CMENDET BERISHA!!!

Shko poshtė

default CMENDET BERISHA!!!

Mesazh nga bledikorcari prej Wed Jul 09, 2008 7:29 pm

Qeveria do shesė rėrėn e Vlorės
Pas centralit atomik, duket se Berisha ka vendosur t'u japė edhe tokė italianėve.

Nuk bėhet fjalė pėr kontratė koncesionare, por pėr dhurim, ose shitje fizike tė tokės. "La Stampa", njė gazetė e pėrditshme e madhe nė Itali dhe "The Guardian", kanė zbuluar njė tjetėr kontratė tė habitshme mes shtetit shqiptar dhe atij italian. Shqipėria do tė japė rėrė nga bregu i Vlorės pėr tė mbushur atė tė Leēes. Zbulimi, i cili sigurisht lė tė habitur gjithkėnd, do tė zgjidhė njė nga ēėshtjet mė tė debatueshme mes komunave tė qyteteve bregdetare tė Italisė. Lufta e rėrės, e nisur qė nė vitin 2001 mes Leēes dhe Brindisit, do tė zgjidhet me tokė shqiptare. Nuk bėhet fjalė pėr sasi tė vogla, por pėr rreth 10 mijė kamionė tė mėdhenj rėre, qė parashikohet tė "rrėmbehen" nga bregdeti i Vlorės. E pėrkthyer, do tė thotė rreth 200 mijė metra kub rėrė.
Konflikti italian
Sipas gazetės "La Stampa", ekspertėt vlerėsojnė se lufta e rėrės nė Itali ka bėrė shumė dėme gjatė periudhės shtatėvjeēare qė debatohet mbi tė. Dhe do tė vazhdojė tė bėjė edhe mė tej nėse nuk gjendet njė zgjidhje brenda gjashtė muajve. Plazhi qė duhet tė shpėtohet ėshtė ai i San Cataldos, tetė kilometra nga Leēe nė Adriatik. Aty janė ndėrtuar vila tė mrekullueshme nė njė vijė prej disa kilometrash. Ndėr vite, deti i ka marrė plazhit me dhjetėra metra sipėrfaqe rėre. Erozion bregdetar, kėshtu quhet fenomeni hidrogjeologjik. Shkak i rritjes sė nivelit tė detit ėshtė derdhja e lumenjve qė transportojnė materiale gėrryese, ndikimi i madh i njerėzve me ndėrtime abuzive, shkatėrrimi i florės dhe pėrplasja e dunave tė rėrės. Rezultati: nė vitin 2001, nga plazhi i San Cataldo ka mbetur shumė pak. Njė rrip i hollė toke pėr pak rreshta ēadra. Dhe nė disa pika nuk ka fare tokė ranore, deti arrin deri nė rrugė. Komuna e Leēes ka paraqitur njė plan shpėtimi. Bėhet fjalė pėr njė trapiant rėre. Rajoni e financon me 5 milionė euro tė marrė nga fondet evropiane. Mbetet vetėm pėr tė vendosur se ku do tė merret rėra pėr San Cataldon. Sipas llogaritjeve, plazhi i Brindisit ka njė sasi rėre tė disponueshme. Leēe dhe Brindisi ndahen nga 40 km dhe rėra ėshtė e pėrputhshme, qė do tė thotė edhe sukses i garantuar. Pasi janė bėrė llogaritjet, kompania fituese nis punimet. Ēdo gjė shkon mirė deri nė momentin kur qytetarėt e Brindisit marrin vesh lajmin. Ata nuk duan nė asnjė mėnyrė t'i japin 200 mijė metra kub rėrė fqinjėve (10 mijė kamionė tė mėdhenj). Shoqatat ambientaliste organizuan disa protesta nė plazh. Njė kilometėr me njerėz qė rrotulloheshin pėr tė mbrojtur rėrėn, me dhjetė mijė firma tė mbledhura, me lidhje direkte nė radio dhe pamje televizive tė marra nga njė avion pėr ta ruajtur pėrgjithmonė markėn e protestės sė madhe. Edhe nė qytet u organizuan manifestime dhe kudo u shfaqėn parulla protestash. Njė prej tyre edhe nė stadium: "Rėra nuk preket". Sherri ka pėrfshirė edhe dy pėrfaqėsuesit e qyteteve. Michele Errico, president i provincės sė Brindisit dhe ambientalist i Pd, pėrballet me Adriana Poli Bortone, ish-ministre e An, ish-bashkiake pa tė drejtė rikandidimi, tashmė zv.bashkiake me fuqi tė plota nė Leēe. Errico thotė se heqja rėrės do tė ketė "dėme tė pakthyeshme", ndėrsa Poli Bortone replikon: "Ai ka paragjykime tė forta". Pėr tė qartėsuar gjėrat mjaftonte njė plan rajonal, i detyrueshėm me ligj, por pas dy vitesh kjo nuk ėshtė zgjidhur ende.
Pėrfshirja e Shqipėrisė
Duke mos gjetur gjuhėn e pėrbashkėt mes dy qyteteve, ēėshtja pėrfundoi nė gjykatė. Pėr njė vit iu dha tė drejtė dy herė Leēes dhe mė pas pėr surprizė u pėrkrah nga gjykata varianti i Brindisit: "Rėra nuk preket, sepse ndėrhyrja do tė sillte dėme tė barabarta, nė mos mė tė mėdha edhe pėr Brindisin dhe kėshtu nuk riparohet asgjė". Kėshtu kanė kaluar shtatė vjet. Ndėrsa avokatėt bėhen gati pėr raundin e dytė nė Kėshillin e Shtetit, Poli Bortone ka njė goditje tė fundit rezervė. "Brindisi nuk do tė na japė rėrėn? Na vjen keq, por do ta marrim nga Shqipėria". Falė marrėdhėnieve tė mira me Kryeministrin Sali Berisha, nis praktika zyrtare. Mirė se erdhėt pėrgjigjen shqiptarėt, qė nė tė kaluarėn kanė kontribuar me shpėtimin e plazhit tė Korfuzit. Rėra shqiptare ėshtė nė dispozicion. Kur u mor rėra e parė nga Himara, nga grekėt, reagimi i popullsisė ishte i dobėt. Njė ekspert i komunės sė Leēes i ka nisur analizat e para: Durrėsi nuk ėshtė gjė, Vlora e pėrsosur. Duhet ndėrhyrė shpejt, se nė fund tė vitit skadon afati pėr tė fituar financimin 5 milionė euro. Pas kėsaj, shkruan "La Stampa", Leēe humbet gjithēka: paratė, plazhin, fytyrėn. Nuk dimė nėse qeveria shqiptare ka bėrė njė marrėveshje me Italinė pėr kėtė ēėshtje dhe nuk dimė as se si do tė reagojnė qytetarėt shqiptarė kur tė merret vesh nėse mikja e Kryeministrit Berisha ia ka dalė tė marrė firmėn e qeverisė, pėr tė cilėn ėshtė shprehur mjaft e sigurt, pėr tė rrėmbyer rėrėn nga Vlora.
Panorama
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : CMENDET BERISHA!!! N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: CMENDET BERISHA!!!

Mesazh nga nardlushnja prej Fri Jul 11, 2008 6:27 pm

Turp per Sali Berishen dhe horrat e tij
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 49
Shteti : CMENDET BERISHA!!! N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: CMENDET BERISHA!!!

Mesazh nga ALbo prej Sat Jul 12, 2008 12:47 am

Rera e bregdetit ton ka disa vjet qe u shitet grekve nga qeveria shqiptare.
ALbo
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

http://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: CMENDET BERISHA!!!

Mesazh nga nardlushnja prej Sat Jul 12, 2008 4:43 pm

Vlorė, Bashkia: Rėrėn e premtoi Berisha, jo ne
11 korrik, ora 21.57- Vlorė- Bashkia e Vlorės ka reguar sot pėrmes njė konference pėr shtyp, duke sqaruar se marrėveshja pėr shitjen e rėrės sė bregut tė Vlorės pėr llogari tė bashkisė sė Leēes nė Itali ėshtė vepėr e qeverisė dhe aspak e pushtetit vendor.

Anila Peēi
Fri, 11 Jul 2008 21:57:00



Vlorė- Bashkia e Vlorės ka reguar sot pėrmes njė konference pėr shtyp, duke sqaruar se marrėveshja pėr shitjen e rėrės sė bregut tė Vlorės pėr llogari tė bashkisė sė Leēes nė Itali ėshtė vepėr e qeverisė dhe aspak e pushtetit vendor.

“Ata qė e kanė shitur Vlorėn, jo vetėm nė qytet, por edhe mė gjerė, njihen mirė nga komuniteti i Vlorės, njihen mirė nga pronarėt e njohur ligjėrisht nga shteti, tė cilėt nuk po marrin dot pronat e tyre, sikurse dhe nga organet e drejtėsisė sė shtetit shqiptar, qė i ka objekt tė ēėshtjeve tė ndryshme penale qė kėto organe trajtojnė”- tha gjatė njė deklarate pėr shtyp, Arben Beqiri, shef i Kabinetit tė Kryetarit tė Bashkisė sė Vlorės, si reagim ndaj shkrimeve tė sotme nė shtypin proqeveritar.

Sipas tij, historia qė ka zėnė vend ditėt e fundit thuajse nė tė gjitha mediat shqiptare, tė shkruara dhe vizive, dhe jo pak nė Parlamentin Shqiptar, zė fill tek gazeta italiane “La Stampa” nė shkrimin e sė cilės, gazetari Xhuzepe Salvaxhuolio i referohet njė deklarate tė nėnkryetares sė bashkisė sė Leēes, zj.Adriana Poli Bortone, se pėr plazhin e Leēes mund tė marrim rėrė nga Shqipėria.

Po zonjės Bortone, sipas tij, i referohet edhe gazetari Tom Kington i gazetės britanike “The Guardian” nė shkrimin e sė martės, 8 Korrik 2008, duke e cituar se “Tirana u ka ndezur atyre dritėn jeshile” (Poli Bortone said she was not phased. "Brindisi won't give us sand? We'll get it from Albania," she said, adding that Tirana had already given the green light.)

Ai ka hedhur poshtė deklaratat (e gėnjeshtarta, sipas tij) qė flasin pėr nėnshkrimin e marrėveshjes nga kreu i bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika. Akuzat, sipas Beqirit bėhen vetėm pėr arsye politike, duke qenė se Gjika ėshtė drejtues vendor i zgjedhur nga PS-ja.

“Kjo deklaratė plotėsisht politike kėrkon tė largojė vėmendjen e opinionit publik shqiptar dhe veēanėrisht tė komunitetit tė Vlorės pėr zhvillimet nė gjirin e Vlorės, me ndėrtimin e veprave energjitike tė kontestuara nga grupe tė ndryshme interesi tė tij”- tha ai, duke shtuar se bashkia e Vlorės nuk ka shprehur asnjė predispozitet, dhe pėr mė tepėr, nuk ka bėrė asnjė marrėveshje me bashkinė e Leēes apo ndonjė strukturė tjetėr qeverisėse, vendase apo tė huaj, pėr shitjen e rėrės sė bregdetit tė Vlorės, apo ndonjė marrėveshje tjetėr tė ngjashme me tė.

Ai nė emėr tė bashkisė ėshtė shprehur i hapur ndaj ēdo lloj kontrolli apo investigimi lidhur me kėtė ēėshtje, pasi Bashkia Vlorė nuk disponon asnjė lloj dokumentacioni zyrtar pėr kėtė ēėshtje. “The guardian”, njė gazetė prestigjioze britanike thekson qartė referencėn e zonjės Bortone, kur citon se “Tirana u ka ndezur atyre dritėn jeshile”, dhe gjithkush e ka tė qartė se “Tirana” ėshtė qeveria aktuale dhe Kryeministri Berisha dhe jo Kryetari i Bashkisė sė Vlorės.

Tentativat pėr tė komunikuar direkt me Kabinetin e Kryetarit tė Bashkisė sė Leēes, zotit Perrone, dhe Drejtorin e Zyrės sė Shtypit tė kėsaj Bashkie, z.Danilio Sicialiano, sipas Beqirit kanė dėshtuar, pasi ata nuk kanė dhėnė asnjė shpjegim. Por i kanė dhėnė numrin personal tė zonjės Bortone.

Kjo e fundit, edhe pas komunikimit pėrmes mesazheve, nuk u tregua e disponueshme pėr tė komunikuar me telefon dhe pėr tė dhėnė sqarime mbi vėrtetėsinė ose jo tė deklaratave tė saj, tė marra si referencė nga shtypi shqiptar pėr shkrimet e botuara sot.

“Dielli nuk mund tė mbulohet me shoshė, thotė populli, ca mė pak ky dielli i verės”- pėrfundoi ai.
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 49
Shteti : CMENDET BERISHA!!! N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: CMENDET BERISHA!!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi