Forumi Albemigranti
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Falsifikatori i kampeve hitleriane

Shko poshtė

Falsifikatori i kampeve hitleriane Empty Falsifikatori i kampeve hitleriane

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:41 am

Flet akoma numri 64401". Kėshtu titullohej libri i parė i Adolf Burger, qė tregon pėr numrin e paharrueshėm, akoma qartė i lexueshėm nė krahun e tij tė majtė, si njė kujtim nga horrori i Holokaustit. Nė libėr ishin publikuar dhjetė foto tė fotografuara nga vetė ai, qė sapo doli nga kampi i "Ebenses" mė datėn 5 mars tė vitit 1945.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Falsifikatori i kampeve hitleriane Empty Re: Falsifikatori i kampeve hitleriane

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:42 am

"Kur amerikanėt mė liruan, mė dhanė tė mbaja njė pistoletė me vete, sepse atėherė isha njė nėnoficer i ushtrisė ēekosllovake dhe ashtu, i veshur me uniformėn e kampit, u nisa mė kėmbė drejt fshatit mė tė afėrt. Kur mbėrrita gjeta njė zonjė bashkė me vajzat e saj, tė cilat kur mė panė tė armatosur u trembėn. "Mos u shqetėsoni, nuk ju bėj keq. Mė jepni vetėm aparatin fotografik bashkė me filmin, nėse i keni", i fola pikėrisht nė kėtė mėnyrė. Fatmirėsisht ajo e kishte njė tė tillė dhe unė menjėherė u ktheva nė kamp pėr tė bėrė fotot. Fotot janė tė domosdoshme, sepse dikush mund tė shkruajė shumė histori tė tilla, por nėse nuk i bashkėngjit foto, atėherė vėshtirė se do tė tė besojnė. Si mund tė besojė njė person normal, gjithmonė nė mungesė tė fotove, se nė Birkenau ēdo javė 600 njerėz qėndronin nė radhė totalisht tė zhveshur, ku njė mjek i vetėm kalonte pėrpara tyre duke treguar me gisht tė gjitha ata qė nuk ishin tė dobishėm dhe mė pas kėta tė fundit dėrgoheshin pėr nė dhomat e gazit"? Adolf Burger ėshtė 90 vjeē, i mbushi mė 12 gusht. Nė fakt, edhe pse kaq i moshuar, vėshtirė se e jep veten. Ėshtė i gjallė dhe e tregon historinė e tij plot energji. "Nuk kam pirė kurrė duhan, as alkool, madje asnjė gllėnjkė birrė, prandaj edhe ndihem kaq mirė. Por nuk ėshtė se tė jetosh kėshtu nuk do kesh probleme. Pikėrisht nė shkollėn e nėnoficerėve, pas stėrvitjeve tė ndryshme, tė gjithė shkonin pėr tė pirė. Tė tjerėt porosisnin birrė, kurse unė kėrkoja qumėsht me ēokollatė dhe menjėherė pas porosisė time tė gjithė qeshnin si tė ēmendur".

Po e shkruaj kėtė artikull me rastin e publikimit tė librit tė tretė nga ana e zotit Burger. Libri titullohet "Fabrika e djallit", i shkruar nė gjermanisht. Libri flet pėr operacionin sekret me anė tė sė cilit Reiē vendosi tė prodhonte kartėmonedha false tė vendeve armike, si Britania e Madhe dhe SHBA, me objektiv shkatėrrimin e ekonomisė sė kėtyre vendeve. Madje nga ky libėr ka dalė edhe njė film i titulluar "Operacioni i falsifikimit Bernhar". Burger ishte njė nga kėta falsifikatorė dhe rrėfimi i tij bėhet njė udhėtim emocionues nė memorien e njė njeriu qė ka pėrjetuar ngjarje dramatike.

Lindi nė Velka Lominka, njė fshat sllovak. Kur ishte i ri punonte si tipograf. "Nė atė epokė tipografėt profesionistė ishin tė rrallė dhe unė isha i privilegjuar. Nuk duhej ta mbaja yllin dhe kėshtu mė jepej mundėsia tė ndihmoja shumė hebrenj pėr tė bėrė dokumente false. Militoja nė njė lėvizje sioniste dhe atėherė kishim ėndėrr tė ndėrtonim Palestinėn tonė. Por jo gjithēka shkoi ashtu siē duhej". Atė e arrestuan nė vitin 1942, nė moshėn 25-vjeēare, bashkė me bashkėshorten e tij, Xhizela. Tri ditė nėn pyetėsor dhe pastaj e nisėn pėr nė Aushvic. Aty qėndroi vetėm pėr gjashtė javė dhe mė pas e ēuan nė Birkenau, njė ferr i vėrtetė. "Nėse bėjmė njė krahasim, Aushvici ishte mrekulli, pasi aty tė paktėn e kisha njė krevat timin. Hitleri kishte vendosur qė nė Birkenau tė mos ndėrtonte ndėrtesa tė mirėfillta pėr njerėz tė cilėt ishin destinuar pėr tė vdekur, pasi ishte e kotė. Stallat mjaftonin. Nė njė stallė flinim rreth 800 persona, pesė pėr krevat, nė krevate katėrkatėshe". Madje na tregon se si bėnin edhe eksperimente me ta. Atij i kishin bėrė disa injeksione pėr sėmundjen e tifos, nga grupi i kimikėve "IG Farben". Kaloi gjashtė javė me temperaturė deri nė 42 gradė. Por kjo i shpėtoi jetėn, sepse e transferuan menjėherė nė njė tjetėr sektor. "Aty ku ndodhesha nė fillim tė gjithė i ēuan nė dhomat e gazit". Pastaj kujton punėn nė "Komando Kanada", ku SS-tė thėrrisnin tė burgosurit pėr tė pėrzgjedhur bagazhet e tė ardhurve tė rinj, deri sa bėhej apeli special. "Ēdo natė bėhej apeli dhe nga altoparlanti dėgjoheshin thirrjet: dhjetė zdrukthėtarė, kuzhinierė, karpentierė, zanate tė ndryshmeā€¦ Ndėrsa njė natė filluan tė thėrrisnin me numra. Thirrėn edhe numrin 64401, numri im ky: Tė prezantohet te komandanti Hess. Gjithė natėn mė zuri paniku". Kėshtu pra filloi dhe eksperienca e tij si falsifikator. U paraqit te komandanti. "Thashė numrin tim. Ne nuk e kishim tė drejtėn e njė emri. Por ai u pėrgjigj: Zoti Burger, ju jeni tipograf? Kemi nevojė pėr ju nė Berlin". I premtoi punė dhe njė jetė normale si individ i lirė. "Nuk arrija ta besoja. Birkenau ishte fundi pėr tė gjithė ne qė ndodheshim atje. E dija qė ata njėqindmijė burra dhe njėzetmijė gra ishin tė destinuar pėr tė vdekur. Ishte e sigurt qė tė gjithė do tė pėrfundonin nė dhoma gazi. Atje ishte kufiri i fundit me jetėn. Mė mbajtėn tri javė tė izoluar, pėr tė evituar ndonjė infeksion nė Berlin. Pas kėsaj mė hipėn nė njė automjet tė vėrtetė dhe jo nė ato karrocat pėr kafshėt me tė cilat sillnin tė internuarit dhe menjėherė mė nisėn drejt Berlinit. Kur mbėrrita nė qytet fillova tė shihja burra, gra e fėmijė tė veshur normalisht. Njė skenė qė nuk e shihja prej vitesh. Pėr njė ēast mendova se mrekullitė ekzistonin vėrtet. Destinacioni ishte Sashenhauzen, njė tjetėr kamp. Rrethimi ishte vetėm me tel gjembaē dhe porta ishte e lartė rreth tri metra, por nė krahasim me atė qė kisha hequr, mė dukej vetja si me pushime. Mund tė haja atė qė dėshiroja dhe kisha njė krevat krejt timin, madje me mbulesa. Kisha njė radio dhe njė tavolinė pingpongu. Bėra njė lojė me njė SS. Unė, njė hebre, qė luaja pingpong me njė SS! Jetoja nė njė barakė bashkė me 140 hebrenj tė tjerė (edhe ata tė gjithė tipografė). Tė gjithė hebrenj. Sepse ishte njė operacion sekret i Reiē dhe nė momentin e duhur mund tė na zhduknin pa mė tė voglin problem. Nuk duhej tė kishte dėshmitarė. Kėshtu qė darkave, pasi mbaroja punėn, mendoja qė sigurisht nė krahasim me tė kaluarėn isha me pushime, por ama i vdekur". Nė Sashenhauzen u stampuan 132 milionė sterlina nė kartėmonedhė, disa pėrfunduan nėpėr banka, tė tjerat u pėrdorėn pėr tė blerė armė dhe Burger kujton se Ēiēeros, emėr nė kod i spiunit mė tė madh gjerman, iu bėnė dhuratė 300 mijė sterlina, tė gjitha false, tė stampuara prej tyre. Tė sabotoje nuk ishte e lehtė, pasi SS-tė kishin ngarkuar nė detyrė njėzetė ekspertė bankarė pėr tė kontrolluar ēdo kartėmonedhė njė pėr njė dhe nėse zbuloheshin gabime tė vetėdijshme, vdekja ishte e menjėhershme. Por ne donim tė lėshonim njė sinjal qė tė kapej nga jashtė dhe tė ngarkuarve pėr t‘i ‘vjetėrsuar‘ kartėmonedhat- i shtypnim nė vitet 1983-1984, por sipėr shkruhej viti 1937 -u kėrkonim qė t‘i zhubravisnin, por edhe t‘i shponin me gjilpėrė sipėr fotos sė mbretėreshės. Asnjė anglez nuk e lejonte kėtė gjė, as qė nuk e imagjinonte dot njė kartėmonedhė ku ishte shpuar imazhi i mbretėreshės. Kjo ishte mėnyra pėr t‘ua bėrė tė ditur qė ishin false, sepse ndryshe nuk kuptoheshin, ishin perfekte. Madje as unė nuk mund t‘i dalloja nga ato tė vėrtetat. Mbas luftės shkova nė bankėn e shtetit nė Pragė dhe fillova tė zbavitesha me punonjėsit, duke u treguar sterlinat false, tė cilat i dalloja duke i drejtuar drejt dritės qė hynte nga dritarja.

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Falsifikatori i kampeve hitleriane Empty Re: Falsifikatori i kampeve hitleriane

Mesazh nga Musafir Sat Apr 26, 2008 10:42 am

Miku mė i mirė i Burger nė Sashenhauzen ishte njė hebre rus, Smolianof, nė film quhet Sorowitsh. Ai ishte i vetmi kriminel atje, njė falsifikator i vėrtetė, i cili kėrkohej qė pėrpara luftės. Ishte ai qė mė bėri njė portret perfekt, vetėm me laps. Ishte i jashtėzakonshėm, por pavarėsisht nga kjo zotėsi e tij, riprodhimi i dollarit ishte i vėshtirė. Veē kėsaj, nga radioja dėgjonim se lufta ishte duke pėrfunduar dhe ne nuk donim qė me dollarėt tanė tė ndihmonim Reiēin ta zgjaste akoma. Kėshtu qė vendosėm tė pėrzienim xhelatinėn e stampimit me substanca tė tjera. Imazhi i Presidentit mbi dollar ishte perfekt, por boja nuk ishte e mirė dhe mbi tė gjitha aleatėt ishin fare pranė". Burger u lirua nė Ebense, ku e ēuan SS-tė, tė cilėt ishin duke u arratisur nga Sashenhauzen bashkė me disa kasa plot me kartėmonedha false, qė i hodhėn nė liqenin e Toplitz. Nė vitin 2000, njė trupė amerikane shkoi tė xhironte njė dokumentar nė Toplitz. Me aparatura moderne dhe me zhytės profesionist ata arritėn tė nxjerrin kasat nga fundi i liqenit dhe kėshtu thirrėn Burger pėr ta intervistuar. "Shkova, por i bėra qė tė nxehen me mua, sepse mora 2 kartėmonedha. Nuk donin tė m‘i jepnin, sepse ishin destinuar pėr njė ekspozitė nė Los Anxhelos. Por nė fund u dorėzuan, sepse ndryshe nuk u jepja intervistė.

Tashmė kam akoma shumė pėr tė bėrė. Edhe pse jam 90 vjeē, nuk dua ta lėshoj veten. Kam shumė dokumente dhe foto tė asaj epoke qė duhen rishikuar e pėrpunuar". Pėr 20 vjet kishte zgjedhur heshtjen. Pas luftės u stabilizua nė Pragė dhe pas librit tė parė nuk foli mė rreth 20 vjet pėr Holokaustin. "Doja ta mbyllja me tė kaluarėn. Deri nė vitin 1972, kur disa miq falsifikatorė tė asaj kohe mė dėrguan nga Gjermania njė trakt: Neonazisti Eruin Skoenberg mohonte Holokaustin dhe i ofronte dhjetėmijė marka kujtdo qė nuk do tė dėshmonte se kishte parė njė person tė pėrfundonte nė dhomėn e gazit. Atėherė nuk mund tė heshtja mė. Fillova tė mbledh dokumente nė Evropė, tė lėvizja nėpėr Gjermani dhe tė mbaja konferenca nė universitete dhe lice. Rrėfeja dhe tregoja imazhe nga Aushvic dhe Birkenau. U thosha: "Ju jeni gjenerata e re, nuk duhet tė ndiheni fajtorė sepse ju jeni tė pafajshėm. Por nėse qėndroni nė qarkun e neonazistėve, do tė ktheheni nė vrasės. Pėr shumė nga ata me tė cilėt kam folur mund tė jem njė i ēmendur, por jam i bindur qė asnjė prej tyre nuk ėshtė bėrė neonazist".

Qė prej atėherė, Burger nuk ka reshtur kurrė sė kėrkuari dokumente, tė shkruajė, tė flasė, njė zgjedhje kjo shumė guximtare. "Por ēfarė kurajė. Kur mendoj se edhe unė kam qenė ndėr ata 600 burrat, tė gjithė tė zhveshur, qė qėndronin nė radhė pėrballė mjekut i cili tregonte me gisht dhe qė mund tė mė kishte treguar edhe mua, ēfarė do mė gjejė tani? Deri tani nuk kam takuar asnjė nga SS-tė qė njihja. Nuk e di se si do tė kisha reaguar. Por gjithmonė e kam ndjekur jetėn e Krugerit, komandantit tė Sashenhauzenit. Ai u fsheh menjėherė pas luftės dhe u gjet vetėm dhjetė vjet mė vonė. U bė njė proces pėr tė, por nuk u dėnua pėr krimin e falsifikatorit, sepse nuk ishte ligj i asaj kohe (disa gjėra tė komplikuara legjislative). Gjithsesi ai nuk u dėnua as pėr aktin e ekzekutimit tė gjashtė personave. U justifikua duke thėnė se kishte ndjekur vetėm urdhrat e SS-ve. Si njeri i lirė ka jetuar nė Hamburg, i izoluar dhe i lėnė mėnjanė, por nė njė farė mėnyre unė arrita t‘i bėj njė foto nė banesėn e tij. Nuk ka shumė qė ndėrroi jetė. Madje kam edhe certifikatėn e tij tė vdekjes". Sipas tij, gjermanėt vetėm me kalimin e viteve filluan t‘i bėnin hesapet me tė kaluarėn dhe filmi "Falsifikatori" ėshtė njė shenjė pozitive. "I vetmi kusht qė u vura producentėve ishte qė tė mos jepnin ndonjė gėnjeshtėr. E rishikova disa herė, pėr tė hequr sa mė shumė nga ato budallallėqet si ajo qė kishim prodhuar gjoja miliona dollarė, por nė fakt kemi stampuar vetėm 200. E di qė e vėrteta ėshtė e vėshtirė pėr t‘u gjetur, por ama le ti eliminojmė gėnjeshtrat". Me thjeshtėsinė dhe korrektėsinė didaktike tė rrėfimit tė tij, Adolf Burgerin e tradhtojnė emocionet kur fillon tė kujtojė Xhizelėn, gruan e tij, e cila u arrestua bashkė me tė. "Sapo zbriti nga treni u zgjodh menjėherė nė grupin qė do tė nisej pėr nė Birkenau, pėr nė dhomat e gazit. Ndodhi njė javė pėrpara Krishtlindjeve dhe ajo ishte vetėm 22 vjeē. U rimartova nė vitin 1947 dhe me gruan e dytė kalova 50 vjet martesė. Ndėrroi jetė katėr vjet mė parė. Filmi ‘Falsifikatori‘ u shfaq vetėm njė javė mė parė nė republikėn ēeke. Kinemaja ka treguar shpesh pėr horrorin e Holokaustit, por mė nė fund tė gjithė do ta dinė qė gjermanėt ishin jo vetėm nazistė vrasės, por edhe falsifikatorė tė zotė". Por ai nuk akuzon popullin gjerman. "Historia nuk pėrsėritet, por ecėn. Unė mund tė vlerėsoj vetėm pjesėt e historisė qė njoh dhe duhet tė them qė nuk ndjej aspak urrejtje. Nuk mund tė urrej 60 milionė gjermanė pėr atė ēka bėri Hitleri bashkė me disa tė tjerė, ashtu siē nuk mund tė kritikoj tė gjithė katolikėt pėr horroret e Inkuizicionit, ose tė gjithė italianėt meqė Neroni i hidhte tė krishterėt si ushqim pėr egėrsirat. Do tė doja vetėm qė tė dėnoheshin grupe industriale si "IG Farben", qė ndėrtuan fabrikat e mėdha nė moēalet e Polonisė me djersėn e tė burgosurve, tridhjetėmijė punėtorėve qė pas gjashtė javėsh pėrfunduan nė dhomat e gazit". I bindur se do ta mbajė gjallė memorien e tij pėr tė shkuarėn, Adolf Burger reflekton mbi realitetin e sotshėm: "Ndjek atė ēfarė sot po ndodh nė botė, gjithēka varet nga ata burra qė kanė fuqinė pėr tė vepruar. E kuptoj qė askush i vetėm nuk mund ta ndryshojė realitetin, atėherė unė e prek ashtu siē ėshtė dhe mendoj se do tė gjykohemi pas 50 vjetėsh, ashti siē ne mund tė gjykojmė sot atė ēfarė ndodhi 50 vjet mė parė. Nėse do tė reflektoja ēdo ditė mbi atė qė ndodh nė ēdo pjesė tė botės, atėherė do tė kisha vdekur me kohė".

Musafir
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Falsifikatori i kampeve hitleriane Empty Re: Falsifikatori i kampeve hitleriane

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi