Kush do ta zbardhė historinė e diktaturės nė Shqipėri?

Shko poshtė

default Kush do ta zbardhė historinė e diktaturės nė Shqipėri?

Mesazh nga bledikorcari prej Sat Jul 05, 2008 10:23 am

Nga Vehap Kola*

Historia e minjve qė vendosėn t’i lidhin maces njė zile nė qafė, pėr ta dėgjuar afrimin e saj, mbaroi te pyetja se kush do t’ia lidhte maces atė zile. Nė Shqipėri, lufta pėr dekomunistizimin e vendit nuk mund tė ndodhė, pėr sa kohė qė politikėbėrėsit, opinionbėrėsit dhe krerėt e agjencive tė zbatimit tė ligjit vijnė si pinjollė tė maces e jo tė minjve.
Mirė apo keq, duhet ta pranojmė se demokracinė nė Shqipėri e sollėn komunistėt. Dhe natyrisht ata e sollėn atė ashtu siē dinin: njė demokraturė. E thėnė thjesht, modeli shqiptar i demokracisė erdhi nėn sloganin “Poshtė komunizmi! Rrofshin komunistėt!”
Kjo demokraturė u shfaq sė pari nė ruajtjen e padrejtėsive tė bėra mbi njė shtresė tė pėrmbysur, duke mos i dhėnė asaj shanse tė ri-integrohej nė vendimmarrjen apo nė fatet e vendit. Ajo duhej tė mbetej tejet e zėnė, duke u marrė me problemet e saj.
Kėshtu, ajo u dėnua tė mos rigjenerojė kurrė mė vlerat morale tė dinjitetit, pasi nė njė pėrqindje tė madhe “sjellėsit e demokracisė” kishin prova se ajo ishte pėrfshirė nė mekanizmin e Sigurimit tė Shtetit, pavarėsisht se kjo kishte ndodhur pėrmes dhunės dhe rrezikut tė shfarosjes.
Nė kėtė kornizė kėsaj shtrese nuk do t’i njihej as kontributi historik qė pati nė kundėrshtimin e njė ideologjie ēnjerėzore si komunizmi.
Po ashtu, asaj nuk ju njoh asnjė e drejtė pėr tė rimarrė pronat e saj, duke iu hequr edhe shansi i vetorganizimit politik mbi bazėn e pavarėsisė ekonomike.
Ėshtė gati ironike qė njeriu mė i mėshirshėm me ta mbeti Ramiz Alia, i cili, pasi i vrau pabesisht nė kufi, ra dakord t’i nxjerrė tė mbijetuarit nga burgjet, ndėrsa nxiti ngjarjen e ambasadave pėr t’i pėrzėnė jashtė vendit.
Debati pėr hapjen e dosjeve nė kėtė drejtim, mė shumė se pėr tė mbajtur nėn zap punėtorėt operativė tė Gramoz Ruēit, qė mund tė gjenden nga kafeneja e fundit e qytetit deri nė parlament, ėshtė pėrdorur pėr tė mbajtur nėn shantazh tė pėrndjekurit politikė.
Dėshtimi i bėrjes sė njė hapi serioz drejt lustracionit politik nė vitet 1995-1996 e ka bėrė kėtė aksion politik njė dėshtim, i cili nuk ka shans tė prodhojė efekte reale pėrveēse nė interes tė ndonjė lobi politik, qė gati 20 vjet pas pėrmbysjes sė regjimit, po pėrpiqet tė ndėrtojė me mbeturinat e diktaturės njė profil tė ri publik.
Rihapja pėr herė tė fundit e kėtij debati ėshtė vetėm njė shaka pa kripė qė rrezikon tė fusė nė cikėl depresiv sė pari ata, tė cilėt nė diktaturė e humbėn dyfish lirinė nga dashuria pėr jetėn dhe tani nė liri rrezikojnė tė humbin nderin, pa pasur asnjė shans tė jetojnė njė ditė nė paqe.
Ky vend ka ende njerėz tė degdisur, qė kanė mbetur nė fshatrat, ku u internuan, pa pasur tė ardhura tė rikthehen tė paktėn atje nga ku i pėrzunė. Ky vend ka mijėra pronarė qė pėr shkak tė politikave elektorale populiste nuk kanė shans tė dėmshpėrblehen pėr humbjen kolosale historike tė pėsuar. Ky vend ka njerėz qė kanė vuajtur dėnime mizore qė nuk shpėrblehen dot me parį, sado e madhe tė jetė gatishmėria pėr t’i dėmshpėrblyer.
Raportet e politikės me kėtė shtresė nuk menaxhohen dot mė pėrmes teorisė sė shkopit dhe karotės. As mund tė pėrmirėsohen ato pėrmes politikash thjeshtėsisht sociale.
Politika e faktit tė kryer nė ekonomi e ka bėrė kėtė ēėshtje njė tokė tė djegur.
Rivėnia nė vend me nder e kėtij raporti kalon pėrmes njė analize strategjike ekonomike dhe politike, ku shteti, nėse do, mund t’iu japė kėtyre njerėzve shumė mė tepėr sesa lėmosha perspektive ligjore e financiare. Ndėrtimi i njė ekonomie tė re, gjenerimi i programeve tė financimit tė SME-ve nė pronėsi tė kėsaj shtrese, kalimi i pjesshėm apo plotė i disa kompanive tė mėdha shtetėrore nė pronėsi tė tyre pėrmes sistemit tė bursės, dhėnia e njė statusi specifik nė kreditim (njė fond garancie pėr kreditė tregtare qė mund tė marrė kjo shtresė) etj., mund tė ishin disa nga hapat e mundshėm.
Gjithsesi, i gjithė ky proces kėrkon shumė mė tepėr se retorikė politike. Ai kėrkon ekspertizė, kėrkon vullnet politik pėr rehabilitimin e tyre moral, i cili sigurisht nuk kalon nėpėr dosjet e Sigurimit, tė cilat janė dritaret e fundit nga ku mund tė shihet sesi njė diktaturė shfytyron viktimat e veta.


* Ekspert pranė AIPR
Tema
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : Kush do ta zbardhė historinė e diktaturės nė Shqipėri? N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi