Ata qe bejne moral jane shendrruar ne taksamledhes

Shko poshtė

default Ata qe bejne moral jane shendrruar ne taksamledhes

Mesazh nga gerrard73 prej Thu Dec 11, 2008 1:34 am

Do te doja te DENONCOJA ME FORCE ate qe kanalet me te medha televizive ne Shqiperi jane duke bere me shikuesit e tyre. Kanalet si TV KLAN apo TOP CHANNEL qe jane kanalet me te medha ne vend, te gjitha programet e tyre i kane vene ne shitje per popullin shqiptare sikur te ishte ky i fundit me nje nivel ekonomik te nje vendi skandinav.
Dhe keto kanale me paturpesine me te madhe kane nxjere jashte perdorimi pothuajse te gjithe percjellsit toksore dhe nuk shikohen ne valet toksore pothuajse ne asnje vend e Shqiperise pervec Tiranes, dhe e gjith kjo ndodh per te detyruar shqiptaret te abonohen ne plataformen "digitalb". Do te ishte shume e kuptueshme per te gjithe, nese popullit shqiptare do t'i shiteshin vetem aktivitet sportive nderkombetare si kampionatet e ndryshme europiane apo Chapions League, sepse keto aktivitete blihen tek UEFA nga mediat shqiptare dhe per trasmetimin e tye ka rregulla precize nderkombetare, kurse ajo qe nuk eshte e kuptushme se pse TOP CHANNEL apo KLAN u shesin shqiptareve programet e tjera si psh EMISIONIN E LAJMEVE?
Pa permendur pastaj ndeshjet e ekipit tone kombetare te futbollit qe kur luan jashte vendi nuk mund te shikohet ne shikim te lire, i vetmi vend ne Europe qe u shet qytetareve te tyre ndeshjet e ekipit kombetare eshte Shqiperia.
Pa dashur te kujtoj se ka mbi 1 milion shqiptare neper Europe qe jane te detyruar te blejne frekuencat e ketyre kanaleve, dhe nuk ka asnje vend tjeter ne Europe qe kanalet kombetare televizive jua shet bashkeatdhetareve te tyre. Te gjitha kanalet europiane si gjermane italiane greke turke spanjolle franceze jane me shikim te lire ne satelit. Te vetmet kanale qe mund te shikohen me shikim te lire ne Shqiperi jane ALSAT qe per mua eshte kanali me i mire informativ ne Shqiperi dhe TVSH qe eshte shendrruar ne nje strukture komike.
Dhe do t'u lutesha ketyre kanaleve televizive qe t'a lene menjeane hipokrizine kur flasin per hallet e shqiptareve, dhe t'u mundesojne te gjithe shqiptareve te drejten e informacionit falas sepse keshtu si jane duke vepruar jane shendrruar ne taksambledhes moderne.


Ata qe bejne moral jane shendrruar ne taksamledhes Modify_inline
gerrard73
gerrard73
Antar i ri
Antar i ri

Numri i postimeve : 34
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 29/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi