"Greket na mohojne identitetin"

Shko poshtė

default "Greket na mohojne identitetin"

Mesazh nga nardlushnja prej Fri Apr 25, 2008 8:06 am

"Greket na mohojne identitetin"
E Enjte, 24 Prill 2008


Ministri i Jashtem maqedonas, Antonio Miloshoski, nuk beson se Athina ne konfliktin mbi ceshtjen e emrit me vendin e tij eshte me te vertete e interesuar per nje kompromis. Ne nje interviste per gazeten DIE PRESSE, Miloshoski flet per aktualitetin ne Maqedoni dhe zhvillimet e pritshme politike.

Per shkak te konfliktit te pazgjidhur mbi ceshtjen e emrit me Greqine, Maqedonia nuk mori ftesen per t'u anetaresuar ne NATO. Cfare do te thote kjo per vendin tuaj?

Ky per kombin e vogel maqedonas ishte nje zhgenjim i madh. Ne e kemi perjetuar kete si teper te papergjegjshme dhe jo te drejte. Pothuajse 90% e maqedonasve mbeshtesin anetaresimin e vendit tone ne NATO. Dhe ne gjate viteve te kaluara kemi bere gjithcka per te plotesuar detyrimet tona. Por, per fat te keq, ky hap i papergjegjshem i Greqise nuk ka demtuar vetem Maqedonine, por edhe vete besueshmerine e NATO-s.

Cfare perfundimesh ka nxjerre Maqedonia nga ky zhvillim?

Ne jete gjithmone ka zhgenjime. Por ato nuk do te na pengojne qe ne te punojme me tej per integrimin euroatlantik te vendit tone. Ne jemi te bindur se do te vazhdojme te jemi nje faktor stabiliteti ne Evropen juglindore. Kjo eshte gjithashtu e rendesishme per Evropen. Ne nuk jemi perfekte, por Maqedonia ka treguar, se ne nje shoqeri multietnike eshte e mundur te krijohet nje demokraci funksionale. Per kete arsye nje sukses i Maqedonise do te thote nje disfate per idete ekstremiste ne Ballkan. Natyrisht do ta kishim pasur me te lehte kete me nje ftese per ne NATO. Nuk duhet asnjehere qe te nenvleresohen rreziqet ne rajon. Maqedonia nuk eshte fqinj i Suedise dhe Norvegjise, por fqinj i Kosoves dhe Serbise.

NATO kerkon nga Maqedonia qe ne konfliktin per ceshtjen e emrit te gjeje nje kompromis me Greqine. Si mund te jete ky kompromis?

Nje marreveshje do te ishte me e lehte, nese Greqia do te pranonte te drejten tone per vetevendosje; nese ajo do ta pranonte se ne jemi maqedonas dhe flasim maqedonisht; nese ajo nuk do te dilte me kunder faktit qe ne ne formularet e OKB-se per sa i perket gjuhes dhe nacionalitetit ato vetepercaktohen si maqedonase. Kjo do te ishte edhe me e thjeshte qe te biem dakord mbi nje emer. Por ceshtja eshte nese Greqia me te vertete do te arrije kompromise, apo prapa konfliktit mbi ceshtjen e emrit fshihet te tjera gjera. Greqise nuk interesohet aspak mbi emrin Maqedoni. Ajo e shfrytezon kete mosmarreveshje si pretekst, per te mohuar identitetin kombetar dhe gjuhesor te Maqedonise, vetevendosjen tone.

Perse duhet ta beje kete Greqia?

Behet fjale per nje mit. Greqia eshte vendi i vetem i BE-se qe nuk ka njohur asnje pakice. Ne Greqi mbizoteron miti i nje kombi te paster. Por ne Greqi ka pakica: shqiptare, turq dhe nje minoritet i vogel maqedonas. Greqia sulmon emrin tone jo per shkak te emrave, por per shkak te identitetit tone kombetar.



Pse ngeci njohja e shtetit fqinje

Kur do ta njohe Maqedonia Kosoven si shtet te pavarur? Kesaj pyetjeje, ministri i Jashtem i Maqedonise, Antonio Miloshoski i dha nje pergjigje evazive: "Jemi ende ne nje pozicion prites. Ne deshirojme qe te mbajme marredhenie normale si me Prishtinen ashtu edhe me Beogradin. Te dy vendet jane partnere te rendesishem tregtare. Per Serbine nuk eshte kaq e lehte qe te demtoje Austrine ose Britanine e Madhe. Ne rastin e Maqedonise kjo do te ishte me e lehte dhe kjo mund te perbente nje nxitje per te gjitha forcat radikale ne Serbi. Vec kesaj, Parlamenti yne do te shperndahet per shkak te zgjedhjeve te reja ne qershor. Dhe gjate kohes qe Parlamenti eshte i shperndare, sipas Kushtetutes sone, qeveria nuk duhet te pranoje asnje vendosje te re te marredhenieve diplomatike".


Marre nga" Koha Jone"
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 49
Shteti : "Greket na mohojne identitetin" N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: "Greket na mohojne identitetin"

Mesazh nga Musafir prej Fri Apr 25, 2008 5:33 pm

Antonio Milloshoski i Dvorcit te Makedonski Brodit te kriminelit Mikail, i cili mbushi bunaret neper fshatrat e shqiptareve duke i vrare, i njejti shoven organizonte me 1996 demonstratat me studentet e Universitetit te Kirill Metodit te Shkupit, kunder hapjes se Fakultetit Pedagogjik ku ligjeratat do te mbaheshin ne shqip, duke kerkuar "Dhoma gazi per shqiptaret", bashke me barbikukullen Ministre te puneve te brendshme, Gordana Jankulloska!

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi