Godo: “Omonia” tė shpallet e paligjshme

Shko poshtė

default Godo: “Omonia” tė shpallet e paligjshme

Mesazh nga nardlushnja prej Wed Aug 20, 2008 4:23 pm

Godo: “Omonia” tė shpallet e paligjshme

Ndėrsa kryeministri Sali Berisha shtrėngonte duart dje me kreun e bashkisė sė Himarės Vasil Bollano nė Porto Palermo, republikani Sabri Godo kėrkonte nga Tirana nxjerrjen jashtė ligji tė organizatės sė minoritarėve grek “Omonia” tė cilėn Bollano drejton.

Fejzi Braushi
Merkure, 20 Gusht 2008 10:11:00

Pas vendimit tė Omonias, republikani Godo i kėrkon qeverisė qė tė paralajmėrojė kėtė organizatė me mbyllje nė rast se merr veprime antikushtetuese.

TIRANĖ- Ndėrsa kryeministri Sali Berisha shtrėngonte duart dje me kreun e bashkisė sė Himarės Vasil Bollano nė Porto Palermo, republikani Sabri Godo kėrkonte nga Tirana nxjerrjen jashtė ligji tė organizatės sė minoritarėve grek “Omonia” tė cilėn Bollano drejton. Pas kėrkesės sė pėrsėritur pėr shkarkimin e Bollanos nga posti i kryetarit tė bashkisė sė Himarės, dje republikani, Sabri Godo ka shkuar edhe mė tej nė qėndrimin e tij, duke i kėrkuar institucioneve shqiptare dhe kryeministrit Berisha qė ta shpallė “Omonian” si tė paligjshme.

Shkak pėr kėtė qėndrim ekstrem janė bėrė pikėrisht provokimet e shumta qė pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė kėtij minoriteti, po i bėjnė shqiptarėve dhe institucioneve drejtuese tė shtetit shqiptar, siē ishte kohėt e fundit dhe shpallja e planit tė “Vorio Epirit” apo dhe kėrkesa pėr njohjen e greqishtes si gjuhė tė dytė zyrtare nė Shqipėri. “Ėshtė qėndrimi i shtetit shqiptar qė duhet ti thėrrasė ata (minoritarėt grekė) dhe tu thotė qė ju jeni lejuar kėtu qė tė keni organizatėn tuaj dhe nė qoftė se kėtu do tė bėni veprime antikushtetuese, qė kėrcėnojnė tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė dhe qė cenon sigurinė kombėtare, ne do ju vėmė ēelėsin. Duhet t’i bėjmė paralajmėrim, pasi nuk mund t’i lėmė tė thonė ēfarė tė duan, tė bėjnė ēfarė tė duan dhe tė duket se asnjeri nuk dėgjon. Ėshtė njė situatė e papranueshme”, - tha Godo.

Sipas tij, shteti shqiptar duhet tė tregojė se nuk mund tė lejojė nė pafundėsi asnjė individ, qoftė ky dhe njė komunitet i organizuar siē ėshtė minoriteti grek, qė tė cenojė simbolet dhe ndjenjat kombėtare tė shqiptarėve. Ndėrkohė ndaj kėsaj ēėshtje ka reaguar dje dhe zėvendėskryetari i LSI-sė Pėllumb Xhufi, i njohur pėr qėndrimet e tij kundra pretendimeve tė minoritetit helen nė Shqipėri.

Sipas tij, deklarata dhe kėrkesa tė tilla nga drejtues tė kėtij minoriteti, jo vetėm qė provokojnė shqiptarėt, por kėrkojnė tė vėnė nė rrezik dhe bashkėjetesėn midis minoriteteve edhe nė vende tė tjera. “Kjo organizatė me gojėn e Bollanos po merr gjithnjė e mė shumė njė rol pėr tė provokuar dhe pėr tė nxitur armiqėsi dhe zjarre nė nivel rajonal. Nė kėtė aspekt mendoj se kėto deklarata tė pabaza dhe tė papėrligjura dhe tė pambėshtetura askund janė njė provokacion”, - tha zėvendėskryetari i LSI-sė Pėllumb Xhufi.
nardlushnja
nardlushnja
Antar
Antar

Male
Numri i postimeve : 296
Age : 49
Shteti : Godo: “Omonia” tė shpallet e paligjshme N1on408vc16iavwbt3fv
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 22/04/2008

http://albemigranti.forum.st/index.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi