Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet.

2 posters

Shko poshtė

do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet. Empty do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet.

Mesazh nga bledikorcari Mon Aug 04, 2008 1:13 pm

Dorina Azo
Rėnia e dėrgesave tė emigrantėve, pasojė e zvogėlimit tė gatishmėrisė sė tyre pėr tė mbėshtetur financiarisht familjet
Ekonomia shqiptare po ndeshet me shqetėsimin e zvogėlimit tė remitancave si nė vėllim total, ashtu edhe nė nivel dėrgese pėr emigrantėt. Ekspertė tė Bankės sė Shqipėrisė thanė pėr gazetėn “Korrieri”, se kjo situatė vjen pėr pasojė tė rėnies sė ritmeve migratore dhe zvogėlimit tė gatishmėrisė sė emigrantėve pėr tė mbėshtetur financiarisht familjet e tyre nė origjinė. Pėr mė tepėr, ekspertėt shprehen se edhe me vazhdimėsinė e fenomenit tė emigrimit, rėnia e parashikuar e nivelit pėr emigrant tė remitancave ėshtė mundshme tė ndodhė, si pasojė e bashkimit familjar apo integrimit gjithnjė e mė shumė tė emigrantėve nė vendet pritėse. Nga ana tjetėr, ky proces redukton aftėsinė dhe gatishmėrinė e emigrantit pėr dėrgesa, aftėsinė pėr arsye tė rritjes sė numrit tė pjesėtarėve qė tashmė banojnė nė familjen e emigrantit dhe gatishmėrinė pėr arsye tė zvogėlimit tė lidhjeve familjare tė emigrantit me vendin e origjinės. Pėrllogaritjet shfaqin njė prirje lakore tė vėllimit total tė remitancave tė dėrguara. Konkretisht, emigrantėt me qėndrim nga 5 deri nė 10 vjet jashtė kanė kontributin kryesor nė dėrgesa pėrgjatė vitit. Ndėrsa emigrantėt e viteve tė fundit dėrgojnė mė pak se ata qė kanė mbi 10 vjet nė emigrim. Pėrfaqėsimi i lartė i grupimit 5-10 vjet nė vėllimin total tė remitancave ėshtė i kuptueshme, pasi ky grupim shfaq njėkohėsisht frekuencat mė tė larta nė dėrgesa, ku rreth 55 pėr qind e dėrgesave vijnė nga kjo klasė emigrantėsh.
Tė ardhurat e emigrantėve, ulje edhe nė raport me PBB-nė
Mesatarja mujore e tė ardhurave tė emigrantėve gjatė vitit tė kaluar llogaritet nė vlerėn e 80 milionė eurove. Tremujori i parė i kėtij viti tregon tė kundėrtėn, ku tė ardhurat mujore llogariten nė vlerėn e 60 milionė eurove nė muaj. Shifrat mė tė fundit zyrtare tė Bankės sė Shqipėrisė tregojnė se pėr gjatė muajit shkurt tė kėtij viti, tė ardhurat e emigrantėve kanė qenė nė vlerėn e 70 milionė eurove. Nė krahasim me vitin 2007, tė ardhurat e emigrantėve janė ulur rreth 7 milionė euro. Duke ndjekur kėtė kurbė, tė ardhurat e emigrantėve pėr 6-mujorin e parė tė kėtij viti nė krahasim me ato tė njė viti mė parė do tė jenė rreth 27 milionė euro mė pak. Duke iu referuar tė ardhurave vjetore tė emigrantėve pėr vitin 2007, ato vlerėsohen rreth 12.3 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto, pra me njė rėnie prej 6 pėr qindėsh kundrejt vitit 2006.
Emigrantėt, 1 mijė euro nė vit pėr familjet
Sipas Bankės sė Shqipėrisė, rreth 189 736 familje ose rreth 26 pėr qind e familjeve nė territorin e vendit pėrfitojnė dėrgesa nga jashtė nė formėn e remitancave. Fluksi mesatar vjetor i remitancave pėr familje vlerėsohet afėrsisht nė 1 897 euro dhe ndryshon nga qyteti nė qytet. Familjet nė Kuēovė, Peqin dhe Pogradec shfaqin fluksin mė tė ulėt tė remitancave gjatė vitit nėn 1 000 euro, ndėrkohė qė nė Pukė, Tropojė, Bulqizė dhe Gramsh hasen vėllimet mė tė larta tė remitancave pėr familje nė njė interval qė varion nga 3 000 deri nė 8 000 euro nė vit. Nga ana tjetėr, nėse do tė ndalemi nė mesataren pėr emigrant, sipas grupimeve kohore tė sipėrpėrmendura, nivele mė tė larta tė remitancave shfaqin emigrantėt qė kanė nga 1 nė 5 vjet nė emigrim, ku mesatarisht nė vit ky grupim dėrgon 1 539 euro. Me kalimin e viteve vėrehet njė rėnie nė nivelin mesatar tė dėrgesave pėr emigrant.
Investimet e emigrantėve vetėm nė pasuri tė patundshme
Pjesa mė e madhe e tė ardhurave tė emigrantėve shkojnė pėr blerjen e mallrave ushqimorė. Nga analiza e pėrdorimit kryesor tė remitancave vjetore, rezulton se 41.8 pėr qind e tyre janė tė orientuara drejt shpenzimeve pėr konsum, qė pėrfshin plotėsimin e nevojave tė pėrditshme tė familjes me ushqim, veshmbathje dhe tipa tė tjerė tė shpenzimeve pėr konsum, si orendi shtėpie etj. Nga ana tjetėr, 16.4 pėr qind e remitancave janė pėrdorur pėr edukim dhe trajtim mjekėsor, qė konsiderohen tė dobishme pėr vendin si investime sociale. Kurse 33.9 pėr qind e remitancave janė me destinacion investimet, rezultat i cili flet pėr ndikimin ekonomik tė remitancave nė vend. Me fjalė tė tjera, ai nėnkupton se njė e treta e remitancave shkon direkt pėr tė financuar aktivitetin e biznesit, ose nė masėn 6 pėr qind; blerjen e pasurive tė patundshme 5.8 pėr qind dhe ndėrtimin e shtėpive 12.3 pėr qind. Po ashtu, njė pjesė e konsiderueshme e tė ardhurave tė emigrantėve shkojnė pėr kursime nė bankė, pra bėhet fjalė pėr 9.9 pėr qind. Kurse 6.6 pėr qind e remitancave ka pėr destinacion shpenzimet pėr shlyerjen e borxheve.



Remitancat, 27 milionė euro mė pak se vjet
Shifrat mė tė fundit zyrtare tė Bankės sė Shqipėrisė tregojnė se pėrgjatė muajit shkurt tė kėtij viti tė ardhurat e emigrantėve kanė qenė nė vlerėn e 70 milionė eurove. Nė krahasim me vitin 2007, tė ardhurat e emigrantėve janė ulur rreth 7 milionė euro. Duke ndjekur kėtė kurbė, tė ardhurat e emigrantėve pėr 6-mujorin e parė tė kėtij viti nė krahasim me ato tė njė viti mė parė do tė jenė rreth 27 milionė euro mė pak. Duke iu referuar tė ardhurave vjetore tė emigrantėve pėr vitin 2007, ato vlerėsohen rreth 12.3 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto, pra me njė rėnie prej 6 pėr qindėsh kundrejt vitit 2006.


Dėrgesat e emigrantėve sipas shteteve:
% ndaj Mesatarja % ndaj shumės
nr (euro)
Argjentinė 0.1 563 0.0
Austri 0.3 189 0.0
Australi 0.1 1,855 0.1
Belgjikė 0.8 3,706 2.2
Kanada 0.6 812 0.4
Zvicėr 0.2 2,416 0.3
Ēeki 0.0 1,933 0.1
Gjermani 1.8 1,483 2.1
Francė 0.6 681 0.3
Britani e Madhe 5.1 1,812 7.1
Greqi 45.1 1,094 37.7
Kroaci 0.0 1,500 0.1
Hungari 0.1 3,479 0.2
Itali 40.0 1,498 45.8
Kosovė 0.1 786 0.1
Maqedoni 0.1 50 0.0
Holandė 0.1 743 0.1
Norvegji 0.1 805 0.0
Arabi Saudite 0.1 403 0.0
Mali i Zi 0.1 966 0.1
Suedi 0.0 2,013 0.0
SHBA 4.3 964 3.2
Total 100.0 1,310 100.0
Burimi: Banka e Shqipėrisė
Korrieri
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet. Empty Re: do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet.

Mesazh nga nardlushnja Mon Aug 04, 2008 5:50 pm

Sipas statistikave shikoj qe peshen me te madhe te barres e mbajne emigrantet e Italise dhe te Greqise.
Mire familjet tona qe shpresojne nga ne,por edhe specialistet e qeverise nga ne shpresojne?Mesa duket eshte zvogluar copa e tortes
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 53
Shteti : do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

https://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet. Empty Re: do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet.

Mesazh nga bledikorcari Mon Aug 04, 2008 6:20 pm

le te shpresojne se me kete shprese spo iken shqiperia perpara,pret qeveria dhe shteti nga emigrantet.pika qe sju bie.
bledikorcari
bledikorcari
Admin

Male
Numri i postimeve : 656
Location : brenda forumit \
Job/hobbies : puna ime
Shteti : do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet. N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 1
Points : 7
Registration date : 29/04/2008

http://www.ALBEMIGRANTI.FORUM.ST

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet. Empty Re: do kete prape renie te te ardhurave nga emigrantet.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi