Zhduket ne Belgjike, kerkohet ne Shqiperi

Shko poshtė

default Zhduket ne Belgjike, kerkohet ne Shqiperi

Mesazh nga Musafir prej Thu Jun 19, 2008 6:04 pm

Zhduket ne Belgjike, kerkohet ne Shqiperi


E Merkure, 18 Qershor 2008

E zhdukur prej me shume se gjashte muajsh, Albana Margjeka, 30 vjece, kerkohet ne Shqiperi. Policia belge ka kerkuar nje dite me pare nga Policia e Shtetit shqiptar ndihme per gjetjen e 30-vjecares, qe eshte zhdukur ne oren 14:00, te daten 15 janar te ketij viti, nga shtepia e saj ne Ham-Sur-Heure/Nalinnes, rruga “Bois Rombut”, ne Belgjike. Lajmi eshte bere i ditur nga Policia e Shtetit, e cila ka bere te ditur dhe te dhenat ne lidhje me te zhdukuren. Uniformat blu kane bere te ditur se, denoncimi per zhdukjen e 30-vjecares eshte bere me 16 janar te ketij viti. Pas ketij denoncimi jane bere kontrolle ne te gjithe territorin belg, por nuk eshte bere e mundur qe te gjendet ajo. Pas pese muaj hetimesh policia ka kerkuar ndihmen e shqiptareve per gjetjen e saj. Nga ana e saj, uniformat blu shqiptare kane bere shpalljen ne kerkim te saj per gjetjen. Gjithashtu, jane bere kerkime dhe ne vendet qe mendohet se mund te gjendej e zhdukura.


Policia belge ka bere te ditur se, te marten me 15 janar, rreth ores 14:00, Albana Margjeka, 30 vjece, le banesen e saj ne Ham-Sur-Heure/Nalinnes, rruga “Bois Rombut”, ne Belgjike. Nderkaq, sipas te dhenave, pas kesaj date nuk ka me asnje gjurme te 30-vjecares shqiptare. Per kete arsye, Policia Federale e Mbreterise se Belgjikes ka kerkuar ndihmen e Policise se Shtetit per te gjetur Margjekan. Sipas uniformave blu te Belgjikes, Margjeka eshte rreth 1 meter e 65 centimetra e gjate, eshte me trup te dobet dhe floket i ka te zinj, te prere shkurt. Ne momentin e zhdukjes, ajo ishte veshur dukshem me veshje sportive te zeze. Margjeka, sipas policise belge, eshte pare te levizi me mjetin e saj tip “Volksvagen Golf” ngjyre blu-jeshil me targe “XQM 558”.

Pikerisht ne baze te ketyre karakteristikave policia belge ka kryer kerkimet ne te gjithe vendin, por nuk ka mundur qe ta gjeje. Pas kesaj eshte kerkuar dhe ndihma e policise shqiptare, e cila ka shperndare foton e se zhdukures ne te gjitha pikat kufitare qe lidhin vendin tone me shtetet e tjera, si dhe ne pikat e kalimit kufitar, ajror dhe detar. Policia e Shtetit ka deklaruar se, nese e keni pare kete person, ose nese dini drejtimin, vendndodhjen ku gjendet, kontaktoni me sherbimet e Policise se Shtetit, ose ne numrin pa pagese 129. Deshmite mund te dergohen gjithashtu ne adresen avisderecherche@police.be.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi