emirateve tė Bashkuara Arabe, Sheikha Maitha ėshtė njė princeshė e karatesė. Ajo ėshtė njohur nė shkallė ndėrkombėtare si pėrfaqėsuese e Emirateve tė Bashkuara Arabe nė konkurse tė ndryshme karateje dhe ka fituar medaljen e argjendtė nė lojėrat Aziatike 2006.

18. Princesha Iman bint Al Hussein
Princesha Iman ėshtė vajza e mbretit tė ndjerė tė Jordanisė, Husein dhe mbretėreshės Noor e Jordanisė. Edhe pse nuk ėshtė e ekspozuar aq sa princeshat e tjera nė listė, princesha Iman njihet pėr shėrbimin e saj ushtarak. Ajo ka ndjekur Akademinė Mbretėrore Ushtarake "Sandhurst" dhe ka shėrbyer nė ushtrinė jordaneze.

19. Princi Philippos
Princi Philippos ėshtė djali 22-vjeēar i mbretit Constantine tė Greqisė dhe mbretėreshės Anne-Marie tė Danimarkės. Edhe pse familja e tij ėshtė dėbuar nga pallati mbretėror nė Greqi, para se ai tė lindte, ai dhe motra e tij i mbajnė titujt mbretėrorė.

20. Princesha Sikhanyiso
Vajza e mbretit Mswati III i Suazalandit, princesha Sikhanyiso ėshtė pjesė e monarkisė sė fundit absolute qė ekziston nė botė. Ajo ėshtė e famshme pėr fjalimet e saj kundėr rendit patriarkal, si dhe pėr veshjen e saj perėndimore dhe karrierėn e muzikės hip-hop. Ajo studion aktualisht nė Kaliforni.

Blendina Cara
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Princėrit dhe princeshat mė tė famshme tė botės N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Princėrit dhe princeshat mė tė famshme tė botės

Mesazh nga Borebardha prej Wed Jun 04, 2008 1:42 am

1-Borebardha
2-Hirushja
3-Fiona
4-Princesha mbi bizele
5-E bukura e fjetur(Aurora)
6-Anastasia
7-Pokahontas
etj
Borebardha
Borebardha
Moderator
Moderator

Female
Numri i postimeve : 206
Location : Ne perralla
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 30/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Princėrit dhe princeshat mė tė famshme tė botės

Mesazh nga Vizitor prej Thu Jun 05, 2008 11:36 pm

Borebardha shkruajti:1-Borebardha
2-Hirushja
3-Fiona
4-Princesha mbi bizele
5-E bukura e fjetur(Aurora)
6-Anastasia
7-Pokahontas
etj
une dhe ti

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Princėrit dhe princeshat mė tė famshme tė botės

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi