BE, rregulla te reja per emigrantet

Shko poshtė

default BE, rregulla te reja per emigrantet

Mesazh nga Musafir prej Thu Jun 19, 2008 6:01 pm

BE, rregulla te reja per emigrantet

BE, rregulla te reja per emigrantet 20080618032407_artikull
E Merkure, 18 Qershor 2008

LUKSEMBURG - Vendet e Bashkimit Evropian kane rene dakord dje qe te ligjerojne masa me te zbutura ndaj emigranteve. Ato konsistojne ne nje politike te perbashket per refugjatet dhe azilin, por dhe per ekstradimet dhe te ardhmen e femijeve dhe pjeses tjeter te familjeve te emigranteve qe detyrohen nga ligja evropiane t’i nenshtrohen vendeve te vuajtjes se denimit. Radio Dojce Vele, citon te derguarin e saj ne Luksemburg, te thote se ne radhet e politikes po mbreteron kenaqesia se Komisioni i BE-se, Keshilli i Ministrave dhe Parlamenti i Evropes arriten me te fund qe, pas grindjesh te gjata dhe te forta, te binin dakord per nje kompromis. Anetaret e Parlamentit te Evropes duken gjithashtu te kenaqur me kompromisin edhe pse OJQ-te kane rezerva.

MBLEDHJA

Deri tani ne cdo vend anetar ne kete pike ligjet dhe rregullat jane te ndryshme. Per kete ceshtje po diskutohet keto dite dhe sot zyrtarisht do te publikohet nje vendim nga Parlamenti i Evropes. Ne mbledhje u konstatua se te pakten ne nje pike politika dhe OJQ-te jane te nje mendjeje: ne nje Evrope me kufij te hapur jane te domosdoshme standarde minimale, qe percaktojne se si duhet vepruar me refugjatet ilegale ne BE. Per kete, ministrat e Brendshem te vendeve te BE-se vendosen nje rregull te ri ne takimin e tyre te djeshem ne Luksemburg. Ne vigjilje te publikimit zyrtar sot te vendimit, te pranishmit rane dakord qe te zbuten deri-diku masat ndaj emigranteve. “Me e rendesishmja eshte qe kushtet per ata qe duhet te debohen dhe ekstradohen per shkak te ligjeve ne fuqi, eshte vendosur te permiresohen ne menyre themelore”, deklaroi dje per radion Dojce Vele, eurodeputeti socialdemokrat, Wolfgang Kreissl-Derfler.

“Pra, qe femijet nuk duhet te qendrojne ne burg me familjet e tyre, qe te mbahen te mbyllur ne ambiente te njejta persona qe presin ekstradimin dhe nuk kane kryer asnje veper penale, te mbahen ne te njejtat ambiente si persona te denuar prej gjykatave”, shtoi eurodeputeti Derfler, njekohesisht, avokat per te drejtat e njeriut. Sipas tij, “pervec kushteve me te mira per refugjatet qe presin ekstradimin, ligji i ri do te percaktoje edhe dispozita te tilla ligjore si p.sh., sa kohe mund te mbahen ne gjendje arresti persona te tille”.

TRAJTIMI

Ne mbledhjen e djeshme, politikanet kerkuan dhe qe procedura e ekstradimit te behet me transparente. Po ashtu eshte pare e domosdoshme qe te percaktohen edhe disa kushte minimale, sepse disa vende si p.sh. Greqia, i trajtojne ne menyre mizerable, ata qe kerkojne azil dhe refugjatet. Ketu qendrimet e perbashketa marrin fund dhe organizata te tilla si Pro Asyl mendojne se ligjet e reja nuk e permiresojne gjendjen e azilkerkuesve qe kapen pa dokumente.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi