Qerbelaja: Menēuria Shekullore e Bektashizmit Poetik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

default Qerbelaja: Menēuria Shekullore e Bektashizmit Poetik

Mesazh nga Musafir prej Fri Jun 20, 2008 7:03 am


Nga Kujtim Ahmataj
Kushdo qė pėrjeton ngjarjet e dhimbshme tė Qerbelasė pėrfiton moralisht dhe shpirtėrisht njėlloj sikur bėn lutje. Mendimi shtegton. Ėndrra, e tashmja, amshimi fiksohen nė syin e kohės midis gjumit dhe zgjimit, midis sė vėrtetės dhe iluzionit.

Oshėtima e largėt e Qerbelasė e ronitur nė trajtat e saja tė herėshme nga thellėsia e kohės troket nė zemrėn e besimit duke shkarkuar mallin e dhimbjes sė madhe mbledhur nė kujtime tė pa harrueshme.

E vjetėr kjo histori sa vetė ajo. Farfurinė nė zemėr tė shkretėtirės, pėrqafuar me diellin e rėrėn pėrvėlonjėse. Ecėn ! Fluturon si njė ėndėrr e bardhė. Kurrė ajo nuk zvarritet dhe kurrė nuk venitet.

Sa e sa herė e sjellim ndėr mend kėtė histori aty, nė pragun e shpresės, ku kryqėzohen erėrat e jetės, duke zgjuar kohėn sfiduese tė amshimit. Emblemė e dhimsur e pa harruar . . .

Eufrati si njė gjarpėr i murrmė rrėshqet nė rėrėn pėrvėlonjėse tė Qebelasė. Psherėtima dhe ligjėrata e tij pėr gjėmėn e madhe tė rrėnqeth. Zėri i tij thėrret nga thellėsia e nėntokės prej nga ndjehet dhimbja, tė cilėn ai mban nė thellėsinė shpirtėrore, qė s`mundi t`u lagte dot buzėn dhe plagėt me njė pikė ujė mbretit tė martirėve dhe mbrojtėsve tė virtytit. Qerbelasė sė etur ! Qerbelasė sė uritur e tė drobitur ! Qerbelasė, faltores sė madhe ku vyrtyti ndalet e bie nė sexhde . . .

Ende sot Qerbelaja zhvarros nga gjaku ynė thirrjet e tė rėnėve nė egzistencėn historike. Dhimbja e saj e parashikuar nga vetė Zoti qė njeh tė vėrtetėn dritėson nė pėrjetėsi.

Bukuria e hyjnive u pėrzie me shpirtėrat e brishtė tė luftėtarėve, tė cilėt morėn me vete amshimin nė epokėn e egėrsisė dhe urrejtjes sė turpshme. Kur prostitucioni si njė pėrbindėsh u ngrit kundėr besnikėrisė, kundėr urtėsisė, kundėr kushtetutės shpirtėrore dhe dinjitetit njerėzor. Por trimėria nuk ju step kėsaj shtėrngate tė epshit, edhe pse ambicja e shfrenuar ulėrinte.

Mbreti i fushėbetejės i larti Imam Hysen mbante ndėr duar zemrėn e tij dhuratė, shkrirė nė brengėn e madhe. Ndjenja njerėzore shpėrthente nė dhimbje, sytė me lot shteruar, qė kullonin gjak. Dėshpėrimi e tmerri nuk kishin tė sosur. Gėrmazė tė etur pėr njė pikė ujė, ēirreshin pėrmbi zjarrin e zhuritjes :

`` Ku ėshtė drejtėsia ? Ku ? ``.

Fjala ngec. Mendimi nuk duron. Lėkura ngjethet. Shpirti njerėzor dhimbjen kish rrufitur. O tmerr ! Tashmė ! Lutje e madhe tek Ai, qė fal e ndėshkon !

Hėna dėshmitare e ngjajeve tregon e vajton . . .

Nga thellėsia shpirtėrore i drejtohet hapsirave qiellore. Koha zbrazet, tregon e rrėnkon ende e plagosur :

`` Dhimbje e tejskajshme Qerbelaja ! Dhimbje qė bėhet muzg dhe erė, erė qė bėhet kristal ``.

Kur agimi epik u mbyll me muzgun e madh tė dhimbjes, kur kurba e sė keqes kapėrceu vyrtytin dhe helmoi zemrat njerėzore, bukuria e hyjnive u pėrzie me shpirtėrat e brishtė tė luftėtarėve . Ata e ngritėn lart shikimin nė interpretimin e madh shpirtėror :

`` S`ka Zot pėrveē Zotit ! Profeti Muhamet ėshtė i dėrguari i tij !

Ti na krijove ! Tek Ti o Zoti ynė po vijmė . . . ! ``.

Thirrje kjo qė ka ushqyer dhe ushqen shekujt nė pėrjetėsi . . .

Shpirtėrat e tyre tė bardhė tashmė janė pushtuar nga mbretėria e vetė Zotit. Nga thesari i dritės hyjnore ata na ofrojnė kėshillėn, moralin,virtytin pėr tė ecur nė udhėn e perėndishme, duke mbjellur nė ndėrgjegjet tona farėn e dijes e tė pėrulėsisė.

Ne, ndjejmė aromėn e profetėsisė qė nambush kraharorin me dashuri. Ata u qetėsuan nė paqen e pa fund,duke dėshmuar fuqinė e lartė shpirtėrore. Nė shtratin e kohės ushqejmė kėtė prezencė hyjnore, qė kurrė nuk shuhet.

Tashmė ajo ėshtė e gdhendur nė fytyrėn e hėnės. Nėn vetullat e saja shkreptijnė sytė e imam Hysenit tė shenjtė dhe tė shtatėdhjetė e dy dėshmorėve.

Ende gjurmėt janė atje, mbi rėrėn e shkretėtirės sė Qerbelasė, nė valėn e lumit Eufrat, nė shpirtėrat tanė. Ato masin shkretėtirėn, lumin, shpirtin, arsyen, lavdinė.

Mbi tė gjitha, ato masin pavdeksinė

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi