HOLLANDA JO DUHANIT-PRO MARIHUANES.

Shko poshtė

default HOLLANDA JO DUHANIT-PRO MARIHUANES.

Mesazh nga bledikorcari prej Thu Jul 03, 2008 11:30 am

Tė martėn, Hollanda ėshtė bėrė vendi i fundit europian qė ndalon pirjen e duhanit nė restorante, kafene dhe tė gjitha vendet publike. Pirėsit e duhanit do tė duhet t’i ndezin cigaret jashtė, nė vende tė hapura. Por ndryshe nga vendet e tjera, nė Hollandė ende mund tė kėrkosh marijuanė dhe hashash nė bare dhe kafene, sė bashku me kafen, ēajin apo lėngun e frutave. Reklamat kundėr duhanit janė gjithandej, teksa Hollanda bėhet gati tė ndalojė duhanin nė vendet publike. Vilem Klas, duhanpirės nga Amsterdami, thotė se momenti pėr zbatimin e ligjit ėshtė i pėrshtatshėm. “Mendoj se ėshtė mirė qė e ndaluan gjatė verės, sepse deri nė dimėr njerėzit do tė mėsohen duke mos pirė duhan.” Edhe Kristina Vermulen, banore e Amstredamit qė nuk pi duhan thotė se e ka mirėpritur ligjin. “Mendoj se ėshtė gjė e mirė, por e kuptoj pse duhanpirėsit janė tė pakėnaqur.” Ligji i ri do tė ndikojė edhe tek kafenetė e famshme tė Amsterdamit ku shitet marijuana. Ministria e Shėndetėsisė e ka bėrė tė qartė se ligji i pėrfshin edhe ata. Por meqenėse Holanda prej shekujsh ka eksperimentuar me liberalizmin shoqėror, aty ekziston njė boshllėk: ligji i ri pėrfshin duhanin, por jo marijuanėn, e cila tė paktėn zyrtarisht ėshtė e paligjshme. Pronarėt e kėtyre kafeneve po pėrpiqen tė gjejnė alternativa tė tjera si rritjen e shitjeve tė ėmbėlsirave me hashash apo vetė gjethet e tij. Zotėrimi i marijuanės nė Hollandė ėshtė i paligjshėm, megjithėse pėrdoruesit nuk ndiqen penalisht nėse mbajnė deri nė 5 gram. Nga rreth 750 kafene, gjysma e tyre nė Amsterdam janė tė liēensuara pėr tė mbajtur deri nė 500 gram marijuanė nė ēdo kohė. Megjithatė, politika e pėrgjithshme e tolerancės hollandeze ėshtė njė pranim pragmatik i faktit se njerėzit do tė pijnė marijuanė pavarėsisht nga ligjet, prandaj ėshtė mė mirė qė kjo tė ndodhė nė mėnyrė tė rregullt.
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : HOLLANDA JO DUHANIT-PRO MARIHUANES. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi