Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqia ne flake dhe kaos

Shko poshtė

Greqia ne flake dhe kaos Empty Greqia ne flake dhe kaos

Mesazh nga ALbo Mon Dec 08, 2008 11:03 pm

Mijėra tė rinj protestojnė pėr vrasjen e njė 15-vjeēari nga policia. Thyhen e digjen dyqane, grabiten banka e sulmohen komisariate policie. Ēfarė ndodhi dje nė qytetet kryesore greke

ATHINĖ- Kryeqyteti grek, Athina, ėshtė pėrfshirė nė njė valė tė rrallė kaosi, dhune dhe shkatėrrimesh publike, teksa mijėra tė rinj kanė protestuar pėr vrasjen e njė 15-vjeēari nga policia greke, dy net mė parė. Luftė midis policisė dhe protestuesve, shkatėrrime dyqanesh dhe makinash, bomba molotov, ėshtė pamja qė ka bėrė xhiron e botės gjatė ditės sė djeshme, ku ishin pėrfshirė qytetet kryesore tė Greqisė. Kėto protesta, qė filluan nė mėnyrė paqėsore kanė degjeneruar mė pas nė luftė midis protestuesve dhe forcave policore, duke krijuar njė ambient tė ngjashėm me njė luftė civile.

Shkaku

Shkak i kėtyre protestave ėshtė bėrė vrasja nga ana e njė polici tė njė fėmije 15 vjeē, mbrėmjen e sė shtunės. Protestat kanė filluar rreth orės 22.00 tė sė shtunės dhe pothuajse gjatė gjithė ditės sė diel. Pėr njė periudhė tė gjatė, gjendja nė qytetet kryesore, Athinė dhe Selanik ka dalė jashtė kontrollit nga forcat policore, duke u dhėnė mundėsinė protestuesve tė prishin gjithēka qė gjejnė pėrpara.

Destinacionet kryesore tė protestuesve kanė qenė komisariatet policore, si njė formė pėr tė shprehur mllefin e tyre ndaj kėtyre forcave. Nė kėto protesta janė pėrfshirė rreth 1500 tė rinj, tė cilėt kanė sjellė si pasojė shkaktimin e shumė dėmeve dhe si rrjedhojė bllokimin e rrugėve tė qyteteve kryesore, duke e shndėrruar Greqinė nė njė arenė lufte. Deri nė orėt e vona tė natės, pėrllogaritjet e dėmeve qė ka shkaktuar ky konflikt janė tė shumta.

Dėmet

Janė plagosur 24 policė, janė arrestuar shtatė persona civilė, gjashtė prej tė cilėve pėr vjedhje dhe njė pėr armėmbajtje pa leje. Ndėrsa dėmet materiale, duke i vėnė zjarrin, kanė pėrfshirė 8 dyqane, 6 banka, 20 makina dhe 6 autovetura tė forcave policore. Forcat e zjarrfikėsve janė vėnė nė garė me kohėn pėr tė fikur zjarret e vėna pėr tė mos zgjatur mė tej incidentet dhe pėr tė bėrė tė mundur zhbllokimin e rrugėve.

Ndėrsa sulme me gurė janė shėnuar nė 23 dyqane tė tjera, 2 banka dhe 5 autovetura. Nė lidhje me kėto incidente tė rėnda ėshtė shprehur edhe ministri i Brendshėm i qeverisė greke, Prokopis Pavlopulos, i cili theksoi se e vėrteta nė lidhje me kėto incidente dhe me vrasjen e tė miturit do tė zbardhet shumė shpejt. “Ėshtė e pamundur mos tė ketė ndėshkime nė lidhje me kėtė incident”,- ėshtė shprehur Pavlopulos pėr mediat greke.

Nė lidhje me kėtė incident, ministri dhe zėvendėsministri i Brendshėm kanė depozituar pranė Kryeministrit Karamanlis dorėheqjen, si njė akt moral. Por, Karamanlis nuk e ka pranuar kėtė dorėheqje. Pėrveē qyteteve tė Athinės dhe Selanikut, incidente tė rėnda kanė pėrfshirė edhe njė pjesė tjetėr tė qyteteve, siē ėshtė qyteti i Janinės apo edhe i Patrės, qytetarėt e tė cilėve kanė sulmuar kryesisht komisariatet policore.

Vrasja e fėmijės nga policia

Pas konfliktit midis anarkistėve dhe policisė nė njė zonė tė quajtur Eksarhia, nė Athinė, ka mbetur i vdekur njė fėmijė 15-vjeēar, mbrėmjen e sė shtunės. I mituri u transferua menjėherė nė spital. Mjekėt dolėn nė pėrfundimin se vdekja e fėmijės kishte ardhur si pasojė e plumbit nė kraharor tė shkaktuar nga polici.

Menjėherė pas incidentit, njė pjesė e konsiderueshme e tė rinjve qė ishin prezent kanė nisur protestat nė qendėr tė Athinės kundėr kėtij akti vulgar tė policit. Gjatė gjithė natės sė tė shtunės, duke vazhduar edhe gjatė gjithė ditės sė djeshme, protestuesit janė pėrfshirė nė incidente tė shumta, duke shkaktuar dėme materiale e duke u pėrleshur edhe me forcat policore.

Dėshmia e dy policėve pėr ngjarjen

Dy prej efektivėve tė policisė greke ishin duke shkuar nė njė destinacion, ku kishin njė thirrje pėr njė incident tė vogėl. Gjatė rrugės sulmohen nga rreth 30 persona qė kanė hedhur ndaj mjetit tė tyre objekte tė ndryshme. Nė fillim ata janė larguar nga vendngjarja, por pak metra mė tutje ata kanė ndaluar mjetin e tyre, duke u vėnė nė ndjekje tė tė rinjve. Kur tė rinjtė panė qė policėt po vinin nė drejtim tė tyre, vendosėn tė pėrgjigjen nė tė njėjtėn mėnyrė.

Atėherė, njė prej policėve, vendosi tė godiste kundėr tė rinjve me pistoletė tri herė, duke pretenduar nė dėshminė e tij se dy herė ka goditur nė ajėr dhe njė herė nė tokė. Herė, e cila mund tė ketė qenė fatale pėr vdekjen e 15-vjeēarit. “Mbas tė shtėnave, tė rinjtė janė larguar me vrap, ndėrkohė qė u vu re se njė prej tyre ishte shtrirė pėrtokė”,- tha polici qė qėlloi me armė.

Nė atė moment ai u transferua menjėherė nė spital, duke konstatuar se vdekja e tij ishte si pasojė e njė plumbi nė kraharor. Kreu i policisė greke, menjėherė pas incidentit ka reaguar, duke kėrkuar arrestimin e tyre dhe duke kėrkuar qė tė zbardhet totalisht ēėshtja.

Arrestimi i dy policėve

Pas incidentit ėshtė bėrė i mundur edhe arrestimi i dy policėve qė konsiderohen si shkaktarėt e kėsaj tragjedie. Ēėshtja i ka kaluar nė ngarkim tre prokurorėve. Kėta tė fundit kanė bėrė menjėherė gati shkresėn pėr arrestimin e tyre. Nė njėrin prej policėve rėndon akuza pėr vrasje me paramendim, ndėrsa polici tjetėr qė ishte prezent akuzohet pėr bashkėpunim nė vrasje.

Tė menjėhershme kanė qenė edhe reagimet e tė gjithė klasės politike nė lidhje me kėtė incident, kryesisht tė forcės mė tė madhe opozitare PASOK. Ata dėnojnė rėndė rastin e vdekjes sė 15-vjeēarit, duke shprehur qėndrimin se, menjėherė sapo tė mbledhin disa fakte, do t’ia dorėzojnė ato Prokurorisė. Qėndrime tė ngjashme janė mbajtur edhe nga forcat e tjera politike nė Greqi.

Bilanci

Nė protesta janė pėrfshirė rreth 1500 tė rinj. Nga pėrleshje me zjarr janė plagosur 24 policė, janė arrestuar 7 persona civilė, 6 prej tė cilėve pėr vjedhje dhe njė pėr armėmbajtje pa leje. Janė shkatėrruar 8 dyqane, 6 banka, 20 makina dhe 6 autovetura tė forcave policore. Ndėrsa nė sulme me gurė janė shėnuar nė 23 dyqane, 2 banka dhe 5 autovetura.


Shekulli
ALbo
ALbo
Admin

Male
Numri i postimeve : 414
Reputation : 1
Points : 1
Registration date : 16/04/2008

https://albemigranti.forum.st

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi