BERISHA TAKIM SEKRET ME BOLLANON.

Shko poshtė

default BERISHA TAKIM SEKRET ME BOLLANON.

Mesazh nga bledikorcari prej Mon Jul 21, 2008 1:32 pm

Lajm i cuditshem nga BalkanWeb:

Himarė, Kryeministri Berisha takim sekret me Bollanon

Kryeministri Berisha nė Himarė inauguron me flamuj grekė ndėrtimin e pesė veprave infrastrukturore nė kėtė zonė. Nė shoqėrinė e kryebashkiakut Vasil Bollano (ne fakt, Bollano eshte prezantuar me protokoll si Vasilis Bollanos!!! - Borix), i cili ėshtė kujdesur pėr organizimin e kėtyre ceremonive dhe mbajtjen larg tė vėmendjes sė medias, Berisha inauguroi tė gjitha kėto projekte duke prerė shirita tė bardhė e blu, qė korrespondojnė me ngjyrat e flamurit grek (s'do mend - Borix).

Lajmi bėri jehonė nė tė gjitha mediat kryesore dhe agjencitė e lajmeve tė shtetit fqinj (fjala eshte per Greqine - Borix), tė cilat me pamje filmike dhe foto e kanė cilėsuar aktin e kryeministrit shqiptar si “njohjen zyrtare tė njė tė vėrtete historike qė lidhet me Jugun e Shqipėrisė”. Referuar fotove ekskluzive tė siguruara nga GSH, Berisha shihet qartė nė prerjen e shiritave bardhė e blu duke filluar nga projekti i rrugės sė Palasės, ndėrtimit tė ujėsjellėsit tė ri nė fshatin Gjilek, fillimin e punimeve pėr rehabilitimin e qendrės sė Dhėrmiut dhe rrugės kryesore qė lidh manastirin e Shėn Theodhorit dhe Kanionin e Gjipesė, si dhe punimet nė segmentin rrugor Vuno-Himarė.


Simboli dallues

Nė shkelje tė hapur tė ligjit “Pėr organizimin e pushtetit vendor”, kryebashkiaku i Himarės, Vasil Bollano rezulton nė kėto ceremoni zyrtare pa simbolin dallues, shiritin me ngjyrat e flamurit tonė kombėtar, kuq e zi. Referuar nenit 43, pika 3 e kėtij ligji, citojmė shprehimisht se “Kryetari mban detyrimisht kėtė shirit nė mbledhjet solemne, pritjet zyrtare, ceremonitė publike dhe nė ceremonitė e lidhjes sė martesave”.


Takimi sekret

Thirrjet antishqiptare tė Bollanos pėr autonominė e Vorio-Epirit dhe apeli i politikės shqiptare pėr shkarkimin e tij, kanė rėnė nė vesh tė shurdhėt nga ana e Berishės. Pėr mė tepėr, ai ka zhvilluar njė takim sekret nė Himarė pėr disa orė me Bollanon, qė ēuditėrisht nuk ėshtė bėrė i ditur. Ende nuk dihet tema e diskutimit tet a tet mes tyre, por nga ajo qė konstatohet nga pamjet filmike dhe fotot e bėra nė publik, Berisha e Bollano shihen nė ēdo ēast pėrkrah njėri-tjetrit duke buzėqeshur.

Vizita e kryeministrit nė Himarė, dy ditė mė parė rezulton tė jetė njė pėrpjekje e tij pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet e acaruara me minoritetin grek, qė kohėt e fundit e ka akuzuar shefin e qeverisė shqiptare si “armikun e tij mė tė madh”. Kujtojmė se vetėm 48 orė para kėsaj vizite, Prokuroria e Vlorės shtyu pa afat hetimin ndaj 10 greqishtfolėsve himarjotė tė akuzuar pėr protesta antikushtetuese dhe thirrje antishqiptare, ndėrkohė qė vetėm njė javė mė parė procesi gjyqėsor ndaj Bollanos u shty pa njė datė tė pėrcaktuar qartė.

Nė faqen zyrtare nė internet tė Kėshillit tė Ministrave, nuk bėhet publike takimi i kryeministrit Berisha me kryetarin e Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano. Aty gjithashtu nuk pasqyrohen fotot, ku shefi i qeverisė pret shirita inaugurimi qė korrespondojnė me ngjyrat e flamurit grek.
__________________
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : BERISHA TAKIM SEKRET ME BOLLANON. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: BERISHA TAKIM SEKRET ME BOLLANON.

Mesazh nga nardlushnja prej Mon Jul 21, 2008 6:45 pm

Deri ku do te arrije turpi Sali Berisha?????
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 49
Shteti : BERISHA TAKIM SEKRET ME BOLLANON. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: BERISHA TAKIM SEKRET ME BOLLANON.

Mesazh nga ALbo prej Mon Jul 21, 2008 8:12 pm

Eshte perfolur per nje marveshje te fshehte te Berishes me Greket ne dem te interesave Shqiptare, dhe si duket po vertetohet me veprimet e Berishes!.
ALbo
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

http://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: BERISHA TAKIM SEKRET ME BOLLANON.

Mesazh nga bledikorcari prej Mon Jul 21, 2008 8:18 pm

lere aalbo se me ka hipur gjaku ne koke me keta te shiturit politikanet tane qe ui kemi vene ne krye dhe bejne cmos per shkaterimin e atdheut tone Sad
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : BERISHA TAKIM SEKRET ME BOLLANON. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: BERISHA TAKIM SEKRET ME BOLLANON.

Mesazh nga ALbo prej Mon Jul 21, 2008 8:27 pm

Si duket nuk thon kot "Historia perseritet"!
ALbo
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

http://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

default Re: BERISHA TAKIM SEKRET ME BOLLANON.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi