I kujt ėshtė ky atdhe?

Shko poshtė

default I kujt ėshtė ky atdhe?

Mesazh nga Vizitor prej Tue Jul 01, 2008 7:47 pm

Paradoksi duket se fillon qė nė titullin e kėtij shkrimi, po edhe nėse kjo pyetje do tė konsiderohej e tillė, asgjė nuk do tė shtonte ajo, sepse ne realisht jetojmė nė kohėra paradoksesh. Pėr 50 vite rresht e llokoēitėm patriotizmin tonė me lloj-lloj deklaratash, e shkrimė gjithė talentin tonė nė tela ēiftelie e iso tė panumėrta dhe kur kujtuam se ia kishim bėrė si duhet shėrbimin atdhedashurisė sonė, ndodhi ajo qė nė pamje tė parė dukej mė e ēuditshmja pėr njė popull kaq patriot sa ne, ose tė paktėn siē mbaheshim ne. Jo nė njė ditė, as nė njė javė e muaj, po me vite tė tėra dhe kjo duket se s’ka tė sosur, njerėzit e kėtij vendi, “patriot si ata”, sa u krijohet mundėsia e parė, ikin nga sytė kėmbėt, sa mė larg qė tė jetė e mundur, mundėsisht nė anėn tjetėr tė dheut.

Askush nuk e di numrin e saktė tė shqiptarėve qė i kanė dhėnė lamtumirėn vendit tė tyre, qoftė edhe pėrkohėsisht. Ndoshta janė njė milion, ndoshta mė shumė. Vini re si e themi kėtė shifėr fare qetėsisht, duke harruar se jemi njė popull kaq i vogėl, ku tė gjithė thuajse njihemi me njėri-tjetrin si fytyrė. Nė kushtet e ikjeve tė tilla tė pafundme, ndoshta ju shkon nė mendje qė t’u bėhej njė pyetje fare e thjeshtė, atyre qė ikėn para 18 viteve, apo edhe atyre qė janė nė radhė sot para ambasadave se i kujt ėshtė ky atdhe? Unė jam i bindur se pėr disa momente, mbase ata do tė ligėshtohen, ndoshta do tė hutohen, po nuk do tė kenė njė pėrgjigje tė prerė, pėr kėtė tė jeni tė sigurt. Kjo ėshtė mė shumė se trishtuese. Duke menduar se atdheu para se tė jetė njė nocion fizik, ėshtė njė nocion shpirtėror i ndarė nė tė gjitha zemrat e banorėve tė vet, kjo ikje e ngutshme nuk do tė ishte as mė shumė dhe as mė pak, po njė rrudhosje e dhimbshme e kufijve shpirtėror tė atdheut.

E keqja ėshtė se kjo rrudhosje nuk bėhet vetėm duke larguar jashtė fizikisht njerėz qė mbartin brenda shpirtit tė tyre atdheun. Rrudhosja e atdheut, vrasja e tij pak nga pak ėshtė mė e frikshme se kaq. Duke harruar pėr disa ēaste atė gjysmė atdheu qė endet udhėve tė botės, nuk ėshtė e vėshtirė tė dallohet se edhe tek ata qė jetojnė pėr ditė “bashkė me atdheun”, pėrmasat e tij nė shumė zemra janė kafshuar dhimbshėm dhe kjo ėshtė vėrtet pėr t’u alarmuar. Shkoni ēdo ditė nė disa prej ambasadave mė tė preferuara dhe do tė shihni nė atė rresht tė gjatė, tė ndara me hekur, (pafundėsisht tė gjata sikur ta dinin se radhėt aty, pėr ditė do tė ishin tė mbushura) dhe do tė vėreni se vargu i njerėzve ėshtė i njėjtė nė ēdo orė tė ditės.

I kujt ėshtė ky atdhe? Nėse pyesni kėshtu, kėdo nga ata qė do tė gjeni nė radhė me shpresė pėr tė ikur larg, ju do tė shikoni dhimbje nė sytė e tyre, sepse brenda shpirtit tė tyre, duket se nė mos ėshtė vrarė, tė paktėn ėshtė lodhur nyja lidhėse ndaj vendit tė tyre. Kjo lodhje nuk mbaron kėtu. Afrohuni atje tek Ushtari i Panjohur tė mėsoni sa tė forta i kanė lidhjet me kėtė atdhe ata qė mbajnė nė krahė nga tre-katėr vegla pune, sepse ata i bėjnė tė gjitha punėt, veēse nuk u jepet mundėsia tė bėjnė asgjė dhe do ta kuptoni se edhe tek ata janė vrarė shumė gjėra, po ndoshta mė keq ėshtė vrarė, qetėsia qė duhet tė tė jepte tė jetuarit nė atdheun tėnd. Nėse pyetja i kujt ėshtė ky atdhe do t’ju duket e pavend, edhe pyetja tjetėr se a do tė donin tė jetonin nė kėtė vend, do tė bėjė qė ju ta kuptoni se ata realisht nuk e dinė se ku jetojnė, nė vendin e tyre apo nė njė vend krejt tė panjohur ashtu si ushtari ku ata gdhihen e ngrysen ēdo ditė.

Pyesni udhėve lloj-lloj njerėzish, tė mbetur pa punė, qė duket se mėrmėrisin me vete, pyesni ata qė enden nėpėr tregun e gabit dhe qė pėrziejnė rrobat e tij pa u lodhur, duke u riveshur me modelet e gjithė botės, pyesni ata qė mburrem me kanunin e Lekė Dukagjinit nga njėra anė dhe qė mbushin bordellot e botės nga ana tjetėr, pyesni ata qė zhytin kokėn nėpėr kazanė mbeturinash pėr tė mbledhur kanoēe, sepse nė fund tė fundit edhe ata janė banorė tė denjė tė kėtij vendi, pyesni ata qė u thahet shpirti pėr bijtė e tyre qė kanė vite pa i parė, dhe natyrisht nga tė gjithė do tė merrni njė pėrgjigje tė mjegullt, sepse atyre realisht u janė dobėsuar lidhjet me tokėn nė tė cilėn ēapiten nga mėngjesi nė darkė me shpresė se e nesėrmja do tė jetė pak mė ndryshe.

Pyesni edhe ata mė tė rinjtė, ata qė atdheun e matin me kafetė qė rrufitin gjithė ditėn tek ish-Blloku, dhe qė nė vitin ‘90, ishin thjesht nė pasionet tuaja pėr t’i sjellė nė jetė, ndėrsa sot po shkojnė tek tė njėzetat dhe do tė zhgėnjeheni nga pėrgjigjja e tyre. Ju do t’ia vini fajin faktit se ata nuk e kanė lodhur trurin dhe nuk i njohin rapsoditė tona tė shekullit tė kaluar pėr atdheun, ku ne bėnim be e rrufe pėr tė, po natyrisht qė nuk ėshtė kjo arsyeja e vėrtetė qė ata nuk e dinė se i kujt ėshtė ky atdhe.

Pyetja se i kujt ėshtė ky atdhe do tė mbetej pa njė pėrgjigje tė saktė, po kjo ėshtė vetėm njėra anė e medaljes. Ėshtė momenti qė nuk duhet harruar pėr t’u pėrmendur edhe faktin se kjo pyetje do tė prekte keq sedrėn e ca grupimeve tė tjera njerėzish qė thuhet se e kanė aq pėr zemėr atdheun dhe qė pėrbetohet ēdo ditė se janė gati tė flijojnė gjithēka nė emėr tė tij. Nėse do t’i pyesje kėta njerėz, ndryshe nga ata qė pėrmendėm mė lart, do tė ngrenė zėrin gjithė mllef, duke thėnė se si mund tė pyetet kėshtu pėr atdheun, si pėr njė fėmijė tė mbetur jetim nė mes tė katėr rrugėve, si pėr njė mall pa zot, apo mė keq akoma, si tė bėhej fjalė pėr njė atdhe qė ka dalė tepėr. Ata qė do tė bėjnė kėto pyetje gjithė indinjatė dhe qė pritet tė lėshojnė njė rrebesh zemėrate patriotike pas kėsaj, do tė jenė lloj-lloj njerėzish, tė cilėt nuk mund tė pranojnė t’i pėrgjigjen njė pyetje krejt pa kuptim dhe qė nuk ka vend tė bėhet.
Ata nuk harrojnė tė shpallin nė ēdo moment qė t’u jepet rastit, dashurinė e tyre ndaj atdheut. Dhe nuk janė pak, duke filluar qė nga njerėz me pushtet qė e shohin dashurinė pėr atdheun tek dashuria pėr karrigen e tyre, njerėz pėrkohėsisht pa pushtet qė i vetmi motiv qė i shtyn tė hyjnė nė korin e madh tė rapsodėve pėr atdheun ėshtė kapja e njė posti, matrapazė qė nė pazarin e madh tė bursės nxjerrin nė shitje pjesė tė atdheut tė tyre qė e duan aq shumė, politikanė, qė kujtojnė se dashuria pėr atdheun ka lindur bashkė me ta dhe me sa duket do tė fiket kur ata tė bien nga karrigia, poetė e bejtexhinj qė shajnė mbarė e prapė kohėn qė iku, po netėve nė heshtje ripėrtypin si qetė vargjet e dikurshme.

Ky lloj njerėzish, pyetja se i kujt ėshtė ky atdhe, nuk i trishton po sinqerisht ata i nevrikos. Qysh nė fillim do ta kuptosh se ata janė kapur fort pas atdheut dhe tė krijohet pėrshtypja se kjo lidhje ėshtė e thellė dhe vėrtet mbresėlėnėse, por kjo vetėm nė momentet qė e konsiderojnė atdheun si tė tyren. Themi vetėm pėr momente tė caktuar, sepse realisht atdheu ėshtė pjesė e llogarive tė tyre, pėr aq kohė sa kėto llogari janė favor tė tyre, ndėrsa pas kėsaj ata hyjnė nė rreshtat e atyre qė nuk e shohin veten tė lidhur aq shumė me kėtė atdhe. Do tė ishte fare e lehtė pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes se i kujt ėshtė ky atdhe, pasi pėr kėtė do ta mjaftonte t’u hidhnim njė sy tė gjitha deklaratave tė dashurisė ndaj tij, tė cilat nuk mungojnė nga tė gjitha anėt nga kėta njerėz.

Po si nė tė gjitha dashuritė edhe nė dashurinė ndaj atdheut, duket se funksionon njė thėnie e sprovuar se sa mė shumė deklarata tė bėsh nė emėr tė dashurisė, aq mė e pasinqertė mund tė jetė kjo dashuri. Dhe nga tė gjitha kėto kuptohet se edhe kjo radhė atdhedashėse ndėrsa rreket tė nxjerrė nė pah lidhjet me atdheun, atdheu ėshtė i tyre pėrkohėsisht, pėr aq kohė sa plotėson lakminė e tyre. Nga ato qė u thanė, duket se ėshtė e vėshtirė pėr t’ju pėrgjigjur saktė pyetjes, po nuk ėshtė aq e pamundur pėr tė kuptuar se forcimin e lidhjeve me atdheun, e kanė nė dorė tė gjithė dhe tė gjithė jemi nga pak fajtor, po jo tė gjithė mbajnė pėrgjegjėsi pėr dobėsimin e saj. Janė kėta tė fundit qė nėse nuk ndikojnė sa duhet nė forcimin e lidhjeve ndaj atdheut, tė paktėn tė mos na lodhin duke shpallur “dashuri” ndaj tij.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: I kujt ėshtė ky atdhe?

Mesazh nga nardlushnja prej Tue Jul 01, 2008 7:57 pm

Pershendetje per temen e bukur qe keni sjelle ne forum.
Jam i bindur qe kjo teme nuk mund te marre pergjigje,por jam i mendimit qe duhet te shtjellohet nga te gjithe anetaret.
Pershendetje
avatar
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 48
Shteti :
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi