Sulmi ndaj rrugės Durrės-Prishtinė, hibrid reminishenca

Shko poshtė

default Sulmi ndaj rrugės Durrės-Prishtinė, hibrid reminishenca

Mesazh nga ALbo prej Sun Dec 07, 2008 10:02 pm

Sulmi ndaj rrugės Durrės-Prishtinė, hibrid reminishencash tė pista



Kastriot Noli
Nė pėrmbajtje, tranzicioni politik shqiptar ėshtė i lidhur ngushtė me trashėgiminė politike dhe shoqerore tė lėnė nga sistemi i terrorit komunist. Nė sjelljen politike tė tranzicionit nė shumė raste ka dominuar e ėshtė promovuar sulmi si vlerė, pavarėsisht se pse, si dhe mbi ēfarė parimesh.
Shembujt janė tė shumtė dhe tė gjithėllojshėm. Nė thelb produkti ka qenė i njėjtė: luftė e ashpėr pėr tė eleminuar kundėrshtarin politik, pėr tė mbijetuar vetė dhe jo rrallė, hakmarrje e ashpėr sapo rasti tė sillte mundėsinė pėr njė gjė tė tillė. Pak ose aspak ėshtė marrė nė konsideratė dėmi qė i sillet vendit pėrmes shkatėrrimit tė vlerave tė individit dhe demotivimit kolektiv pėr tė marrė pėrsipėr njė pėrgjegjėsi kombėtare.
Rezultati final: kohė e shkuar dėm, institucione qė punojnė mbi fjalė dhe jo ligje, ligje qė interpretohen sipas fuqisė, dėshirės apo interesit tė momentit, ritme tė ulta zhvillimi, pėrēarje politike, konsensus i arritur shumė rrallė si dhe qytetare partizan tė fituesit apo humbėsit tė radhės. Kemi kontribuar tė gjithė pėr kėtė nga pak, por disa mė shumė se tė gjithė tė tjerėt sė bashku.
Arritėm tė shėnojmė njė ndryshim kursi pas zgjedhjeve tė vitit 2005. Punė dhe investime qė po bėhen nė gjithė vendin, nė rrugė, shkolla etj, etj. Arritjet janė konkrete: Ftesė pėr antarėsim nė NATO, firmosje tė MSA-sė, ambient mė i favorshem se kurrė mė parė pėr biznes, stabilitet politik dhe makroekonomik, rritje ekonomike me ritme tė larta tė qėndrueshme. Qartėsisht tė gjitha kėto duhen parė vetėm si fillimi i rrugės qė kėrkon akoma shumė pėr t’u bėrė e plotė.
Nė mes tė tė gjitha arritjeve qė mund tė jenė tė interpretueshme pėr masėn, formėn, cilėsinė, radhėn, pėrputhshmėrine me prioritetin, pėrqasjen politike apo preferenciale, merita dhe arritja mė e madhe nė planin e brendshėm ka qėnė vendimi pėr ndėrtimin e rrugės sė shekullit, rrugės Durrės-Prishtinė dhe pėrkatėsisht segmentit Rrėshen-Kalimash.
Pėr kėtė rrugė kishte mė parė njė taksė pėr tė cilėn nuk u bė kurrė transparencė se ku shkoi, si u pėrdor, kush e mori, pse nuk pėrfundoi nė destinacion. Kishte njė projekt-ide, kishte shumė propagandė, por kishte shumė pak veprim konkret.
Kemi ndėrkohė vėndosmėrinė dhe shpejtėsinė e qeverisė aktuale nė marrjen e vendimit pėr ndėrtimin e saj. Historia do ta vlerėsojė mė shumė sesa ne sot, kėtė vendosmėri.
Fatmirėsisht skepticizmi nėse do bėhej apo jo, ku do tė merreshin fondet, ka marrė pėrgjigje dhe besoj shpejt do marrė edhe pamjen pėrfundimtare. Skepticizmi po mbetet vetėm nė mendjet e nxehta tė disa politikanėve ziliqarė, qė kanė hyrė nė politikė pėr inat tė dikujt apo vetėm pėr tė fituar tendera e pėr tė bėrė para, por pa ide se ēfarė ėshtė mė e mira pėr vendin, pa vizion pėr interesat kombėtare, pa mendim pėr tė mirėn e qytetarėve.
Kjo vepėr madhėshtore ka autorė. Autorėt e saj janė qeveria shqiptare dhe tė gjithė shqiptarėt e ndershėm kudo qė janė. Kjo vepėr ka edhe autorė edhe emra individualė, tė cilėt e ardhmja do t’i bėjė gjithnjė e mė prezent dhe do t’u japė vendin qė meritojnė nė histori.
Por kjo vepėr ka edhe kundėrshtarė. Kjo vepėr ka edhe interesa ekonomike dhe politike tė prishura. Kjo vepėr ka kundėrshtarė edhe politikanė dėshtakė qė tmerrohen nga arritjet e tė tjerėve. Nė tėrėsinė e saj kjo vepėr ka kundėrshtar kryesor reminishencėn negative tė vjetėr dhe tė re e cila di tė bėjė politikė vetėm me goditje tė kundershtarit politik, por sigurisht mė tė njejtin qėllim, qė tė mbesin nė parlament apo nė parti, qė tė mbesin nė lista aparatēikėsh partiak apo shtetėror, qė tė pengojnė tė tjerėt qė mund dhe dinė tė qeverisin ndryshe, tė dėmtojnė sa tė mundin kėdo qė bėn ndryshe dhe ėshtė “jashtė” tyre. Por tė gjithė llojet e kundėshtarėve tė kėsaj vepre madhėshtore duhet tė kuptojnė - E keni humbur betejėn pėrfundimisht! Shqiptarėt po ju kuptojnė.
Nėse shkoni larg apo afėr nė ėndrrat pėr tė mbijetuar apo jetuar mirė nė politike, kjo ėshtė ēeshtja juaj, por mundėsisht bėjeni me njė metodė tjetėr dhe jo duke goditur e sulmuar pjesėn mė tė mirė tė vlerave e veprave tė vendit tuaj. Ky qė keni zgjedhur ėshtė rasti dhe vendi i gabuar, por edhe mėnyra e gabuar. Natyrisht ju godisni me idenė se po investoni larg pėr vete, por ju po godisni vetveten. Muri i cinizmit qė ju ndjek nga pas kudo, po ua kthen mbrapsht armėn tuaj tė fėlliqur tė xhelozisė dhe po pėrgatit rikoshetin, si te vetmen metodė pėr t’iu bindur se jo vetėm po veproni gabim por, se ky gabim ėshtė aq i rėndė saqė do t’u ndjekė pėrgjithmonė nė faqet e sotme e tė nesėrme tė historisė sė kombit. Pėrpjekja juaj pėr tė nxjerrė nga politika apo pėr tė shkatėrruar politikisht ata qė ju prishin rehatin e tė bėrit politikė vetėm pėr vete, nė tė vėrtetė po bėn tė domosdoshme ecjen apo mbetjen nė politikė tė atyre qė kanė vendosur pėr fatet e kėsaj vepre me vlera tė pazėvendėsueshme pėr vendin dhe tė ardhmen tonė te perbashket.
Ndėrsa ju qė po e shihni rrugėn si shans i humbur nga politika juaj e papėrgjegjshme, lufta ndaj saj e shton papėrgjegjshmerinė tuaj. Ndaj, merreni njė mėsim tė mirė nga pluralizmi, pasi ky i fundit ėshtė shansi pėr vlera tė shtuara, por edhe shans i humbur pėrfundimisht, siē ėshtė rasti juaj. Ndėrtimi duhej tė kishte ndoshur mė parė, por pėr hir tė mungesės sė vizionit tuaj po ndodh kaq vonė, ndaj mė mirė bashkėngjitjuni rrugės qė na shėrben tė gjithėve se sa tė ecni rrugicave tė interesave tė ngushta qė nė shumė raste nuk janė aspak interesi i qytetarėve tė cilėt pretendoni se pėrfaqėsoni.
Rruga Durrės-Kukės zė njė vend tė padiskutueshėm nė listėn e arritjeve mė tė mėdha tė kombit shqiptar, aq sa ajo mund tė renditet pas emrit dhe figurės legjendare tė Gjergj Kastriotit, Alfabetit tė Gjuhės Shqipe, luftės pėr pavarėsi dhe fitimit tė saj, ēlirimit tė vendit, rėnies sė komunizmit, mbėshtetjes pėr pavarėsi dhe pavarėsia e Kosovės, marrja e ftesės pėr antarėsim nė NATO. Kjo rrugė ėshtė e kėtij dimensioni dhe fatmirėsisht kjo pranohet nga tė gjithė. Rruga Durrės-Kukės do shėrbejė si “alfabeti” infrastrukturor i integrimit mbarėkombėtar me vepra reale. Kjo aortė e infrastrukturės moderne shqiptare do tė mbesė nė histori dhe do tė krijojė mundėsi qė tė festohet nė pėrvjetorėt e saj, natyrisht edhe nga nipėrit apo stėrnipėrit e vetė kundėrshtarėve qofshin kėta “tė procedurės” sė ndjekur gjatė miratimit apo atyre qė “nėnvlerėsojnė” nevojėn e ndėrtimit.
Gazeta 55
avatar
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

Shiko profilin e anėtarit http://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi