Kimi, gjytqari nė garėn Hamilton-Masa

Shko poshtė

default Kimi, gjytqari nė garėn Hamilton-Masa

Mesazh nga Vizitor prej Tue Oct 14, 2008 8:40 pm

Nėse finlandezi do tė vihet nė shėrbim tė brazilianit, atėherė gjėrat mund tė ndryshojnė

Nga Singapori te malet e shenjta tė Fuzhit. Formula 1 mbetet nė Orient, pėr garėn e tretė nga fundi i njė prej sezoneve mė tė bukura, nėse mendon pėr shtatė fituesit nė 14 gara. Tė dielėn do tė garohet buzė vullkanit japonez, i mbuluar me borė dhjetė muaj tė vitit, dhe qė mbledh rreth tij njė numėr tė madh tempujsh budistė. Eshtė ky vendi ku Ferrari duhet tė zhvillojė njė sulm tė vendosur, nėse do tė fitojė njė nga dy titujt qė janė nė lojė.
LLOGARI - Midis pilotėve ndodhet Masa, shtatė pikė larg Hemiltonit, dhe Raikonen, plot 27 pikė larg. Njė situatė jo e lehtė nė Maranelo, e komplikuar nė mėnyrė drastike nga gabimi qė ka nxjerrė jashtė loje Felipe Masėn nė Singapor, kur pas njė gabimi nė bokse ai ėshtė rinisur, duke marrė me vete tubin e benzinės dhe duke e mbyllur garėn nė vendin e 13-tė. Nė atė moment, ai ishte nė krye me Hamiltonin, qė ka pranuar se do tė kishte qenė e pamundur pėr tė ta mbante ritmin e brazilianit. Sepse, nga njėra anė Ferrari me kalimin e xhirove ishte nė rritje tė vazhdueshme, ndėrsa, paralelisht, McLareni po binte pėr shkak tė degradimit tė gomave. Njė fenomen ky qė Hamilton e njeh shumė mirė, por qė, nė tė ftohtė ose nė pistė tė lagur, pėrshtatet ose zhduket. Me Raikonenin jashtė piste Ferrari ka dalė duarbosh nga Singapori, duke i dhėnė kėshtu mundėsinė McLarenit tė dalė para edhe nė renditjen e konstruktorėve, njė pikė larg kokėkuqes. Nė kėtė pikė, nėse do tė jetė i aftė pėr kėtė, Raikonen duhet tė vihet nė shėrbim tė Masės, pėr tė evituar njė dėshtim kolosal, po tė mendojmė se F2008-a ėshtė makina mė e mirė e Formulės 1.
PRECEDENTET - Kėtu tė vjen nė mend episodi i vitit 1974, kur McLareni i Emerson Fitipaldit fitoi Botėrorin nė garėn e fundit kundėr Ferrarit tė Klei Regaconit. Pikėrisht, Fitipaldi ėshtė kthyer tė flasė pėr atė ditė, me rastin e shfaqjes fotografike dedikuar Regaconit, duke bėrė njė paralelizėm. “Mė 74-n ka pasur njė situatė tė ngjashme me kėtė tė sotmen, - ka treguar Fitipaldi, - sepse, nėse Klei do tė ishte ndihmuar nga shoku i tij i ekipit, Lauda, do tė kishte pasur mė shumė pikė. Por nė garėn e fundit kemi mbėrritur me pikė tė barabarta; edhe pse makina ime kishte probleme, unė arrita tė fitoja. Por ēfarė agresiviteti ka treguar Klei? Nė ato vite, midis pilotėve kishte respekt dhe miqėsi.” Fitipaldi i referohet Raikonenit, i cili deri tani nuk ka bėrė shumė pėr tė ndihmuar shokun e tij tė ekipit. Ndoshta, duke konsideruar se pothuajse gjithmonė Masa ka qenė mė i shpejtė, kjo nuk ka qenė e munduar, nga njė diferencė e madhe paraqitjesh.
MISTER - Tani vijmė te problemi tjetėr i Ferrarit, te Kimi, qė lė gjithmonė shenjėn e tij me xhiron mė tė shpejtė nė tė gjitha garat, por qė nė bilancin final nuk ėshtė mė vendimtar, si njėherė e njė kohė. Ai fajėson makinėn dhe gomat qė nuk e lejojnė tė futet nė kthesė, siē do tė donte ai. Ndėrsa teknikėt e Maranelos tregojnė se, pas dy sezonesh me kėtė problem, ndoshta ai duhet tė kishte pėrshtatur mėnyrėn e pilotimit me kushtet qė kishte. Njė Raikonen nė kushte normale mund ta bllokonte Hamiltonin, por nevojitet qė tė ketė vazhdimėsi gjatė gjithė garės.
MOTI - Gjithsesi, mundėsitė qė tė bjerė shi nė Fuzhi janė tė larta. Ky fakt e favorizon Hamiltonin, i cili mbėrrin nė Japoni pas njė gjysmė muaj mjalti tė kaluar nė Paris me tė fejuarėn, qė e ka ēuar tė vizitojė njė dyqan ku shiten veshje seksi pėr femra. Pra, ndoshta ka arritur ta heqė mendjen pėr njė moment nga garat, dhe jo tė torturohet duke pritur njė etapė shumė tė rėndėsishme pėr Botėrorin. Por, mbi tė gjitha, pėr karrierėn e tij.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi