Dėshmia, si rashė pre e drogės qė 15 vjeē.

Shko poshtė

default Dėshmia, si rashė pre e drogės qė 15 vjeē.

Mesazh nga ledja prej Mon Jul 14, 2008 12:43 pm

Vartėsi i drogės, M.D., nga Durrėsi tregon historinė e tij. Si shkatėrrova jetėn time dhe tė prindėrve

Fytyrė e verdhė dhe trup qė mbahet nė njė skelet tė gjatė prej kockash, i cili dridhet si njė gjethe peme qė ėshtė duke rėnė. Ndėrsa zėrin e ka aq tė ulėt, sa duhet ta pyesėsh mė shumė se 2 herė pėr tė dėgjuar se ēfarė thotė. Madhe droga e ka katandisur deri nė atė pikė sa edhe sytė i janė mbuluar nga rrema gjaku tė kuq, aq sa ėshtė vėshtirė t’ia dallosh ngjyrėn e kaltėr. M.D., ėshtė 22 vjeē dhe ka nisur tė jetė pėrdorues i drogave qė kur ishte 15 vjeē e tashmė duket se e ka tė pamundur tė ndahet nga droga. Duke pranuar tė tregojė historinė e tij tek Qendra “Aksion Plus” dhe tė japė mesazh pėr tė gjithė bashkėmoshatarėt e tij, ai thekson se droga ėshtė e keqja mė e madhe qė mund t’i ndodhė njė personi.

Sa vjeē jeni dhe kur keni filluar tė pėrdorni drogė pėr herė tė parė?

Jam 22 vjeē dhe drogėn e fillova kur isha vetėm 15 vjeē. Nė fillim e nisa me hashash, por pas njė viti kalova nė heroinė.

Cila ishte arsyeja qė vendosėt tė pėrdorni drogė?

Ishte kurioziteti, kur e mora pėr herė tė parė. Por shumė shpejt u bėra vartės, sidomos kur fillova heroinėn.

A ishte e vėshtirė pėr t’i siguruar kėto lėndė?

Sa mė shumė e pėrdor, mė e vėshtirė bėhet. Ēmimet ēdo ditė po rriten. Policia po gjurmon spaēatorėt (shpėrndarėsit) dhe arsyeja tjetėr ėshtė se nuk po siguroj dot lekėt. Nėse kur isha 15 vjeē u thoja atyre tė shtėpisė se mė duhen 5 mijė lekė se do ha picė me shoqėrinė, tashmė, ata e dinė se unė marr drogė e kėto gėnjeshtra nuk mė ecin mė.

Kur vendosėt tė linit drogėn?

Kėtė e vendosa para 3 vitesh, kur mė vdiq edhe babai. E kuptova shumė mirė hallin qė kishte zėnė familjen dhe mua. Jam penduar shumė e nuk kam mė forcė t’u kėrkoi ndjesė njerėzve tė mi tė cilėve u shkatėrrova jetėn.

Nė momentin qė nuk keni mundur tė siguroni paratė pėr drogėn, si ia kenė bėrė?

Unė personalisht, kam arritur qė t’ia dal duke e marrė kokainėn nė Durrės pak mė lirė dhe duke e shitur nė Tiranė pak mė shtrenjtė. Me paratė qė fitoja, blija drogėn pėr ta pėrdorur vetė.

Kjo do tė thotė se ju keni bėrė edhe rolin e shpėrndarėsit tė drogės. Policia iu ka ngacmuar ndonjėherė?

Jo, unė asnjėherė nuk kam patur probleme me policinė. Kam shumė shokė qė janė aktualisht nė burg. Ndoshta unė kam shpėtuar disa herė, pasi jam edhe me studime nė Itali dhe zhdukem sa andej-kėtej. Tė gjithė shokėt e mi e kanė nga njė eksperiencė me policinė.

Cili ėshtė mesazhi qė do t’i pėrcillni moshatarėve tė tu?

Rrini sa mė larg drogės. Ajo shkatėrroi jetėn time dhe tė prindėrve tė mi. Nėse bėhesh vartės i saj, mendo se je drejt fundit dhe ėshtė pothuajse e pamundur pėr t’u kthyer pas.

Sulaj: Qytetet e vogla, nė hartėn e pėrdoruesve tė drogės

E ndėrsa thekson se shtrirja e fenomenit po shihet tek femrat, ai thekson se edhe qytet e vogla tashmė janė nė listėn e zezė tė pėrdoruesve. “Nėse mė parė fenomeni ishte mė shumė i pėrhapur nė Tiranė, Durrės apo Shkodėr, tashmė ėshtė shtrirė nė tė gjitha qytetet e vendit si nė Berat, Laē, Sarandė e Gramsh, ku nė tė kėtė tė fundit, mendohet se rreth 50 pėr qind e tė rinjve pėrdorin drogė”,- thekson Sulaj, duke shtuar se kjo ėshtė tepėr shqetėsuese pasi pėrhapja nė shumė zona e bėn shumė tė vėshtirė kontrollin dhe rehabilitimin e kėtyre pėrdoruesve. Ndėrkohė ai shpjegon disa nga arsyet, tė cilat fillojnė me kuriozitetin e tė rinjve pėr tė provuar kėtė kėnaqėsi. Zihni Sulaj thekson se, njė nga arsyet e rritjes se konsumatoreve tė drogės, ėshtė mungesa e motivimit dhe shmangia nga rrjedha normale e shoqėrisė. “ Mendoj se mungon modeli pozitiv i individit nga ana e institucioneve shėndetėsore, por dhe nga ana e medias. Njė model pozitiv ku tė droguarit tė mbėshteten dhe tė gjejnė arsye pėr tė lėnė drogėn”,- pohon Sulaj. Sipas tij, tė rinjtė sot e kanė tė vėshtirė tė gjejnė punė, kanė probleme ekonomike, divorcet e prindėrve kanė shumė tė bėjnė nė nisjen e drogės, ndėrsa tek vajzat ndikojnė dhe problemet e dashurisė.

a

Sipas mjekut tė “Aksion Plus” vetėm 20% e vartėsve tė drogės i kthehen normalitetit

Sulaj: Fenomeni nė rritje

Vartėsit, vjedhje dhe prostitucion pėr tė siguruar drogėn



Rrugė pa kthim. Madje kjo rrugė i dėrgon nė destinacionin mė fatkeq, qė as nuk mund ta kishin menduar. Degradim deri nė ushtrim prostitucioni vetėm pėr tė pėrfituar pak nga pluhuri i bardhė, qė nė kėmbim tė kėnaqėsive tė momentit u shkatėrron jetėn. Ky ėshtė rezultati qė pėrfitojnė pjesa mė e madhe e personave qė pėrdorin drogė. Doktori Kareman Harxhi, i cili prej 3 vitesh pret pėrdoruesit e drogės pranė Qendrės “Aksion Plus” pėr t’i trajtuar me metadon, thekson pėr gazetėn “Shekulli” se vetėm 20 pėr qind e tyre arrijnė t’i kthehen normalitetit, ndėrsa pjesa tjetėr mbeten vartės tė drogės pavarėsisht pėrpjekjes sė madhe pėr ta lėnė atė. Ndėrsa shefi i shėrbimit tė Toksikologjisė, Zihni Sulaj, tregon panoramėn e kėtij fenomeni dhe aktivitetin e shėrbimit tė vetėm publik me 15 shtretėr qė pret mijėra tė droguar nga i gjithė vendi. Ndėrsa 25-vjeēari J.P., i cili po trajtohej nė kėtė qendėr, tregoi se si kishte rėnė pre e drogės dhe pėrpjekjet qė po kalon ai pėr ta lėnė vesin e mallkuar.

Degradimi

Bėhen vartės tė drogės e pėr ta siguruar atė bėjnė gjithēka. I transformon jo vetėm nga ana fizike, por edhe nė karakter. Kėshtu u shpreh profesor Kareman Harxhi, i cili theksoi se nė shumicėn e rasteve, vartėsit e drogės jo vetėm qė nuk mund ta lenė atė por degradohen deri nė atė pikė, sa nuk njohin mė asnjė normė e moral. “Nga praktika jonė 3-vjeēare vetėm 20 pėr qind e tė trajtuarve i janė kthyer jetės normale, ndėrsa pjesa mė madhe e kanė rifilluar pėrsėri drogėn pasi e kanė patur tė pamundur pėr ta lėnė atė pavarėsisht pėrpjekjeve tė mėdha qė kanė bėrė”,- pohon Harxhi. Sipas tij, droga tek kėta persona ka lėnė shumė pasoja, duke i transformuar ata edhe sa i takon karakterit, pasi bėhen tė ashpėr duke krijuar probleme me familjen dhe shoqėri. “Kulmi i sjelljes sė tyre arrin deri tek veset e kėqija, qė nga vjedhjet, mashtrimet e deri tek prostitucioni vetėm pėr tė siguruar lekėt pėr tė marrė drogė”,-pohon Harxhi. Ndėrsa vartėsi i drogės J.P., i cili po trajtohet pranė “Aksion Plus” me metadon, thekson se ėshtė prej 5 vitesh pėrdorues i rregullt i drogės dhe se po bėn maksimumin pėr ta lėnė atė. “Dikur e nisa tė pi hashash pėr kuriozitet dhe kėnaqėsia mė shtyu tė pėrdor edhe heroinė. Tashmė jam i varur prej heroinės dhe po vuaj deri nė vdekje pėr ta lėnė, por duket se mė ka mposhtur”,- thotė ai.

Pėrhapja

Tragjike, por e vėrtetė. Pėrdoruesit e drogės po shtohen gjithnjė e mė shumė, ndėrsa strukturat shtetėrore nuk marrin asnjė masė pėr frenimin e kėtij fenomeni. Qė nė kohėn kur u krijua Qendra e Toksikologjisė, pranė Spitalit Ushtarak, ka mbetur e vetmja me 15 shtretėr. “E kam theksuar gjithmonė se fenomeni po kthehet nė tragjedi pėr mijėra tė rinj dhe familjarė, ndėrkohė qė mungojnė strategjitė pėr rehabilitimin e tyre”,- thekson Sulaj. Sipas Zihni Sulajt, pėrdoruesit e drogės fillojnė nga moshat minorene 15 vjeē e deri tek tė rriturit rreth tė 45-ve. “Qė nga krijimi i saj, kjo qendėr ka pritur rreth 15 mijė pėrdorues droge ndėrkohė qė numri i tyre ėshtė shumė herė mė i lartė, pasi j tė gjithė paraqiten pėr ndihmė mjekėsore”,- pohon Sulaj duke shtuar se vetėm pėr periudhėn janar-qershor tė kėtij viti janė trajtuar 1500 persona qė marrin drogė.

ledja
Antar i ri
Antar i ri

Numri i postimeve : 32
Location : itali
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 25/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: Dėshmia, si rashė pre e drogės qė 15 vjeē.

Mesazh nga nardlushnja prej Mon Jul 14, 2008 8:34 pm

Eshte e vertete qe qeveria nuk ben gje,por te them te drejten ne kete pike duhet te kerkojme me shume tek vetja jone.Tek edukata femiljare ne radhe te pare dhe tek ajo shkollore.Mendoj se nuk behet puna e duhur me brezin e ri ,njohja e tyre me te keqijat e droges.
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 49
Shteti : Dėshmia, si rashė pre e drogės qė 15 vjeē. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi