Berisha miraton projektin e dhėndrit

Shko poshtė

default Berisha miraton projektin e dhėndrit

Mesazh nga nardlushnja prej Fri Jul 18, 2008 5:56 pm

Berisha miraton projektin e dhėndrit
Kėshilli Kombėtar i Rregullimit tė Territorit ka miratuar gjatė ditės sė djeshme Masterplanin e zhvillimit tė zonės sė bregdetin Jonian. Ky masterplan ėshtė realizuar me anė tė njė kredie tė marrė nga e Bankės Botėrore dhe si projektues ka qenė njė kompani angleze.

Julian Llupo
Fri, 18 Jul 2008 08:10:00




Miratohet harta e fshatrave turistikė qė do tė ndėrtohen nė Jug tė Shqipėrisė

Kėshilli Kombėtar i Rregullimit tė Territorit ka miratuar gjatė ditės sė djeshme Masterplanin e zhvillimit tė zonės sė bregdetin Jonian. Ky masterplan ėshtė realizuar me anė tė njė kredie tė marrė nga e Bankės Botėrore dhe si projektues ka qenė njė kompani angleze. Koordinator nė kėtė projekt ka qenė njė zyrė tė cilėn e ka drejtuar dhėndri i kryeministrit Berisha, Jamarber Maltezi. Sipas kėtij projekti tejet ambicioz pėr gjithė bregdetin jugor, pritet qė tė kthehen nė fshatra turistike dhe zonat e Palasės, Dhėrmiut, Vunoit, Himarė-Livadhjasė, Himarė-Pilurit, Porto Palermos, Qeparoit tė vjetėr etj. Nuk mund tė mungonte dhe Kakomeja. Pėr tė vėnė nė jetė kėtė qėllim, qeveria kontaktoi Bankėn Botėrore, sė cilės i kėrkoi njė hua prej 38 milionė eurosh nė total, me tė cilat do tė realizoheshin tė gjitha fazat e projektit. Banka Botėrore pranoi kėrkesėn e qeverisė shqiptare. Pėr pasojė, qeveria ishte “e detyruar” tė fillonte punėn pėr krijimin e Njėsisė sė Menaxhimit tė Projektit, tė pagėzuar “Integrated Coastal Development”. Procedurat zyrtare tė shtetit shqiptar pėrcaktojnė se personi qė do tė jetė nė krye tė Njėsisė sė Menaxhimit tė Projektit, duhet tė jetė i propozuar nga qeveria dhe i miratuar mė tej nga Bordi Mbikėqyrės i Bankės Botėrore. I pyetur nga gazeta, koordinatori i kėtij projekti, njėkohėsisht dhėndri i Kryeministrit, ka bėrė tė ditur se “Plani parashikon rehabilitimin e fshatrave tradicionalė pėr t’i kthyer nė hoteleri tė veēantė kulturore si dhe dokumente paraqiten mbi 10 tipa tė turizmit qė pėrfshijnė qysh nga restorantet, fshatrat turistike, hoteleritė e deri tek turizmi ekologjik me ndikim minimal nė mjedis. Tė gjitha do tė duhet tė detajohen me planet lokale dhe do tė fillojnė tė zbatohen pas miratimit tė projekteve zhvilluese nga pushteti vendor”. Kryeministri Berisha gjatė miratimit tė Masterplanit ka bėrė tė ditur se, “bregdeti shqiptar e kryesisht ai Jonian, prej vitesh pėrballet me dy fenomene, batėrdinė e Ksamilit dhe mungesėn e investimeve serioze pėrgjatė kėsaj vije”, ndėrsa tha se, “nuk do tė lejohen ndėrtime nė zonat e ullishtave tė djegura, fenomen i cili po kthehet nė shqetėsim”.

Projektet e tjera

Kėshilli i Rregullimit tė Territorit shqyrtoi edhe Planin Urbanistik tė Zhvillimit tė Orikumit dhe Rradhimės nė Vlorė. Gjithashtu nė kėtė mbledhje u diskutuan edhe dhėnia e njė sheshi ndėrtimi pėr zgjerimin e fshatit turistik “Mak Albania” nė Golem, studimi pėr zonėn e Velipojės si dhe dhėnia e disa lejeve pėr ndėrtime tė mėdha nė sektorin e energjisė, industrisė dhe tregtisė. Po kėshtu do tė diskutohet edhe miratimi i dhėnies sė lejeve pėr Fabrikėn e Ēimentos “Colacem”, pėr njė shesh tė trajtimit ekologjik tė naftės nė Marinėz, si dhe pėr ndėrtimin e dy qendrave tė mėdha tregtare nė Tiranė.

J.Ll
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 49
Shteti : Berisha miraton projektin e dhėndrit N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi