"Urgjent kartat para zgjedhjeve"

Shko poshtė

default "Urgjent kartat para zgjedhjeve"

Mesazh nga Vizitor prej Mon Oct 06, 2008 1:09 am

"Urgjent kartat para zgjedhjeve"

Rozeta Rapushi
E Shtune, 04 Tetor 2008

TIRANE - Nderkombetaret vazhdojne te leshojne sinjale per politiken se eshte shume vone me pergatitjen e kuadrit ligjor te zgjedhjeve. Serish dje Shefi i Sektorit ne Drejtorine e Zgjerimit te Komisionit Evropian, Dirk Lange dhe Ambasadori i OSBE ne vendin tone Robert Bosh vune theksin dje ne rendesine e plotesimit te infrastruktures zgjedhore ne kohe nga Shqiperia. "Shqiperia duhet te siguroje nje regjister civil te sakte dhe pajisjen me dokumente identifikimi sipas standardeve nderkombetare te te gjithe votuesve ne nje kohe te mjaftueshme para zgjedhjeve te ardhshme parlamentare", u shpreh Lange, nga Vora, ku ndodhej per te pare rezultatet e projektit me asistence me 2.5 milione euro te Bashkimit Evropian per modernizimin e regjistrit civil te sistemit te adresave. Kritika behet ne nje kohe kur politika nuk po ben asnje hap para me Kodin Zgjedhor. Ndonese cdo jave, institucionet nderkombetare leshojne sinjale urgjente per vonesat e patolerueshme per hartimin e Kodit Zgjedhor dhe infrastruktures zgjedhore, Komisioni i Posacem i reformes nuk zhvillon asnje mbledhje. Madje kreu i OSBE-se, Bosh disa dite me pare, vuri si limit muajin nentor si periudhe kur politika duhet te kete gati kodin e ri zgjedhor. Por dhe ky "ultimatum", nuk sherbeu qe partite te vihen ne levizje. Ne nje kohe qe te dy kampet e medha politike qe kane dhe drejtimin e komisionit te reformes, PD dhe PS, shprehen te gatshem per te realizuar reformen por rezultatet ende nuk duken. Ne kete amulli, Lange theksoi dje rendesine e plotesimit te infrastruktures zgjedhore para zgjedhjeve te pergjithshme ne 2009 si edhe rendesine e arritjes se nje progresi te kohshem ne perfundimin e punes me regjistrin civil, Kodin Zgjedhor dhe administraten zgjedhore. Ndersa Ambasadori i OSBE, Bosh vuri gishtin kete here tek sistemi i regjistrimit civil, si nje nga ceshtjet kyce te procesit te reformes. "Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi e sheh modernizimin e sistemit te regjistrimit civil ne vend si nje instrument te rendesishem dhe te nevojshem per mbeshtetjen e procesit te reformes zgjedhore. Eshte e qarte qe listat e votuesve do te jene nje rezultat kyc i sistemit te regjistrimit civil. Keshtu qe, cilesia e te dhenave perben nje element thelbesor per modernizimin dhe permiresimin e ardhshem te sherbimeve publike," tha Shefi i Prezences se OSBE-se, Robert Bosh. Sipas tij, perpjekje te metejshme duhet te ndermerren. Dy personalitetet vizituan gjendjen civile ne Vore per te pare rezultatet e projektit per modernizimin e regjistrit civil dhe sistemit te adresave. Projekti po zbatohet nga Prezenca ne Shqiperi e Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope, ne partneritet me Keshillin e Evropes. Projekti mbeshtetet me fonde shtese nga Statistics Noruay dhe qeveria e Shteteve te Bashkuara.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi