Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INA RAMA,moj mizore.....!

Shko poshtė

INA RAMA,moj mizore.....! Empty INA RAMA,moj mizore.....!

Mesazh nga bledikorcari Sat Jul 19, 2008 4:01 pm

Nga Kristaq Ēoka*
…Pak u duke, shumė na dole! Kjo pėrshtatje anakronike e njė kėngė tė lashtė shkodrane, ngjan se shpalos mė qartė reagimet dhe sensibilitetet e pėrditėsuara qė ka krijuar Ina, Prokurorja - e re - e Pėrgjithshme.
Termi “e re” tashmė ka marrė thinja e rrudha. Jo nga ajo. Aspak. Por nga zhgėnjimi pozitiv e negativ qė ka ngjallur. Zhgėnjim dyfish ose nė katror, po tė arsyetojmė matematikisht. Ka zhgėnjyer tė gjithė ata qė mendonin se duke e emėruar, do tė ishte njė Barbie nė duart e tyre. Ka zhgėnjyer edhe ata qė e hamendėsonin njė nėndetėse politike, duke i zhveshur nga mundėsia e silurimit tė saj. Por, mbi tė gjitha, ajo ka zhgėnjyer botėn maēiste, duke u dėshmuar tė gjithėve se ka meshkuj, ka edhe femra, por ka mbi tė gjitha edhe BURRA, edhe pse me fustan … Shkurt hesapi, u ka treguar tė gjithėve, brenda e jashtė, se prokuroria nuk ėshtė mė kukull kineze me kurdisje apo vetėkurdisje, por njė mekanizėm qė vihet nė lėvizje apo vetėlėviz, sapo kėrcėnime, dėme, apo pasoja rėndojnė mbi shoqėrinė dhe individin.
Nuk do t’i shkruaja kėta radhė, po tė mos shihja sekuenca nga parlamenti i djeshėm. Njė kabinet qė shkėlqente me mungesėn e tij. Deputetė, majtas e djathtas, tė larguar nė drejtim tė paditur… Dhe mendoni: Lufta antikrim ėshtė njė kalė dori beteje! Ishte prononcimi i parė parlamentar i Prokurores sė Pėrgjithshme. Dhe kjo ėshtė njė zonjė… Amerika pėr herė tė parė ka emėruar nė kėtė funksion njė femėr nė vitin 1993! Dhe pėrfytyroni fatin e ligjit pėr barazinė gjinore!...
Nė tė gjithė kėtė ansambėl “shkretėtire parlamentare” unė mund ta pėrfytyroj sikletin e zonjės Rama. Sepse, a ka mė emergjencė mė tė madhe se krimi? A ka nevojė mė tė madhe qė toleranca zero ndaj krimit, tė shtrihet edhe nė tolerance zero ndaj shkaqeve tė krimit?
E kanė mbiquajtur Silvia Konti. Patetizėm dhe virtualitet. Pėr tė na udhėrrėfyer nė njė botė fiksioni. “Harroni librat e verdhė dhe filmat policore. Bota reale ėshtė krejt tjetėr”. Nuk i harroj edhe sot kėto fjalė qė na tha nė amfiteatrin “Zhorzh Klemanso” tė shkollės franceze tė komisarėve tė policisė, pedagogu francez i tė Drejtės Penale tė Aplikuar. Sepse filmat janė tjetėr nga jeta, sepse jeta ėshtė shumė mė e pasur dhe me fakte reale. Po tė jetė pėr “Silvia”, Ina Ramės mund t’i serviret njė Silvia nė Zvicėr, njė Silvia reale, Silvia Favre, prokurore, e cila shpartalloi gjithė botėn prodhuese tė orėve luksoze. Arrestoi baronin e orėve zvicerane, Jean Jacquet Baume, bashkė me nja tridhjetė e katėr tė tjerė dhe tronditi industrinė dhe botėn politike transalpine. Tė gjithė i dhanė tė drejtė shtatėdhjetė e katėr fashikujve tė saj tė hetimit: “Ėshtė njėsoj sikur njė kardinal tė vjedhė nė Shėn Pjetėr ose arkėn e Vatikanit”.
Po t’i pėrmbahemi emrit, por duke ndryshuar gjini, mund tė ofrojmė edhe Silvio Berluskonin, qė ka marrė tashmė “abone tė pėrgjithshme”, pavarėsisht nga funksioni, pėr t’u paraqitur vajtje-ardhje nė gjykatat e prokuroritė italiane. Megjithatė, le t’i lėmė meshkujt.
A e dini se prokuroret femra kanė bėrė histori?
Eva Zholi nė Francė e detyroi Roland Dyman, kryetar i Kėshillit Kushtetues, tė jepte dorėheqjen dhe e ēoi pėr nja dy vjet nė qeli. Luiz Arbur, kanadeze, pėrpiloi aktakuzėn ndaj Millosheviēit dhe arrestoi kryeministrin e Ruandės bashkė me 70 (me tė vjetra kjo shifėr) eksponentė tė regjimit dhe ushtarakė tė lartė. Qė tė mos dalim nga kontinenti i Amerikės sė Veriut, Zhanet Reno, Prokurorja e Pėrgjithshme e SHBA, e emėruar nga Bill Klinton, ngarkoi Kenneth Starr pėr tė hetuar Klintonin. Pėr gojore dhe jo pėr djegore, (si ato tė Gėrdecit). Dhe Klintonit i eksplodoi pėrfundimisht karriera politike. Prokurorja aktuale ēeke, Renata Veseēka, i ėshtė turrur “me gurė nė trastė” zv. kryeministrit aktual, Juri Ēunek, se ėshtė denoncuar nga sekretarja e tij, Marēela Urbanova, kur ishte kryetar i Bashkisė sė Vsetinit, pėr njė zarf 20 mijė euro nė favor tė firmės “H&B Real”. (Shifėr fort e vogėl me ato qė qarkullojnė nė vendin tonė). Ajo vazhdon traditėn e paraardhėses sė saj nė kėtė post, Maria Beneshova, e cila u “capėrly” me ministrin e Drejtėsisė sė kohės, Pavel Nemeē, pėr tė anuluar ekstradimin nga Ēekia nė Katar tė princit Hamid Bin Abdul Sani Al Thani, princ i Katarit qė kishte abuzuar nė hotelet luksoze tė Pragės me tė paktėn 16 vajza tė mitura!
Ja pra, ja qė edhe femrat, por jo nė filma, por nė realitet, e bėjnė punėn e tyre dhe shumė mirė madje.


***


Por nė Shqipėri, fatkeqėsisht, xhirohet ende me intensitet tė plotė versioni oruellian i fermės sė kafshėve. Tė gjitha kafshėt janė tė barabarta, por disa prej tyre janė edhe mė tė barabarta… Mė duket vetja si banor i “Afrikės sė bardhė”, kur lexoj disa shembuj nga Afrika e “zezė”, tė gjitha shembujt, taze, tė freskėt:
Nė Nigeri u arrestua Hama Amadu, kryeministri dhe kryetari i partisė nė pushtet. Edhe favoriti
kryesor pėr zgjedhjet presidenciale 2009. Pėr 152 mijė euro dhėnė pėr tė korruptuar shtypin lokal.
Nė Kenia u arrestua ministri i Financave, Amos Kimunia, pse nėnshkroi shitjen e hotelit “Grand Regency” nė Najrobi pėr 45 milionė USD. Ėshtė hotel nėntėkatėsh. (Mendoni 15-katėshin tonė qė u shit 5-milionė euro!)…
Nė Kamerun, Ministri i Energjitikės, Alfons Siam Sive, u dėnua me 30 vjet burg dhe me konfiskim tė tė gjitha pasurive tė luajtshme e tė paluajtshme.
Nė Sierra Leone, ministrit tė Detarisė, Okere Adams, iu vunė prangat vetėm pėr njė ndėrhyrje telefonike pėr tė ndikuar nė njė tender.
Le ta lėmė Afrikėn. E zezė. Kalojmė nė Izrael. Kryeministri aktual, Ehud Olmert, ėshtė bėrė si i shtėpisė nė lokalet e policisė izraelite qė nga 2 maj 2008. Duhet tė pėrgjigjet pėr histori korrupsioni, kur ishte kryetar i Bashkisė sė Jerusalemit, kur ishte ministėr i Tregtisė, Industrisė dhe Punės dhe mbi tė gjitha, kur ishte ministėr i Financave, sepse nė kėtė detyrė ka kryer… 15 emėrime tė paligjshme! Me kėtė akuzė imagjinoni sa burgje dhe sa qeli tė reja duhen nė mėmėdheun tonė!... Dhe pėr koincidencė tė gjitha kėto hetime janė drejtuar e kontrolluar nga prokurore femra…
Pėr sa mė sipėr, mjafton njė vėmendje modeste pėr ta kuptuar, lexuar e zbėrthyer sjelljen ndaj Inės. Nga patetizmi me Silvia Kontin e filmave, mbėrrihet nė prozaizmin e realitetit tė hidhur me sulme publike ndaj Inės dhe deri nė bojkotim simbolik!
E ka sulmuar ekzekutivi, qoftė edhe me “Luftė tė ftohtė”, me politikėn e “karrigeve bosh”. E ka sulmuar legjislativi, madje duke e akuzuar pėr fshehje materialesh, madje duke i “dhuruar shkretėtirė parlamentare”, madje duke e detyruar tė qėndrojė nė kėmbė nė seance plenare, sikur jo tė ishte kryeshefja e akuzės, por e akuzuar, armike publike nr. 1!
E ka sulmuar edhe gjyqėsori, me inspektime tė paraprogramuara. Por mbi tė gjitha, e ka sulmuar politika: liderė formalė dhe informalė kanė kėmbėngulur dhe kanė ricidivuar nė silurimin e saj publikisht pranė Presidentit tė Republikės. Dhe kjo ėshtė figurė penale. Por “ignorantia non est argumentum”.
Edhe masmedia e shkruar dhe elektronike nuk ka mbetur pas. Njė pjesė, edhe publike, d.m.th., e paguar nga taksat tona. Nė kėtė kuadėr mjafton tė kujtojmė se mė 12 korrik 1993, Silvio Berluskoni, me cilėsinė e personit nėn hetim, (ndėrkohė i ishte arrestuar edhe i vėllai, Paolo) dhe si pronar i kėsaj gazete, i dėrgoi njė faks pronės sė tij “Il Giornale” kundėr Antonio Di Pietros. Por drejtuesit e gazetės, Federico Orlando dhe Indro Montanelli, refuzuan ta botojnė faksin e tij dhe jo, aq mė tepėr, tė sulmojnė Di Pietron…
Hane Itali, hane Arnautistan!
Ina Rama ėshtė nė pozitė tė vėshtirė. Aspak prej vetes, por nga “ekstragjenet”. Ajo po e bėn punėn e saj. Mirė fare. Pėr nėntė muaj nė detyrė ka kėrkuar dhe ka hequr nja dy imunitete parlamentare. Ka nė liste pritje edhe njė tė tretė. Pati fat profesional qė mori kėtė detyre, por edhe po aq fatkeqėsi qė u ndodh para dy provash tė vėshtira, tejet tė rėnda. Gėrdeci dhe rruga Durrės-Kukės. Nė tė parėn ka treguar strategji dhe taktikė profesionale hetimore, me ndryshim kualifikimi penal (nga monokriminalitetet nė polikriminalitet) dhe juridiksioni procedural (nga poshtė-lart). Pėr tė dytėn ka vėnė njė afat hetimi. Dhe kjo nuk ėshtė pak duke parė kontekstin shqiptar. Madje, ėshtė njė lėvizje qė cek cakun e heroizmit, sepse nė kėtė vend tė vogėl ka njė tė vėrtetė tė madhe: politikanėt vetėkonsiderohen supermenė, gjysmėzot, dhe e ndjejnė veten tė paprekshėm dhe tė pandėshkueshėm. “Partia mbi tė gjitha”. Pavarėsisht nga zullumet. Por kultura e mosndėshkimit duhet tė marrė fund, nėse duam njė shtet, ku tė mbisundojė e drejta dhe ku tė gjithė tė jenė tė barabartė para ligjit. Pėrndryshe do tė kthehemi nė njė vend, ku, siē thoshte Kolysh, njė satirist francez dhe kandidat pėr president republike, “gangsterėt kapin politikėn, kur i pėrzėnė nga bota e krimit”.


***


Tek shkruaj kėto radhė, nuk ėshtė sekret tė them se jam i dokumentuar. Qoftė edhe pėr vetėmbrojte dhe siguri juridike. Nga brenda e nga jashtė. P.sh., kam pėrpara njė dokument tė Kėshillit tė Evropės, (sa jemi stėrmunduar dhe sa pėrbetohemi me fjalė pėr kėtė “shtėpi tė madhe tė demokracisė!”); titullohet “Roli i Prokurorisė nė Sistemin e Drejtėsisė Penale”. Ka numrin e kodifikuar “Rec (2000) 19. Pėrbėhet nga 38 faqe. Ėshtė njė produkt i Kėshillit tė Ministrave tė KE mė 6 tetor 2000, por rezultat i njė pune trevjeēare, 1996-1999, tė analizės sė vetėm 25 vendeve anėtare, pėrfshirė edhe Shqipėrinė. Frymėzohet nga dokumenti (95) 12, “Pėr administrimin e drejtėsisė penale”. Shkurt muhabeti, njė pasqyrė ku na duket vetja e shėmtuar. Gjithė politikanėt dhe ligjzbatuesit e kėtij vendi duhet t’i lexojnė kėto dokumente dhe t’i vėnė gishtin kokės. Pėr tė zgjedhur njėherė e pėrgjithmonė rrugėt: “Drejt Evropės, apo drejt gropės?”…
Tė paktėn deri tani kėto dy dokumente i japin tė drejtė tė plotė Ina Ramės dhe inkriminojnė e penalizojnė tė gjithė tė tjerėt, me veprim apo me mosveprim.
Qė ta kem ndėrgjegjen e qetė dhe tė vijoj tė jem i sinqertė ndaj Ina Ramės (jo si person, por si kreu i institucionit qė mbron interesat e shoqėrisė), nuk mund tė rri pa thėnė edhe diēka:
1- E drejta penale ėshtė e drejta me humanitare. Duke zbuluar e dėnuar vrasėsin, mbrohet jeta. Duke e bėrė kėtė gjė pėr pėrdhunuesin, mbrohet integriteti fizik e psikologjik i femrės. Duke e realizuar kėtė me hajdutin, mbrohet e drejta e pronės. Duke u investuar kėshtu pėr tė miturit, mbrohet autoriteti prindėror. Pavarėsisht nga “egėrsia”, drejtėsia penale pohon vlera dhe nuk mohon.
2- Zonja Rama ėshtė kryeshefja e Policisė Gjyqėsore dhe e tė gjithė atyre qė e kanė kėtė si atribut apo pushtet tė deleguar. Nė kėtė aspekt, edhe kur bėhet fjalė pėr policinė, vetėm varėsia administrative ėshtė nė Ministrinė e Brendshme dhe nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė, ndėrsa ajo funksionale e procedurale ėshtė nė prokurori. Ka mėrdhirė koha e “Justizpolizei”. Kėtė term e kishte fort pėr zemėr Hitleri.
3- Ka ardhur koha e hetimit strategjik e taktik tematik. Jo nga njerėzit te ēėshtjet, por nga kėto tė fundit tė njerėzit. P.sh., ēėshtje tė tilla qė na mbajnė peng dhe na vonojnė e na devijojnė nga pėrparimi e prosperiteti: pronat dhe grabitjet e tyre, privatizimet e dyshimta, shėndetėsia komatike, pastrimi i parave (stadi primitiv), ndėrprerjet e energjisė dhe tė ujit, evazioni fiskal, mangėsia disavjeēare e regjistrimit tė popullsisė dhe e pajisjes me karta identiteti (ndėr tė tjera edhe njė faktor kriminogjen ky brenda e jashtė vendit), mungesa dhe dėshtimi i vendosjes sė kasave regjistruese etj., etj.
Njė kantier i madh hetimi. Pavarėsisht nga emrat dhe entitetet e pėrfshira. Vetėm kėshtu mbrohen tė drejtat dhe interesat e shoqėrisė. Tė nėpėrkėmbura, tė pėrdhosura, tė pėrdhunuara prej kushedi e sa vjetėsh.
“Kur flet drejtėsia, heshtin armėt”, - shprehej Ciceroni.
Dhe Ina Rama as mund tė jetė, as mund tė emėrohet dhe duket se as nuk do ta pranojė tė jetė njė fiksion filmik i Silvia Kontit. As kukull, edhe pse joshėse “Barbie”. Ajo ka vetėm njė rrugė, tė jetė Temis, vajza e Uranit nė qiell dhe e Gojas nė Tokė. Me sy tė mbyllur, me njė peshore farmacie dhe me njė shpatė pa kėllėf…


* Master i Fakultetit tė Drejtėsisė, universiteti “Jean Moulin III”, Lion, Francė
Tema
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : INA RAMA,moj mizore.....! N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi