Kronika e zeze-nga Bota

Shko poshtė

default Kronika e zeze-nga Bota

Mesazh nga Musafir prej Tue Jun 10, 2008 6:49 am

Japoni

"I lodhur nga jeta monotone", vret 7 persona, plagos 10 tė tjerė

Akti i ēmendur i njė 25-vjeēari tė ēekuilibruar, nė mes tė ditės nė njė lagje shumė tė frekuentuar



Njė person me njė thikė nė dorė u ka marrė jetėn shtatė personave dhe ka plagosur 10 tė tjerė nė qendėr tė Tokios. Incidenti ka ndodhur nė lagjen Akihabara, njė zonė tregtare kjo, shumė e frekuentuar nga tė rinjtė dhe turistėt. Njė i dyshuar 25-vjeēar, Tomohiro Kato, ėshtė arrestuar nga policia. Zėdhėnėsi i forcave tė rendit, Jiro Akaogi, tha pėr gazetarėt: "I dyshuari thotė se kishte ardhur nė Akihabara pėr tė vrarė njerėz. Ai tha se ishte i lodhur nga jeta". Mes tė vdekurve ishin gjashtė burra tė moshės nga 19 deri nė 74 vjeē dhe njė grua 21-vjeēare. Sipas mediave japoneze, i dyshuari kishte ngarė njė furgon nė mes tė zonės sė populluar, nė orėt e para tė pasdites e mė pas kishte zbritur qė andej dhe kishte filluar tė therte kėdo qė i dilte pėrpara. Dėshmitarėt nė vendngjarje rrėfejnė skenat e tmerrit dhe mėnyrėn se si 25-vjeēari kishte kryer masakrėn. "Shikoja trupa tė shtrirė nė tokė dhe gjak ngado. Disa njerėz tė plagosur ishin tė vetėdijshėm, disa tė tjerė jo. Thjesht ishin shtrirė nė rrugė. Kishte njerėz ngado dhe shumė prej tyre rrinin e shikonin tė shokuar", thotė njė qytetar britanik. Njė tjetėr dėshmitar okular rrėfen: "Ai doli nga njė furgon, u hodh mbi njė njeri qė e kishte goditur mė parė me makinė dhe i nguli thikėn disa herė. Vazhdoi tė ecte drejt stacionit tė Akihabaras dhe qėllonte tė gjithė njerėzit qė i dilnin pėrpara". Kjo lagje tregtare mban mbi tė gjitha dyqane elektronike dhe frekuentohet shumė nga tė rinjtė. Ajo gjithashtu mban edhe njė ndėr tė parat dyqane qė shesin robotė personalė. Zona ėshtė e mbipopulluar veēanėrisht nė fundjava. Por, kohėt e fundit, nė kėtė zonė ėshtė regjistruar njė rritje e kriminalitetit dhe veēanėrisht rastet e therjeve me thika. Nė janar, njė 16-vjeēar i armatosur me dy thika kuzhine kishte plagosur disa njerėz nė njė rrugė tė mbushur me dyqane nė Tokio. Sulmi nė Akihabara vjen nė pėrvjetorin e njė tjetėr akti rrėqethės, kur njė burrė me sėmundje mendore hyri nė njė shkollė elementare nė qytetin e Osakas dhe plagosi shumė fėmijė, nė vitin 2001. Bilanci i kėsaj ēmendurie ishte tetė fėmijė tė vdekur dhe 15 nxėnės dhe mėsues tė plagosur. Ky ėshtė edhe incidenti mė i rėndė i regjistruar ndonjėherė nė Japoni. Ndėrkohė, duke u kthyer te masakra e djeshme, raportet e para tregonin se 25-vjeēari i arrestuar nė lidhje me masakrėn e fundit kishte qenė njė gangster, por lajmet mė pas u rrėzuan. Vetė ai kishte rrėfyer para policisė se e kishte kryer masakrėn sepse ishte i lodhur dhe i mėrzitur me jetėn e tij tė pėrditshme.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi